{"id":34140,"date":"2025-08-04T11:20:16","date_gmt":"2025-08-04T11:20:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/04\/kryeministri-maqedonas-mickoski-denon-thirrjet-antishqiptare-ne-kumanove\/"},"modified":"2025-08-04T11:20:16","modified_gmt":"2025-08-04T11:20:16","slug":"kryeministri-maqedonas-mickoski-denon-thirrjet-antishqiptare-ne-kumanove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/04\/kryeministri-maqedonas-mickoski-denon-thirrjet-antishqiptare-ne-kumanove\/","title":{"rendered":"Kryeministri maqedonas, Mickoski, d\u00ebnon thirrjet antishqiptare n\u00eb Kumanov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se d\u00ebnon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kund\u00ebr shqiptar\u00ebve gjat\u00eb nj\u00eb ndeshjeje t\u00eb zhvilluar n\u00eb Kumanov\u00eb. Nd\u00ebrkaq, presidentja e Kosov\u00ebs ka k\u00ebrkuar q\u00eb shteti fqinj t\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhershme kund\u00ebr organizator\u00ebve t\u00eb thirrjeve antishqiptare.<\/p>\n<p>Sipas politikan\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut, n\u00eb fundjav\u00eb, gjat\u00eb ndeshjes mes Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Rumanis\u00eb n\u00eb basketboll u d\u00ebgjuan thirrje sikurse \u201cshqiptar i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptar i vdekur\u201d, \u201cdhoma gazi p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d, \u201cMaqedoni e past\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, q\u00eb ishte ndeshja e par\u00eb e faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb parakualifikimeve p\u00ebr Kup\u00ebn e Bot\u00ebs q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb Katar m\u00eb 2027, t\u00eb pranish\u00ebm ishin edhe kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, z\u00ebvend\u00ebskryeministri Ivan Stoilkoviq dhe ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Pan\u00e7o Toshkovski.<\/p>\n<p>Mickoski gjat\u00eb nj\u00eb prononcimi p\u00ebr media m\u00eb 4 gusht tha se edhe pse ishte i pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb, nuk i \u201cvura re\u201d tifoz\u00ebt q\u00eb brohorit\u00ebn k\u00ebto thirrje, pasi tha se \u201cfjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDua ta shfryt\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr t\u2019iu bashkuar d\u00ebnimit t\u00eb nacionalizmit dhe ksenofobis\u00eb \u2013 s\u00eb pari p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi gjat\u00eb ndeshjes s\u00eb basketbollit nd\u00ebrmjet Maqedonis\u00eb [s\u00eb Veriut] dhe Rumanis\u00eb, e m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb mesazh te t\u00eb gjitha grupet e tifoz\u00ebve: t\u00eb mb\u00ebshtesin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sportive, ta p\u00ebrkrahin ekipin e tyre dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesen komb\u00ebtare t\u00eb Maqedonis\u00eb\u201d, tha Mickoski.<\/p>\n<p>Ai tha se thirrjet kund\u00ebr shqiptar\u00ebve \u201cdo t\u00eb jet\u00eb objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marr\u00eb parasysh nga vjen\u201d. Prokuroria maaqedonase ka nisur hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris edhe nj\u00eb her\u00eb: e d\u00ebnoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute brohoritjen e pazakont\u00eb dhe t\u00eb papranueshme t\u00eb disa individ\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk has\u00ebn n\u00eb mb\u00ebshtetje nga asnj\u00eb prej t\u00eb pranishm\u00ebve n\u00eb sall\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kurse ministri i Sportit, Borko Ristovski, tha se kjo ministri nuk mund t\u00eb reagoj\u00eb konkretisht ndaj k\u00ebsaj ngjarjeje, \u201csepse nuk vjen nga ndonj\u00eb subjekt sportiv \u2013 vjen nga tifoz\u00eb n\u00eb tribun\u00eb \u2013 dhe nuk kemi asnj\u00eb kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb reaguar kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tifoz\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, le ta shfryt\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb apel: n\u00eb Maqedoni nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr brohoritje t\u00eb tilla, as nga nj\u00ebra an\u00eb, as nga tjetra, nga askush, nga cilado an\u00eb q\u00eb t\u00eb vij\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi se \u201cnga pozita e Ministris\u00eb s\u00eb Sportit, nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se t\u00eb ndihmojm\u00eb n\u00eb identifikimin e tyre dhe t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin\u201d.<\/p>\n<p>Kodi Penal i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut parasheh d\u00ebnime p\u00ebr thirrjet raciste dhe gjuh\u00ebn e urrejtjes n\u00eb disa nene, nd\u00ebrsa m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi \u00ebsht\u00eb neni 319, i cili parashikon se kushdo q\u00eb nxit ose p\u00ebrhap publikisht urrejtje, p\u00ebr\u00e7arje apo jotoleranc\u00eb mbi baza racore, fetare, etnike apo komb\u00ebtare, d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Reagime n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut, Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb<\/p>\n<p>Incidenti n\u00eb Kumanov\u00eb shkaktoi reagime n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut, Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Partia shqiptare n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut, Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI), tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje \u201cu d\u00ebgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuh\u00eb e past\u00ebr e urrejtjes etnike ndaj shqiptar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Kjo parti tha m\u00eb 3 gusht se m\u00eb shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb Qeveria dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm hesht\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>\u201cNuk pati as reagim institucional, as d\u00ebnim moral, as distancim politik. Vet\u00ebm miratim me heshtje, q\u00eb p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb po aq i r\u00ebnd\u00eb sa vet\u00eb koret\u201d, tha BDI q\u00eb k\u00ebrkoi hetim urgjent p\u00ebr ngjarjen, sanksione ndaj organizator\u00ebve, distancim publik nga Qeveria dhe p\u00ebrfshirjen e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr monitorimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes dhe, si\u00e7 tha, nacionalizmit institucional.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb duhet ta din\u00eb: Nuk do t\u00eb lejojm\u00eb kthimin e vendit n\u00eb aren\u00eb t\u00eb urrejtjes etnike. Nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb b\u00ebhen sh\u00ebnjest\u00ebr e thirrjeve fashiste. Nuk do t\u00eb heshtim as tani, as n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, tha BDI.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqiptar\u00ebt, Blerant Ramadani, tha se heshtja e krer\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb p\u00ebr ngjarjen n\u00eb Kumanov\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cbashk\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebsi morale dhe politike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb aspiron Bashkimin Evropian, gjuha e urrejtjes nuk mund t\u00eb tolerohet, relativizohet apo heshtet. K\u00ebrkojm\u00eb hetim urgjent, nd\u00ebshkim shembullor dhe reagim institucional t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm\u201d, shkroi ai n\u00eb Facebook t\u00eb diel\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, presidentja e vendit dhe deputet\u00eb t\u00eb partive q\u00eb mandatin e kaluar kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb kan\u00eb reaguar ashp\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, tha se thirrjet antishqiptare t\u00eb d\u00ebgjuara n\u00eb Kumanov\u00eb jan\u00eb t\u00eb papranueshme dhe \u201ccenojn\u00eb frym\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebs dhe respektit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShqiptar\u00ebt jan\u00eb popull autokton n\u00eb trojet e tyre si dhe meritojn\u00eb t\u00eb trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si \u00e7do komunitet tjet\u00ebr\u201d, tha Osmani.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs k\u00ebrkoi q\u00eb shteti maqedonas t\u00eb veproj\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb ata q\u00eb nxisin urrejtje.<\/p>\n<p>\u201cU b\u00ebjm\u00eb thirrje institucioneve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin masa t\u00eb menj\u00ebhershme kund\u00ebr organizator\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre thirrjeve, p\u00ebrgjegj\u00ebsve dhe atyre q\u00eb nxisin e p\u00ebrhapin urrejtje, duke d\u00ebnuar \u00e7do form\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, mbrojtur parimet e bashk\u00ebjetes\u00ebs dhe toleranc\u00ebs, si vlera baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb shteti q\u00eb synon integrimin n\u00eb BE\u201d, tha Osmani.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, kritikoi mosreagimin e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, t\u00eb ministres n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, Donika G\u00ebrvalla, por edhe t\u00eb presidentes.<\/p>\n<p>\u201cHristijan Mickoski \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kryeminist\u00ebr i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut me bekimin dhe vot\u00ebn q\u00eb ia solli drejtp\u00ebrdrejt Albin Kurti p\u00ebrmes koalicionit VLEN\u201d, shkroi Behrami n\u00eb Facebook, duke shtuar se \u201cheshtja e Kurtit \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se indiferenc\u00eb -ajo \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebfaj\u00ebsi politike dhe morale\u201d.<\/p>\n<p>Kritik ndaj mosreagimit t\u00eb Kurtit u shpreh edhe deputeti Daut Haradinaj nga radh\u00ebt e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ai tha se Kurti \u00ebsht\u00eb \u201ckumbara i koalicionit qeveris\u00ebs n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut\u201d dhe udh\u00ebheqja e re atje tha se \u201cpo u b\u00ebn t\u00eb fala\u201d me thirrje raciste ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, disa parti shqiptare u bashkuan n\u00eb nj\u00eb koalicion t\u00eb quajtur VLEN. Bekim Qoku nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u2013 q\u00eb udh\u00ebhiqet nga Albin Kurti \u2013 iu bashkua k\u00ebsaj liste.<\/p>\n<p>VLEN \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e koalicionit qeveris\u00ebs n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Reagime t\u00eb ashpra p\u00ebr thirrje kund\u00ebr shqiptar\u00ebve pati edhe Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, i cil\u00ebsoi si t\u00eb papranueshme thirrjet fyese ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cGjuha e urrejtjes q\u00eb nxit dhun\u00ebn, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend n\u00eb asnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike, e aq m\u00eb pak n\u00eb sport, q\u00eb n\u00eb thelb t\u00eb tij mbart frym\u00ebn e bashkimit, t\u00eb bashk\u00ebpunimit, t\u00eb loj\u00ebs s\u00eb ndershme dhe t\u00eb respektit ndaj tjetrit\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Ajo tha se Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar n\u00eb promovimin e bashk\u00ebjetes\u00ebs dhe q\u00ebndrojn\u00eb \u201cndasive t\u00eb dala mode e boje\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Shkup, Denion Meidani, tha se \u201cthirrjet fyese n\u00eb Kumanov\u00eb jan\u00eb alarm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne\u201d, duke shtuar se bashk\u00ebjetesa k\u00ebrkon angazhim t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm dhe respektim t\u00eb rregullave\u201d.\/ REL\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/04\/kryeministri-maqedonas-mickoski-denon-thirrjet-antishqiptare-ne-kumanove\/\">Kryeministri maqedonas, Mickoski, d\u00ebnon thirrjet antishqiptare n\u00eb Kumanov\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se d\u00ebnon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kund\u00ebr shqiptar\u00ebve gjat\u00eb nj\u00eb ndeshjeje t\u00eb zhvilluar n\u00eb Kumanov\u00eb. Nd\u00ebrkaq, presidentja e Kosov\u00ebs ka k\u00ebrkuar q\u00eb shteti fqinj t\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhershme kund\u00ebr organizator\u00ebve t\u00eb thirrjeve antishqiptare. Sipas politikan\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut, n\u00eb fundjav\u00eb, gjat\u00eb ndeshjes mes Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34140","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34140"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34140\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}