{"id":33988,"date":"2025-08-03T08:50:00","date_gmt":"2025-08-03T08:50:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/03\/qiej-te-trazuar-konfliktet-ushtarake-qe-po-ndryshojne-aviacionin-boteror\/"},"modified":"2025-08-03T08:50:00","modified_gmt":"2025-08-03T08:50:00","slug":"qiej-te-trazuar-konfliktet-ushtarake-qe-po-ndryshojne-aviacionin-boteror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/03\/qiej-te-trazuar-konfliktet-ushtarake-qe-po-ndryshojne-aviacionin-boteror\/","title":{"rendered":"Qiej t\u00eb trazuar: Konfliktet ushtarake q\u00eb po ndryshojn\u00eb aviacionin bot\u00ebror"},"content":{"rendered":"<p>Lart n\u00eb qiell, linjat e njohura t\u00eb udh\u00ebtimeve bot\u00ebrore ajrore po zhduken. Aty, ku dikur pilot\u00ebt fluturonin n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta transkontinentale, tani ata po navigojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb qiell q\u00eb duket si xham i thyer \u2013 miliona fluturime q\u00eb po realizohen p\u00ebrmes korridoreve t\u00eb mbipopulluara. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha ajrore, \u00e7udit\u00ebrisht, mbeten bosh ose gum\u00ebzhijn\u00eb nga raketat dhe dron\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky ndryshim nuk \u00ebsht\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm. P\u00ebrhapja e luft\u00ebrave, armiq\u00ebsive rajonale dhe p\u00ebrshkall\u00ebzimeve ushtarake vitet e fundit i ka b\u00ebr\u00eb qiejt e bot\u00ebs m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb paparashikuesh\u00ebm se n\u00eb \u00e7do koh\u00eb q\u00eb nga Lufta e Ftoht\u00eb. Nga Rusia te Lindja e Mesme e deri n\u00eb Afrik\u00eb, \u201czonat e ndalim-fluturimit\u201d jan\u00eb rritur, duke e futur aviacionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb kriz\u00eb dhe duke e riform\u00ebsuar ekonomin\u00eb, sigurin\u00eb dhe fluturimet.<\/p>\n<p>Kaosi ajror i Rusis\u00eb: Normalja e re<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb korrikut t\u00eb vitit 2025, kaosi p\u00ebrfshiu aeroportet n\u00eb mbar\u00eb Rusin\u00eb. Vet\u00ebm gjat\u00eb fundjav\u00ebs s\u00eb 5 dhe 6 korrikut, mbi 2.000 fluturime u anuluan ose u shtyn pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sulmesh me dron\u00eb t\u00eb kryer nga Ukraina, q\u00eb shkaktuan mbylljen e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs ajrore ruse.<\/p>\n<p>N\u00eb aeroportin Sheremtjevo t\u00eb Mosk\u00ebs, pasagjerja Tatyana e p\u00ebrshkroi situat\u00ebn si \u201cnj\u00eb katastrof\u00eb\u201d. Vendet e pritjes ishin t\u00eb mbingarkuara, me njer\u00ebz t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb dysheme dhe sh\u00ebrbimet baz\u00eb, sikurse uji i pijes ishin t\u00eb harxhuara. \u201cNuk kishte ku t\u00eb uleshe dhe njer\u00ebzit po flinin n\u00ebp\u00ebr pllaka\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb Sh\u00ebn Petersburg, taksist\u00ebt k\u00ebrkonin deri n\u00eb 80.000 rubla (1.025 dollar\u00eb) p\u00ebr udh\u00ebtimet drejt Mosk\u00ebs, pasi biletat e trenit u shit\u00ebn t\u00eb gjitha pas mbylljeve n\u00eb Aeroportin Pulkovo. Vet\u00ebm m\u00eb 6 korrik, m\u00eb shum\u00eb se 15.000 pasagjer\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb bllokuar n\u00eb Sheremetjevo, nd\u00ebrsa aeroportet m\u00eb t\u00eb vogla n\u00eb Kaluga, Tambov dhe Pskov pezulluan t\u00eb gjitha operacionet.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt rus\u00eb t\u00eb mbrojtjes pretenduan se kishin rr\u00ebzuar deri n\u00eb 120 dron\u00eb at\u00eb nat\u00eb, disa prej t\u00eb cil\u00ebve u rr\u00ebzuan vet\u00ebm disa kilometra larg Mosk\u00ebs. Autoritetet p\u00ebrmend\u00ebn \u201cnd\u00ebrhyrje t\u00eb jashtme\u201d si arsye p\u00ebr mbylljet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs ajrore, q\u00eb tani jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00eb e zakonshme. N\u00eb Rusi aeroportet jan\u00eb mbyllur mbi 600 her\u00eb q\u00eb nga nisja e pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs m\u00eb 2022.<\/p>\n<p>T\u00eb bllokuar n\u00eb qiell<\/p>\n<p>Por, n\u00ebse bllokimi n\u00eb nj\u00eb aeroport \u00ebsht\u00eb i tmerrsh\u00ebm, imagjinoni n\u00ebse mbesni t\u00eb bllokuar n\u00eb qiell. N\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, pasi Irani l\u00ebshoi raketa drejt baz\u00ebs amerikane Al Udeida n\u00eb Katar, shtetet p\u00ebrreth menj\u00ebher\u00eb mbyll\u00ebn hap\u00ebsirat e tyre ajrore. Nj\u00eb aeroplan i kompanis\u00eb Qantas, nga Perthi n\u00eb Paris q\u00ebndroi 15 or\u00eb n\u00eb aj\u00ebr duke b\u00ebr\u00eb ecejake p\u00ebrpara se t\u00eb kthehej n\u00eb Australi. Nj\u00eb tjet\u00ebr u detyrua q\u00eb t\u00eb devijonte fluturimin p\u00ebr n\u00eb Singapor.<\/p>\n<p>Tensionet Indi-Pakistan n\u00eb maj t\u00eb vitit 2025 \u00e7uan n\u00eb mbylljen e korridoreve ky\u00e7 ajrore, duke detyruar q\u00eb fluturimet mes Evrop\u00ebs dhe Azis\u00eb Juglindore t\u00eb p\u00ebrshkonin rrug\u00eb m\u00eb t\u00eb gjata dhe m\u00eb t\u00eb shtrenjta. Koh\u00ebzgjatja e fluturimeve u shtua deri n\u00eb dhjet\u00eb or\u00eb, nd\u00ebrsa ndalesat e paparashikuara p\u00ebr furnizim me karburant n\u00eb aeroporte t\u00eb panjohura u b\u00ebn\u00eb rutin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat nga Flightradar24 tregojn\u00eb se pilot\u00ebt tani p\u00ebrballen me \u201ckorridore super t\u00eb ngarkuara\u201d \u2013 rrug\u00eb t\u00eb ngushta t\u00eb mbushura me aeroplan dhe me zona, n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt, ku ka ndales\u00eb fluturimi. Fluturimet n\u00eb nj\u00eb trafik t\u00eb till\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar rrisin ndjesh\u00ebm rrezikun e aksidenteve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontrollor\u00ebt e trafikut ajror b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr ta menaxhuar situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Mbi Detin e Kuq, Libin\u00eb, Sudanin, Sirin\u00eb dhe n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb Afrik\u00ebs Sub-Sahariane, fluturimet po devijohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimeve p\u00ebr sigurin\u00eb. Kontrolli ajror n\u00eb zonat e konfliktit shpesh \u00ebsht\u00eb i \u00e7rregullt ose nuk ekziston fare, dhe pilot\u00ebt detyrohen t\u00eb koordinojn\u00eb devijimet n\u00eb aj\u00ebr duke p\u00ebrdorur kanale t\u00eb vjetruara ose rrug\u00eb alternative komunikimi.<\/p>\n<p>Pasojat mjedisore dhe ekonomike<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto devijime t\u00eb fluturimeve kan\u00eb nj\u00eb kosto t\u00eb madhe p\u00ebr mjedisin. Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb fundit t\u00eb kryer nga Universiteti Reading n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe Institut Pierre-Simon Laplace n\u00eb Franc\u00eb, shmangia e hap\u00ebsir\u00ebs ajrore ruse ka shkaktuar nj\u00eb rritje prej 8.2 milion\u00eb ton\u00ebsh n\u00eb emetimet e dyoksidit t\u00eb karbonit brenda nj\u00eb viti. Fluturimet q\u00eb jan\u00eb prekur nga ky devijim kan\u00eb djegur mesatarisht 13 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb karburant, dhe rritja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb rrug\u00ebt ajrore nd\u00ebrmjet Evrop\u00ebs dhe Azis\u00eb si dhe Amerik\u00ebs s\u00eb Veriut dhe Azis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hulumtim tjet\u00ebr, i kryer m\u00eb 2024 nga Viktoriia Ivannikova, studiuese e njohur n\u00eb fush\u00ebn e aviacionit n\u00eb Universitetin City t\u00eb Dublinit, gjeti se fluturimet e devijuara nga Evropa drejt Azis\u00eb tani i kushtojn\u00eb linjave ajrore deri n\u00eb 39 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr karburant dhe l\u00ebshojn\u00eb deri n\u00eb 40 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb dyoksid karboni \u2013 shifra t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr nj\u00eb industri q\u00eb tashm\u00eb po p\u00ebrballet me presion t\u00eb madh p\u00ebr dekarbonizim.<\/p>\n<p>Fituesit dhe humb\u00ebsit n\u00eb luft\u00ebrat e qiellit<\/p>\n<p>Transportuesit ajror\u00eb kinez\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur hap\u00ebsir\u00ebn ajrore ruse. Rrug\u00ebt e tyre nga Evropa drejt Azis\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejta dhe m\u00eb t\u00eb lira, duke rritur konkurrenc\u00ebn p\u00ebr kompanit\u00eb per\u00ebndimore q\u00eb nuk kan\u00eb qasje n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat korridore.<\/p>\n<p>British Airways, p\u00ebr shembull, u detyrua t\u00eb anulonte linj\u00ebn Lond\u00ebr-Pekin dhe nj\u00ebr\u00ebn nga fluturimet ditore Lond\u00ebr-Hong Kong gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2024 p\u00ebr shkak t\u00eb humbjeve t\u00eb m\u00ebdha financiare.<\/p>\n<p>Finnair, kompania kryesore e Helsinkit, e ka humbur avantazhin e saj n\u00eb lidhjen midis Evrop\u00ebs dhe Azis\u00eb. Nj\u00eb fluturim p\u00ebr n\u00eb Shangai, q\u00eb dikur zgjaste 9 or\u00eb me kompanin\u00eb ajrore kineze Juneyao, tani zgjat 12 or\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb me Finnair.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara, kompanit\u00eb ajrore po ndiejn\u00eb presionin. Kompania United Airlines, p\u00ebr shembull, e ka zhvendosur itinerarin Delhi\u2013Njuark nga nj\u00eb fluturim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb 13-or\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim 15-or\u00ebsh p\u00ebrmes Evrop\u00ebs dhe Lindjes s\u00eb Mesme, p\u00ebr shkak t\u00eb mbylljes s\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs ajrore ruse. Kjo p\u00ebrshtatshm\u00ebri, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj v\u00ebshtir\u00ebsive, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb industris\u00eb s\u00eb aviacionit.<\/p>\n<p>Kompania Air India fillimisht e kapitalizoi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, por m\u00eb pas e humbi avantazhin pas kufizimeve n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ajrore nga Pakistani, pas sulmit terrorist n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Kashmirin e kontestuar.<\/p>\n<p>Raketat n\u00eb qiell<\/p>\n<p>N\u00eb rajonet pran\u00eb zonave t\u00eb luft\u00ebs, qiejt m\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm domen\u00eb p\u00ebr aeroplan\u00ebt komercial\u00eb. Aktiviteti ushtarak tani \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb rrug\u00ebt civile. N\u00eb shkurt, Kina zhvilloi st\u00ebrvitje detare ushtarake pa paralajm\u00ebrim n\u00eb Detin Tasman. Aeroplan\u00ebt komercial\u00eb u detyruan t\u00eb ndryshonin rrug\u00ebn gjat\u00eb fluturimit pasi nj\u00eb pilot i Virgin Australia mori gabimisht nj\u00eb paralajm\u00ebrim n\u00eb nj\u00eb frekuenc\u00eb radioje t\u00eb pap\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2024, nj\u00eb sistem rus i mbrojtjes ajrore aksidentalisht rr\u00ebzoi nj\u00eb fluturim t\u00eb AZAL nga Azerbajxhani pran\u00eb Aktaut n\u00eb Kazakistan. Tridhjet\u00eb e tet\u00eb nga 67 personat n\u00eb bord humb\u00ebn jet\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, nj\u00eb aeroplan mallrash nga Kirgizia u rr\u00ebzua n\u00eb Sudan nga luft\u00ebtar\u00eb rebel\u00eb q\u00eb e ngat\u00ebrruan me nj\u00eb aeroplan ushtarak.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb incidente t\u00eb izoluara. Fluturimi PS752 i Ukraine International Airlines u rr\u00ebzua nga Irani n\u00eb vitin 2020, nd\u00ebrsa Fluturimi MH17 i Malaysia Airlines u shkat\u00ebrrua nga nj\u00eb raket\u00eb, e furnizuar nga Rusia, mbi Ukrain\u00eb n\u00eb vitin 2014. T\u00eb dyja tragjedit\u00eb sh\u00ebrbyen si paralajm\u00ebrime t\u00eb ashpra: aeroplan\u00ebt komercial\u00eb jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb b\u00ebhen d\u00ebme kolaterale.<\/p>\n<p>Sistemi bot\u00ebror i udh\u00ebtimit ajror, q\u00eb dikur ishte nj\u00eb mrekulli e shpejt\u00ebsis\u00eb, siguris\u00eb dhe lidhshm\u00ebris\u00eb, tani ngjan me nj\u00eb rrjet t\u00eb nd\u00ebrlikuar interesash gjeopolitike. \u00c7do konflikt i ri riform\u00ebson hart\u00ebn. \u00c7do mbyllje, \u00e7do ndryshim rruge dhe \u00e7do ndalim i hap\u00ebsir\u00ebs ajrore shton vonesa, emetime dhe kosto. <em><strong>\/REL\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/qiej-te-trazuar-konfliktet-ushtarake-qe-po-ndryshojne-aviacionin-boteror\/\">Qiej t\u00eb trazuar: Konfliktet ushtarake q\u00eb po ndryshojn\u00eb aviacionin bot\u00ebror<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lart n\u00eb qiell, linjat e njohura t\u00eb udh\u00ebtimeve bot\u00ebrore ajrore po zhduken. Aty, ku dikur pilot\u00ebt fluturonin n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta transkontinentale, tani ata po navigojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb qiell q\u00eb duket si xham i thyer \u2013 miliona fluturime q\u00eb po realizohen p\u00ebrmes korridoreve t\u00eb mbipopulluara. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha ajrore, \u00e7udit\u00ebrisht, mbeten [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33988","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33988","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33988"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33988\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33988"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33988"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33988"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}