{"id":33908,"date":"2025-08-02T13:50:47","date_gmt":"2025-08-02T13:50:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/islanda-mali-i-zi-apo-shqiperia-analiza-cili-shtet-anetaresohet-i-pari-ne-be\/"},"modified":"2025-08-02T13:50:47","modified_gmt":"2025-08-02T13:50:47","slug":"islanda-mali-i-zi-apo-shqiperia-analiza-cili-shtet-anetaresohet-i-pari-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/islanda-mali-i-zi-apo-shqiperia-analiza-cili-shtet-anetaresohet-i-pari-ne-be\/","title":{"rendered":"Islanda, Mali i Zi apo Shqip\u00ebria? Analiza: Cili shtet an\u00ebtar\u00ebsohet i pari n\u00eb BE?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb parashikimet se cili do t\u00eb jet\u00eb shteti i radh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Bashkimin Evropian, bastin mendojn\u00eb se e fitojn\u00eb ata q\u00eb e p\u00ebrmendin emrin e Malit t\u00eb Zi, duke marr\u00eb parasysh se \u00ebsht\u00eb duke negociuar me vite dhe ka avancuar m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjitha vendet tjera kandidate.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00ebt pozicionohen nga Shqip\u00ebria, e cila \u00ebsht\u00eb duke ecur me hapa t\u00eb shpejt\u00eb drejt Brukselit.<\/p>\n<p>Disa tjer\u00eb mendojn\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb Moldavia, shtet ambicioz dhe i orientuar nga reformat.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb Islanda.<\/p>\n<p>Synimet e administrat\u00ebs s\u00eb presidentit amerikan, Donald Trump p\u00ebr ta aneksuar territorin danez t\u00eb Grenland\u00ebs, dhe ideja e nj\u00eb lufte tregtare mes garantueseve t\u00eb siguris\u00eb, Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, dhe partneres m\u00eb t\u00eb madhe tregtare, BE-s\u00eb, kan\u00eb krijuar shqet\u00ebsim n\u00eb k\u00ebt\u00eb ishull n\u00eb veri t\u00eb Atlantikut.<\/p>\n<p>Qeveria aktuale e Island\u00ebs, e cila ka ardhur n\u00eb pushtet vitin e kaluar, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se do t\u00eb mbahet nj\u00eb referendum para vitit 2027 p\u00ebr rinisje t\u00eb bisedimeve me Brukselin p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Sondazhet sugjerojn\u00eb se shumica do ta mb\u00ebshteste rinisjen e bisedimeve. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Islanda \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb.<\/p>\n<p>Ky shtet ishte goditur ashp\u00ebr nga kriza globale financiare m\u00eb 2008, kur tri banka t\u00eb m\u00ebdha i kan\u00eb falimentuar.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE sidomos n\u00eb Eurozon\u00eb ishte konsideruar si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr shmangie t\u00eb kriz\u00ebs dhe negociatat me bllokun evropian pat\u00ebn nisur m\u00eb 2010.<\/p>\n<p>Bisedimet ishin pezulluar tre vjet m\u00eb von\u00eb nga nj\u00eb qeveri e sapozgjedhur e krahut t\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebbot\u00eb, edhe vendet e Eurozon\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga kriza financiare, prandaj an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup, dhe miratimi i valut\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, nuk ishte par\u00eb si hap shp\u00ebtues.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb atyre tre vjet\u00ebve t\u00eb bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, Reikjaviku i ka hapur shumic\u00ebn e 33 kapitujve dhe i ka mbyllur 11 sosh. P\u00ebr krahasim, Mali i Zi n\u00eb krye t\u00eb vendeve q\u00eb synojn\u00eb BE-n\u00eb ka arritur t\u2019i mbyll\u00eb shtat\u00eb kapituj m\u00eb tep\u00ebr pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade t\u00eb negociatave.<\/p>\n<p>Kur zyrtar\u00ebt e BE-s\u00eb besojn\u00eb se Islanda do t\u00eb mund ta p\u00ebrfundonte brenda pak vjet\u00ebsh procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit i cili \u00ebsht\u00eb ende valid ata nuk ka flasin pa baz\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtij shteti i ndihmon fakti se \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Zon\u00ebs Ekonomike Evropiane, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se bashk\u00eb me Norvegjin\u00eb dhe Lihtenshtajnin ve\u00e7se i zbatojn\u00eb rregullat e tregut t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb bllokut evropian.<\/p>\n<p>Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka vizituar k\u00ebt\u00eb vend jav\u00ebn e kaluar dhe e ka qart\u00ebsuar shpejt se an\u00ebtar\u00ebsimi eventual n\u00eb t\u00eb ardhmen \u00ebsht\u00eb \u201cvendim sovran q\u00eb e marrin njer\u00ebzit k\u00ebtu\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb tem\u00eb q\u00eb un\u00eb duhet ta komentoj\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ajo.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo ka shtuar se \u201cIslanda \u00ebsht\u00eb e familjarizuar dhe e integruar n\u00eb tregun e BE-s\u00eb, dy pal\u00ebt kan\u00eb vlera t\u00eb nj\u00ebjta, njihemi me nj\u00ebri-tjetrin shum\u00eb mir\u00eb, dhe e kemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mend\u00ebsi e gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb vler\u00eb e shtuar\u201d.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb kushte anonimiteti, nj\u00eb diplomat evropian i familjarizuar me k\u00ebto zhvillime, ka qen\u00eb edhe m\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb nj\u00eb shtet i Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohej n\u00eb BE, sidomos pas Brexitit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb tregonte se klubi \u00ebsht\u00eb ende atraktiv\u201d.<\/p>\n<p>Procesi i integrimit do t\u00eb zhvillohej leht\u00ebsisht, duke marr\u00eb parasysh se Islanda \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pasur sesa mesatarja e BE-s\u00eb, dhe me nj\u00eb popullsi prej 300.000 banor\u00ebve, ky do t\u00eb ishte shteti m\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb BE, n\u00ebse an\u00ebtar\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Brukseli zyrtarisht \u00ebsht\u00eb duke q\u00ebndruar larg debatit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb k\u00ebtij shteti n\u00eb BE, ai n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta pasur sa m\u00eb af\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb saj, von der Leyen \u00ebsht\u00eb zotuar p\u00ebr rishikim dhe potencialisht avancim t\u00eb marr\u00ebveshjes aktuale tregtare.<\/p>\n<p>Ajo e ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb tjet\u00ebr marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb mbrojtur infrastruktur\u00ebn kritike e cila \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr Island\u00ebn, sikurse kabllot n\u00ebnujore, si dhe ka nisur negociata p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re p\u00ebr siguri dhe mbrojtje, e cila do ta rriste bashk\u00ebpunimin ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve kibernetike dhe atyre hibride.<\/p>\n<p>Ky partneritet, q\u00eb pritet t\u00eb finalizohet deri n\u00eb fund t\u00eb vitit, ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr Island\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebdijshme p\u00ebr nevoj\u00ebn e bashk\u00ebpunimit n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, sidomos p\u00ebr faktin se Rusia dhe Kina po b\u00ebhen secil\u00ebn her\u00eb e m\u00eb aktive n\u00eb rajonin e Arktikut.<\/p>\n<p>Edhe Shtetet e Bashkuara e kan\u00eb tronditur s\u00eb fundmi k\u00ebt\u00eb shtet, pas debateve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Grenland\u00ebn, duke ia forcuar edhe m\u00eb tep\u00ebr iden\u00eb e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, pavar\u00ebsisht se ky shtet ishte larguar nga paraardh\u00ebsi i bllokut Komuniteti Evropian m\u00eb 1985.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Uashingtoni nuk ka b\u00ebr\u00eb pretendime t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr Island\u00ebn, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ishull \u00ebsht\u00eb rritur doza e nervozimit, pasi SHBA-ja \u00ebsht\u00eb garancia e saj e siguris\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb NATO-s, p\u00ebrmes nj\u00eb marr\u00ebveshjeje bilaterale t\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 1951.<\/p>\n<p>Prandaj Islanda \u00ebsht\u00eb an\u00ebtarja e vetme e NATO-s q\u00eb nuk ka ushtri t\u00eb veten dhe nuk ka plane t\u00eb af\u00ebrta p\u00ebr ta krijuar nj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 2006, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se do t\u00eb vazhdojn\u00eb ta mbrojn\u00eb ishullin, mir\u00ebpo forcat e veta nuk do t\u00eb ken\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme aty.<\/p>\n<p>Ajo politik\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fuqi, nd\u00ebrsa nj\u00eb baz\u00eb e dikurshme amerikane n\u00eb Keflavik vazhdon t\u00eb jet\u00eb qend\u00ebr e st\u00ebrvitjeve t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto zhvillime, tensioni tregtar transatlantik vet\u00ebm sa e shton tensionin n\u00eb Island\u00eb.<\/p>\n<p>Reikjaviku d\u00ebshiron q\u00eb Brukseli ta konsultoj\u00eb lidhur me bisedimet tregtare BE-SHBA, mir\u00ebpo zyrtar\u00ebt evropian\u00eb kan\u00eb treguar nuk mund t\u00eb premtojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pa an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Island\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht tregtia \u00ebsht\u00eb tema q\u00eb mund t\u00eb nxis\u00eb konflikt n\u00eb negociatat eventuale p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr bujq\u00ebsi dhe peshkatari dy industrit\u00eb kryesore t\u00eb ishullit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse k\u00ebto dy industri jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga marr\u00ebveshjet tregtare aktuale.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb shqet\u00ebsime se politika e p\u00ebrgjithshme e BE-s\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi mund t\u2019i d\u00ebmtoj\u00eb r\u00ebnd\u00eb bujqit e Island\u00ebs duke e v\u00ebrshuar ishullin me produkte t\u00eb lira nga vendet tjera an\u00ebtare. Peshkimi \u00ebsht\u00eb tem\u00eb edhe m\u00eb delikate.<\/p>\n<p>Reikjaviku pretendon me krenari se menaxhimin e rezervave t\u00eb peshkimit e ka superior n\u00eb krahasim me at\u00eb t\u00eb Brukselit.<\/p>\n<p>Prandaj Islanda ngurron t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga t\u00eb drejtat e veta ekskluzive n\u00eb peshkim n\u00eb mbi 300 kilometra n\u00eb zon\u00ebs ekonomike me flotat daneze, holandeze, irlandeze, spanjolle dhe franceze.<\/p>\n<p>Pastaj \u00ebsht\u00eb gjuetia e balenave p\u00ebr q\u00ebllime komerciale, e cila \u00ebsht\u00eb ende e lejuar n\u00eb uj\u00ebrat islandeze, pavar\u00ebsisht presionit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moratorium global.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto besohet se ndikojn\u00eb n\u00eb faktin pse shumica e partive politike n\u00eb Parlamentin e Island\u00ebs jan\u00eb kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse sondazhet tregojn\u00eb se popullsia e p\u00eblqen iden\u00eb e rinisjes s\u00eb bisedimeve me Brukselin, banor\u00ebt duket se nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb sigurt n\u00ebse duan t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb bllokun evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb Bruksel, zyrtar\u00ebt e ruajn\u00eb shpres\u00ebn, ndon\u00ebse shohin pengesa n\u00eb rrug\u00eb, sepse Islanda \u00ebsht\u00eb vend i vog\u00ebl, mir\u00ebpo shum\u00eb i pavarur, dhe e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb vullnetarisht nga sovraniteti i vet.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/islanda-mali-i-zi-apo-shqiperia-analiza-cili-shtet-anetaresohet-i-pari-ne-be\/\">Islanda, Mali i Zi apo Shqip\u00ebria? Analiza: Cili shtet an\u00ebtar\u00ebsohet i pari n\u00eb BE?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb parashikimet se cili do t\u00eb jet\u00eb shteti i radh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Bashkimin Evropian, bastin mendojn\u00eb se e fitojn\u00eb ata q\u00eb e p\u00ebrmendin emrin e Malit t\u00eb Zi, duke marr\u00eb parasysh se \u00ebsht\u00eb duke negociuar me vite dhe ka avancuar m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjitha vendet tjera kandidate. T\u00eb tjer\u00ebt pozicionohen nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33908","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33908\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}