{"id":34131,"date":"2025-08-04T11:48:21","date_gmt":"2025-08-04T11:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/04\/gerond-mece-dhe-sokol-sinani-nuk-paguajne-sigurimet-e-punonjesve-ku-i-cojne-miliona-euro-te-tenderave\/"},"modified":"2025-08-04T11:48:21","modified_gmt":"2025-08-04T11:48:21","slug":"gerond-mece-dhe-sokol-sinani-nuk-paguajne-sigurimet-e-punonjesve-ku-i-cojne-miliona-euro-te-tenderave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/04\/gerond-mece-dhe-sokol-sinani-nuk-paguajne-sigurimet-e-punonjesve-ku-i-cojne-miliona-euro-te-tenderave\/","title":{"rendered":"Gerond Me\u00e7e dhe Sokol Sinani nuk paguajn\u00eb sigurimet e punonj\u00ebsve! Ku i \u00e7ojn\u00eb miliona euro t\u00eb tenderave?"},"content":{"rendered":"<p>Dy kompanit\u00eb e favorizuara n\u00eb vite me tenderat e AKSHI-t, \u201cABS\u201d e Gerond Me\u00e7es dhe \u201cDATA LOG\u201d e Sokol Sinanit shmangin taksat dhe kontributet e sigurimeve shoq\u00ebrore p\u00ebr punonj\u00ebsit duke p\u00ebrdorur mashtrime. \u00a0Si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb, t\u00eb dy firmat nuk kan\u00eb as personel t\u00eb certifikuar p\u00ebr sigurin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb ambiente tilla si Burgjet, Policia e Shtetit dhe AKSHI. N\u00eb vend q\u00eb t\u2019i plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa, me nj\u00eb arroganc\u00eb q\u00eb ua japin lidhjet e korrupsionit, b\u00ebjn\u00eb presion q\u00eb t\u00eb hiqen k\u00ebto kritere nga institucionet.<\/p>\n<p>N\u00eb dy ankesa \u2018copy paste\u201d t\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs, kompanit\u00eb jan\u00eb ankuar n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik. P\u00ebr shkak se u k\u00ebrkohet n\u00eb tendera t\u00eb paraqesin list\u00ebn e kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore t\u00eb punonj\u00ebsve p\u00ebr 3 muajt e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 23 korrik 2025, Kompania e ABS e Gerond Me\u00e7es synon t\u00eb marr\u00eb tenderin \u201cMir\u00ebmbajtje e sistemit FER p\u00ebr Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit\u201d. Vlera e p\u00ebrllogaritur e prokurimit \u00ebsht\u00eb 34992000 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>N\u00eb kriteret e ve\u00e7anta q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb operator\u00ebt ekonomik\u00eb, theksohet se \u201cOperatori ekonomik duhet t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb q\u00eb ka t\u00eb pakt\u00ebn 15 punonj\u00ebs t\u00eb siguruar, ku t\u00eb p\u00ebrfshihen jo m\u00eb pak se 10 Inxhinier\u00eb\/Specialist\u00eb t\u00eb diplomuar n\u00eb deg\u00ebt e Inxhinieris\u00eb Elektronike \/ Inxhinieri Informatike \/ Teknologji Informacioni \/ Informatik\u00eb \/ Informatik\u00eb Matematik\u00eb \/ Inxhinieri Matematike dhe Informatik\u00eb \/ Informatik\u00eb Ekonomike \/ Inxhinieri Telekomunikacion q\u00eb do t\u00eb angazhohen n\u00eb implementimin e projektit, ku t\u00eb v\u00ebrtetohen n\u00ebp\u00ebrmjet diplom\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Po ashtu, t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e stafit n\u00eb periudh\u00ebn e 3 mujorit t\u00eb fundit, e v\u00ebrtetuar kjo me formularin e E-sig t\u00eb list\u00ebpagesave.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se vazhdimisht ka qen\u00eb i favorizuar duke b\u00ebr\u00eb ligjin tek AKSHI si partner biznesi i baxhanakut t\u00eb Kryeministrit Rama, Armand Fangu, ky kriter i duket \u201ci ri\u201d, \u201cjoproporcional\u201d, \u201ci paligjsh\u00ebm\u201d. Ky k\u00ebrkon t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb punonj\u00ebsit pa sigurime, megjith\u00ebse ka fitime marramend\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cImponimi i nj\u00eb periudhe fikse tre mujore nuk reflekton domosdoshm\u00ebrisht kapacitetin real t\u00eb nj\u00eb operatori p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur objektin e kontrat\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastet kur nj\u00eb operator mund t\u00eb ket\u00eb pasur ndryshime t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb personel p\u00ebr arsye sezonaliteti apo natyre t\u00eb aktivitetit\u201d, shkruhet n\u00eb ankes\u00ebn e \u201cABS\u201d.<\/p>\n<p>Nuk e paskemi ditur q\u00eb ky funksionoka me \u201cpun\u00ebtor\u00eb sezonal\u00eb\u201d. \u201cDuam gjithashtu t\u00eb theksojm\u00eb se fakti q\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb operatori ekonomik p\u00ebr 3 muajt e fundit nuk tregon ndonj\u00eb relevanc\u00eb lidhur me vijueshm\u00ebrin\u00eb e tij pran\u00eb OE, nj\u00ebkoh\u00ebsisht OE mund t\u00eb siguroj\u00eb sh\u00ebrbimin me kontrate posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb t\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb njohurit\u00eb, certifikimet dhe eksperienc\u00ebn e duhur teknike\u201d, shkruhet m\u00eb tej n\u00eb argumentet e \u201cABS\u201d. Pra, firma e pranon se nuk i ka punonj\u00ebsit e duhur dhe k\u00ebrkon t\u00eb fitoj\u00eb me patjet\u00ebr tenderin, se i gjen m\u00eb von\u00eb \u201cpunonj\u00ebsit sezonal\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, Gerondi k\u00ebrkon modifikimin i k\u00ebtij kriteri duke hequr pjes\u00ebn Listepagesat E-Sig p\u00ebr 3 muajt e fundit.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Gerond Me\u00e7e nuk paguan sigurimet dhe taksat e punonj\u00ebsve. Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur nga nj\u00eb informacion i Tatimeve p\u00ebr muajin shkurt 2025, q\u00eb citohet nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, i cili e ka p\u00ebrjashtuar kompanin\u00eb \u201cAdvanced Business Solutions\u2013 ABS\u201d Shpk nga nj\u00eb tender.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin e KLGJ me objekt \u201cSistemi i Integruar i Menaxhimit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Gjyq\u00ebsore (ICMIS)\u201d. Aty \u00ebsht\u00eb kuptuar se kompania ka mashtruar me t\u00eb dh\u00ebnat e paraqitura.<\/p>\n\n<p>Shoq\u00ebria \u201cAdvanced Business Solutions\u2013 ABS\u201d Shpk n\u00eb formularin p\u00ebrmbledh\u00ebs t\u00eb vet\u00ebdeklarimit, ka deklaruar se: \u201cT\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb siguruar p\u00ebr muajt N\u00ebntor 2024, Dhjetor 2024, Janar 2025 dhe Shkurt 2025.\u201d Por, sipas v\u00ebrtetimit zyrtar t\u00eb Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb Tatimeve (Nr. T12734577, dat\u00eb 11 mars 2025), t\u00eb paraqitur nga vet\u00eb kjo shoq\u00ebri n\u00eb tender, rezulton se p\u00ebr muajin Shkurt 2025: Jan\u00eb paguar 0 lek\u00eb kontribute p\u00ebr 0 punonj\u00ebs\u201d, konstaton komisioni i vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave i tenderit t\u00eb KLGJ.<\/p>\n<p>Jo vetm kaq, por Gerond Me\u00e7e \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr kontrollit t\u00eb stafit t\u00eb tij dhe atij vet\u00eb p\u00ebrmes Certifikat\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb. Ndoshta e ka miz\u00ebn n\u00eb k\u00ebsul\u00eb. Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb e dukshme se ky zot\u00ebri nuk do t\u00eb jap\u00eb llogari se k\u00eb pun\u00ebson dhe si e paguan.<\/p>\n\n<p><strong>Po Sokoli pse e ndjek pas Gerond Me\u00e7en?<br \/>\n<\/strong>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas n\u00eb KPP ka mb\u00ebrritur ankesa e kompanis\u00eb DATA LOG, q\u00eb jan\u00eb si dy pika uji t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb Gerond Me\u00e7es.<\/p>\n<p>Ankesa \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tenderin e Ministris\u00eb s\u00eb Finacave realizuar nga AKSHI: Mir\u00ebmbajtja e Sistemit Informatik t\u00eb Menaxhimit Financiar (AFMIS). Vlera e p\u00ebrllogaritur e prokurimit \u00ebsht\u00eb 169462000 lek\u00eb pa TVSH<\/p>\n\n<p>Pra, edhe kompania e Sokol Sinanit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr heqjen e kriterit p\u00ebr \u201cList\u00ebpagesat e 3 muajve t\u00eb fundit nga njoftimi i kontrat\u00ebs s\u00eb shpallur. \u201cKriteri sa m\u00eb sip\u00ebr, q\u00eb punonj\u00ebsit p\u00ebr kryerjen e sh\u00ebrbimit t\u00eb figurojn\u00eb n\u00eb list\u00ebpagesat e sigurimeve shoq\u00ebrore p\u00ebr periudh\u00ebn 3 muajt e fundit nga njoftimi i kontrat\u00ebs s\u00eb shpallur, nuk i sh\u00ebrben q\u00ebllimit p\u00ebr realizimin me sukses t\u00eb kontrat\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i panevojsh\u00ebm\u201d, shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera Sokol Sinani.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Ankesa tjet\u00ebr ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin pse Drejtoria e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit ka informacione sekret shtet\u00ebror dhe zon\u00eb sigurie t\u00eb klasit t\u00eb par\u00eb tek AKSHI. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye k\u00ebrkohet q\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb mos pajisen me certifikat\u00eb sigurie.<\/p>\n\n<p>Pra Sokol Sinani k\u00ebrkon t\u00eb mos ket\u00eb oficer t\u00eb sigurimit industrial dhe t\u00eb mos k\u00ebrkohen certifikata sigurie p\u00ebr punonj\u00ebsit. Arsyeja lidhet me faktin se k\u00ebto kompani nuk deklarojn\u00eb staf, por punojn\u00eb n\u00eb t\u00eb zez\u00eb, apo me kontrata sh\u00ebrbimi me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos paguajn\u00eb sigurimet dhe taksat p\u00ebr punonj\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Sokol Sinani, ortaku i Ilir Beqajt<\/strong><\/p>\n<p>Sokol Sinani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznesmen i njohur n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb, i cili m\u00eb her\u00ebt ka qen\u00eb ortak i ngusht\u00eb i Ilir Beqajt n\u00eb kompanin\u00eb INTECH +. Kjo kompani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skema t\u00eb dyshimta tenderash, duke p\u00ebrfituar qindra milion\u00eb lek\u00eb nga kontratat e dh\u00ebna kryesisht nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI).<\/p>\n<p>Edhe pse Ilir Beqaj aktualisht ndodhet n\u00eb burg, dyshohet se ai vijon t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga tenderat shtet\u00ebror\u00eb p\u00ebrmes ish-partnerit t\u00eb tij, Sokol Sinanit, i cili po siguron miliona nga fondet publike. Shum\u00eb burime aludojn\u00eb se pas Sinanit q\u00ebndron pik\u00ebrisht Beqaj, duke e p\u00ebrdorur si \u201cmash\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00ebrheqjen e parave publike.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 2025, Belinda Balluku i dha kontrat\u00ebn e majme me vler\u00eb 270 milion\u00eb lek\u00eb me TVSH, kompanis\u00eb DATA LOG.<\/p>\n<p>Tenderi me objekt \u201cMir\u00ebmbajtje database dhe licensa Oracle, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 3-vje\u00e7are\u201d \u00ebsht\u00eb shpallur nga Operatori i Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb Elektrike Group sh.a (OSHEE Group sh.a). Buxheti limit i p\u00ebrcaktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb ka qen\u00eb 24,493,500 lek\u00eb t\u00eb reja (afro 293 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra me TVSH). Fituesi, DATA LOG, e ka fituar tenderin me nj\u00eb ofert\u00eb prej 22,505,040 lek\u00eb t\u00eb reja (afro 270 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra me TVSH), q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn 91.87% t\u00eb fondit limit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ngre dyshime t\u00eb forta mbi transparenc\u00ebn dhe konkurrenc\u00ebn e k\u00ebtij tenderi \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb gar\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb vet\u00ebm tre firma, nga t\u00eb cilat dy nuk kan\u00eb dor\u00ebzuar asnj\u00eb dokument dhe asnj\u00eb ofert\u00eb, duke i hapur rrug\u00ebn fitores automatike t\u00eb DATA LOG. Nj\u00eb skem\u00eb e njohur kjo p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb tendera me fitues t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p>Me siguri k\u00ebto skema \u00ebsht\u00eb duke i p\u00ebrs\u00ebritur me Gerond Me\u00e7en.<\/p>\n<p><strong>Lidhjet e Gerond Me\u00e7es me baxhanakun e kryeministrit<\/strong><\/p>\n<p>Firma ABS, \u00a0jo rast\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb e lidhur me familjen e kryeministrit, ka mundur t\u00eb\u00a0p\u00ebrfitoj\u00eb\u00a015.6 milion\u00eb euro tendera nga shtatori 2013 deri m\u00eb\u00a0sot. Kompania \u201cAdvanced Business Solution\u201d zot\u00ebrohet n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi nga baxhanaku i kryeministrit Armand Frangu, i cili s\u00eb bashku me kompanin\u00eb B360 marrin pjes\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat tendera, gjithmon\u00eb duke ndar\u00eb p\u00ebrfitimet me nj\u00ebri-tjetrin. Si rregull p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb gar\u00ebn n\u00eb dukje t\u00eb ligjshme, por nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb thjesht vet\u00ebm nj\u00eb fars\u00eb. N\u00eb\u00a0tenderin e fundit t\u00eb\u00a0ofruar nga OSHEE me nj\u00eb vler\u00eb\u00a0prej 1.94 mld lek\u00ebsh (t\u00eb\u00a0vjet\u00ebr) kompania ABS ka pasur ofert\u00ebn m\u00eb\u00a0t\u00eb lart\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri ka fituar. Nd\u00ebrkoh\u00eb\u00a0q\u00eb\u00a0kompania B360 shpk ka marr\u00eb\u00a0pjes\u00eb\u00a0n\u00eb\u00a0k\u00ebt\u00eb\u00a0tender si spektator. Tenderi m\u00eb\u00a0i fundit i marr\u00eb\u00a0nga kompania e tij nga AKSH-i, ka nj\u00eb\u00a0vler\u00eb\u00a0prej 1.56 miliard\u00eb\u00a0lek\u00ebsh dhe p\u00ebrs\u00ebri ka fituar oferta m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>A do t\u2019i haj\u00eb KPP presionet e Gerond Me\u00e7es, sidomos tani q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb koka e korrupsionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, Jonaid Myzyri? An\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb nuk do ta donin fatin e tij ( i akuzuar nga SPAK p\u00ebr korrupsion).<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/gerond-mece-dhe-sokol-sinani-nuk-paguajne-sigurimet-e-punonjesve-ku-i-cojne-miliona-euro-te-tenderave\/\">Gerond Me\u00e7e dhe Sokol Sinani nuk paguajn\u00eb sigurimet e punonj\u00ebsve! Ku i \u00e7ojn\u00eb miliona euro t\u00eb tenderave?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy kompanit\u00eb e favorizuara n\u00eb vite me tenderat e AKSHI-t, \u201cABS\u201d e Gerond Me\u00e7es dhe \u201cDATA LOG\u201d e Sokol Sinanit shmangin taksat dhe kontributet e sigurimeve shoq\u00ebrore p\u00ebr punonj\u00ebsit duke p\u00ebrdorur mashtrime. \u00a0Si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb, t\u00eb dy firmat nuk kan\u00eb as personel t\u00eb certifikuar p\u00ebr sigurin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb ambiente tilla si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34131","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34131","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34131"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34131\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34131"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34131"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34131"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}