{"id":33900,"date":"2025-08-02T12:53:06","date_gmt":"2025-08-02T12:53:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/do-ti-propozoj-byrose-qe-kryeminister-i-ardhshem-te-jesh-ti-kadri-biseda-mes-enverit-dhe-hazbiut-me-1982\/"},"modified":"2025-08-02T12:53:06","modified_gmt":"2025-08-02T12:53:06","slug":"do-ti-propozoj-byrose-qe-kryeminister-i-ardhshem-te-jesh-ti-kadri-biseda-mes-enverit-dhe-hazbiut-me-1982","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/do-ti-propozoj-byrose-qe-kryeminister-i-ardhshem-te-jesh-ti-kadri-biseda-mes-enverit-dhe-hazbiut-me-1982\/","title":{"rendered":"\u201cDo t\u2019i propozoj Byros\u00eb q\u00eb kryeminist\u00ebr i ardhsh\u00ebm t\u00eb jesh ti, Kadri!\u201d- Biseda mes Enverit dhe Hazbiut m\u00eb 1982"},"content":{"rendered":"<p>Nga Skifter K\u00eblli\u00e7i<\/p>\n<p>Pasi kishte gllab\u00ebruar si lubi plot kuadro t\u00eb lart\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs, ekonomis\u00eb, ushtris\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve shok\u00eb lufte, dhe m\u00eb 1981 edhe Mehmet Shehun, at\u00eb q\u00eb ishte \u201c i palodhur dhe nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb produktiv\u00eb n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr socializmin \u2026nga t\u00eb pakt\u00ebt udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb e kishte shok t\u00eb ngusht\u00eb librin, qoft\u00eb p\u00ebr probleme teorike, qoft\u00eb edhe p\u00ebr zhvillimin e shkenc\u00ebs e t\u00eb kultur\u00ebs n\u00eb bot\u00eb\u201d,-si\u00e7 e p\u00ebrcakton at\u00eb Ramiz Alia n\u00eb librin e tij,(faqe 294), Enver Hoxha e pa t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb q\u00ebronte nga rruga edhe nj\u00eb \u2018gjemb t\u00eb mpreht\u00eb\u2019, q\u00eb mund t\u2019i shponte k\u00ebmb\u00ebn duke shkelur n\u00eb rrug\u00ebn e tij q\u00eb prej koh\u00ebsh e kishte mbushur me rr\u00ebke gjaku. Ky ishte Kadri Hazbiu, t\u00eb cilit disa dit\u00eb pas eliminimit t\u00eb M.Shehut, n\u00eb bised\u00eb me kat\u00ebr-pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Byros\u00eb Politike i kishte th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c-Mendoj t\u2019i propozoj Byros\u00eb Politike q\u00eb kryeminist\u00ebr i ardhsh\u00ebm t\u00eb jesh ti, Kadri!\u201d Kadriu, i cili nuk e priste nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, pasi tha se kjo ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe p\u00ebr t\u00eb, propozoi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb b\u00ebhej kryeminist\u00ebr A. \u00c7ar\u00e7ani, i cili ka p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb drejtimin e qeveris\u00eb. \u2019Dhe k\u00ebshtu mbeti\u2019.(faqe 298). M\u00eb posht\u00eb Ramiz Alia shkruan se ai nuk besonte se Enver Hoxha me k\u00ebt\u00eb propozim donte t\u00eb provokonte Kadriun, por kishte parasysh krahin\u00ebn e Vlor\u00ebs, \u201csepse dy kuadro kryesor\u00eb t\u00eb asaj zone, M.Shehu dhe H.Kapo, tashm\u00eb nuk jetonin\u201d.(po aty).<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht Kadri Hazbiut i erdhi radha t\u2019i pritej koka. Enver Hoxha, q\u00eb tashm\u00eb ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb paranojak t\u00eb skajsh\u00ebm, mesa duket, gjykoi k\u00ebshtu: \u201cKadriu ka qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr dhe Mehmeti, zv. kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm q\u00eb m\u00eb 1949, dhe kur ky u b\u00eb kryeminist\u00ebr, Kadriu e z\u00ebvend\u00ebsoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb ministri. Pra, s\u2019do mend q\u00eb edhe Kadriu \u201dka ngr\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7anak me t\u00eb\u2019, pra t\u00eb dy jan\u00eb nj\u00eb\u201d. Dhe k\u00ebsisoj, q\u00eb t\u00eb tregonte n\u00eb popull p\u00ebrmasat e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb ashtuquajturi komplot kund\u00ebr Partis\u00eb, popullit q\u00eb kishin p\u00ebrgatitur armiqt\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrm, e pa t\u00eb udh\u00ebs q\u00eb krahas atyre t\u00eb rendiste edhe k\u00ebt\u00eb besnik p\u00ebr kok\u00eb t\u00eb tij\u2026<\/p>\n<p>Si\u00e7 e kam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje pak m\u00eb sip\u00ebr, po t\u00eb kishte dashur, Kadri Hazbiu s\u00eb bashku me Mehmet Shehun, ia kishin ngritur k\u00ebmb\u00ebt p\u00ebrpjet\u00eb diktatorit, jo m\u00eb dekada m\u00eb par\u00eb, kur t\u00eb dy drejtonin organet e Sigurimit kund\u00ebr diversant\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar nga anglo-amerikan\u00ebt q\u00eb binin pre e tyre, sipas informative q\u00eb u jepte Kim Filbi, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb poliagjent, por edhe n\u00eb vitet \u201980-t\u00eb, sikur t\u00eb kishin dashur, e kishin mbytur as m\u00eb shum\u00eb dhe as m\u00eb pak, por me duar n\u00eb fyt Enver Hoxh\u00ebn, q\u00eb ishte katandisur kufom\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cHetimi p\u00ebr ngjarjet q\u00eb lidheshin me \u201dtablon\u00eb sinoptike\u201d, \u2013shkruan Ramiz Alia,- \u00e7oi edhe tek K.Hazbiu. Edhe ky u quajt fajtor dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i M.Shehut, u cil\u00ebsua agjent i vjet\u00ebr i jugosllav\u00ebve\u2026. \u201d. (faqe 303-304).<\/p>\n<p>Ramiz Alia i bie shkurt k\u00ebtij kapitulli q\u00eb i kushton Kadri Hazbiut, sepse edhe atij vjen me siguri p\u00ebr t\u00eb qeshur q\u00eb ta akuzoj\u00eb \u201carmik\u2019\u2019, at\u00eb, q\u00eb, si\u00e7 thon\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit, kur k\u00ebndonte n\u00eb raste festash k\u00ebng\u00eb p\u00ebr partin\u00eb dhe Enver Hoxh\u00ebn, qante nga dashuria q\u00eb ndiente p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, pasi p\u00ebrshkruan se krahas Kadri Hazbiut, q\u00eb m\u00eb 1982 ishte minist\u00ebr i Mbrojtjes, u d\u00ebnua edhe Fe\u00e7or Shehu, ministri i Brendsh\u00ebm i asaj periudhe, ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Llambi Zi\u00e7ishti dhe t\u00eb tjer\u00eb, vazhdon: \u201cMe k\u00ebt\u00eb ngjarje, u mbyll edhe \u201clufta e klasave\u201d n\u00eb parti. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb dhe deri n\u00eb vitin 1990,kur ndodhi p\u00ebrmbysja e monizmit, i cili u z\u00ebvend\u00ebsua me pluralizmin demokratik, nuk ka pasur m\u00eb asnj\u00eb an\u00ebtar partie dhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb saj q\u00eb t\u00eb jet\u00eb d\u00ebnuar si armik i Partis\u00eb.\u201d(Po aty).<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Ramiz Alia d\u00ebshmon se n\u00eb t\u00ebra krimet monstruoze q\u00eb ishin kryer deri at\u00ebher\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur nga ai vet\u00eb n\u00eb lib\u00ebr, kishte dor\u00eb, s\u00eb pari vet\u00eb Enver Hoxha, pastaj Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e pas tyre lukunia e Sigurimit t\u00eb Shtetit, t\u00eb cilin ai e ka kritikuar aq shum\u00eb n\u00eb lib\u00ebr, dhe aspak ai vet\u00eb q\u00eb erdhi n\u00eb pushtet pas vdekjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nuk po zgjatem n\u00eb kapitullin \u201cVdekja e Enver Hoxh\u00ebs\u201d, t\u00eb cilin si n\u00eb kapitullin \u201cEnver Hoxha\u2019 e ngre n\u00eb \u201cpiedestalin e per\u00ebndive\u201d, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur, si\u00e7 ka shkruar vet\u00eb, t\u00ebrthorazi dhe hapur e ka kritikuar ashp\u00ebr, si\u00e7 ka kritikuar shtremb\u00ebrimet e tmerrshme t\u00eb komunizmit shqiptar, t\u00eb krijuar prej tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb p\u00ebrmendim se k\u00ebt\u00eb kapitull Ramiz Alia n\u00ebnvizon p\u00ebrs\u00ebri se vitet \u201980-t\u00eb \u201cShteti shqiptar hyri n\u00eb k\u00ebt\u00eb dekad\u00eb me duar t\u00eb lidhura. Q\u00eb nga viti 1976 ai trash\u00ebgonte nj\u00eb kushtetut\u00eb e cila mbyllte \u00e7do shteg p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredi nga bota dhe p\u00ebr t\u00eb thithur investime t\u00eb kapitalit t\u00eb huaj. P\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb b\u00ebhej qart\u00eb se nuk mund t\u00eb ecej p\u00ebrpara vet\u00ebm me \u201cforcat tona\u201d. Ishte e domosdoshme q\u00eb t\u00eb gjendeshin rrug\u00ebt e daljes nga kjo situate\u201d..(faqe 313).<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb perifrazimet n\u00eb kapitullin kushtuar p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebtij tirani, se \u201c\u2026vdekja e Enver Hoxh\u00ebs sigurisht shkaktoi tronditje t\u00eb thell\u00eb psikologjike n\u00eb popull, duke pasur parasysh se E.Hoxha g\u00ebzonte nj\u00eb respekt e dashuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe se masat e gjera t\u00eb popullit tek sai kishin besim t\u00eb patundur\u2026thoshnin se ai ishte \u2018i pavdeksh\u00ebm\u201d ,etj. e etj., q\u00eb mbushin faqet 314, 315,..deri318 t\u00eb vepr\u00ebs \u201cJeta ime\u201d, \u2013 ting\u00ebllojn\u00eb kaq t\u00eb shtira dhe t\u00eb neveritshme dhe bien kryek\u00ebput n\u00eb kund\u00ebrshtim me paragraf\u00ebt e pak m\u00ebsip\u00ebrm, t\u00eb cil\u00ebve u duhen shtuar edhe p\u00ebrcaktimet tjet\u00ebr e Ramiz Alis\u00eb pak m\u00eb lart se: \u201dShteti e ndiente se po i konsumoheshin energjit\u00eb ,por edhe njer\u00ebzit nuk jetonin si m\u00eb par\u00eb ,bile filloi \u2018shtr\u00ebngimi i rripit\u201d. (Po aty). Dhe burimi i k\u00ebtyre nuk ishte askush tjet\u00ebr, ve\u00e7 Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur shqiptar\u00ebt kishin arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cderexhe\u201d q\u00eb e p\u00ebrcakton vet\u00eb Ramiz Alia, ata nuk mund ushqenin as dashuri, as respekt pik\u00ebrisht p\u00ebr shkaktarin e k\u00ebsaj gjendjeje kaq t\u00eb mjerueshme, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb vdiq at\u00eb dit\u00eb t\u00eb 15 prillit t\u00eb vitit 1985, dita kur i gjith\u00eb populli shp\u00ebtoi nga ky tiran gjak\u00ebsor, dita kur njer\u00ebzit putheshin e p\u00ebrqafoheshin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi me njeri-tjetrin, pa\u00e7ka se kur dilnin n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, ose at\u00eb dit\u00eb kur u b\u00eb varrimi i tij, ata b\u00ebnin sikur lotonin.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos ishte k\u00ebshtu, m\u00eb 20 shkurt t\u00eb vitit 1991, po n\u00eb at\u00eb shesh, ku u shemb dhe u b\u00eb cop\u00eb e th\u00ebrrime p\u00ebrmendorja e tij, si n\u00eb \u00e7do k\u00ebnd t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me rastin e 10 \u2013t\u00eb, a 20-vjetorit t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje, nuk do t\u00eb organizoheshin festime, por do t\u00eb ndizeshin qirinj n\u00eb varrin e diktatorit, ku tash\u00ebm n\u00eb dit\u00eblindjen tij mund t\u00eb shkojn\u00eb nj\u00eb tuf\u00eb nostalgjik\u00ebsh t\u00eb regjur.<\/p>\n<p>Madje, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kapitull gjejm\u00eb shprehje t\u00eb cilat tregojn\u00eb t\u00eb meta t\u00eb diktatorit kur Ramiz Alia shkruan: \u201dVet\u00ebm me data e shifrat nuk ishte mir\u00eb, i ngat\u00ebrronte duket se p\u00ebr to nuk e lodhte mendjen\u201d.(faqe 315).<\/p>\n<p>Doemos, atij i duheshin shifra t\u00eb rrumbullakosura sepse: \u201cQ\u00eb nga kooperativat bujq\u00ebsore, te komitetet ekzekutive dhe ato t\u00eb Partis\u00eb n\u00eb rrethe,-si\u00e7 shkruan Ramiz Alia,- n\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve raportohej jo ajo q\u00eb ishte realizuar, por ajo q\u00eb sipas planit duhej arritur. N\u00eb ve\u00e7anti E.Hoxh\u00ebs i thuheshin gj\u00ebrat edhe m\u00eb t\u00eb rrumbullakosura. Bile n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft her\u00eb i raportonin Enverit edhe kryeministri edhe sekretar\u00ebt e KQ, si Hysni Kapo e H.Toska, t\u00eb cil\u00ebt merreshin me ekonomin\u00eb\u201d.(faqe 321).<\/p>\n<p>Pra, del qart\u00eb se edhe miqt\u00eb e tij e \u201cdehnin\u201d dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr e g\u00ebnjenin at\u00eb p\u00ebr k\u00ebto \u2026 \u201csuksese t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb, sepse e dinin q\u00eb ai \u201cp\u00ebr shifrat ..nuk e lodhte shum\u00eb mendjen\u2026\u201d, ai, \u201cpersonaliteti i madh historik\u201d, q\u00eb \u201cp\u00ebr pes\u00eb dekada ka qen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi kryesor i Shqip\u00ebris\u00eb dhe i dashur nga njer\u00ebzit, duke filluar nga ish-partizan\u00ebt, te pun\u00ebtor\u00ebt e fshatar\u00ebt dhe deri tek njer\u00ebzit e dijes dhe kultur\u00ebs\u2019. Dhe, si pasoj\u00eb, shtetit shqiptar doemos \u201di konsumoheshin energjit\u00eb ,por edhe njer\u00ebzit nuk jetonin si m\u00eb pare\u201d. Duke vazhduar t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrim kund\u00ebrtor ndaj Enver Hoxh\u00ebs, Ramiz Aia shkruan:<\/p>\n<p>\u201cDuhet pasur parasysh se E.Hoxha u rrit bashk\u00eb me sistemin q\u00eb u vendos pas \u00c7lirimit. Dhe k\u00ebt\u00eb sistem nuk e krijoi ai, sipas d\u00ebshir\u00ebs, megjith\u00ebse ka v\u00ebn\u00eb edhe vul\u00ebn e personalitetit t\u00eb tij, (n\u00ebnkuptoni si diktator, S.K.). Gjysma e Evrop\u00ebs gjat\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebve \u00ebsht\u00eb qeverisur nga lider\u00eb t\u00eb k\u00ebtij lloji\u201d.(faqe 316). Kurrsesi! Dhe kjo p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se asnj\u00eb nga k\u00ebta lider\u00eb nuk e izoloi dhe katandisi vendin e vet n\u00eb at\u00eb gjendje q\u00eb e pohon \u00e7ilt\u00ebrisht edhe vet\u00eb Ramiz Alia, kur thekson se \u201cnuk po u vinte fundi radh\u00ebve p\u00ebr t\u00eb siguruar qum\u00ebshtin, vez\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb mos folur pastaj p\u00ebr mungesat q\u00eb kishte n\u00eb treg p\u00ebr mallra industriale\u201d, se \u2018\u201cShteti e ndiente se po i konsumoheshin energjit\u00eb\u2026Filloi shtr\u00ebngimi i rripit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb kapitujt e fundit t\u00eb librit Ramiz Alia hedh n\u00eb lib\u00ebr kujtime m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta q\u00eb lidhen me periudh\u00ebn kur me fjal\u00eb t\u00eb tjera ishte i pari i vendit. Por harron t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dukje q\u00ebndrimin e tij stalinist ndaj qeveris\u00eb italiane, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1985, pra disa muaj pas vdekjes s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. At\u00ebher\u00eb ajo mori vendim q\u00eb t\u00eb mos u kthej\u00eb autoriteteve shqiptare pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Popa, t\u00eb p\u00ebrndjekur nga regjimi komunist, t\u00eb cil\u00ebt u fut\u00ebn n\u00eb ambasad\u00ebn italian\u00eb dhe k\u00ebrkuan strehim politik. Kjo solli si pasoj\u00eb q\u00eb p\u00ebr disa muaj marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve tona t\u00eb arrinin nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb ngrir\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kjo ambasad\u00eb u rrethua dit\u00eb nat\u00eb nga punonj\u00ebs t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit. M\u00eb s\u00eb fundi nga presioni i jasht\u00ebm, Ramiz Alia u detyrua t\u00eb dor\u00ebzohej. Si pasoj\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj familjeje u vendos\u00ebn n\u00eb Itali. Ne, intelektual\u00eb shqiptar\u00eb, populli, t\u00eb gjith\u00eb kemi pritur q\u00eb Ramiz Alia \u201ct\u00eb gjente rrug\u00ebt e daljes nga kjo situate\u201d pra nga gjendja shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ekonomike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kishte katandisur vendin Enver Hoxha. T\u00eb b\u00ebnte minimumin e asaj q\u00eb b\u00ebri Hrushovi n\u00eb Kongresin e 20-t\u00eb t\u00eb PK t\u00eb Bashkimit Sovjetik, ku ai d\u00ebnoi kultin vetjak t\u00eb Stalinit, krimet e tij t\u00eb p\u00ebrbindshme, (q\u00eb i zbatoi me besnik\u00ebri edhe Enver Hoxha), dhe dha orientime t\u00eb reja n\u00eb politik\u00ebn e brendshme, p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes ekonomike t\u00eb vendit, si dhe n\u00eb politik\u00ebn e jashtme p\u00ebr uljen e tensionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, bashkekzistenc\u00ebn paq\u00ebsore me vende t\u00eb tjera me sisteme t\u00eb ndryshme politike, pra hapjen e vendit t\u00eb tij nga izolimi i gjat\u00eb dhe i eg\u00ebr stalinist. Priteshin q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn disa nga k\u00ebto probleme jetike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb shtroheshin n\u00eb Kongresin e 10-t\u00eb t\u00eb Partis\u00eb q\u00eb u mbajt n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb viti 1986,pritej k\u00ebshtu q\u00eb Ramiz Alia t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb \u201cHrushov i vog\u00ebl\u201d. Por fatkeq\u00ebsisht nuk ndodhi k\u00ebshtu. \u201cKongresi,-shkruan Ramiz Alia,- n\u00eb lib\u00ebr,-hapi rrug\u00ebn edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me bot\u00ebn, por duhet th\u00ebn\u00eb se nuk zgjidhi \u00e7\u00ebshtjen e lidhjeve ekonomike financiare me jasht\u00eb, lidhje q\u00eb pengoheshin nga neni 28 i kushtetut\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme, i cili ndalonte shprehimisht \u2018marrjen e kredive dhe krijimin e shoq\u00ebrive t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me vendet imerialisto-revizioniste\u201d..(faqe 331). E megjithat\u00eb, si\u00e7 v\u00eb n\u00eb dukje m\u00eb pas ai \u201cp\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb rishikuar Kushtetut\u00ebn, sidomos \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb quhej parimore, pra \u00e7\u00ebshtjen e m\u00ebsip\u00ebrme, nuk u b\u00eb, sepse \u201cp\u00ebrb\u00ebnte sakrilegj n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs\u201d.(po aty).<\/p>\n<p>Absurditet! Sakrilegj ndaj nj\u00eb t\u00eb vdekuri q\u00eb kishte kryer k\u00ebt\u00eb krim ndaj shqiptar\u00ebve dhe tani n\u00eb varr vazhdonte t\u00eb urdh\u00ebronte?! Pra, le t\u00eb vazhdonte \u201cpopulli t\u00eb hante bar, por parimet t\u00eb mos i shkelte\u201d, si\u00e7 kishte deklaruar q\u00eb m\u00eb 1961, kur u prish\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebniet me Bashkimin Sovjetik, por pa e pyetur k\u00ebt\u00eb popull t\u00eb mjer\u00eb ne em\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit fliste, sepse duhej t\u2019i q\u00ebndronte besnik m\u00ebsimeve t\u00eb shtrenjta dhe t\u00eb vyera t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs edhe pas vdekjes s\u00eb tij.(!?).<\/p>\n<p>Si rrjedhim, po p\u00ebrs\u00ebris ato fraza q\u00eb kam p\u00ebrdorur n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shkrimi, t\u00eb cituara nga libri i Ramiz Alis\u00eb \u2018Jeta ime\u2019:<\/p>\n<p>\u2018N\u00eb vitin 1990 ne hym\u00eb me mungesa t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ndiheshin n\u00eb t\u00eb gjitha fushat. Industris\u00eb i mungonte l\u00ebnda e par\u00eb, gj\u00eb q\u00eb detyroi qeverin\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb pun\u00ebn n\u00eb disa fabrika\u2026Valuta q\u00eb dispononte Banka Komb\u00ebtare, kishte mbaruar, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar kredi, as q\u00eb mund t\u00eb flitej, askush nuk i jepte Shqip\u00ebris\u00eb\u2026\u2019(faqe 332).<\/p>\n<p>Ramiz Alia harron t\u00eb shtoj\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje kur \u201cthika kishte arritur t\u00eb asht\u201d, si\u00e7 thot\u00eb populli, me qindra e mij\u00ebra t\u00eb rinj mor\u00ebn rrug\u00ebn e arratis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jete t\u00eb lumtur n\u00eb Per\u00ebndim, dhe shum\u00eb prej tyre u vran\u00eb pas shpine nga rojat kufitare, me urdh\u00ebr t\u00eb atij vet\u00eb. Madje kufoma t\u00eb k\u00ebtyre \u201carmiqve\u201d u ekspozuan dhe u sh\u00ebtit\u00ebn mbi karroceri makinash, si\u00e7 ndodhi n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit 1990.<\/p>\n<p>E t\u00ebra kjo pas gjendjes katastrofike t\u00eb vendit t\u00eb udh\u00ebhequr nga nj\u00eb diktator paranojak si Enver Hoxha, synimi kryesor i t\u00eb cilit ka qen\u00eb t\u00eb jet\u00eb i par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ,q\u00eb e shtypi e varf\u00ebroi dhe e izoloi nga bota, kryesisht p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin e tij faraonik. Sidoqoft\u00eb, nga sa u pa, libri \u201cJeta ime\u201d, (kujtime) i Ramiz Alis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfimi i hapur, bile vende-vende realist, i \u00e7ilt\u00ebr, kritik i ashp\u00ebr, ndon\u00ebse me vones\u00eb ndaj Enver Hoxh\u00ebs, m\u00ebsuesit t\u00eb tij, rr\u00ebfim i nj\u00eb njeriu q\u00eb e nisi jet\u00ebn politike si nx\u00ebn\u00ebs gjimnazi, si partizan, i frym\u00ebzuar nga lufta p\u00ebr \u00e7lirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashist\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer atij pas \u00c7lirimit, n\u00eb fillim si udh\u00ebheq\u00ebs i rinis\u00eb, si pushtetar, pastaj si ideolog i partis\u00eb, deri sa, gjithnj\u00eb i mb\u00ebshtetur nga Enver Hoxha dhe duke pasur besimin e tij p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e dhe besnik\u00ebrin\u00eb ndaj idealeve komuniste, arriti pas vdekjes s\u00eb tij t\u00eb merrte n\u00eb dor\u00eb n\u00eb dor\u00eb fatet e Shqip\u00ebris\u00eb, ku ideali p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shoq\u00ebri socialiste mbeti vet\u00ebm \u00ebnd\u00ebrr, aq sa ai t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb falje popullit p\u00ebr: \u201d-S\u00eb pari, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, por edhe p\u00ebr gabime tona, nuk arrit\u00ebm t\u00eb \u00e7onim m\u00eb p\u00ebrpara zhvillimin e vendit, pra q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb realizoheshin transformime dhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ekonomike sociale e kulturore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb jeta e njer\u00ebzve n\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb ishte edhe m\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>-S\u00eb dyti ,p\u00ebr vuajtjet q\u00eb padrejt\u00ebsisht u jan\u00eb shkaktuar disa njer\u00ebzve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, (n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mij\u00ebra e mij\u00ebra e njer\u00ebzve dhe e t\u00eb af\u00ebrmeve t\u00eb tyre, S.K.), si pasoj\u00eb e zhvillimit t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb klasave, apo shkeljes s\u00eb ligjeve nga ana e organeve represive dhe organizmave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb partis\u00eb \u2013shtet\u201d. (faqe 9).<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb t\u00ebra k\u00ebto, t\u00eb n\u00ebnvizuara nga figura e kat\u00ebrt e komunizmit shqiptar, t\u00eb pakt\u00ebn pas vitit 1961, (Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo), p\u00ebrftojn\u00eb fakte ngjarje, pohime q\u00eb duhen vler\u00ebsuar n\u00eb studimin e historis\u00eb s\u00eb periudh\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00c7udit\u00ebrisht, n\u00eb faqet e fundit t\u00eb librit \u201cJeta ime\u201d,(kujtime),Ramiz Alia v\u00ebrteton edhe nj\u00eb her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrtor me veten dhe madje kthehet n\u00eb origjin\u00ebn e tij, sepse shkruan: \u201cNga pik\u00ebpamja e bindjeve t\u00eb mia, kam deklaruar dhe ripohoj se i kam takuar dhe i p\u00ebrkas s\u00eb majt\u00ebs ,idealeve t\u00eb socializmit marksist. Bindjet e mia jan\u00eb formuar t\u00eb tilla q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs NCL. dhe gjat\u00eb dekadave q\u00eb pasuan at\u00eb\u201d.(faqe 506).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, sepse, si\u00e7 e pohon vet\u00eb po n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, marksiz\u00ebm-leninizmi, ashtu si u zbatua n\u00eb Bashkimin Sovjetik, n\u00eb bot\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e udh\u00ebhequr mbrapsht nga Enver Hoxha dhe t\u00eb trash\u00ebguar prej tij, pra me diktatur\u00ebn e proletariatit, t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb arm\u00ebn e saj t\u00eb fuqishme, Sigurimin e Shtetit, t\u00eb cilin, sic e pam\u00eb, e d\u00ebnon ai vet\u00eb aq shum\u00eb n\u00eb lib\u00ebr, UDB-n\u00eb jugosllave, Sekuritatean rumune, Stasin gjermano-lindor\u2026p\u00ebr t\u00eb arritur pastaj te \u201cn\u00ebna\u201d e tyreCEKA dhe m\u00eb pas KGB-ja sovjetike, t\u00eb shoq\u00ebruara me mjete t\u00eb tilla t\u00eb tilla si-luft\u00ebn kund\u00ebr pron\u00ebs private, shpron\u00ebsimet, shtet\u00ebzimet, kooperativizmin e bujq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb luft\u00ebn e klasave e thellimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb saj, p\u00ebrndjekjet, burgimet, internimet, biografit\u00eb e atyre me cene politike, q\u00eb mor\u00ebn m\u00eb qaf\u00eb sa e sa familje, t\u00eb rinj t\u00eb reja, t\u00eb cil\u00ebt mbet\u00ebn pa shkoll\u00eb, pa t\u00eb ardhme\u2026, pra, ky sistem \u00ebsht\u00eb varrosur dhe nuk ngjallet m\u00eb kurr\u00eb, ose, q\u00eb t\u00eb shprehemi ironikisht me nj\u00eb sentenc\u00eb latine: \u201cSit sibi terra levis\u201d,q\u00eb n\u00eb shqip do t\u00eb thot\u00eb: \u201cQoft\u00eb i leht\u00eb dheu mbi varrin e tij\u2026\u201d\u00a0 <strong><em>\/Gazeta Panorama\/<\/em><\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/do-ti-propozoj-byrose-qe-kryeminister-i-ardhshem-te-jesh-ti-kadri-biseda-mes-enverit-dhe-hazbiut-me-1982\/\">\u201cDo t\u2019i propozoj Byros\u00eb q\u00eb kryeminist\u00ebr i ardhsh\u00ebm t\u00eb jesh ti, Kadri!\u201d- Biseda mes Enverit dhe Hazbiut m\u00eb 1982<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Skifter K\u00eblli\u00e7i Pasi kishte gllab\u00ebruar si lubi plot kuadro t\u00eb lart\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs, ekonomis\u00eb, ushtris\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve shok\u00eb lufte, dhe m\u00eb 1981 edhe Mehmet Shehun, at\u00eb q\u00eb ishte \u201c i palodhur dhe nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb produktiv\u00eb n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr socializmin \u2026nga t\u00eb pakt\u00ebt udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33900","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33900","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33900"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33900\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33900"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33900"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33900"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}