{"id":34153,"date":"2025-08-04T13:48:46","date_gmt":"2025-08-04T13:48:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/04\/kujtimet-e-panjohura-te-hrushovit-si-u-terbua-enver-hoxha-kur-i-thame-te-mos-e-shaje-me-titon\/"},"modified":"2025-08-04T13:48:46","modified_gmt":"2025-08-04T13:48:46","slug":"kujtimet-e-panjohura-te-hrushovit-si-u-terbua-enver-hoxha-kur-i-thame-te-mos-e-shaje-me-titon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/04\/kujtimet-e-panjohura-te-hrushovit-si-u-terbua-enver-hoxha-kur-i-thame-te-mos-e-shaje-me-titon\/","title":{"rendered":"Kujtimet e panjohura t\u00eb Hrushovit: Si u t\u00ebrbua Enver Hoxha kur i tham\u00eb t\u00eb mos e shaj\u00eb m\u00eb Titon!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Belina Budini<\/p>\n<p>T\u00eb shkruara n\u00eb koh\u00ebn e reflektimit dhe t\u00eb distancimit t\u00eb tij nga Stalini, n\u00eb kujtimet e Nikita Hrushovit, z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe kapitulli p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kur shkruante k\u00ebto kujtime, Hrushovi kishte mundur t\u00eb perceptonte se kush kishte qen\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Stalini, me t\u00eb cilin kishte qen\u00eb shum\u00eb i af\u00ebrt, por q\u00eb si\u00e7 shkruan vet\u00eb, nuk kishte arritur ta njihte para vdekjes, p\u00ebrmas\u00ebn e krimeve t\u00eb tij t\u00eb tmerrshme. Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte divorcuar me sovjetik\u00ebt dhe ishte hedhur n\u00eb prehrin e Kin\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb ankorime kohore q\u00eb Hrushovi i jep vet\u00eb gjat\u00eb kujtimeve t\u00eb veta, nd\u00ebrsa n\u00eb \u201cKujtimet\u201d shqip, t\u00eb p\u00ebrkthyera nga Nikolla Sudar dhe t\u00eb botuara nga \u201cOmbra Gvg\u201d, nuk ka asnj\u00eb informacion p\u00ebr koh\u00ebn dhe rrethanat kur Nikita Hrushov i mbajti k\u00ebto kujtime.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre kujtimeve Hrushovi ka shkruar edhe nj\u00eb autobiografi, e cila ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe ku b\u00ebn nj\u00eb reflektim p\u00ebrfundimtar p\u00ebr bot\u00ebn komuniste. Sidoqoft\u00eb, n\u00eb k\u00ebto kujtime q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shqip, \u00ebsht\u00eb interesant reflektimi i ish-udh\u00ebheq\u00ebsit komunist p\u00ebr bot\u00ebn komuniste shqiptare. Sigurisht, Hrushovi nuk e sheh Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebto kujtime si ndonj\u00eb faktor m\u00eb vete, por n\u00eb kuadrin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Bashkimit Sovjetik me Partin\u00eb e Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe qeverin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Dhe marr\u00ebdh\u00ebniet midis k\u00ebtyre dy vendeve ishin \u201ctamam si\u00e7 k\u00ebrkohej midis vendeve socialiste\u201d, si\u00e7 shkruan Hrushovi, t\u00eb pakt\u00ebn gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Stalinit, kur mes dy vendeve ende nuk kishte patur asnj\u00eb kontradikt\u00eb t\u00eb vetme. Por kur flet p\u00ebr periudh\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb popullit shqiptar kund\u00ebr nazifashist\u00ebve, ai i referohet Titos, duke shkruar di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb diskutueshme nga pik\u00ebpamja historike, se \u201cn\u00eb at\u00eb koh\u00eb populli shqiptar i kishte unifikuar energjit\u00eb e veta me jugosllav\u00ebt dhe krah\u00eb p\u00ebr krah ata kishin luftuar kund\u00ebr armiqve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt- Gjermanis\u00eb hitleriane dhe Italis\u00eb fashiste\u201d.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb duke iu referuar atyre q\u00eb i ka treguar Tito, Hrushovi shkruan se \u201cPartia Komuniste e Jugosllavis\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb madhe popullit shqiptar n\u00eb organizimin e luft\u00ebs kund\u00ebr fashizmit\u201d.<\/p>\n<p>Kur Enver Hoxha mbahej n\u00eb fije t\u00eb perit!<\/p>\n<p>N\u00eb kujtimet e tij Nikita Hrushov flet jo pak p\u00ebr procesin e demokratizimit, nism\u00ebtar i t\u00eb cilit n\u00eb fakt ka qen\u00eb edhe vet\u00eb n\u00eb Bashkimin Sovjetik, edhe pse brenda ides\u00eb komuniste p\u00ebr bot\u00ebn. P\u00ebr sa i p\u00ebrket Shqip\u00ebris\u00eb, ai shkruan se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kjo \u00e7\u00ebshtje mori nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. \u201cBashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ambasad\u00ebs son\u00eb at\u00ebher\u00eb, m\u00eb kan\u00eb treguar se aktivi i partis\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn u zhvillua n\u00ebn nj\u00eb tension shum\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Kjo mbledhje zgjati disa dit\u00eb dhe Enver Hoxha mbahej n\u00eb fije t\u00eb perit. At\u00eb e kritikuan r\u00ebnd\u00eb, madje u hodh ideja q\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoheshin Hoxha, Shehu dhe Beqir Balluku, e t\u00ebr\u00eb kjo trojk\u00eb. Nuk m\u00eb kujtohet se kush tjet\u00ebr nga drejtuesit partiak\u00eb iu n\u00ebnshtrua kritik\u00ebs n\u00eb aktivin e partis\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>Por un\u00eb po i kushtoj v\u00ebmendje k\u00ebtij fakti, sepse, me sa u duk, ai do t\u00eb kishte r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Bashkimit Sovjetik dhe t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Megjithat\u00eb, Hoxha e kaloi lumin. Edhe ai, edhe Shehu, edhe Beqir Balluku mbet\u00ebn n\u00eb udh\u00ebheqje, ndon\u00ebse kjo ngjarje i trembi p\u00ebr vdekje\u201d, \u2013 shkruan Nikita Hrushov n\u00eb kujtime t\u00eb tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Hrushovi shkruan se ata ishin t\u00eb tronditur n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet, sepse e quanin veten autoritete dhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb pakritikuesh\u00ebm, q\u00eb irritoheshin me ata njer\u00ebz q\u00eb kishin guxuar t\u00eb ngrinin z\u00ebrin n\u00eb aktiv dhe t\u00eb tronditnin autoritetin e tyre dhe q\u00eb madje jo vet\u00ebm e kishin tronditur, por si\u00e7 shprehet Hrushovi, \u201cgati sa nuk i kishin rr\u00ebzuar nga postet e tyre drejtuese\u201d.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb \u201cgllab\u00ebrohej\u201d Shqip\u00ebria?!<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Jugosllavi, Hrushovi kujton se; \u201ckur akoma ekzistonin marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavis\u00eb dhe Tito g\u00ebzonte besim absolut te Stalini, m\u00eb kujtohet se n\u00eb prezenc\u00ebn time, Stalini diktoi nj\u00eb telegram p\u00ebr Titon, ku flitej se marr\u00ebdh\u00ebniet e m\u00ebtejshme reciproke me Shqip\u00ebrin\u00eb, duhet t\u00eb synonin q\u00eb ajo t\u00eb futej n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e Federat\u00ebs Ballkanike.<\/p>\n<p>Ky telegram u d\u00ebrgua. Sigurisht q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje askush nuk dinte gj\u00eb. Stalini e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn iden\u00eb e krijimit t\u00eb Federat\u00ebs Ballkanike dhe shpesh e shfaqte k\u00ebt\u00eb mendim n\u00eb rrethin ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, n\u00eb kujtimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Hrushovi shkruan se ajo kishte filluar t\u00eb konkretizohej aq shum\u00eb, saq\u00eb p\u00ebr selin\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Federat\u00ebs Ballkanike ku do t\u00eb b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Shqip\u00ebria e vog\u00ebl, q\u00eb ende nuk dinte gj\u00eb, kishte nisur t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb pallat af\u00ebr Beogradit. \u201cKur un\u00eb isha n\u00eb Beograd, e pash\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n<p>Atje ishin nd\u00ebrtuar shum\u00eb konstruksione betonarmeje, por m\u00eb pas gjith\u00e7ka u braktis. P\u00ebrfshirja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Jugosllavis\u00eb, nuk ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me iden\u00eb e Stalinit p\u00ebr krijimin e Federat\u00ebs s\u00eb Shteteve Ballkanike. Kur u nd\u00ebrpren\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet miq\u00ebsore me Jugosllavin\u00eb dhe Stalini filloi ta urrej\u00eb Titon, ideja e Federat\u00ebs Ballkanike u varros\u201d, \u2013 kujton Hrushovi.<\/p>\n<p>Kur flet p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e m\u00ebtejshme me Jugosllavin\u00eb, Hrushovi megjithat\u00eb p\u00ebrmend si rastin m\u00eb ekstrem t\u00eb politik\u00ebs anti-jugosllave, pik\u00ebrisht Shqip\u00ebrin\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb sigurisht q\u00eb i kishte p\u00eblqyer p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe Bashkimit Sovjetik, i cili madje e kishte inkurajuar k\u00ebt\u00eb politik\u00eb t\u00eb pal\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Por Hrushovi mendonte se ky pozicionin i Shqip\u00ebris\u00eb u b\u00eb d\u00ebmtues, kur Bashkimi Sovjetik dhe ai vet\u00eb, vendosi t\u00eb nd\u00ebrmerrte hapa drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve sovjeto-jugosllave. Shqip\u00ebria ishte i vetmi vend q\u00eb, si\u00e7 kujton Hrushovi, u b\u00eb penges\u00eb p\u00ebr normalizimin e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>\u201cUdh\u00ebheq\u00ebsit e shtetit shqiptar dhe t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, i prit\u00ebn shum\u00eb keq propozimet tona dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se jugosllav\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pandreqsh\u00ebm, se ata nuk jan\u00eb komunist\u00eb. E t\u00ebra kjo shprehej me nj\u00eb duf keqdash\u00ebs. Ve\u00e7an\u00ebrisht u zem\u00ebrua Enver Hoxha. Ai ka karakter t\u00eb ashp\u00ebr dhe kur flet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb nuk i p\u00eblqen, fytyr\u00ebn sikur ia kap ng\u00ebr\u00e7i dhe gati sa nuk k\u00ebrcet dh\u00ebmb\u00ebt\u201d, \u2013 e p\u00ebrshkruan Hrushovi Enverin, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fragment nga kujtimet e tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Shqip\u00ebria n\u00eb fund e pranoi propozimin e BRSS-s\u00eb dhe Hrushovi thot\u00eb se kjo ndodhi, ngaq\u00eb Bashkimi Sovjetik i bindi ata, por se e pan\u00eb q\u00eb nuk kishte rrug\u00ebdalje tjet\u00ebr. Kur flet m\u00eb tej p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes BRSS-s\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb, n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb ekonomi, Hrushovi kujton se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb shkaktoi nj\u00eb neveri edhe m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Shqip\u00ebri. \u201cN\u00eb ato koh\u00ebra ne mbanim q\u00ebndrimin e shokut m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb mosh\u00eb: po \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebsh, kur ata nuk e kuptojn\u00eb?<\/p>\n<p>Por do t\u00eb rriten dhe do ta kuptojn\u00eb se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebtu nuk ka asgj\u00eb shqet\u00ebsuese. Dhe ne e sqaruam pozicionin ton\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb na kuptonin sa m\u00eb mir\u00eb\u201d, \u2013 shkruan Hrushovi. Sipas tij, marr\u00ebdh\u00ebniet e BRSS-s\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk ishin thjesht v\u00ebllaz\u00ebrore, por marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb barabarta. Raportet e t\u00eb madhit me t\u00eb voglin, sipas tij, lindin kur vjen puna te dh\u00ebnia e ndihm\u00ebs. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte Bashkimi Sovjetik, shoku i madh q\u00eb \u201ckishte harxhuar mjete t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Hrushovi: T\u00eb gjitha meritat p\u00ebr ushtrin\u00eb e Bashkimit Sovjetik<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vendeve t\u00eb tjera BRSS-ja u jepte ndihm\u00eb me kushte favorizuese, ndaj Shqip\u00ebris\u00eb Hrushovi shkruan se ndihma \u00ebsht\u00eb realizuar kryesisht n\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebs s\u00eb dhurimit. Ai shkruan se ishte Bashkimi Sovjetik, ai q\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr mbajtjen e ushtris\u00eb shqiptare me uniforma, me ushqime, me armatime, me municione dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto gratis.<\/p>\n<p>Sigurisht, nj\u00eb arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishte dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb imagjinohet. Pakti i Atlantikut Verior ishte krijuar dhe Shqip\u00ebria kishte nj\u00eb pozicion t\u00eb favorsh\u00ebm strategjik n\u00eb Detin Mesdhe, t\u00eb cilin, si\u00e7 shkruan Hrushovi, Bashkimi Sovjetik e konsideronte si baz\u00eb t\u00eb vendeve socialiste n\u00eb k\u00ebt\u00eb det. \u201cShtrohej pyetja: A ishte e nevojshme q\u00eb ne t\u00eb mbanim atje ushtrin\u00eb ton\u00eb apo, t\u00eb krijonim nj\u00eb ushtri t\u00eb fort\u00eb shqiptare? Realisht Shqip\u00ebria mund t\u00eb mbante nj\u00eb ushtri t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb num\u00ebr, e cila nuk do t\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u2019i b\u00ebnte ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje kund\u00ebrshtarit.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ajo praktikisht nuk prodhonte armatim. Prandaj vendos\u00ebm ta ndihmojm\u00eb materialisht p\u00ebr krijimin, brenda mund\u00ebsive, t\u00eb nj\u00eb ushtrie shqiptare t\u00eb madhe n\u00eb num\u00ebr\u2026\u201d, \u2013 kujton Hurshovi, duke shtuar se kur filluan t\u00eb ashp\u00ebrsoheshin marr\u00ebdh\u00ebniet e BRSS-s\u00eb me Per\u00ebndimin, pas luft\u00ebs, nj\u00eb konflikt ushtarak nuk ishte mund\u00ebsi e p\u00ebrjashtuar.<\/p>\n<p>Fal\u00eb pozicionit t\u00eb vet Shqip\u00ebria p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr veprimtarin\u00eb e bllokut ushtarak t\u00eb NATO-s n\u00eb Detin Mesdhe. \u201cPrandaj n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ne u mor\u00ebm vesh me shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ngritur tek ata nj\u00eb baz\u00eb n\u00ebndet\u00ebsesh. K\u00ebshtu u miratua vendosja atje e 12 n\u00ebndet\u00ebseve. Merreni me mend, ky ishte nj\u00eb p\u00ebrqendrim ushtarak mjaft i fuqish\u00ebm- 12 n\u00ebndet\u00ebse n\u00eb detin Mesdhe.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb p\u00ebrqendrim t\u00eb till\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrballeshin kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb. K\u00ebto n\u00ebndet\u00ebse ne donim t\u2019ia jepnim Shqip\u00ebris\u00eb. Marinar\u00ebt tan\u00eb arrit\u00ebn atje me t\u00eb gjitha pajisjet zhyt\u00ebse dhe riparuese, p\u00ebr t\u2019i trajnuar ushtarak\u00ebt vend\u00ebs dhe, sapo t\u00eb krijohej nj\u00ebsia shqiptare e n\u00ebndet\u00ebseve, t\u2019u dor\u00ebzoheshin atyre k\u00ebto mjete.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hap i till\u00eb d\u00ebshmon besimin e madh, por un\u00eb do t\u00eb thoja, edhe dashurin\u00eb e madhe q\u00eb tregonim ne p\u00ebr miqt\u00eb shqiptar\u00eb. Delegacionet shqiptare vinin te ne, t\u00eb kryesuara n\u00eb disa raste nga Enver Hoxha dhe Mehemet Shehu. Midis nesh u krijuan marr\u00ebdh\u00ebniet m\u00eb t\u00eb mira, pa folur tashm\u00eb p\u00ebr popullin e thjesht\u00eb shqiptar\u201d, \u2013 kujton Hrushov.<\/p>\n<p>Nikita Hrushov: Shqip\u00ebria, ekonomi mizerab\u00ebl<\/p>\n<p>Nikita Hrushov shkruan n\u00eb kujtimet e tij, se Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb vend aq i varf\u00ebr, sa nuk kishte asgj\u00eb n\u00eb kuptimin e rezervave q\u00eb mund t\u00eb ngjallte interesin e Bashkimit Sovjetik. Prandaj marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike midis dy vendeve, ishin kryesisht n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMadje edhe ajo sasi mizerab\u00ebl nafte, t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria filloi ta nxjerr\u00eb me ndihm\u00ebn ton\u00eb, po vet\u00eb ne ia blinim\u201d, \u2013 shkruan Hrushov, duke shtuar se kjo ishte naft\u00eb e nj\u00eb cil\u00ebsie aq t\u00eb ul\u00ebt, saq\u00eb ishte e pamundur ta nxirrje n\u00eb tregun per\u00ebndimor dhe se BRSS-ja e bleu at\u00eb sasi nafte, p\u00ebr t\u00eb shlyer furnizimet e tyre.<\/p>\n<p>Madje shton se nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e b\u00ebnin sepse po t\u00eb mos e merrte Bashkimi Sovjetik, askush tjet\u00ebr nuk do ta blinte k\u00ebt\u00eb naft\u00eb, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thoshte se duhej t\u00eb hiqej dor\u00eb nga nxjerrja e naft\u00ebs. M\u00eb tej Hrushovi shkruan se; \u201cPatsaj ne u kemi dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve edhe traktor\u00eb. Territori i tyre \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl dhe ka pak tok\u00eb t\u00eb punueshme. Por ne donim q\u00eb t\u00eb ndihmonim p\u00ebr ta ngritur ekonomin\u00eb shqiptare n\u00eb nivelin bashk\u00ebkohor, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb xhevahir, i cili t\u00eb joshte bot\u00ebn myslimane, ve\u00e7an\u00ebrisht Lindjen e Af\u00ebrme dhe Afrik\u00ebn, drejt komunizmit.<\/p>\n<p>Ja cilat ishin n\u00eb thelb synimet tona dhe politika q\u00eb ndiqnim atje\u201d, \u2013 shkruan Hrushov, ndoshta jo me ndonj\u00eb sinqeritet t\u00eb madh. Mandej ai nuk l\u00eb pa p\u00ebrmendur radiostacionin, t\u00eb cilin propozuan ta nd\u00ebrtonin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe portin e madh q\u00eb arriti t\u00eb nd\u00ebrtohej.<\/p>\n<p>Kujtimet e Nikita Hrushovit, p\u00ebr vizit\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri: \u201cNuk vura re asnj\u00eb re t\u00eb zez\u00eb nga Hoxha dhe Shehu\u201d!<\/p>\n<p>\u201cDisa her\u00eb shqiptar\u00ebt na ishin lutur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar nga ana jon\u00eb nj\u00eb delegacion partiak dhe shtet\u00ebror t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. U vendos q\u00eb nj\u00eb delegacion t\u00eb till\u00eb ta kryesoja un\u00eb dhe ne u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. Para se t\u00eb niseshim, i informuam miqt\u00eb shqiptar\u00eb, se nuk d\u00ebshironim q\u00eb publikisht, n\u00eb pranin\u00eb ton\u00eb, t\u00eb adresohej ndonj\u00eb kritik\u00eb ndaj Jugosllavis\u00eb dhe udh\u00ebheqjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb Shqip\u00ebria mbante marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb acaruara me Jugosllavin\u00eb dhe zhvillonte kund\u00ebr saj nj\u00eb duel t\u00eb hapur edhe n\u00eb shtyp. Un\u00eb isha i mendimit se kjo gj\u00eb po sillte d\u00ebm. Prandaj e shqyrtuam mes nesh dhe njoftuam Enver Hoxh\u00ebn, se nuk d\u00ebshironim q\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb delegacionit ton\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb vazhdohej konflikti n\u00eb shtyp midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb. Ne i paralajm\u00ebruam q\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr mitingje, t\u00eb mos na p\u00ebrfshinin n\u00eb diskutime t\u00eb tilla\u2026!<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb vizit\u00ebs son\u00eb, n\u00ebp\u00ebr mitingje dhe n\u00ebp\u00ebr mbledhje t\u00eb tjera, shqiptar\u00ebt iu shmang\u00ebn kritik\u00ebs ndaj Jugosllavis\u00eb. Por dukej qart\u00eb se e p\u00ebrballonin me v\u00ebshtir\u00ebsi. N\u00eb biseda me dyer t\u00eb mbyllura shqiptar\u00ebt p\u00ebrpiqeshin t\u00eb na bindnin se me jugosllav\u00ebt nuk mund t\u00eb kishte pajtim, se ata nuk jan\u00eb komunist\u00eb e plot gj\u00ebra t\u00eb tilla. Ne nuk u mir\u00ebkuptuam dot me ta, ndon\u00ebse edhe nuk i p\u00ebrkrahnim t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb ndodhnin n\u00eb Jugosllavi\u2026 Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrimit ton\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, shqiptar\u00ebt u soll\u00ebn si miq dhe midis nesh, nuk lindi asnj\u00eb f\u00ebrkim\u2026!<\/p>\n<p>Atje kaluam disa dit\u00eb, pam\u00eb kryeqytetin e tyre, vizituam edhe qytete t\u00eb tjera, fshatra dhe porte. Kudo vum\u00eb re nj\u00eb q\u00ebndrim jasht\u00ebzakonisht entuziast ndaj Bashkimit Sovjetik, ndaj popullit ton\u00eb, ndaj partis\u00eb son\u00eb, si nga ana e punonj\u00ebsve shqiptar\u00eb, ashtu edhe nga ana e Hoxh\u00ebs dhe e Shehut. Un\u00eb nuk konstatova ndonj\u00eb re t\u00eb zez\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb err\u00ebsonte diellin e miq\u00ebsis\u00eb, n\u00ebn t\u00eb cilin ne d\u00ebshironim t\u2019i g\u00ebzoheshim jet\u00ebs dhe t\u00eb nd\u00ebrtonim marr\u00ebdh\u00ebnie v\u00ebllaz\u00ebrore midis BRSS-s\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Midis nesh nuk lind\u00ebn mosmarr\u00ebveshje\u2026!<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka e re, e nd\u00ebrtuar atje, ishte realizuar me ndihm\u00ebn ton\u00eb, me kredin\u00eb ton\u00eb, nga specialist\u00ebt dhe pun\u00ebtor\u00ebt tan\u00eb\u2026! Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendi vog\u00ebl. Por populli i saj, i kufizuar numerikisht, jeton n\u00eb nj\u00eb vend interesant gjeografik, ku nd\u00ebrthuren kontradikta t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs, prandaj t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e saj\u201d. Nikita Hrushov shpjegon hap pas hapi t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet politike q\u00eb sh\u00ebnuan prishjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/kujtimet-e-panjohura-te-hrushovit-si-u-terbua-enver-hoxha-kur-i-thame-te-mos-e-shaje-me-titon\/\">Kujtimet e panjohura t\u00eb Hrushovit: Si u t\u00ebrbua Enver Hoxha kur i tham\u00eb t\u00eb mos e shaj\u00eb m\u00eb Titon!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Belina Budini T\u00eb shkruara n\u00eb koh\u00ebn e reflektimit dhe t\u00eb distancimit t\u00eb tij nga Stalini, n\u00eb kujtimet e Nikita Hrushovit, z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe kapitulli p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kur shkruante k\u00ebto kujtime, Hrushovi kishte mundur t\u00eb perceptonte se kush kishte qen\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Stalini, me t\u00eb cilin kishte qen\u00eb shum\u00eb i af\u00ebrt, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34153","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34153","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34153"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34153\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34153"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34153"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34153"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}