{"id":34264,"date":"2025-08-05T09:50:55","date_gmt":"2025-08-05T09:50:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/05\/po-te-kishte-qene-mehmeti-agjent-i-kgb-se-cia-s-etj-do-ta-kishte-permbysur-regjimin-me-kohe-por-deshmia-e-rralle-e-ramiz-alise-cfare-me-tregoi-enveri-te-nesermen-e-vet\/"},"modified":"2025-08-05T09:50:55","modified_gmt":"2025-08-05T09:50:55","slug":"po-te-kishte-qene-mehmeti-agjent-i-kgb-se-cia-s-etj-do-ta-kishte-permbysur-regjimin-me-kohe-por-deshmia-e-rralle-e-ramiz-alise-cfare-me-tregoi-enveri-te-nesermen-e-vet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/05\/po-te-kishte-qene-mehmeti-agjent-i-kgb-se-cia-s-etj-do-ta-kishte-permbysur-regjimin-me-kohe-por-deshmia-e-rralle-e-ramiz-alise-cfare-me-tregoi-enveri-te-nesermen-e-vet\/","title":{"rendered":"\u2018Po t\u00eb kishte qen\u00eb Mehmeti agjent i KGB-s\u00eb, CIA-s etj., do ta kishte p\u00ebrmbysur regjimin me koh\u00eb, por\u2026\u2019- D\u00ebshmia e rrall\u00eb e Ramiz Alis\u00eb: \u00c7far\u00eb m\u00eb tregoi Enveri t\u00eb nes\u00ebrmen e vet\u00ebvrasjes s\u00eb tij"},"content":{"rendered":"<p>\u201cPo t\u00eb kishte qen\u00eb Mehmeti i till\u00eb q\u00eb nga viti 1942 \u2013 \u201943, koh\u00eb kur ishte n\u00eb kampin e p\u00ebrqendrimit, deri n\u00eb vitin 1981, kur vrau veten, i thon\u00eb 40 vjet. \u00c7far\u00eb ka pritur? Ishte n\u00eb krye t\u00eb vendit. Po t\u00eb ishte agjent i amerikan\u00ebve apo, i anglez\u00ebve, \u00e7far\u00eb donin m\u00eb tep\u00ebr ata p\u00ebr ta shtruar Shqip\u00ebrin\u00eb?! Mehmeti do t\u00eb kishte vepruar\u201d! N\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb gjat\u00eb dh\u00ebn\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, ish-presidenti Ramiz Alia, ka treguar jet\u00ebn e tij dhe raportet konfidenciale n\u00eb kupol\u00ebn e shtetit komunist. Ai ka folur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr p\u00ebrplasjet n\u00eb Komitetin Qendror dhe se \u00e7far\u00eb ndodhi pak minuta pas vdekjes s\u00eb ish-kryeministrit t\u00eb hekurt, Mehmet Shehu!<\/p>\n<p>Alia aty rr\u00ebfen edhe marr\u00ebdh\u00ebniet e veta me ish-kryeministrin Shehu, t\u00eb cilat i cil\u00ebson korrekte, por jo t\u00eb ftohta. Megjithat\u00eb shprehet se Mehmeti, ka dashur ta implikoj\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Todi Lubonj\u00ebs. Por pohimi surpriz\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, \u00ebsht\u00eb se Mehmet Shehu, nuk ka qen\u00eb agjent.<\/p>\n<p>Sipas Alis\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb ishte agjent,q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur ishte n\u00eb kampin e p\u00ebrqendrimit e, deri n\u00eb vitin 1981, kur vrau veten, do t\u00eb kishte mundur t\u00eb vepronte brenda nj\u00eb kohe kaq t\u00eb gjat\u00eb, 40 vje\u00e7are, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb amerikan\u00ebve dhe anglez\u00ebve, nj\u00eb agjent si Mehmet Shehu, do t\u2019u kishte mjaftuar p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur regjimin komunist n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Z. Alia, cilat kan\u00eb qen\u00eb etapat e formimit tuaj intelektual, duke nisur q\u00eb prej periudh\u00ebs s\u00eb gjimnazit, koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn keni kujtime t\u00eb mira. Cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb idhujt shpirt\u00ebror\u00eb, filozofik\u00eb e letrar\u00eb t\u00eb asaj kohe, raportet me shok\u00ebt e gjimnazit. A ka nd\u00ebr ta personazhe q\u00eb u b\u00ebn\u00eb figura t\u00eb njohura dhe ve\u00e7an\u00ebrisht raportet me Todi Lubonj\u00ebn, i cili edhe sot mbetet nj\u00eb prej miqve tuaj?<\/p>\n<p>R. Alia: Kam lindur n\u00eb Shkod\u00ebr, ku kam b\u00ebr\u00eb dy klas\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs fillore. M\u00eb pas, familja u vendos n\u00eb Tiran\u00eb, ku vazhdova edhe shkoll\u00ebn. Pasi mbarova filloren n\u00eb \u201cShkoll\u00ebn e Kuqe\u201d, u regjistrova n\u00eb gjimnazin e Tiran\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, gjimnazi i kryeqytetit ishte nj\u00eb prej shkollave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vendit dhe mos harroni se ishin vet\u00ebm gjimnazi i Shkodr\u00ebs, Liceu i Kor\u00e7\u00ebs, \u2018Normalja\u2019 e Elbasanit dhe gjimnazi i Tiran\u00ebs. K\u00ebto ishin shkollat e mesme t\u00eb plota, p\u00ebrve\u00e7 \u2018Teknikes\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb them q\u00eb gjimnazi i Tiran\u00ebs ishte nj\u00eb institucion, ku jepnin m\u00ebsim, m\u00ebsues e pedagog\u00eb mjaft t\u00eb ditur. Un\u00eb kam pasur m\u00ebsues shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, si Vangjel Gjikondi, Minella Karajani, Sotir Angjeli, Vasil Andoni, Mihal Zallari, Vedat Kokona, Nonda Bulka etj. Drejtor i shkoll\u00ebs ishte Safet Butka. Kur u krijua Universiteti i Tiran\u00ebs, shumica prej tyre u b\u00ebn\u00eb pedagog\u00eb, themelues t\u00eb atij universiteti.<\/p>\n<p>Jeta n\u00eb gjimnaz ishte e ve\u00e7ant\u00eb: n\u00eb at\u00eb koh\u00eb lexonim shum\u00eb, si t\u00eb rinj q\u00eb ishim, dhe n\u00eb at\u00eb ambient u formuam n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet. N\u00eb vitin 1939, n\u00eb koh\u00ebn e pushtimit, un\u00eb ndiqja gjimnazin dhe ishte pik\u00ebrisht ky moment, q\u00eb sh\u00ebnoi p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e shkollave formimin e ndjenj\u00ebs antifashiste. Pas vitit 1941, vit i krijimit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste, kur l\u00ebvizja antifashiste p\u00ebrfshiu t\u00eb gjith\u00eb rinin\u00eb shkollore, un\u00eb kam hyr\u00eb n\u00eb Organizat\u00ebn e Rinis\u00eb Komuniste.<\/p>\n<p>E thash\u00eb k\u00ebt\u00eb, pasi kjo sh\u00ebnon edhe p\u00ebrfshirjen n\u00eb jet\u00ebn politike. Kjo koh\u00eb p\u00ebrcakton edhe shok\u00ebt e ngusht\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt diskutonim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme. Kam pasur shum\u00eb shok\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb vrar\u00eb, si shoku im i ngusht\u00eb Manush Alimani, Siri Kodra, Zeqi Agolli, etj. Diskutonim p\u00ebr politik\u00eb, por edhe p\u00ebr kultur\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Lexonin let\u00ebrsi, kryesisht italiane, por edhe amerikane si Shtajnbekun, Mark Tueinin, Danten etj.<\/p>\n<p>A kishte ndonj\u00eb afeksion t\u00eb rinis\u00eb shqiptare p\u00ebr Danten, p\u00ebr poet\u00ebt e tjer\u00eb popullor\u00eb, p\u00ebr Italin\u00eb? Po i referohemi nj\u00eb periudhe t\u00eb dep\u00ebrtimit kulturor italian\u2026.?<\/p>\n<p>R. Alia: Sigurisht, ka patur. Por lexoheshin edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Lexonim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb edhe filozofi si Shopenhauerin, Ni\u00e7en, etj., sepse ishte kuriozitet i madh. Marksin nuk e njihnim mir\u00eb. Njihnim vet\u00ebm disa teza themelore t\u00eb tij. P\u00ebrmend\u00ebt Todi Lubonj\u00ebn. \u00cbsht\u00eb personazh q\u00eb kam qen\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn i lidhur, prej rinis\u00eb deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Todi ka qen\u00eb m\u00eb lart n\u00eb vite shkolle se un\u00eb. Kemi qen\u00eb shok\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie e, sht\u00ebpit\u00eb i kemi pasur af\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Edhe pas \u00e7lirimit, kemi punuar n\u00eb sektor\u00eb q\u00eb na lidhte puna, si n\u00eb sektorin e rinis\u00eb, t\u00eb kultur\u00ebs, etj. Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb futemi n\u00eb historin\u00eb e Todit.<\/p>\n<p>A keni ndjer\u00eb keqardhje p\u00ebr fatin e Todit dhe \u00e7far\u00eb keni b\u00ebr\u00eb ju p\u00ebr ta ndryshuar at\u00eb fat?<\/p>\n<p>R. Alia: Ajo q\u00eb ndodhi me Todin, e kam th\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb, duke u nisur nga vija e Partis\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, u konsiderua gabim. Edhe un\u00eb vet\u00eb kam qen\u00eb i mendimit se atje (n\u00eb Festivalin e 11-t\u00eb) kishte ekzagjerime, gjithnj\u00eb sipas vij\u00ebs politike t\u00eb koh\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kam kritikuar personalisht Todin, q\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmjen e festivalit. Por, ashtu si rrodh\u00ebn ngjarjet, sidomos burgosjen e Todit, e kam vuajtur personalisht, si p\u00ebr nj\u00eb shok t\u00eb ngusht\u00eb timin. Por, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb shprehja dhimbjen, nuk mund t\u00eb b\u00ebja asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Por, kur u b\u00ebt\u00eb Sekretar i Par\u00eb dhe President i Shqip\u00ebris\u00eb, ju i kishit t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb ama\u2026?!<\/p>\n<p>R. Alia: Po. Mund t\u00eb thon\u00eb se p\u00ebrse nuk b\u00ebra gj\u00eb p\u00ebr Todin! Por nuk ishte problemi i vet\u00ebm Todi. Problemi ishte se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, duhej rishikuar \u00e7\u00ebshtja e dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra kuadrove t\u00eb partis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin d\u00ebnuar. Pra, t\u2019i hyje nj\u00eb rishikimi t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb ishte tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua. Do t\u00eb konsiderohej si nj\u00eb shk\u00ebputje nga rruga e Enver Hoxh\u00ebs, si nj\u00eb shk\u00ebputje nga e gjith\u00eb veprimtaria e partis\u00eb, deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nj\u00eb rishikim, nj\u00eb revizionim i plot\u00eb i vij\u00ebs s\u00eb partis\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebhej dot.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Mehmet Shehut vazhdon edhe sot t\u00eb z\u00ebr\u00eb faqet e shtypit. Keni ndonj\u00eb refleksion t\u00eb tanish\u00ebm t\u00eb nxitur nga ky shtyp? \u00c7\u2019mund t\u00eb thoni rreth tij si figur\u00eb politike e intelektuale? Cili ka qen\u00eb raporti juaj me t\u00eb?<\/p>\n<p>R. Alia: P\u00ebrsa i p\u00ebrket Mehmet Shehut, \u00e7\u00ebshtja themelore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkruajn\u00eb autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm sot, \u00ebsht\u00eb: Vrau veten apo, e vran\u00eb? Un\u00eb do t\u00eb them n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike, se Mehmet Shehu e vrau veten dhe prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb, jo ku u gjet e jo ku nuk u gjet koburja, por letra e shkruar prej tij. N\u00eb at\u00eb let\u00ebr, e shkruar nga dora e tij, thuhet q\u00eb ai po vret veten, jep rekomandimet, etj., etj.<\/p>\n<p>N\u00eb ato rekomandime, ai ju p\u00ebrmend edhe juve\u2026.?!<\/p>\n<p>R. Alia: N\u00eb at\u00eb let\u00ebr m\u00eb p\u00ebrmend edhe mua, n\u00eb kuptimin q\u00eb i thot\u00eb Enver Hoxh\u00ebs; \u201cruaju nga njer\u00ebzit q\u00eb ke p\u00ebrreth\u201d, e p\u00ebrmend Kadri Hazbiun, q\u00eb e quan \u201cJago\u201d, p\u00ebrmend emrin tim dhe t\u00eb Foto \u00c7amit. Por kryesisht, emrin tim, q\u00eb m\u00eb cil\u00ebson si \u201cHrushov\u201d, etj. K\u00ebto ishin mendime q\u00eb kishte Mehmeti.<\/p>\n<p>Pse e kishte k\u00ebt\u00eb mendim Mehmeti p\u00ebr ju?<\/p>\n<p>R. Alia: Para se t\u00eb them se p\u00ebrse e kishte k\u00ebt\u00eb mendim, doja t\u00eb tregoja raportet e mia me Mehmet Shehun, ose m\u00eb mir\u00eb, mendimin tim p\u00ebr Mehmetin. Ai ka qen\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr e udh\u00ebheq\u00ebs i talentuar i vendit ton\u00eb. Ai ka qen\u00eb i ditur, njeri q\u00eb lexonte, i mpreht\u00eb nga pik\u00ebpamja politike, ishte shum\u00eb pun\u00ebtor e aktiv. Nuk kishte l\u00ebn\u00eb zon\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb Mehmeti nuk e kishte shkelur me k\u00ebmb\u00eb, si i thon\u00eb fjal\u00ebs. Nga kjo pik\u00ebpamje, ai ishte pa diskutim nj\u00eb prej kuadrove kryesor\u00eb t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Kishte divergjenca me ju, q\u00eb e b\u00ebnin at\u00eb t\u00eb arrinte n\u00eb konkluzione t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>R. Alia: Jo divergjenca. Ai nuk pajtohej, ose e shihte me sy sektar q\u00ebndrimin tim, q\u00eb ishte relativisht i but\u00eb. Nuk kam qen\u00eb i eg\u00ebr me njer\u00ebzit q\u00eb punoja, me sektor\u00ebt q\u00eb kontrolloja, etj. P\u00ebr shembull, ndodhi ajo q\u00eb ndodhi me grupin ku ishte edhe Todi Lubonja, q\u00eb ishte sektori q\u00eb drejtoja un\u00eb. Mehmeti u ngrit n\u00eb Plenumin e Komitetit Qendror e, tha q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs \u00ebsht\u00eb Ramizi, dometh\u00ebn\u00eb donte, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb m\u00eb implikonte edhe mua n\u00eb at\u00eb problem.<\/p>\n<p>Pra, at\u00ebher\u00eb, raportet tuaja ishin t\u00eb ftohta?<\/p>\n<p>R. Alia: T\u00eb ftohta nuk kan\u00eb qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, por un\u00eb do t\u00eb thoja korrekte. Marr\u00ebdh\u00ebniet e mia me Hysni Kapon, kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta, se sa me Mehmetin.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Mehmetit n\u00eb letr\u00ebn e fundit para vdekjes, ka pasur si pik\u00ebnisje q\u00ebndrimin tuaj kritik ndaj tij, n\u00eb mbledhjen e Byros\u00eb?<\/p>\n<p>R. Alia: Jo, nuk e besoj. Q\u00ebndrimi im ka qen\u00eb i matur. Un\u00eb nuk jam futur n\u00eb kritik\u00eb ndaj Mehmetit, me fjal\u00eb kot. Por at\u00eb mendim p\u00ebr mua, Mehmeti duhet ta ket\u00eb krijuar p\u00ebrpara, duke par\u00eb toleranc\u00ebn time, n\u00eb drejtimin e sektor\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kisha p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Un\u00eb isha m\u00eb i kuptuesh\u00ebm me njer\u00ebzit. Nuk isha i eg\u00ebr n\u00eb drejtimin e k\u00ebtyre sektor\u00ebve, ku ai mendonte se influencat e huaja, po shfaqeshin, po dukeshin.<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb ka qen\u00eb pjes\u00eb e luft\u00ebs p\u00ebr pushtet? Mos ndoshta ju konsideronte si rival kryesor, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pasardh\u00ebs i Enver Hoxh\u00ebs?<\/p>\n<p>R. Alia: Nuk besoj t\u00eb jet\u00eb nisur nga ky koncept pasi, p\u00ebr drejtuesit e partis\u00eb, Mehmeti konsiderohej si njeriu q\u00eb do t\u00eb vinte pas Enver Hoxh\u00ebs. Sa ishte gjall\u00eb Hysni Kapo, kishte nj\u00eb lloj dyshimi, se cili do t\u00eb ishte pasuesi i Enverit, por absolutisht p\u00ebr mua, q\u00eb isha n\u00eb radh\u00ebn e tret\u00eb apo t\u00eb kat\u00ebrt. Pasi vdiq Hysniu, ishte Mehmeti ai q\u00eb konsiderohej si pasardh\u00ebs. Madje edhe ne, sekretar\u00ebt e Komitetit Qendror, kur nuk ishte Enveri, shkonim te Mehmeti, p\u00ebr t\u2019u k\u00ebshilluar. Prandaj, nuk ka qen\u00eb ky motiv.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin kur kan\u00eb nisur f\u00ebrkimet e Mehmetit me Enverin, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e fejes\u00ebs s\u00eb djalit, ai mund t\u00eb ket\u00eb menduar p\u00ebr ndonj\u00eb konspiracion ku ju ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe juve\u2026.?<\/p>\n<p>R. Alia: Ai mund t\u00eb ket\u00eb menduar shum\u00eb gj\u00ebra, por nuk jam n\u00eb gjendje t\u00eb flas, p\u00ebr ato q\u00eb ka menduar ai.<\/p>\n<p>Pas vdekjes s\u00eb tij, u mbajt nj\u00eb q\u00ebndrim i ftoht\u00eb, me nj\u00eb komunikat\u00eb zyrtare. M\u00eb pas, nisi nj\u00eb fushat\u00eb kriminalizuese ndaj tij si poli-agjent, etj. I q\u00ebndroni ju sot, pas 25 viteve, akuzave q\u00eb ai ka qen\u00eb agjent i Jugosllav\u00ebve, amerikan\u00ebve, rus\u00ebve, etj.?<\/p>\n<p>R. Alia: Vet\u00ebvrasja e Mehmetit, e komplikoi problemin, pasi lindi pyetja se p\u00ebrse e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb?! Pse vrau veten?! Ishte pik\u00ebrisht kjo pse. Mua, kur m\u00eb njoftuan p\u00ebr vrasjen e Mehmetit, kam shkuar te Enveri p\u00ebr ta lajm\u00ebruar. Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb tha Enveri: \u201cPo pse vrau veten?\u201d. I b\u00ebri pyetje vetes. Nuk deshi p\u00ebrgjigje nga un\u00eb. Pra, lindi kjo pyetje. E m\u00eb von\u00eb, pas nj\u00eb apo dy dit\u00ebsh, n\u00eb zyr\u00ebn e Enverit, ai m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb pyetje: \u201cI ke par\u00eb ti ato dokumenta q\u00eb na kan\u00eb ardhur n\u00eb vitin 1964, p\u00ebr Mehmetin\u201d? Un\u00eb nuk kisha par\u00eb gj\u00eb dhe i thash\u00eb: \u201cJo, nuk di gj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>U ngrit, ishin n\u00eb kasafort\u00ebn e Hysnin Kapos q\u00eb kishte vdekur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Kasafort\u00ebn e Hysniut, e mbante Enveri n\u00eb kasafort\u00ebn e tij. E hapi at\u00eb kasafort\u00eb dhe m\u00eb dha nj\u00eb zarf me kartela, t\u00eb cilat ishin kartela t\u00eb zbulimit t\u00eb huaj. Autentike apo jo, un\u00eb nuk them dot gj\u00eb.<\/p>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb ato i kishin par\u00eb n\u00eb vitin 1964 Enveri dhe Hysniu, vet\u00ebm k\u00ebta t\u00eb dy, e kishin arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin, se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb provokacion q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb rus\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb na ndar\u00eb me Mehmetin. E, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e kishin mbyllur p\u00ebr rreth 17 vjet (1964-1981). Meqen\u00ebse Mehmeti vrau veten, Enveri nisi t\u00eb besoj\u00eb, se k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. Un\u00eb nuk them dot gj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto dokumente.<\/p>\n<p>Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, kur i lexova, t\u00eb dukej se kishe t\u00eb b\u00ebje me nj\u00eb agjent t\u00eb tyre t\u00eb Inteligjence Service. N\u00eb ishin apo jo t\u00eb v\u00ebrteta, nuk them dot gj\u00eb. N\u00eb vitin 1987, n\u00eb ambasad\u00ebn ton\u00eb n\u00eb Argjentin\u00eb, nj\u00eb amerikan dor\u00ebzon nj\u00eb let\u00ebr, ku thuhej se: \u201cAto dokumente q\u00eb ju jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 1964, jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta\u201d. Pra, kur kishte vdekur edhe Mehmeti, edhe Enveri. Un\u00eb e kam par\u00eb at\u00eb dokument, ia kam lexuar Komitetin Qendror t\u00eb Partis\u00eb dhe u kam th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk dua asnj\u00eb koment, por t\u00eb futet n\u00eb arkiv\u00eb\u201d. Ajo duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb arkiv.<\/p>\n<p>R. Alia: Mund t\u00eb jet\u00eb qesharake, mund t\u00eb jet\u00eb hi\u00e7. Un\u00eb sot nuk mund t\u00eb prononcohem fare, pasi nuk kam asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Un\u00eb po flas at\u00eb q\u00eb ishte reale.<\/p>\n<p>R. Alia: Me zem\u00ebr them k\u00ebt\u00eb: Po t\u00eb kishte qen\u00eb Mehmeti i till\u00eb q\u00eb nga viti 1942-\u201943, koh\u00eb kur ishte n\u00eb kampin e p\u00ebrqendrimit, deri n\u00eb vitin 1981 kur vrau veten, i thon\u00eb 40 vjet. \u00c7far\u00eb ka pritur? Ishte n\u00eb krye t\u00eb vendit. Po t\u00eb ishte agjent i amerikan\u00ebve apo i anglez\u00ebve, \u00e7far\u00eb donin m\u00eb tep\u00ebr ata p\u00ebr ta shtruar Shqip\u00ebrin\u00eb?! Mehmeti do t\u00eb kishte vepruar. Por deri at\u00ebher\u00eb s\u2019ka vepruar.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb, kur them vepruar, nj\u00eb agjent i atij niveli b\u00ebn p\u00ebrmbysje. Nuk thot\u00eb ai: \u2026Ky \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, e ky \u00ebsht\u00eb ashtu\u2026 Muhabet kot. Pra, ai nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb nuk e b\u00ebri. E ka pasur raste t\u00eb shumta, si p\u00ebr shembull n\u00eb koh\u00ebn e prishjes me sovjetik\u00ebt. Nga kjo pik\u00ebpamje, jan\u00eb t\u00eb dyshimta konkluzionet mbi at\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Zoti Alia, n\u00eb vitin 1981, shtypi jugosllav e quajti \u201cvrasje\u201d at\u00eb q\u00eb i ndodhi Mehmetit dhe ka th\u00ebn\u00eb se; \u201cme vrasjen e Mehmet Shehut, irredentizmi shqiptar mori goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga disa analiza q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb Amerik\u00eb rreth raporteve shqiptaro-jugosllave, Mehmet Shehu \u00ebsht\u00eb konsideruar si p\u00ebrfaq\u00ebsues i krahut t\u00eb ashp\u00ebr p\u00ebrsa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu shikoheshin edhe shkrimet e iniciuara n\u00eb gazet\u00ebn \u201cBashkimi\u201d, organ i cili ishte m\u00eb af\u00ebr qeveris\u00eb, pra m\u00eb af\u00ebr Mehmet Shehut\u2026?<\/p>\n<p>R. Alia: K\u00ebto jan\u00eb konkluzione q\u00eb mund t\u2018i ken\u00eb nxjerr\u00eb amerikan\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jam n\u00eb dijeni. P\u00ebrsa i p\u00ebrket problemit t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb kund\u00ebrshtar i serb\u00ebve p\u00ebr Kosov\u00ebn, ka qen\u00eb Enver Hoxha. N\u00eb shkrimet e tij \u00ebsht\u00eb fare evidente, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb, se Mehmeti nuk ishte i till\u00eb. Por un\u00eb besoj se shprehja e th\u00ebn\u00eb nga jugosllav\u00ebt p\u00ebr \u201c\u2026fundin e irredentizmit\u2026\u201d, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se, duke pasur parasysh karakterin e eg\u00ebr dhe t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Mehmetit, ata mund t\u00eb mendonin se ky njeri, mund t\u00eb b\u00ebnte aventur\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb hynte ushtarakisht n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ka pasur ndonj\u00eb plan ushtarak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>R. Alia: Plane t\u00eb tilla mund t\u00eb ket\u00eb pasur n\u00eb Shtatmadhori, por un\u00eb nuk jam n\u00eb korrent t\u00eb atyre planeve. Nga kjo them q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb supozim, se sa nj\u00eb v\u00ebrtetim. Kjo nuk v\u00ebrteton gj\u00eb. Sidoqoft\u00eb, t\u00eb sulmoje Jugosllavin\u00eb, do t\u00eb ishte aventur\u00eb, sidomos duke pasur edhe pesh\u00ebn q\u00eb kishte ajo n\u00eb qarqet Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb logjik\u00eb q\u00eb e interpreton fatin e familjes Shehu, si frym\u00ebzim t\u00eb familjeve p\u00ebrkat\u00ebse, dometh\u00ebn\u00eb familjes s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Po t\u00eb shoh\u00ebsh, ka shum\u00eb ngjashm\u00ebri n\u00eb formimin e f\u00ebmij\u00ebve, shkolla t\u00eb ngjashme, vende pune t\u00eb ngjashme, por diferenc\u00eb kulturore. Si mendoni ju, a kan\u00eb ndikuar familjet n\u00eb eg\u00ebrsimin e Enver Hoxh\u00ebs, ndaj Mehmet Shehut?<\/p>\n<p>R. Alia: P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb raporteve familjare, nuk jam i prirur t\u2018i shoh k\u00ebshtu, sepse nuk besoj q\u00eb midis dy udh\u00ebheq\u00ebsve kryesor\u00eb t\u00eb vendit, t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb gar\u00eb, se f\u00ebmija yt apo i imi, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrparuar, m\u00eb i zhvilluar, etj. Mua m\u00eb duket se edhe nuk duhet par\u00eb k\u00ebshtu. Ke t\u00eb b\u00ebsh me dy personalitete kryesore, q\u00eb kan\u00eb probleme t\u00eb tjera, m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sa ajo e f\u00ebmij\u00ebve. Ajo q\u00eb i ndodhi Mehmetit me djalin e tij, ishte nj\u00eb tragjedi p\u00ebr veten e tij, e cila e \u00e7oi deri n\u00eb vet\u00ebvrasje\u2026.! Por jo m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Kishte preferenca ai p\u00ebr ndonj\u00eb aktor, shkrimtar, shkenc\u00ebtar\u2026?<\/p>\n<p>R. Alia: Mehmeti lexonte shum\u00eb. Nuk ishte indiferent p\u00ebr asnj\u00eb fush\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb shoq\u00ebrore. Kryesisht donte let\u00ebrsin\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me njer\u00ebzit e let\u00ebrsis\u00eb, i kishte t\u00eb mira. Edhe Kadaren\u00eb e donte. Fillimisht, jo edhe aq, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn. P\u00ebr \u00e7\u2018arsye? Sepse n\u00eb natyr\u00ebn e tij Mehmeti, ishte sektar dhe shihte an\u00ebt negative t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Ishte nervoz dhe shpesh fjal\u00ebn e fundit e thoshte t\u00eb par\u00ebn. Por m\u00eb von\u00eb, kur Kadareja pati miq\u00ebsi me f\u00ebmij\u00ebt e Mehmetit, rrjedhimisht e njohu m\u00eb mir\u00eb. Mehmeti nisi ta respektonte e vler\u00ebsonte Ismail Kadaren\u00eb. K\u00ebtu ka ndikuar edhe fakti q\u00eb Enver Hoxha, ka pasur p\u00ebrgjith\u00ebsisht q\u00ebndrim pozitiv ndaj Kadares\u00eb e, Mehmeti nuk ia lejonte vetes, q\u00eb t\u00eb mbante nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb kund\u00ebrt nga ai i Enverit.<\/p>\n<p>Ndonj\u00eb episod\u00eb tuajin me Mehmetin\u2026?<\/p>\n<p>R. Alia: Marr\u00ebdh\u00ebniet e mia me Mehmetin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mira. Un\u00eb s\u2018kam pasur ndonj\u00ebher\u00eb grindje me at\u00eb. Natyrisht, nuk pajtohesha me at\u00eb nervozizmin e tij, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj njer\u00ebzve t\u00eb artit, kultur\u00ebs ose shtypit, t\u00eb cil\u00ebt ishin sektor\u00eb q\u00eb i drejtoja un\u00eb. Por dua t\u00eb them edhe nj\u00eb gj\u00eb. Mehmeti ishte shum\u00eb korrekt.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk mbaj mend q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pasur ndonj\u00eb vendim n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave, p\u00ebr sektorin q\u00eb drejtoja un\u00eb nga ana partiake, si probleme t\u00eb arsimit, kultur\u00ebs, etj., q\u00eb t\u00eb merrej pa k\u00ebrkuar m\u00eb par\u00eb mendimin tim. M\u00eb pyeste, qoft\u00eb edhe formalisht, n\u00ebse isha dakord p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme. Dometh\u00ebn\u00eb, nga kjo pik\u00ebpamja, Mehmeti ishte korrekt.\/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/po-te-kishte-qene-mehmeti-agjent-i-kgb-se-cia-s-etj-do-ta-kishte-permbysur-regjimin-me-kohe-por-deshmia-e-rralle-e-ramiz-alise-cfare-me-tregoi-enveri-te-nesermen-e-vetevrasjes-se-ti\/\">\u2018Po t\u00eb kishte qen\u00eb Mehmeti agjent i KGB-s\u00eb, CIA-s etj., do ta kishte p\u00ebrmbysur regjimin me koh\u00eb, por\u2026\u2019- D\u00ebshmia e rrall\u00eb e Ramiz Alis\u00eb: \u00c7far\u00eb m\u00eb tregoi Enveri t\u00eb nes\u00ebrmen e vet\u00ebvrasjes s\u00eb tij<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cPo t\u00eb kishte qen\u00eb Mehmeti i till\u00eb q\u00eb nga viti 1942 \u2013 \u201943, koh\u00eb kur ishte n\u00eb kampin e p\u00ebrqendrimit, deri n\u00eb vitin 1981, kur vrau veten, i thon\u00eb 40 vjet. \u00c7far\u00eb ka pritur? Ishte n\u00eb krye t\u00eb vendit. Po t\u00eb ishte agjent i amerikan\u00ebve apo, i anglez\u00ebve, \u00e7far\u00eb donin m\u00eb tep\u00ebr ata p\u00ebr ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34264","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34264","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34264"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34264\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34264"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34264"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34264"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}