{"id":33968,"date":"2025-08-02T20:49:12","date_gmt":"2025-08-02T20:49:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/trump-shkarkoi-kryetaren-e-byrose-se-statistikave-te-punes-demokrati-me-i-larte-i-senatit-eshte-nje-udheheqes-i-keq-shkarkon-dike-se-nuk-i-pelqejne-shifrat\/"},"modified":"2025-08-02T20:49:12","modified_gmt":"2025-08-02T20:49:12","slug":"trump-shkarkoi-kryetaren-e-byrose-se-statistikave-te-punes-demokrati-me-i-larte-i-senatit-eshte-nje-udheheqes-i-keq-shkarkon-dike-se-nuk-i-pelqejne-shifrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/trump-shkarkoi-kryetaren-e-byrose-se-statistikave-te-punes-demokrati-me-i-larte-i-senatit-eshte-nje-udheheqes-i-keq-shkarkon-dike-se-nuk-i-pelqejne-shifrat\/","title":{"rendered":"Trump shkarkoi kryetaren e Byros\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Pun\u00ebs\/ Demokrati m\u00eb i lart\u00eb i Senatit: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i keq, shkarkon dik\u00eb se nuk i p\u00eblqejn\u00eb shifrat"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i SHBA-s\u00eb, Donald Trump, ka shkarkuar shefin e nj\u00ebrit prej institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ekonomike t\u00eb Amerik\u00ebs, disa or\u00eb pasi t\u00eb dh\u00ebnat e pun\u00ebsimit m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta se sa pritej shkaktuan alarm t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb lidhje me politik\u00ebn e tij tarifore.<\/p>\n<p>N\u00eb rrjetet sociale, Trump pretendoi se Erika McEntarfer, komisionere e Byros\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Pun\u00ebs (BLS), kishte manipuluar shifrat e vendeve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb republikan\u00ebt dhe vet\u00eb Trump t\u00eb dukeshin keq. L\u00ebvizja e paprecedent\u00eb nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb shkaktoi akuza se Trump po politizonte t\u00eb dh\u00ebnat ekonomike. Demokrati m\u00eb i lart\u00eb i Senatit, Chuck Schumer, tha se presidenti ishte nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i keq q\u00eb q\u00ebllon lajm\u00ebtarin p\u00ebr statistika t\u00eb dob\u00ebta.<\/p>\n<p>Tregjet e aksioneve n\u00eb SHBA u trondit\u00ebn t\u00eb premten pasi Trump, vazhdoi me planet e tij p\u00ebr t\u00eb rritur tarifat e importit p\u00ebr mallrat nga vendet e bot\u00ebs. Shifrat u publikuan m\u00eb pas nga BLS duke treguar se pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb SHBA shtuan vet\u00ebm 73,000 vende pune n\u00eb korrik, shum\u00eb m\u00eb posht\u00eb parashikimeve p\u00ebr 109,000 vende t\u00eb reja pune.<\/p>\n<p>Agjencia gjithashtu rishikoi rritjen e pun\u00ebsimit posht\u00eb n\u00eb maj dhe qershor, duke raportuar 250,000 vende pune m\u00eb pak nga sa mendohej m\u00eb par\u00eb. Ky ishte rishikimi m\u00eb i madh n\u00eb r\u00ebnie i shifrave t\u00eb pun\u00ebsimit \u2013 p\u00ebrve\u00e7 epok\u00ebs s\u00eb Covid-it \u2013 q\u00eb nga viti 1979.<\/p>\n<p>Edhe pse ndryshimet e k\u00ebtij muaji ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se zakonisht, analist\u00ebt than\u00eb se p\u00ebrdit\u00ebsimet ishin n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb dh\u00ebnat e tjera q\u00eb tregonin ngadal\u00ebsim, shkruan BBC.<\/p>\n<p>Presidenti ka hedhur posht\u00eb shqet\u00ebsimet n\u00eb lidhje me planet e tij tarifore, t\u00eb cilat ai thot\u00eb se do t\u00eb nxisin prodhimin n\u00eb SHBA dhe do t\u00eb ribalancojn\u00eb tregtin\u00eb globale. Por t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebsaj jave dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsimesh nga kompanit\u00eb mbi kostot e tarifave i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto parashikime m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u injoruar.<\/p>\n<p>Lidhur me vendimin p\u00ebr shkarkimin e McEntarfer, ish-Sekretari i Thesarit t\u00eb SHBA-s\u00eb Larry Summers tha: \u201cShkarkimi i kreut t\u00eb nj\u00eb agjencie ky\u00e7e qeveritare sepse nuk ju p\u00eblqejn\u00eb shifrat q\u00eb ata raportojn\u00eb, t\u00eb cilat vijn\u00eb nga anketa q\u00eb p\u00ebrdorin procedura t\u00eb p\u00ebrcaktuara prej koh\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ndodh n\u00eb vendet autoritare, jo n\u00eb ato demokratike.\u201d<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e BLS, nj\u00eb grup an\u00ebtar\u00ebt e t\u00eb cilit p\u00ebrfshijn\u00eb dy ish-komisioner\u00eb t\u00eb agjencis\u00eb, than\u00eb: \u201cKur udh\u00ebheq\u00ebsit e kombeve t\u00eb tjera kan\u00eb politizuar t\u00eb dh\u00ebnat ekonomike, kjo ka shkat\u00ebrruar besimin e publikut n\u00eb t\u00eb gjitha statistikat zyrtare dhe n\u00eb shkenc\u00ebn qeveritare.\u201d<\/p>\n<p>McEntarfer e quajti koh\u00ebn e saj si komisionere \u201cnderin e jet\u00ebs sime\u201d, nd\u00ebrsa e p\u00ebrshkroi pun\u00ebn e agjencis\u00eb si \u201cjetike dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d. Trump ka sulmuar figura ky\u00e7e ekonomike n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, s\u00eb fundmi Jerome Powell, kryetar i Rezerv\u00ebs Federale t\u00eb SHBA-s\u00eb, nd\u00ebrsa banka qendrore vazhdon t\u00eb l\u00ebr\u00eb normat e interesit t\u00eb pandryshuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb an\u00ebtare e komitetit t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb norm\u00ebs s\u00eb interesit t\u00eb Rezerv\u00ebs Federale, Adriana Kugler, po jep dor\u00ebheqjen para kohe duke i dh\u00ebn\u00eb Trumpit nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar dik\u00eb t\u00eb ri. Mandati i saj duhej t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb janarin e ardhsh\u00ebm. Kreu i Departamentit t\u00eb Pun\u00ebs, i cili mbik\u00ebqyr BLS-n\u00eb, shkroi n\u00eb mediat sociale se z\u00ebvend\u00ebskomisioneri i agjencis\u00eb, William Wiatrowski, do t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr rolin gjat\u00eb k\u00ebrkimit p\u00ebr nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim.<\/p>\n<p>Disa analist\u00eb spekuluan se t\u00eb dh\u00ebnat e pun\u00ebsimit mund t\u00eb pasqyrojn\u00eb nj\u00eb goditje p\u00ebr bizneset e vogla, t\u00eb cilat zakonisht jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ngadalta n\u00eb p\u00ebrgjigjen ndaj anketave dhe jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ndjeshme ndaj tarifave. McEntarfer punoi p\u00ebr qeverin\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet p\u00ebrpara se t\u00eb nominohej nga Biden p\u00ebr t\u00eb drejtuar BLS n\u00eb vitin 2023. Ajo u konfirmua m\u00eb von\u00eb pothuajse unanimisht nga Senati i SHBA-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nga n\u00ebnkryetari aktual JD Vance, i cili at\u00ebher\u00eb ishte senator i Ohajos.<\/p>\n<p>Michael Strain, drejtor i studimeve t\u00eb politikave ekonomike n\u00eb Institutin Amerikan t\u00eb Nd\u00ebrmarrjeve me prirje t\u00eb djathta, e mbrojti Entarferin, duke th\u00ebn\u00eb se ajo ishte sjell\u00eb me \u201cintegritet t\u00eb madh\u201d. Trump e mbrojti vendimin dhe tha se largimi i saj ishte i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb t\u00eb kishte \u201cnjer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebve mund t\u2019u besojm\u00eb\u201d n\u00eb k\u00ebto poste.<\/p>\n<p>\u201cPse duhet t\u2019u besoj\u00eb dikush shifrave?\u201d u tha presidenti gazetar\u00ebve kur po largohej nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb t\u00eb premten.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb besoj se numrat ishin t\u00eb rrem\u00eb, nj\u00ebsoj si\u00e7 ishin para zgjedhjeve, dhe kishte edhe raste t\u00eb tjera \u2013 k\u00ebshtu q\u00eb e dini \u00e7far\u00eb b\u00ebra? E shkarkova at\u00eb, dhe e dini \u00e7far\u00eb b\u00ebra? Gj\u00ebja e duhur.\u201d<\/p>\n<p>Tarifat<\/p>\n<p>Debati p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat vjen nd\u00ebrsa Trump rip\u00ebrcakton politik\u00ebn tregtare, duke goditur mallrat nga vendet anemban\u00eb bot\u00ebs me tarifa t\u00eb reja q\u00eb variojn\u00eb nga 10% deri n\u00eb 50%. Kur Trump paraqiti plane t\u00eb ngjashme n\u00eb prill, aksionet n\u00eb SHBA ran\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 10% brenda nj\u00eb jave, nd\u00ebrsa shqet\u00ebsimet u p\u00ebrhap\u00ebn n\u00eb tregjet e dollarit dhe obligacioneve.<\/p>\n<p>Tregu i aksioneve u rim\u00ebk\u00ebmb pasi ai pezulloi disa nga masat m\u00eb drastike, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nj\u00eb taks\u00eb prej 10% m\u00eb pak nd\u00ebshkuese dhe m\u00eb t\u00eb pritshme. N\u00eb jav\u00ebt e fundit, indekset n\u00eb SHBA jan\u00eb tregtuar rreth niveleve m\u00eb t\u00eb larta historike.<\/p>\n<p>Masat e fundit jan\u00eb m\u00eb pak ekstreme se ato q\u00eb Trump paraqiti p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb prill, por ato do ta \u00e7ojn\u00eb norm\u00ebn mesatare t\u00eb tarifave n\u00eb af\u00ebrsisht 17%, nga m\u00eb pak se 2.5% n\u00eb fillim t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/trump-shkarkoi-kryetaren-e-byrose-se-statistikave-te-punes-demokrati-me-i-larte-i-senatit-eshte-nje-udheheqes-i-keq-shkarkon-dike-se-nuk-i-pelqejne-shifrat\/\">Trump shkarkoi kryetaren e Byros\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Pun\u00ebs\/ Demokrati m\u00eb i lart\u00eb i Senatit: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i keq, shkarkon dik\u00eb se nuk i p\u00eblqejn\u00eb shifrat<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i SHBA-s\u00eb, Donald Trump, ka shkarkuar shefin e nj\u00ebrit prej institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ekonomike t\u00eb Amerik\u00ebs, disa or\u00eb pasi t\u00eb dh\u00ebnat e pun\u00ebsimit m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta se sa pritej shkaktuan alarm t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb lidhje me politik\u00ebn e tij tarifore. N\u00eb rrjetet sociale, Trump pretendoi se Erika McEntarfer, komisionere e Byros\u00eb s\u00eb Statistikave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33968","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33968","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33968"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33968\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33968"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33968"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}