{"id":34114,"date":"2025-08-04T09:48:14","date_gmt":"2025-08-04T09:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/04\/shpejt-shpejt-kape-kape-dalin-pamjet-e-arrestimit-te-flodian-plakut-ne-vlore\/"},"modified":"2025-08-04T09:48:14","modified_gmt":"2025-08-04T09:48:14","slug":"shpejt-shpejt-kape-kape-dalin-pamjet-e-arrestimit-te-flodian-plakut-ne-vlore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/04\/shpejt-shpejt-kape-kape-dalin-pamjet-e-arrestimit-te-flodian-plakut-ne-vlore\/","title":{"rendered":"\u201cShpejt, shpejt, kape, kape\u201d\/ Dalin pamjet e arrestimit t\u00eb Flodian Plakut n\u00eb Vlor\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Vlor\u00ebs ka publikuar pamjet e arrestimit t\u00eb t\u00eb shum\u00ebk\u00ebrkuarit Flodian Plaku.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje, duken polic\u00ebt t\u00eb armatosur deri n\u00eb \u201cdh\u00ebmb\u00eb\u201d, teksa eprori jep edhe urdhrat p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb makin\u00ebn ku q\u00ebndrojn\u00eb polic\u00ebt, d\u00ebgjohen edhe urdhrat p\u00ebrkat\u00ebs \u201cshpejt, shpejt, shpejt\u201d.<\/p>\n<p>Pas disa l\u00ebvizjeve t\u00eb policis\u00eb pran\u00eb nj\u00eb hoteli n\u00eb Vlor\u00eb, Flodian Plaku vihet n\u00eb pranga.<\/p>\n<p>Ai dyshohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb vras\u00ebs me pages\u00eb, i angazhuar p\u00ebr eliminimin e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur m\u00eb 15 mars 2024 n\u00eb fshatin Larushk\u00eb t\u00eb Kruj\u00ebs.<\/p>\n\n<p><strong>Njoftimi i policis\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<div>Konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp e Drejtorit t\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Vlor\u00eb Drejtues Elidon \u00c7ela, mbi rezultatet e operacionit policor \u201cETERNA\u201d, si dhe p\u00ebr rezultatet e pun\u00ebs hetimore dhe policore t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, p\u00ebr zbardhjen e ngjarjeve kriminale t\u00eb kryera m\u00eb par\u00eb, n\u00eb qarkun Vlor\u00eb.<\/div>\n<div>\n<p>Jam sot k\u00ebtu, s\u00eb bashku me Z\u00ebvend\u00ebsdrejtorin p\u00ebr Hetimin e Krimit, Shefin e Sektorit p\u00ebr Hetimin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe me efektiv\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Operacionale, p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb me ju dhe n\u00ebpermjet jush, me qytetar\u00ebt, rezultatet e nj\u00eb pune hetimore proaktive\u00a0 t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga strukturat hetimore t\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Vlor\u00eb, me mb\u00ebshtetjen e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me prokurorit\u00eb e Vlor\u00ebs dhe t\u00eb Tiran\u00ebs, me q\u00ebllim zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale t\u00eb ndodhura m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Vlor\u00eb, si dhe identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre ngjarjeve, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rrezik serioz p\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb publike.<\/p>\n<p>Si rezultat i angazhimit profesional t\u00eb strukturave hetimore dhe operacionale, dit\u00ebt e fundit, n\u00eb Vlor\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i vrasjes se shtetasit Renato Hoxha,\u00a0 ndodhur m\u00eb dat\u00eb 27.04.2025. Konretisht, u b\u00eb i mundur identifikimi dhe kapja e nj\u00ebrit prej autor\u00ebve, si dhe pasditen e djshme, gjat\u00eb nj\u00eb operacioni t\u00eb mirorganizuar dhe t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb rrezikshm\u00ebrie p\u00ebr punonj\u00ebsit e Policis\u00eb, u b\u00eb e mundur v\u00ebnia n\u00eb pranga e nj\u00eb shtetasi n\u00eb k\u00ebrkim, i cili n\u00eb momentin e kapjes ishte i armatosur me arm\u00eb zjarri, me fishek n\u00eb fole gati p\u00ebr qitje. Konkretisht:<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 03.08.2025, pas nj\u00eb pune t\u00eb mirorganizuar dhe veprimesh t\u00eb koordinuara mes Sektorit p\u00ebr Hetimin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda t\u00eb DVP Vlor\u00eb dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Operacionale t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb drejtimin e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar \u201cETERNA\u201d, me q\u00ebllim kapjen e nj\u00eb shtetasi n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr vrasje, me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore, si dhe p\u00ebr nxjerrjen p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb personave q\u00eb e ndihmonin dhe e strehonin.<\/p>\n<p>Operacioni u zhvillua n\u00eb ambientet e nj\u00eb hoteli n\u00eb Orikum, ku u b\u00eb lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:<\/p>\n<p>Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vje\u00e7, banues n\u00eb Vlor\u00eb, person me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore, i dyshuar p\u00ebr disa ngjarje kriminale t\u00eb ndodhura n\u00eb Vlor\u00eb dhe jasht\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtetas, Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, me vendimin penal nr. 1885, dat\u00eb 26.07.2024, i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d, p\u00ebr veprat penale \u201cVrasja me paramendim\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cProdhimi dhe mbajtja pa leje e arm\u00ebve dhe municionit\u201d.<\/p>\n<p>Ky shtetas akuzohet p\u00ebr vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, m\u00eb dat\u00eb 15.03.2024, i cili u q\u00ebllua me arm\u00eb zjarri brenda rrethimit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor\u00ebt jan\u00eb afruar te banesa e viktim\u00ebs, me nj\u00eb automjet tip \u201cLand Rover\u201d dhe pas kryerjes s\u00eb vrasjes, jan\u00eb larguar n\u00eb fshatin Hasan, ku kan\u00eb djegur automjetin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kontrollit fizik ndaj shtetasit Flodian Plaku, si dhe n\u00eb ambientet ku q\u00ebndronte, u gjet\u00ebn dhe u sekuestruan:<\/p>\n<p>Nj\u00eb arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb, me nj\u00eb kreh\u00ebr dhe 17 fishek\u00eb;<br \/>\n25 000 euro cash, p\u00ebr t\u00eb cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal;<br \/>\n7 celular\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nd\u00ebrhyrjes policore n\u00eb hotelin ku fshihej, s\u00eb bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vje\u00e7, i cili gjat\u00eb operacionit u kap me nj\u00eb arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb me nj\u00eb kreh\u00ebr me fishek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimeve t\u00eb thelluara mbi k\u00ebt\u00eb rast, u evidentua se shtetasit A. L, 36 vje\u00e7, banues ne Vlor\u00eb, A. D, 31 vje\u00e7 banues ne Vlore dhe L. D, 57 vje\u00e7, banues n\u00eb Tiran\u00eb, kan\u00eb ndihmuar n\u00eb strehimin, komunikimin dhe l\u00ebvizjen e shtetasit n\u00eb k\u00ebrkim Flodian Plaku. Ata u arrestuan ne flagranc\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn\u00a0 penale \u201cP\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vazhd\u00ebn e pun\u00ebs hetimore p\u00ebr dokumentimin ligjor t\u00eb ngjarjeve kriminale t\u00eb ndodhura m\u00eb par\u00eb, vet\u00ebm tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 01.08.2025, strukturat e DVP Vlor\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Drejtorin\u00eb e Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Operacionale t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb drejtimin e Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb, finalizuan operacionin policor t\u00eb koduar \u201cN\u00eb Gjurm\u00eb\u201d, me objekt kapjen e shtetasit Kleanth Bylyku alias Armando Gega, 42 vje\u00e7, banues n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cVrasja me paramendim\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Ndaj tij ishte l\u00ebshuar urdh\u00ebr ekzekutimi i vendimit penal nga Gjykata e Vlor\u00ebs, p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d, p\u00ebr vrasjen e shtetasit Renato Hoxhaj, ndodhur m\u00eb 27.04.2025, rreth or\u00ebs 06:20, n\u00eb lagjen \u201cHajro \u00c7ak\u00ebrri\u201d, pran\u00eb Poliklinik\u00ebs s\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs. Viktima u q\u00ebllua me arm\u00eb zjarri, me kat\u00ebr plumba n\u00eb trup dhe kok\u00eb, duke humbur jet\u00ebn n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb ngjarje, fal\u00eb hetimeve t\u00eb thelluara dhe analiz\u00ebs s\u00eb provave t\u00eb gjetura n\u00eb vendngjarje, u dokumentua se vrasja ishte e planifikuar dhe e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me disa persona t\u00eb tjer\u00eb. Si rezultat, jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebto masa:<\/p>\n<p>* N\u00eb muajin prill, u ndalua me iniciativ\u00eb shtetasi E. M., 37 vje\u00e7, banues n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cSigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje\u201d;<\/p>\n<p>* U shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim shtetasi i huaj, me komb\u00ebsi rumune, D. C., 53 vje\u00e7, me precedent t\u00eb theksuar kriminal n\u00eb fush\u00ebn e krimeve kund\u00ebr personit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtetas \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar urdher arrestit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr veprat penale \u201cVrasja me paramendim\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cProdhimi dhe mbajtja pa leje e arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d.<\/p>\n<p>* N\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb shtetas tjet\u00ebr, me inicialet I. S., 26 vje\u00e7, i v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga m\u00eb par\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cProdhimi dhe shitja e narkotik\u00ebve\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn vijon puna p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar rolin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje kriminale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb duke vazhdur me intensitet hetimet p\u00ebr zbardhjen dhe dokumentimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ngjarje kriminale n\u00eb Vlor\u00eb dhe n\u00eb Sarand\u00eb. P\u00ebrfitoj nga rasti t\u00eb b\u00ebj me dije se n\u00eb Sarand\u00eb po vijojn\u00eb hetimet e thelluara dhe veprimet operacionale dhe s\u00eb shpejti do t\u00eb kemi rezultate konkrete p\u00ebr kapjen e autor\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb dy operacionet \u201cEterna\u201d dhe \u201cN\u00eb Gjurm\u00eb\u201d jan\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb e vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb strukturave tona p\u00ebr t\u00eb zbardhur dhe dokumentuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb krimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb cenojn\u00eb jet\u00ebn dhe sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit mbetet e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb vijuar pa nd\u00ebrprerje hetimet dhe operacionet p\u00ebr kapjen e \u00e7do personi n\u00eb k\u00ebrkim dhe p\u00ebr goditjen e \u00e7do strukture q\u00eb mb\u00ebshtet aktivitetet kriminale.<\/p>\n<p>Ftoj qytetar\u00ebt e qarkut Vlor\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me Policin\u00eb, duke raportuar \u00e7do informacion me vler\u00eb, sepse s\u00eb bashku nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb sigurt dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shpejt-shpejt-kape-kape-dalin-pamjet-e-arrestimit-te-flodian-plakut-ne-vlore\/\">\u201cShpejt, shpejt, kape, kape\u201d\/ Dalin pamjet e arrestimit t\u00eb Flodian Plakut n\u00eb Vlor\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Vlor\u00ebs ka publikuar pamjet e arrestimit t\u00eb t\u00eb shum\u00ebk\u00ebrkuarit Flodian Plaku. N\u00eb pamje, duken polic\u00ebt t\u00eb armatosur deri n\u00eb \u201cdh\u00ebmb\u00eb\u201d, teksa eprori jep edhe urdhrat p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb makin\u00ebn ku q\u00ebndrojn\u00eb polic\u00ebt, d\u00ebgjohen edhe urdhrat p\u00ebrkat\u00ebs \u201cshpejt, shpejt, shpejt\u201d. Pas disa l\u00ebvizjeve t\u00eb policis\u00eb pran\u00eb nj\u00eb hoteli n\u00eb Vlor\u00eb, Flodian Plaku vihet n\u00eb pranga. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34114","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34114","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34114"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34114\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}