{"id":34040,"date":"2025-08-03T15:49:45","date_gmt":"2025-08-03T15:49:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/03\/a-do-ta-ndryshoje-presioni-amerikan-rrjedhen-e-luftes-ne-ukraine\/"},"modified":"2025-08-03T15:49:45","modified_gmt":"2025-08-03T15:49:45","slug":"a-do-ta-ndryshoje-presioni-amerikan-rrjedhen-e-luftes-ne-ukraine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/03\/a-do-ta-ndryshoje-presioni-amerikan-rrjedhen-e-luftes-ne-ukraine\/","title":{"rendered":"A do ta ndryshoj\u00eb presioni amerikan rrjedh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Pak koh\u00eb pasi i dha Rusis\u00eb nj\u00eb afat prej dhjet\u00eb dit\u00ebsh p\u00ebr ta ndalur luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qart\u00eb m\u00eb 31 korrik se Shtetet e Bashkuara do t\u00eb \u201cvendosin sanksione\u201d ndaj Mosk\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrparimit drejt nj\u00eb arm\u00ebpushimi apo marr\u00ebveshjeje paqeje me Kievin.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ai tha se nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse nd\u00ebshkimet financiare do ta shtyjn\u00eb presidentin rus, Vladimir Putin, drejt nj\u00eb arm\u00ebpushimi dhe u tha gazetar\u00ebve se i d\u00ebrguari i tij i posa\u00e7\u00ebm, Steve Witkoff, do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb drejt Mosk\u00ebs pas nj\u00eb vizite n\u00eb Izrael, ku kishte arritur m\u00eb 1 gusht.<\/p>\n<p>N\u00ebse Trumpi vendos sanksione ndaj Rusis\u00eb para ose pas afatit dhjet\u00ebditor, q\u00eb pritet t\u00eb skadoj\u00eb m\u00eb 8 gusht, do t\u00eb ishte hera e par\u00eb q\u00eb ai do t\u00eb penalizonte Kremlinin pas m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muajsh q\u00eb kur nisi mandatin e dyt\u00eb presidencial. Gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet presidenciale, Trump kishte premtuar se shpejt do t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsonte p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb nga viti 1945.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr sanksione t\u00eb reja vjen teksa Rusia po p\u00ebrparon n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb dhe po godet qytetet ukrainase me sulme ajrore, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb sulm me raketa dhe dron\u00eb q\u00eb vrau t\u00eb pakt\u00ebn 31 persona \u2013 pes\u00eb prej tyre f\u00ebmij\u00eb \u2013 n\u00eb Kiev gjat\u00eb k\u00ebsaj jave. K\u00ebto sulme t\u00eb vazhdueshme Trump i quajti \u201ct\u00eb neveritshme\u201d gjat\u00eb nj\u00eb deklarimi m\u00eb 31 korrik.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb kjo n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthese n\u00eb luft\u00eb? Ja \u00e7far\u00eb duhet p\u00ebrcjell\u00eb me v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>A do t\u00eb b\u00ebj\u00eb Witkoff ndryshimin?<\/p>\n<p>Teksa Trump la t\u00eb kuptohet se vendosja e sanksioneve tani \u00ebsht\u00eb e pashmangshme, d\u00ebrgimi i Witkoffit n\u00eb Rusi \u2013 i cili q\u00eb nga janari \u00ebsht\u00eb takuar disa her\u00eb me Putinin \u2013 mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrpjekja e fundit p\u00ebr ta shtyr\u00eb Kremlinin t\u00eb l\u00ebviz\u00eb nga q\u00ebndrimet para skadimit t\u00eb afatit.<\/p>\n<p>Por, gjasat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duken t\u00eb vogla, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se bisedimet e paparalajm\u00ebruara gjat\u00eb k\u00ebsaj jave \u201cme disa njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Putinit\u201d nuk soll\u00ebn asnj\u00eb p\u00ebrparim \u201cn\u00eb arritjen e nj\u00eb mir\u00ebkuptimi p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrpara q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte drejt paqes\u201d.<\/p>\n<p>Tri runde bisedimesh t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb Stamboll gjat\u00eb majit dhe qershorit po ashtu nuk i afruan Rusin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet kryesore q\u00eb pengojn\u00eb arritjen e nj\u00eb arm\u00ebpushimi apo t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb paqes.<\/p>\n<p>\u201cRusia nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb asnj\u00eb l\u00ebshim\u201d, tha p\u00ebr Current Time m\u00eb 1 gusht komentatori politik me seli n\u00eb Prag\u00eb, Ivan Preobrazhensky.<\/p>\n<p>\u201cKremlini e kuptoi se Trumpi e ka marr\u00eb vesh q\u00eb po e mashtrojn\u00eb. Si rezultat, Moska po p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb prishje t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve \u2013 duke u kthyer n\u00eb formatin q\u00eb ishte rreth gjasht\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb Joe Bidenit\u201d.<\/p>\n<p>Ana tjet\u00ebr e medaljes: Putin mund ta shoh\u00eb vizit\u00ebn e Witkoffit si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb bindur Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet nga k\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr sanksione ose t\u00eb ndryshoj\u00eb rrjedh\u00ebn aktuale, duke vendosur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb fajit te Kievi p\u00ebr munges\u00ebn e p\u00ebrparimit drejt paqes, si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb Trumpi deri n\u00eb jav\u00ebt e fundit, kur nisi t\u00eb shprehte gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb zem\u00ebrim ndaj Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse koh\u00ebt e fundit Trump ka drejtuar kritikat e tij ndaj Mosk\u00ebs, ai ka theksuar gjithashtu se p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje duhen dy pal\u00eb, dhe se Ukraina duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201cat\u00eb q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb\u201d p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dyja pal\u00ebt, si Rusia ashtu edhe Ukraina, duhet t\u00eb negociojn\u00eb nj\u00eb arm\u00ebpushim dhe nj\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme. Ka ardhur koha p\u00ebr marr\u00ebveshje\u201d, tha m\u00eb 31 korrik John Kelley, ushtrues i detyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Kombet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Edhe pse Ukraina \u00ebsht\u00eb pajtuar me nj\u00eb arm\u00ebpushim t\u00eb propozuar nga Trumpi, Rusia nuk \u00ebsht\u00eb pajtuar. Por, Moska mund ta shoh\u00eb si mund\u00ebsi k\u00ebt\u00eb q\u00eb ta shtyj\u00eb Uashingtonin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion Kievit p\u00ebr koncesione.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb sanksionesh, dhe a do t\u00eb funksionojn\u00eb?<\/p>\n<p>Trump nuk ka treguar sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb sanksionesh planifikon t\u00eb vendos\u00eb, por ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ato mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb \u201ctarifa shum\u00eb t\u00eb ashpra\u201d ndaj vet\u00eb Rusis\u00eb dhe, si\u00e7 tha m\u00eb 28 korrik, \u201cndoshta\u2026 tarifa dyt\u00ebsore\u201d ndaj vendeve q\u00eb tregtojn\u00eb me Mosk\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb parat, pra tarifat ndaj Rusis\u00eb, do t\u00eb kishin pak ndikim, sipas analist\u00ebve, pasi ata argumentojn\u00eb se v\u00ebllimi i tregtis\u00eb SHBA-Rusi \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl. Por, tarifat dyt\u00ebsore mund t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr naft\u00ebn dhe gazin, eksportet m\u00eb fitimprur\u00ebse t\u00eb Rusis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Fox News Radio, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se eksportet e naft\u00ebs i sjellin Rusis\u00eb \u201cnj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe\u201d t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ka rreziqe: Kina, India dhe Turqia jan\u00eb bler\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb naft\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrpunuar ruse dhe gjithashtu nd\u00ebr klient\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr produktet e saj t\u00eb rafinuara. Prandaj, tarifat dyt\u00ebsore mund t\u00eb nd\u00ebrlikojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me k\u00ebto vende.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebrfitimet nga k\u00ebto veprime mbeten t\u00eb pasigurta, pasi Kremlini nuk po jep asnj\u00eb shenj\u00eb se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebj\u00eb l\u00ebshime, nd\u00ebrsa Kina duket e painteresuar t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga mb\u00ebshtetja p\u00ebr luft\u00ebn e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Rubio tha se presidenti Trump ka \u201cshum\u00eb opsione,\u201d p\u00ebrfshir\u00eb sanksionet dyt\u00ebsore ndaj shitjeve t\u00eb naft\u00ebs ruse dhe \u201csanksione sektoriale ndaj sistemit bankar, q\u00eb do t\u00eb ishin gjithashtu shum\u00eb t\u00eb fuqishme\u201d.<\/p>\n<p>Por, gjat\u00eb deklarimit m\u00eb 31 korrik, vet\u00eb Trump e minimizoi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb masat nd\u00ebshkuese ta bindin Putinin.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di n\u00ebse sanksionet e shqet\u00ebsojn\u00eb at\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>A do t\u00eb tregoj\u00eb interes Trumpi apo do t\u00eb t\u00ebrhiqet?<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sanksioneve, nj\u00eb pyetje thelb\u00ebsore \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Trump do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb interes p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs n\u00eb muajt n\u00eb vijim, apo do t\u00eb t\u00ebrhiqet, si\u00e7 ai vet\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs amerikane kan\u00eb sugjeruar vazhdimisht se mund t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, Trump do t\u00eb duhet t\u00eb vendos\u00eb \u201cn\u00ebse ia vlen t\u00eb vazhdohen p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb arritur arm\u00ebpushim, n\u00ebse nj\u00ebra nga dy pal\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar p\u00ebr t\u00eb\u201d, tha Rubio, duke shtuar se \u201c\u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se presidenti nuk do t\u00eb pres\u00eb n\u00eb pafund\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00eb para zgjedhjes s\u00eb tij n\u00eb postin e presidentit, Trump kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se mund t\u00eb p\u00ebrdorte nj\u00eb kombinim t\u00eb sanksioneve ndaj Rusis\u00eb dhe mb\u00ebshtetjes p\u00ebr Kievin, kryesisht p\u00ebrmes furnizimit me arm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb t\u00eb dyja vendet drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb paqes.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb arm\u00ebve p\u00ebr Kievin, mbetet e paqart\u00eb se sa larg \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb shkoj\u00eb presidenti Trump. M\u00eb 14 korrik, kur ai vendosi nj\u00eb afat prej 50 dit\u00ebsh p\u00ebr paqe \u2013 afat q\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb e shkurtoi n\u00eb 10 dit\u00eb \u2013 ai po ashtu njoftoi p\u00ebr plane p\u00ebr t\u00eb forcuar arsenalin e Ukrain\u00ebs, por jo p\u00ebrmes d\u00ebrgesave t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb arm\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ai p\u00ebrmendi nj\u00eb marr\u00ebveshje, sipas s\u00eb cil\u00ebs vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s do t\u00eb d\u00ebrgonin arm\u00ebt ekzistuese, si sistemet raketore Patriot, n\u00eb Ukrain\u00eb dhe m\u00eb pas do t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsonin ato duke bler\u00eb arm\u00eb t\u00eb reja nga SHBA-ja, ose thjesht do t\u00eb blinin arm\u00eb amerikane dhe do t\u2019ia d\u00ebrgonin ato Kievit.<\/p>\n<p>Por, ka pik\u00ebpyetje se sa arm\u00eb do t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt, dhe sa shpejt do t\u00eb dor\u00ebzohen ato.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Trump nuk ka autorizuar ende d\u00ebrgesa t\u00eb reja arm\u00ebsh p\u00ebr Ukrain\u00ebn p\u00ebrmes nj\u00eb programi q\u00eb ishte p\u00ebrdorur shpesh nga paraardh\u00ebsi i tij, Joe Biden, e q\u00eb i jep presidentit t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb arm\u00eb nga stoqet ekzistuese. Kur Trump mori detyr\u00ebn, ishin rreth 4 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb Autoritetin Presidencial (PDA).<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb?<\/p>\n<p>Forcat ukrainase kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pak p\u00ebrparim n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb q\u00eb nga d\u00ebshtimi i kund\u00ebrofensiv\u00ebs s\u00eb madhe n\u00eb vitin 2023. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, Rusia ka vazhduar t\u00eb marr\u00eb territore shtes\u00eb, megjith\u00ebse ka p\u00ebrparuar ngadal\u00eb dhe me nj\u00eb kosto t\u00eb madhe n\u00eb njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Kur Trump vendosi afatin 50-ditor m\u00eb 14 korrik, kritik\u00ebt paralajm\u00ebruan se kjo do t\u2019i jepte Rusis\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar edhe m\u00eb tej, p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrballej me sanksione apo masa t\u00eb tjera, duke e dob\u00ebsuar pozicionin e Kievit n\u00eb \u00e7do bisedim rreth territoreve.<\/p>\n<p>Afati m\u00eb i shkurt\u00ebr i ul k\u00ebto shqet\u00ebsime dhe analist\u00ebt than\u00eb se, n\u00eb \u00e7do rast, Rusia nuk e ka kapacitetin q\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi at\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabazuar pretendon se \u00ebsht\u00eb territor i saj \u2013 rajonet ukrainase t\u00eb Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhj\u00ebs dhe Hersonit, p\u00ebrve\u00e7 Krimes\u00eb \u2013 n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, deri tani, Rusia nuk ka treguar asnj\u00eb shenj\u00eb se do t\u00eb t\u00ebrhiqet nga p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb avancuar n\u00eb terren dhe nuk ka asnj\u00eb tregues se afati i 8 korrikut \u2013 apo sanksionet q\u00eb me gjas\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb \u2013 do ta ndryshojn\u00eb qasjen e saj.<\/p>\n<p>AFP, m\u00eb 1 gusht, duke cituar nj\u00eb hulumtim q\u00eb ka kryer, raportoi se Rusia ka l\u00ebshuar m\u00eb shum\u00eb dron\u00eb ndaj Ukrain\u00ebs n\u00eb korrik sesa n\u00eb cilindo muaj tjet\u00ebr q\u00eb nga fillimi i pushtimit n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se objektivat e Mosk\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb mbeten t\u00eb pandryshuara, nd\u00ebrsa pohoi se forcat ruse po p\u00ebrparojn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebs s\u00eb frontit, pavar\u00ebsisht, si\u00e7 e quajti ai, d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndimit p\u00ebr t\u00eb ndalur avancimin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm, Rusia do ta rris\u00eb presionin ndaj Ukrain\u00ebs dhe, natyrisht, do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb ofensiv\u00eb t\u00eb re para se t\u00eb nis\u00eb i ftohti\u201d, tha Ivan Preobrazhensky p\u00ebr Current Time, rrjetin televiziv n\u00eb gjuh\u00ebn ruse q\u00eb udh\u00ebhiqet nga Radio Evropa e Lir\u00eb.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/a-do-ta-ndryshoje-presioni-amerikan-rrjedhen-e-luftes-ne-ukraine\/\">A do ta ndryshoj\u00eb presioni amerikan rrjedh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pak koh\u00eb pasi i dha Rusis\u00eb nj\u00eb afat prej dhjet\u00eb dit\u00ebsh p\u00ebr ta ndalur luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qart\u00eb m\u00eb 31 korrik se Shtetet e Bashkuara do t\u00eb \u201cvendosin sanksione\u201d ndaj Mosk\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrparimit drejt nj\u00eb arm\u00ebpushimi apo marr\u00ebveshjeje paqeje me Kievin. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34040","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34040","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34040"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34040\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34040"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34040"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34040"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}