{"id":33935,"date":"2025-08-02T16:48:44","date_gmt":"2025-08-02T16:48:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/si-nisi-carja-e-enverit-me-sovjetiket-perplasja-e-pare-me-mikojanin-ne-moske-ku-akuzoi-se-kane-rekrutuar-koco-tashkon\/"},"modified":"2025-08-02T16:48:44","modified_gmt":"2025-08-02T16:48:44","slug":"si-nisi-carja-e-enverit-me-sovjetiket-perplasja-e-pare-me-mikojanin-ne-moske-ku-akuzoi-se-kane-rekrutuar-koco-tashkon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/si-nisi-carja-e-enverit-me-sovjetiket-perplasja-e-pare-me-mikojanin-ne-moske-ku-akuzoi-se-kane-rekrutuar-koco-tashkon\/","title":{"rendered":"Si nisi \u00e7arja e Enverit me sovjetik\u00ebt: P\u00ebrplasja e par\u00eb me Mikojanin n\u00eb Mosk\u00eb, ku akuzoi se kan\u00eb rekrutuar Ko\u00e7o Tashkon"},"content":{"rendered":"<p>Nga Armand Jonuzi<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Bashkimit Sovjetik, sa vinin e b\u00ebheshin m\u00eb t\u00eb akullta. Ishte vitit 1960, dhe p\u00ebrplasjet mes udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb partive komuniste t\u00eb dy vendeve, sa vinin dhe shtoheshin. Ka pasur disa momente n\u00eb prag t\u00eb mbledhjes s\u00eb Mosk\u00ebs, me r\u00ebnd\u00ebsi historike. N\u00eb dat\u00ebn 8 n\u00ebntor, udh\u00ebheqja e Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Bashkimit Sovjetik, u shp\u00ebrndau t\u00eb gjitha delegacioneve, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe delegacionin e PPSH-s\u00eb, nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb Komiteti Qendror i Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Bashkimit Sovjetik, i drejtonte Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Kin\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr ishin renditur nga sovjetik\u00ebt t\u00eb gjitha kritikat, akuzat, v\u00ebrejtjet q\u00eb kishte Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, p\u00ebr udh\u00ebheqjen e Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>MIKOJANI: Kurr\u00eb nuk kam menduar, q\u00eb ai t\u00eb arrij\u00eb deri atje.<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: Pra, ju nuk na besoni. Kini parasysh se jam Sekretar i Par\u00eb i Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs. Kam qen\u00eb dhe jam mik i Bashkimit Sovjetik. Ju mund t\u00eb mos m\u00eb besoni mua, por u besoni \u201c\u00e7inovnik\u00ebve\u201d tuaj. Cili \u00ebsht\u00eb interesi i PPSH-s\u00eb, q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb mosmarr\u00ebveshje e t\u00eb thot\u00eb gj\u00ebra t\u00eb paqena, p\u00ebr ambasadorin e Bashkimit Sovjetik?!<\/p>\n<p>MIKOJANI: E besoj se ju s\u2019jeni t\u00eb interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ambasadori nuk na ka folur ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr ju. Ai, si njeri, \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n<p>SUSLLOVI: Jo shum\u00eb i zgjuar, sidomos politikisht.<\/p>\n<p>MIKOJANI: Na thoni, \u00e7\u2019duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb q\u00eb t\u00eb rregullohen marr\u00ebdh\u00ebniet tona. Ambasadorin do ta nd\u00ebrrojm\u00eb.<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: Nuk \u00ebsht\u00eb ashtu, ne s\u2019kemi marr\u00ebdh\u00ebnie thjesht diplomatike, por lidhje partie e k\u00ebto duhet t\u00eb jen\u00eb mbi baza marksiste-leniniste. P\u00ebr shembull, ambasadori Ivanov, i kishte lidhjet me mua. P\u00ebrse ai duhet t\u00eb takonte kryetarin e Komisionit t\u00eb Revizionimit?! (B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Ko\u00e7o Tashkon, sh\u00ebnimi yn\u00eb). Un\u00eb jam Sekretar i Par\u00eb i Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb. Ju kam pyetur p\u00ebrse e p\u00ebrjashtuat Zhukovin? Deri tani s\u2019di asgj\u00eb. Ambasadori sovjetik, gjithnj\u00eb ka ardhur te un\u00eb dhe m\u00eb ka pyetur p\u00ebr plenumet e Partis\u00eb son\u00eb, un\u00eb i kam treguar. Erdhi e m\u00eb pyeti edhe p\u00ebr punimet e k\u00ebtij Plenumi (\u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr Plenumin XVII t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb, i cili i zhvilloi punimet m\u00eb 11-12 korrik 1960, dhe aprovoi veprimtarin\u00eb e delegacionit t\u00eb PPSH-s\u00eb n\u00eb Mbledhjen e Bukureshtit).<\/p>\n<p>Un\u00eb i thash\u00eb at\u00eb q\u00eb duhej th\u00ebn\u00eb. P\u00ebrderisa Sekretari i Par\u00eb i Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb, i tha kaq, ai duhet t\u00eb shkonte n\u00eb sht\u00ebpi e t\u00eb flinte. Ndryshe, n\u00eb qoft\u00eb se ambasadori juaj kap nj\u00ebrin e tjetrin, ai e shok\u00ebt e tij s\u2019jan\u00eb diplomat\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb nj\u00eb vendi socialist, por zbulues. Punonj\u00ebsit e ambasad\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet Bespallovit, kap\u00ebn kryetarin e Komisionit te Revizionimit dhe e p\u00ebrpunuan n\u00eb dy takime, pastaj radh\u00ebn e tret\u00eb e thirr\u00ebn p\u00ebr drek\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ambasadorit, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e sekretarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb ambasad\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe ishin t\u00eb tre, ambasadori, k\u00ebshilltari, sekretari. Atje shoku yn\u00eb, i cili para 15 dit\u00ebsh ishte dakord me vendimin e Plenumit, me vij\u00ebn e Komitetit ton\u00eb Qendror, iu kund\u00ebrvu vij\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb. Tani ju pyes ju: A mund t\u00eb lejohet q\u00eb nj\u00eb ambasador t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe nga koka e tij?! Ne mendojm\u00eb se q\u00ebllimi i k\u00ebtyre veprimeve, ka qen\u00eb t\u00eb krijohej diversion n\u00eb Partin\u00eb ton\u00eb. Ambasadori juaj shkoi edhe m\u00eb larg. Ai u tha n\u00eb aerodrom gjeneral\u00ebve tan\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb aluzion p\u00ebr ngjarjet e Bukureshtit: \u201cMe k\u00eb do t\u00eb jet\u00eb ushtria\u201d?<\/p>\n<p>MIKOJANI, KOZLLOVI: Ai \u00ebsht\u00eb budalla.<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: Un\u00eb ju respektoj, por ne nuk mund t\u2019i ham\u00eb justifikime t\u00eb tilla, megjith\u00ebse nuk kemi eksperienc\u00ebn tuaj. Lidhur me ftes\u00ebn q\u00eb m\u00eb b\u00ebri Hrushovi, kjo \u00ebsht\u00eb kryesore. Un\u00eb n\u00eb fillim vendosa t\u00eb takoheshim. Po, kur mora materialin tuaj, letr\u00ebn drejtuar shok\u00ebve kinez\u00eb m\u00eb 5 n\u00ebntor, shikoj se atje Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga Kampi Socialist. Atje num\u00ebrohen t\u00eb gjitha vendet e demokracis\u00eb popullore t\u00eb Evrop\u00ebs, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>SUSLLOVI: Atje nuk p\u00ebrmendet as Bashkimi Sovjetik.<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: \u00c7\u2019jan\u00eb k\u00ebto q\u00eb na thoni. Un\u00eb, po t\u00eb isha n\u00eb vendin tuaj, do ta pranoja se \u00ebsht\u00eb gabim. Ivanovi ka vepruar k\u00ebshtu, Gre\u00e7ko gjithashtu, n\u00eb dokument jan\u00eb shkruar gj\u00ebra t\u00eb tilla, Hrushovi i ka folur Ten Hsiao Pinit, gj\u00ebra t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por ju asgj\u00eb s\u2019pranoni. Kurse ne, kemi qen\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb me ju. Edhe Kosigini nuk u soll mir\u00eb me mua, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb pat\u00ebm. Ai u soll sikur t\u00eb ishte padron. Tha se; \u201cka armiq n\u00eb Partin\u00eb tuaj, q\u00eb duan t\u00eb na p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb\u201d. K\u00ebt\u00eb vit ne kemi qen\u00eb keq p\u00ebr buk\u00eb, nga kushtet shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda natyrore. Kishim buk\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr 15 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Ju k\u00ebrkuam 50 mij\u00eb ton\u00eb drith\u00eb, 45 dit\u00eb prit\u00ebm, por p\u00ebrgjigje nuk mor\u00ebm. Blem\u00eb n\u00eb Franc\u00eb me valut\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Tregtari francez erdhi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb matur pulsin. Ai tha se; \u201csi \u00ebsht\u00eb e mundur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Shqip\u00ebria s\u2019ka bler\u00eb buk\u00eb n\u00eb vendet per\u00ebndimore. Bashkimi Sovjetik shet drith\u00eb kudo\u201d? Ne, p\u00ebr t\u00eb zhdukur dyshimet e tij, i tham\u00eb se; \u201cBashkimi Sovjetik na ka dh\u00ebn\u00eb drith\u00eb, na ka dh\u00ebn\u00eb mis\u00ebr, por ne e p\u00ebrdorim p\u00ebr ushqimin e derrave\u201d. Ne e dim\u00eb ku shisni ju drith\u00eb, ku shesin rumun\u00ebt, gjerman\u00ebt: n\u00eb Angli e gjetk\u00eb. Ju na vut\u00eb kushte dhe ne u detyruam t\u2019ju ofrojm\u00eb flori, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb drithin q\u00eb na duhej.<\/p>\n<p>MIKOJANI: Ne nuk kemi refuzuar t\u2019ju japim drith\u00eb. Un\u00eb e di se juve ju \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar \u00e7do muaj drith\u00eb, me vapor. Ju u propozuat njer\u00ebzve tan\u00eb t\u00eb blinin me ar, ata e pranuan. \u00c7\u2019na duhet valuta juaj?!<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: Shoku Pospjellov, ju e keni par\u00eb se \u00e7\u2019dashuri ushqen populli yn\u00eb p\u00ebr Bashkimin Sovjetik, kur ishit n\u00eb Shqip\u00ebri. Por ju k\u00ebt\u00eb dashuri tani e k\u00ebrkoni te Ko\u00e7o Tashkoja e Liri Belishova e, jo te ne. Taktika q\u00eb ndiqni ju \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e shtremb\u00ebr. P\u00ebrpara se ju t\u2019i shkruanit k\u00ebto gj\u00ebra n\u00eb letr\u00ebn q\u00eb p\u00ebrmenda, duhet t\u00eb bisedonit m\u00eb par\u00eb me mua. Por, kur ju Partin\u00eb ton\u00eb dhe udh\u00ebheqjen e saj, e akuzoni p\u00ebr antisovjetiz\u00ebm, p\u00ebr kriminele, si\u00e7 thoni ju; \u201cp\u00ebr metoda staliniste\u201d, e pasi e keni akuzuar n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, tani doni t\u00eb bisedoni me mua, un\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk mund ta pranoj kurr\u00eb.<\/p>\n<p>MIKOJANI: Ne iu ftuam q\u00eb m\u00eb par\u00eb t\u00eb bisedonim, por ju nuk desh\u00ebt.<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: \u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. Un\u00eb kisha pak dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb pushuar, ky ishte nj\u00eb gjys\u00ebm pushimi, sepse punoja p\u00ebr raportin e Kongresit t\u00eb Partis\u00eb. Shoku Hysni Kapo m\u00eb tha se Ivanovi i kishte transmetuar q\u00eb; shoku Enver, po t\u00eb doj\u00eb, mund t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pushuar n\u00eb Bashkimin Sovjetik. Por s\u2019m\u00eb tha p\u00ebr takimin me Hrushovin.<\/p>\n<p>HYSNI KAPO: P\u00ebrsa i p\u00ebrket letr\u00ebs suaj, me t\u00eb cil\u00ebn na ftonit p\u00ebr t\u00eb biseduar, n\u00eb t\u00eb dilte qart\u00eb, se p\u00ebrse duhej t\u00eb bisedonim.<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: Letra fliste t\u00eb takoheshim n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>MIKOJANI: Jo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kin\u00ebs; atje fjala \u201cKin\u00eb\u201d, as q\u00eb p\u00ebrmendet. Ju refuzuat t\u00eb takoheshit.<\/p>\n<p>MEHMET SHEHU: Si mund t\u00eb mohohet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb? Si mund t\u00eb silleni n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndaj vendit ton\u00eb? R\u00ebndoft\u00eb turpi mbi ju, shoku Kozllov, q\u00eb i lejoni vetes t\u2019i jepni ultimatum Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>KOZLLOVI: Kur kaloi k\u00ebtu delegacioni juaj, un\u00eb vet\u00ebm thash\u00eb se m\u00eb \u00e7uditi pozita e shokut Kapo. Q\u00ebndrimi juaj ishte i ndrysh\u00ebm nga ai i partive t\u00eb tjera. Ne jemi sjell\u00eb mir\u00eb me ju. Shoku Enver kur ka folur n\u00eb Leningrad, ka th\u00ebn\u00eb se populli shqiptar e ndjen veten, jo nj\u00eb milion, por 201 milion\u00eb.<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: E them edhe tani, por jo n\u00eb qoft\u00eb se ju nuk keni parasysh Kin\u00ebn. Edhe ne, edhe ju, duhet t\u00eb jemi p\u00ebr unitetin e kampit, p\u00ebr nj\u00eb miliard\u00eb. Ne e duam Bashkimin Sovjetik, por edhe popullin kinez, edhe Partin\u00eb Komuniste t\u00eb Kin\u00ebs e duam shum\u00eb. Por, pse pas Bukureshtit ju, shoku Kozllov, flisni p\u00ebr zig-zage t\u00eb Partis\u00eb son\u00eb, me k\u00eb do t\u00eb jemi, \u201cme 200, apo me 600 milion\u00ebt\u201d? Edhe n\u00eb takimin ku asistonin ambasador\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ju keni th\u00ebn\u00eb se mjafton nj\u00eb bomb\u00eb, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb shkrumb e hi.<\/p>\n<p>HYSNI KAPO: Ju thoni, se ne gjoja flasim pas shpine. Por, Hrushovi m\u00eb dat\u00ebn 22 tetor, i ka th\u00ebn\u00eb shokut Ten Hsiao Pin, se k\u00ebtej e tutje ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb sillet si dhe ndaj Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>JURI ANDROPOV: Ja se si ka qen\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje; n\u00eb bised\u00ebn me shok\u00ebt kinez\u00eb, shoku Hrushov tha se disa udh\u00ebheq\u00ebs shqiptar\u00eb s\u2019jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Berlinit nuk ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: Edhe un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Pasi u kthye Hrushovi nga Parisi, Ivanovi m\u00eb pyeti p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Berlinit. Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja: \u201cSipas mendimit tim personal, imperializmi \u00ebsht\u00eb tronditur, pozitat tona jan\u00eb t\u00eb forta, \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb situat\u00eb politike e favorshme n\u00eb Amerik\u00eb, e cila mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet p\u00ebr zgjidhjen e problemit t\u00eb Berlinit. Ky ishte mendimi im personal\u201d.<\/p>\n<p>MIKOJANI: K\u00ebtu s\u2019ka gj\u00eb t\u00eb keqe, por jo si e ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebri, i cili na ka ofenduar, u ka th\u00ebn\u00eb oficer\u00ebve tan\u00eb \u201cju u tremb\u00ebt n\u00eb Berlin, nuk e mbajt\u00ebt fjal\u00ebn\u201d etj\u2026\u2026.<\/p>\n<p>ANDROPOVI: Hrushovi tha lidhur me k\u00ebto fjal\u00eb se me shqiptar\u00ebt kemi pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira, po ja q\u00eb, si\u00e7 tregojn\u00eb pun\u00ebt, ne s\u2019mund t\u2019u besojm\u00eb e humb\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb\u2026\u2026<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: Edhe k\u00ebshtu nuk \u00ebsht\u00eb aspak shoq\u00ebrore. Si na ka m\u00ebsuar partia e bolshevik\u00ebve? T\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra kan\u00eb nj\u00eb burim. Marksiz\u00ebm-leninizmi nuk njeh q\u00eb ngjarjet t\u00eb zhvillohen spontanisht. Prandaj duhet t\u00eb thelloheni n\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra. Cilat jan\u00eb arsyet q\u00eb soll\u00ebn n\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra pas Bukureshtit? Ne mendojm\u00eb se ju duhet t\u00eb na i thoni ato.<\/p>\n<p>MIKOJANI: Mundet q\u00eb ne jemi njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebqij, por ne s\u2019jemi budallenj. P\u00ebrse t\u00eb na duhet keq\u00ebsimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me ju?<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: Edhe ne e kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje. Le q\u00eb ne s\u2019kemi gabuar, por, edhe sikur t\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb gabime, PK e BS-s\u00eb q\u00eb ka par\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, pse nuk tregoi durim me ne shqiptar\u00ebt dhe udh\u00ebheqja e saj t\u00eb thoshte: \u201cMir\u00eb, shqiptar\u00ebt kan\u00eb gabuar, t\u00eb shohim \u00e7do t\u00eb thon\u00eb nes\u00ebr pasi t\u00eb mendohen\u201d. Duhet ta dini shok\u00eb, se neve nuk na vjen mir\u00eb kur shohim k\u00ebto q\u00eb po ndodhin n\u00eb q\u00ebndrimet e udh\u00ebheq\u00ebsve e t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb zyrtar\u00eb sovjetik\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb e Partis\u00eb son\u00eb t\u00eb Pun\u00ebs. Ne ju themi se duhet ndryshuar krejt fryma jo e sh\u00ebndosh\u00eb q\u00eb ekziston n\u00eb njer\u00ebzit tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00eb pas Mbledhjes s\u00eb Bukureshtit, pas atyre q\u00eb po b\u00ebn Ivanovi me shok\u00eb, un\u00eb s\u2019kam takuar e s\u2019do t\u2019i takoj njer\u00ebzit tuaj n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>MIKOJANI: Kuadrot tuaj kan\u00eb ndryshuar q\u00ebndrimin ndaj nesh. Komiteti Qendror i Partis\u00eb son\u00eb p\u00ebrmendet. Hrushovi p\u00ebrmendet vet\u00ebm se vepron, jo drejt.<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: Duhet t\u2019ju them shoq\u00ebrisht se Hrushovi na akuzon shpesh p\u00ebr gjaknxeht\u00eb. Por vet\u00eb Hrushovi duhet t\u00eb kontrolloj\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb thot\u00eb, sepse \u00e7do shtet, \u00e7do njeri ka dinjitetin e tij. Ai ka th\u00ebn\u00eb se Shqip\u00ebrin\u00eb do ta trajtojm\u00eb nj\u00eblloj si Jugosllavin\u00eb. Ju nuk duhet t\u00eb shkruani gj\u00ebra t\u00eb tilla n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>POSPJELLOVI: Shoku Hysni Kapo n\u00eb Bukuresht n\u00eb replikat e tij ka vepruar jo drejt.<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: Bukureshtin, ashtu si e organizuat ju, ne s\u2019e pranojm\u00eb edhe tashti.<\/p>\n<p>MIKOJANI: Bukureshti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr. Tani \u00e7\u00ebshtja shtrohet n\u00ebse duhet t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb ose jo marr\u00ebdh\u00ebniet tona. Sot shoku Hrushov, n\u00eb fjalimin e tij, tha se ne do t\u00eb kemi miq\u00ebsi edhe me partit\u00eb, me t\u00eb cilat kemi mosmarr\u00ebveshje. Ne duhet t\u00eb takohemi dhe t\u00eb bisedojm\u00eb.<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: Ne s\u2019jemi kund\u00ebr takimeve. Por nga shok\u00ebt e udh\u00ebheqjes s\u00eb PK t\u00eb BS-s\u00eb ne k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm, sepse t\u2019u shp\u00ebrndani nj\u00eb dokument 80-t\u00eb e ca partive ku lini Shqip\u00ebrin\u00eb jasht\u00eb vendeve socialiste dhe pastaj t\u00eb na ftoni: \u201cejani t\u00eb bisedojm\u00eb\u201d, kjo \u00ebsht\u00eb krejt e papranueshme nga ne.<\/p>\n<p>SUSLLOVI, MIKOJANI: Le t\u00eb takohemi p\u00ebr t\u00eb diskutuar se si t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona.<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: Ne gjithashtu k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona.<\/p>\n<p>SUSLLOVI: Por jo me nj\u00eb ton t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: Dua t\u2019ju jap nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb: Hiqeni nga mendja se ne jemi gjaknxeht\u00eb. Kur \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr t\u00eb mbrojtur marksiz\u00ebm-leninizmin dhe interesat e popullit ton\u00eb, ne do t\u2019i mbrojm\u00eb ato me zjarr. Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/si-nisi-carja-e-enverit-me-sovjetiket-perplasja-e-pare-me-mikojanin-ne-moske-ku-akuzoi-se-kane-rekrutuar-koco-tashkon\/\">Si nisi \u00e7arja e Enverit me sovjetik\u00ebt: P\u00ebrplasja e par\u00eb me Mikojanin n\u00eb Mosk\u00eb, ku akuzoi se kan\u00eb rekrutuar Ko\u00e7o Tashkon<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Armand Jonuzi Marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Bashkimit Sovjetik, sa vinin e b\u00ebheshin m\u00eb t\u00eb akullta. Ishte vitit 1960, dhe p\u00ebrplasjet mes udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb partive komuniste t\u00eb dy vendeve, sa vinin dhe shtoheshin. Ka pasur disa momente n\u00eb prag t\u00eb mbledhjes s\u00eb Mosk\u00ebs, me r\u00ebnd\u00ebsi historike. N\u00eb dat\u00ebn 8 n\u00ebntor, udh\u00ebheqja e Partis\u00eb Komuniste t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33935","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33935","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33935"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33935\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33935"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33935"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33935"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}