{"id":33930,"date":"2025-08-02T15:49:31","date_gmt":"2025-08-02T15:49:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/13-deshmi-qe-konfirmojne-se-sali-berisha-ishte-i-besuari-i-ramiz-alise-familjes-hoxha-dhe-byrose-politike-per-te-kontrolluar-pd-ne\/"},"modified":"2025-08-02T15:49:31","modified_gmt":"2025-08-02T15:49:31","slug":"13-deshmi-qe-konfirmojne-se-sali-berisha-ishte-i-besuari-i-ramiz-alise-familjes-hoxha-dhe-byrose-politike-per-te-kontrolluar-pd-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/13-deshmi-qe-konfirmojne-se-sali-berisha-ishte-i-besuari-i-ramiz-alise-familjes-hoxha-dhe-byrose-politike-per-te-kontrolluar-pd-ne\/","title":{"rendered":"13 d\u00ebshmi q\u00eb konfirmojn\u00eb se Sali Berisha ishte i besuari i Ramiz Alis\u00eb, familjes Hoxha dhe Byros\u00eb Politike p\u00ebr t\u00eb kontrolluar PD-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Krer\u00ebt e politik\u00ebs shqiptare, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb L\u00ebvizjes s\u00eb Dhjetorit dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, kan\u00eb p\u00ebrkujtuar sot 8 dhjetorin e vitit 1990, Dit\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Rinis\u00eb. 8 dhjetori \u201990 sh\u00ebnon vendosjen e pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, tronditjen deri n\u00eb shk\u00ebrmoqje t\u00eb regjimit komunist dhe startimin e nj\u00eb tranzicioni t\u00eb pambarimt\u00eb. 31 vite m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb grup student\u00ebsh e pedagog\u00ebsh t\u00eb Universiteteve t\u00eb Tiran\u00ebs, banor\u00eb t\u00eb qytetit \u201cStudenti\u201d, u b\u00ebn\u00eb iniciator\u00eb e protagonist\u00eb t\u00eb kthes\u00ebs s\u00eb madhe historike: protestave paq\u00ebsore q\u00eb soll\u00ebn pluralizimin, r\u00ebnien e komunizmit dhe lindjen e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr 31 vite me radh\u00eb, Sali Berisha ka ushqyer nj\u00eb retorik\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, por t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb rreme, ndaj regjimit komunist dhe Enver Hoxh\u00ebs, nj\u00eb strategji kjo q\u00eb e ndihmoj p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe kontrolluar k\u00ebt\u00eb parti t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, kur \u2018biri i tij politik\u2019 Lulzim Basha vendosi ta p\u00ebrjashtonte me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Disa fotografi ku Berisha shfaqej mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb Politike, n\u00eb krah t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, tek oxhaku i Nexhmije Hoxh\u00ebs dhe n\u00eb vark\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e ish-diktatorit, ia hoq\u00ebn Sali Berish\u00ebs mask\u00ebn e anti-komunistit. Qindra d\u00ebshmi, prova dhe fakte t\u00eb tjera, me kalimin e viteve, nxor\u00ebn n\u00eb pah figur\u00ebn e Berish\u00ebs si i besuar i regjimit dhe Ramiz Alis\u00eb.<\/p>\n<p>Lexo edhe :  \u201c\u00c7mendet\u201d Moti\/ \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri deri n\u00eb fundjav\u00eb<br \/>\nMegjithat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka ende njer\u00ebz dhe militant\u00eb t\u00eb verb\u00ebr q\u00eb besojn\u00eb se Sali Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anti-komunist dhe se rr\u00ebzoi regjimin. Sot po sjellim n\u00eb v\u00ebmendje 13 d\u00ebshmi t\u00eb protagonist\u00ebve t\u00eb zhvillimeve historike t\u00eb dhjetorit 1990, t\u00eb cil\u00ebt bashkohen n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb: Sali Berisha ishte nj\u00eb i besuar i Ramiz Alis\u00eb, Nexhmije Hoxh\u00ebs dhe Byros\u00eb Politike, p\u00ebr t\u00eb kontrolluar Partin\u00eb Demokratike,  L\u00ebvizjen e Dhjetorit dhe t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb.<\/p>\n<p>Ramiz Alia: E \u00e7ova Saliun tek student\u00ebt<br \/>\nIsh-presidenti Ramiz Alia, nj\u00eb vit para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2011, pasi publikoi nj\u00eb lib\u00ebr me kujtime, duke u ndaluar edhe tek roli i Berish\u00ebs Berish\u00eb n\u00eb L\u00ebvizjen e Dhjetorit \u201990. Alia tregoi lidhjet e ngushta t\u00eb Berish\u00ebs me Byron\u00eb Politike dhe dashurin\u00eb e tij p\u00ebr Enverin. Ramiz Alia rr\u00ebfen se si e futi n\u00eb loj\u00eb Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll l\u00ebvizjen. \u201cSali Berisha ka qen\u00eb an\u00ebtar i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sekretar i organizat\u00ebs s\u00eb partis\u00eb n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb t\u00eb Universitetit dhe i Spitalit t\u00eb Tiran\u00ebs, bile nj\u00eb nga m\u00eb fanatik\u00ebt, i cili kudo fliste vet\u00ebm me citate t\u00eb E. Hoxh\u00ebs\u2026. Ishte diku rreth or\u00ebs 18. 00, 19. 00 ose aty rrotull, kur S. Berisha erdhi tek un\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Hym\u00eb drejt e n\u00eb tem\u00eb. Saliu m\u00eb tha se do t\u00eb shkonte dhe do t\u00eb bisedonte me student\u00ebt, \u201cmegjith\u00ebse atje nuk kishte student\u00eb t\u00eb tij (t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb)\u201d, prandaj nuk njihte t\u00eb tjer\u00ebt. E vura n\u00eb dijeni se, midis organizator\u00ebve t\u00eb manifestimit, si\u00e7 m\u00eb than\u00eb kur takova p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb e tyre, ishin 2-3 student\u00eb nga Tropoja, k\u00ebshtu q\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kontakti mund t\u00eb gjendej, duke pasur parasysh se edhe vet\u00eb Saliu ishte nga Tropoja. Iku. Bashk\u00eb me t\u00eb, me student\u00ebt i vazhdonin bisedimet edhe ish-Ministri i Arsimit S. Gjinushi dhe ish-Sekretari i Par\u00eb i BRPSH-s\u00eb L. Bashkurti. Diku nga mesnata, Berisha u kthye p\u00ebrs\u00ebri tek un\u00eb. Ishte mjaft i shqet\u00ebsuar (t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshtypje m\u00eb la) dhe i lodhur\u201d, shkruan Alia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, gjat\u00eb diskutimeve n\u00eb mbledhjet sekrete q\u00eb Ramiz Alia zhvillonte me Byron\u00eb Politike n\u00eb vitet 1990-1991, del n\u00eb pah qart\u00eb se Ramiz Alia e instruktonte Berish\u00ebn q\u00eb t\u00eb kritikonte regjimin n\u00eb gazetat e vet\u00eb regjimit, duke e siguruar se nuk do t\u00eb internohej. K\u00ebto shkrime me natyr\u00eb kritike, q\u00eb kalonin n\u00eb duart e Ramizit dhe Nexhmijes, Berisha i paraqiti m\u00eb von\u00eb si \u2018prov\u00eb\u2019 e luft\u00ebs s\u00eb tij kund\u00ebr regjimit komunist.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen me dyer t\u00eb mbyllura t\u00eb dhjetorit 1990, Ramiz Aliaj shprehet \u201cNuk \u00ebsht\u00eb fjala m\u00eb p\u00ebr person. Nuk \u00ebsht\u00eb kritik\u00eb kjo. Dhe ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fyerje posht\u00ebruese. Kuptoni? K\u00ebta ia thash\u00eb edhe Sali Berish\u00ebs; Po ti n\u00eb artikullin q\u00eb shkrove, ti e kritikove Enver Hoxh\u00ebn mbar\u00eb e prap\u00eb. T\u00eb thirri, prokurori p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Jo, m\u00eb tha. Po at\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00eb thua p\u00ebr dekret, p\u00ebr \u00e7far\u00eb m\u00eb ankohesh, i thash\u00eb. Sepse prokurori nuk e pa t\u00eb arsyeshme q\u00eb t\u00eb t\u00eb th\u00ebrras\u00eb. Ti nuk kishe fyerje dhe ofeza n\u00eb shkrim. Por, un\u00eb me ty nuk jam hi\u00e7 dakord p\u00ebr ato q\u00eb ke shkruar\u201d.<\/p>\n<p>Berisha n\u00eb \u201890: Mir\u00ebnjohja e madhe shkon p\u00ebr shoku Ramiz Alia<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr prov\u00eb p\u00ebr raportet mes Berish\u00ebs dhe regjimit \u00ebsht\u00eb fjalimi i tij n\u00eb vitin 1990, ku i thur lavde Ramiz Alis\u00eb para mij\u00ebra qytetar\u00ebve q\u00eb kund\u00ebrshtonin regjimin. Berisha e konsideron Ramiz Alin\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsin e demokratizimin e Shqip\u00ebris\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn men\u00e7uri dhe guxim q\u00eb ka udh\u00ebhequr ushtrin\u00eb n\u00eb betejat \u00e7lirimtare, gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, mir\u00ebnjohja jon\u00eb e madhe shkon, s\u00eb pari, tek presidenti shoku Ramiz Alia, i cili me nj\u00eb men\u00e7uri dhe guxim q\u00eb udh\u00ebhoqi nj\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb ushtris\u00eb son\u00eb n\u00eb betejat \u00e7lirimtare, udh\u00ebhoqi vendin ton\u00eb n\u00eb betejat e reja p\u00ebr demokratizimin e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, shprehet Berisha.<\/p>\n<p>Guro Zeneli: Ja pse Ramizi zgjodhi Berish\u00ebn p\u00ebr planin e tij<br \/>\nIsh-shefi i kabinetit t\u00eb Ramiz Alis\u00eb, Guro Zeneli, njeriu m\u00eb i besuar dhe bashk\u00ebpun\u00ebtori m\u00eb i ngusht\u00eb i i tij, rr\u00ebfen se Ramiz Alia zgjodhi Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kontrolluar ndryshimin e sistemit pa dhun\u00eb. \u201cBerisha u caktua se ishte nga Tropoja, nd\u00ebrsa Xhelili se ishte nga veriu. K\u00ebta t\u00eb dy i caktuan, pasi mendohej se, duke qen\u00eb nga veriu, mund t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr student\u00ebt. Ideja ishte q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsoheshin dhe jo t\u00eb revoltoheshin. Pra, ideja e Ramizit ishte q\u00eb student\u00ebt ta b\u00ebnin demonstrat\u00ebn, por t\u00eb mos kishte revoltime, p\u00ebrplasje dhe konflikte. Por, situata ishte delikate, pasi Xhelili dha urdhrin q\u00eb t\u00eb mbahej me forc\u00eb protesta. T\u00eb shtypej l\u00ebvizja. Ramizi nuk e donte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Ramizi kishte plane t\u00eb tjera. Ramizi e kishte ndjer\u00eb m\u00eb par\u00eb er\u00ebn e ndryshimit q\u00eb kur i erdhi nj\u00eb let\u00ebr nga Gorba\u00e7ovi, si bashk\u00ebstudent\u00eb q\u00eb kishin qen\u00eb dikur. Un\u00eb e kam at\u00eb letr\u00ebn. E kam lexuar. N\u00eb let\u00ebr, Gorba\u00e7ovi, shkruante q\u00eb sistemi d\u00ebshtoi, t\u00eb merren masa dhe t\u00eb b\u00ebhej kthesa. Dhe Xhelilin e kishte marr\u00eb pran\u00eb vetes Ramizi, sepse kishte Byron\u00eb Politike, por kjo e fundit ishte e mbaruar (pleq t\u00eb t\u00ebr\u00eb). Xhelili ishte i ashp\u00ebr. \u00cbsht\u00eb natyra e tij. Mehmet Shehu, p\u00ebrshembull, ishte njeri shum\u00eb i zoti, por shum\u00eb i ashp\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Aleksand\u00ebr Meksi: Kur u rr\u00ebzua busti, Berisha u \u2018zhduk\u2019<br \/>\nAleksand\u00ebr Meksi, ish-kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1992-1997 dhe nj\u00ebri nd\u00ebr themeluesit e PD-s\u00eb, protagonist i ngjarjeve t\u00eb viteve \u201890, ka pohuar se Sali Berisha nuk ishte as n\u00eb shesh dhe as tek student\u00ebt kur u rr\u00ebzua busti i Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb vitin 1991. \u201cKan\u00eb qen\u00eb tek sheshi s\u00eb pakut Ben Imami dhe Gon \u00c7ika, t\u00eb cil\u00ebt u integruan n\u00eb krye t\u00eb turm\u00ebs e sigurisht dhe t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebt\u00eb e them pasi ishim bashk\u00eb t\u00eb tre, na thirr\u00ebn turmat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb ika sip\u00ebr te student\u00ebt dhe ata vijuan me turm\u00ebn. (Po Berisha?) Jo. Tek student\u00ebt kam qen\u00eb vet\u00ebm un\u00eb at\u00eb dit\u00eb\u201d, ka pohuar Meksi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Shqiptarja.com, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb 18 shkurt 2014.<\/p>\n<p>Robert Papa: Berisha n\u00eb makin\u00ebn e Sigurimit n\u00eb \u201991<br \/>\nGazetari Robert Papa, d\u00ebshmitar i zhvillimeve historike n\u00eb vitet 1990-1991, ka theksuar se dit\u00ebn e rr\u00ebzimit t\u00eb bustit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, n\u00eb 20 shkurt 1991, Berisha \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit. \u201cBerisha nuk ka qen\u00eb n\u00eb shesh p\u00ebr rr\u00ebzimin e bustit, madje \u00ebsht\u00eb par\u00eb nj\u00eb FIAT i dyshimt\u00eb duke kaluar n\u00eb koh\u00ebn kur po shkulej statuja. Pse nuk doli nga FIATI? Pse nuk iu bashkua popullit, por n\u00eb fakt ka shkuar te zyra e Ramiz Alis\u00eb. Shkoi se kishte frik\u00eb? Shkoi se e thirri Alia? Apo e \u00e7uan t\u00eb raportoj\u00eb? Nuk e di! Ai ishte aktiv dhe futej kudo. Berisha ka qen\u00eb me Pashkon te Piramida p\u00ebrball\u00eb Insitutit 6, af\u00ebr SHQUPI-t. Aty ka kaluar nj\u00eb makin\u00eb e TVSH, dhe Berisha e ka ndalur makin\u00ebn duke i th\u00ebn\u00eb shoferit: Do m\u00eb \u00e7osh te shoku Ramiz. Shoferi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shkelje, ka hipur n\u00eb makin\u00eb te ura e k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve dhe ka shkuar nga pas Presidenc\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Versioni i Kurt Kol\u00ebs, ish i p\u00ebrndjekur<br \/>\n\u201cBerisha nuk ka se si t\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr komunist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt shkat\u00ebrruan Shqip\u00ebrin\u00eb. Ishte i sinqert\u00ebt. Berisha, po t\u00eb ishte antikomunist, puna e par\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte kur ishte president, duhet t\u00eb ngrinte nj\u00eb Gjykat\u00eb Speciale p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar diktatorin Enver Hoxha dhe regjimin totalitar, i cili pushkatoi mbi 6 mij\u00eb shqiptar\u00eb dhe burgosi 30 mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Por, Berisha ishte i besuar i Ramiz Alis\u00eb dhe i Byros\u00eb Politike. Ishte loj\u00eb e tyre. Po t\u00eb ishte i djatht\u00eb, duhet t\u00eb kishte d\u00ebnuar diktatorin p\u00ebr genocid, do t\u00eb d\u00ebnonte krimet masive, do t\u2019u kthente pron\u00ebn pronar\u00ebve, do t\u2019u jepte t\u00eb drejtat t\u00eb burgosurve dhe t\u00eb internuarve politik\u00eb etj. N\u00ebse do t\u2019i b\u00ebnte k\u00ebto, nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb i vendosur dhe njeri i Ramizit. Por, nuk i b\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Ilir Demalia: U zbatua Katovica<br \/>\nLexo edhe :  \u201cRam\u00ebn e masak*ruan me leva, un\u00eb e mjekova! Ai m\u00eb strehoi familjen n\u00eb Paris\u201d<br \/>\nIlir Demalia, organizator i shp\u00ebrthimit t\u00eb ambasadave, protagonist i l\u00ebvizjes p\u00ebr demokrati n\u00eb vitit \u201990, duke iu referua rolit t\u00eb Berish\u00ebs, ka pohuar se \u201cXhelil Gjoni me Ramiz Aline, e C\/O luajt\u00ebn t\u00eb gjitha levat, m\u00ebnyrat, njer\u00ebzit e tyre, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar kokat e tyre dhe gjakun e familjeve t\u00eb tyre. K\u00ebt\u00eb e arrit\u00ebn, jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin se ishin p\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duke p\u00ebrgatitur njer\u00ebzit e tyre, t\u00eb infiltruar n\u00eb situatat q\u00eb do i dilnin jasht\u00eb kontrollit si\u00e7 b\u00ebn\u00eb me student\u00ebt dhe ngjarje t\u00eb tjera m\u00eb par\u00eb, q\u00eb nga Janari 90-\u00ebs deri m\u00eb dhjetor 1990. Gjoni dhe gjith\u00eb kasta komunist\u00ebve me ndihm\u00ebn e atyre q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb zbatimin e Katovic\u00ebs, shp\u00ebtuan gjakun e tyre dhe mor\u00ebn fuqin\u00eb ekonomike dhe politike dhe sot, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm se dje\u201d.<\/p>\n<p>Xhaferr Pe\u00e7i: Ramizi i besoi Berish\u00ebs zbatimin e nj\u00eb plani<br \/>\nXhaferr Pe\u00e7in, ish-komandant i Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, njeriu ky\u00e7 q\u00eb mbronte jet\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs, ka theksuar se Ramiz Alis\u00eb i besoi Sali Berish\u00ebs zbatimin e planit t\u00eb Katovic\u00ebs, q\u00eb konsistonte n\u00eb ndryshimin e sistemit, por kontrollin nga komunist\u00ebt. \u201cSali Berisha hyri n\u00eb loj\u00eb, pasi iu besua zbatimi i marr\u00ebveshjes s\u00eb \u201cKatovic\u00ebs\u201d. Saliu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb mbahet mend, pasi shtetin e nd\u00ebrtuan Zogu dhe Enver\u201d.<\/p>\n<p>Xhelil Gjoni: Themeluesit e PD-s\u00eb konsultoheshin me ne<br \/>\nIsh-sekretar i Par\u00eb i Komitetit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn, Xhelil Gjoni, ka rr\u00ebfyer se si themeluesit e PD-s\u00eb konsultoheshin me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e lart\u00eb t\u00eb PPSH. \u201cSali Berisha m\u00eb ka ardhur n\u00eb zyr\u00eb kur un\u00eb isha sekretar i Par\u00eb i Partis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs bashk\u00eb me Besnik Mustafajn kur student\u00ebt ishin n\u00eb protest\u00eb\u2026 Imami dhe Pashko jan\u00eb takuar shpesh me mua gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb krijohej PD dhe pas krijimit. T\u00eb gjitha m\u00ebsimet q\u00eb u kemi dh\u00ebn\u00eb i kan\u00eb zbatuar nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb. Vet\u00ebm se na dilnin jasht\u00eb loje kur takonin element\u00eb si Azem Hajdari, q\u00eb shp\u00ebrthenin kot. Ai u p\u00ebrkiste element\u00ebve agresiv\u00eb q\u00eb krijonin situata tensioni. Nj\u00eb gj\u00eb dua t\u00eb them: kalim m\u00eb paq\u00ebsor i pushtetit q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk e gjen n\u00eb asnj\u00eb nga vendet ish-komuniste. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe e njer\u00ebzve q\u00eb e drejtonin at\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Shenasi Rama: Berisha ishte njeriu i sistemit<br \/>\nShenasi Rama, pjes\u00eb e L\u00ebvizjes s\u00eb Dhjetorit, protagonist i ngjarjeve q\u00eb soll\u00ebn p\u00ebrmbysjen e regjimit, ka rr\u00ebfyer se Sali Berisha ishte njeriu i sistemit komunist dhe se ishte kudn\u00ebr r\u00ebnies s\u00eb bustit.  \u201cSaliu ishte njeriu i sistemit. Ai e din e q\u00eb un\u00eb di m\u00eb shum\u00eb se shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, sepse gjithmon\u00eb kam ditur m\u00eb shum\u00eb se shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, mir\u00ebpo, n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, puna ishte q\u00eb duhej krijuar ekuilib\u00ebr. Me Azemin q\u00eb u turr t\u00eb mblidhte hajnat e gangster\u00ebt, me k\u00ebta q\u00eb u turr\u00ebn t\u00eb fusnin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorurit, duhej krijuar ekuilib\u00ebr, dhe k\u00ebt\u00eb ne e krijuam duke ftuar e inkurajuar, duke iu l\u00ebshuar vendin e duke i ngritur t\u00eb persekutuarit e t\u00eb l\u00eb\u00e7iturit. Kjo krijoi shum\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi, mir\u00ebpo, kjo krijoi edhe ekuilibra t\u00eb reja n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. Saliu ishte njeriu q\u00eb duhej. Vet\u00eb Z. Xhelil Gjoni e kishte zgjedhur dhe rekomanduar si p\u00ebr botim tek ZP ashtu edhe p\u00ebr avancim. Dhe duke e par\u00eb gjendjen, edhe ne e mb\u00ebshtet\u00ebm. Un\u00eb e di sakt\u00eb e pa ekuivoke se Ramiz Alia kishte nd\u00ebrmend dik\u00eb tjet\u00ebr, mir\u00ebpo un\u00eb e disa t\u00eb tjer\u00eb zgjodh\u00ebm Saliun dhe me 11 Dhjetor u vendos q\u00eb ky do t\u00eb ishte pala tjet\u00ebr. Me nj\u00eb fjal\u00eb, ky ishte Makbethi i sistemit dhe un\u00eb mendoj se ka qen\u00eb zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb. Edhe sot, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zgjidhje do t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb si\u00e7 mendoj se edhe t\u00eb tjer\u00ebt do t\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zgjidhje\u2026. Jo, jo. Saliu ka qen\u00eb kund\u00ebr deri n\u00eb momentin e fundit, si kund\u00ebr heqjes s\u00eb emrit, ashtu edhe kund\u00ebr heqjes s\u00eb statuj\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, sepse ai kishte nj\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer dhe deri aty e kishte lejen. Asnj\u00ebher\u00eb nuk ka folur kund\u00ebr Enver Hoxh\u00ebs, edhe pse kalonte p\u00ebrdit\u00eb para statuj\u00ebs s\u00eb tij. Ai e dinte se nga kjo mund t\u2019i ikte koka. Dhe Saliu nuk ishte aq trim, sa t\u00eb luante me kok\u00ebn e vet\u201d.<\/p>\n<p>Liljana Hoxha: Berisha n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb<br \/>\nLiljana Hoxha, gruaja e djalit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, ka pohuar se Berisha shkonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre p\u00ebr dit\u00eblindje, si\u00e7 edhe v\u00ebrtetohet nga fotot. \u201cN\u00eb vitet 1990, menj\u00ebher\u00eb pas pluralizmit me parlamentin e par\u00eb kur kryetar ka qen\u00eb Sk\u00ebnder Gjinushi, PS n\u00ebp\u00ebrmjet element\u00ebve t\u00eb caktuar kishte fotografi t\u00eb Sali Berish\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, n\u00eb dit\u00eblindjen ton\u00eb dhe donin ta emetonin at\u00eb. At\u00eb ja kisha dh\u00ebn\u00eb un\u00eb p\u00ebr kuriozitet nj\u00eb miku. Kur kam marr\u00eb vesh se kan\u00eb dashur ta emetojn\u00eb e kam kund\u00ebrshtuar, s\u2019e kam lejuar dhe i kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb k\u00ebto s\u2019jan\u00eb metodat e mia, nuk t\u00eb lejoj ta emetosh. Si\u00e7 nuk do t\u00eb desha t\u00eb kishte dal\u00eb kjo q\u00eb ka dal\u00eb nga forca t\u00eb tjera t\u00eb cilat mbajn\u00eb \u00e7do gj\u00eb n\u00ebn dor\u00eb, si e si ta v\u00ebn\u00eb kund\u00ebrshtarin n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, si\u00e7 do t\u00eb m\u00eb kishin v\u00ebn\u00eb mua n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb po t\u00eb kisha ngecur diku. Por s\u2019kam ngecur dhe s\u2019kan\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe u ngelet kjo foto p\u00ebr t\u00eb m\u00eb luftuar edhe mua p\u00ebrve\u00e7 Sali Berish\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnder Gjinushi: Porosit\u00eb e Ramizit p\u00ebr Berish\u00ebn<br \/>\nSk\u00ebnder Gjinushi ishte minist\u00ebr i Arsimit n\u00eb dhjetorin \u201990 dhe pjes\u00eb e zhvillimeve n\u00eb prapasken\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb komitetin e Partis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb diel\u00ebn, ku ne kemi takuar Xhelil Gjonin. Na \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb e t\u00eb takojm\u00eb student\u00ebt s\u00ebbashku me Sali Berish\u00ebn. Q\u00eb kishte shkuar n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb para nesh dhe priste n\u00eb zyr\u00ebn e Robert Kolit. Jemi nisur q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb bashkarisht\u2026 U tha se e k\u00ebrkon Ramiz Alia, ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij, dhe tha nd\u00ebr t\u00eb tjera q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 11.00 \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb takim me student\u00ebt dhe e ka l\u00ebn\u00eb doktor Berisha takimin. Ramizi na tha q\u00eb t\u00eb shkohet bashk\u00eb me Berish\u00ebn e Lisienin dhe ti takojm\u00eb. Pra Ramizi na e tha q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb takimi me student\u00ebt. Normal q\u00eb pyeta Ramizin se ku ta gjeja Berish\u00ebn, q\u00eb e njihja vet\u00ebm si imazh e kisha marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje prej tij k\u00ebshtu me \u201ckorrespondenc\u00eb\u201d prej tij p\u00ebr diskutimin n\u00eb Kuvend. Ramiz Alia na tha se \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu te zyra e Xhelilit, ka dy or\u00eb q\u00eb pret. Por donim t\u00eb dinim \u00e7far\u00eb do thonim zyrtarisht. N\u00ebnvizova i kisha takuar t\u00eb shtun\u00ebn student\u00ebt, ishte rr\u00ebmuj\u00eb, nat\u00ebn, biseda me ta ishte e paorganizuar, aty kam njohur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe Azem Hajdarin q\u00eb ishte me nj\u00eb megafon n\u00eb dor\u00eb, q\u00eb kishin k\u00ebrkesa ekonomike e politike. Ramizi, me nj\u00ebfar\u00eb qesendie na tha q\u00eb ti takonim dhe nj\u00ebher\u00eb, ti d\u00ebgjonim e t\u2019ju thonim dhe pluralizmin q\u00eb e kisha th\u00ebn\u00eb un\u00eb. Ishte nj\u00eb form\u00eb ngacmimi. Nd\u00ebrkoh\u00eb kishte mb\u00ebrritur Sali Berisha n\u00eb zyr\u00eb. Kam pyetur s\u00ebrish se \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi do mbajm\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb mendimi p\u00ebr pluralizmin. Ramizi tha: t\u00eb shohim, se si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb doktori, si e the ti shoku Sali? Berisha u p\u00ebrtyp, si ata nx\u00ebn\u00ebsit e kapur n\u00eb faj dhe rrinte kokulur s\u2019po p\u00ebrgjigjej. U p\u00ebrgjigja un\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se doktori n\u00eb takimin me intelektual\u00ebt tha q\u00eb masat e marra koh\u00ebt e fundit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuara se sa psikologjia shoq\u00ebrore, pra po avancohej m\u00eb shpejt\u201d.<\/p>\n<p>Hamdi Jupe: Berisha tha se vendi nuk ishte gati p\u00ebr pluraliz\u00ebm<br \/>\nHamdi Jupe, ish gazetar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d, ka treguar debatin mes Ramiz Alis\u00eb dhe Ismail Kadares\u00eb n\u00eb takimin e 10 dhjetorit 1990, si dhe diskutimin e Sali Berish\u00ebs, i cili asokohe ishte i mendimit se populli shqiptar ende nuk ishte gati p\u00ebr pluraliz\u00ebm politik. \u201cDoktor Sali Berisha nd\u00ebrhyn: Un\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, i p\u00ebrmbahem nj\u00eb shprehjeje: Never say never!. Kurr\u00eb mos thuaj kurr\u00eb. Un\u00eb jam i bindur se n\u00eb stadin aktual ky popull nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur edhe po t\u2019ia jap\u00ebsh (pluralizmin partiak \u2013 H.J.). Jam p\u00ebr pluralizmin e mendimit\u201d. Ai, pra, tregohet i \u201ckujdessh\u00ebm\u201d: edhe \u201ckurr\u00eb mos thuaj kurr\u00eb\u201d, edhe \u201cky popull nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur\u201d. Por ai hedh n\u00eb sall\u00eb nj\u00eb \u201cpop\u00ebl\u201d t\u00eb pad\u00ebgjuar: \u201d \u2018Z\u00ebri i popullit\u2019 t\u00eb jet\u00eb organ i partis\u00eb, jo i Komitetit Qendror\u201d, si\u00e7 ka qen\u00eb p\u00ebr 48 vjet\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/13-deshmi-qe-konfirmojne-se-sali-berisha-ishte-i-besuari-i-ramiz-alise-familjes-hoxha-dhe-byrose-politike-per-te-kontrolluar-pd-ne\/\">13 d\u00ebshmi q\u00eb konfirmojn\u00eb se Sali Berisha ishte i besuari i Ramiz Alis\u00eb, familjes Hoxha dhe Byros\u00eb Politike p\u00ebr t\u00eb kontrolluar PD-n\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Krer\u00ebt e politik\u00ebs shqiptare, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb L\u00ebvizjes s\u00eb Dhjetorit dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, kan\u00eb p\u00ebrkujtuar sot 8 dhjetorin e vitit 1990, Dit\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Rinis\u00eb. 8 dhjetori \u201990 sh\u00ebnon vendosjen e pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, tronditjen deri n\u00eb shk\u00ebrmoqje t\u00eb regjimit komunist dhe startimin e nj\u00eb tranzicioni t\u00eb pambarimt\u00eb. 31 vite m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb grup student\u00ebsh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33930","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33930","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33930"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33930\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}