{"id":33894,"date":"2025-08-02T11:11:58","date_gmt":"2025-08-02T11:11:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/krimi-makaber-ne-fier-prokuroria-zbardh-detaje-nga-vrasja-e-anesti-rames\/"},"modified":"2025-08-02T11:11:58","modified_gmt":"2025-08-02T11:11:58","slug":"krimi-makaber-ne-fier-prokuroria-zbardh-detaje-nga-vrasja-e-anesti-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/krimi-makaber-ne-fier-prokuroria-zbardh-detaje-nga-vrasja-e-anesti-rames\/","title":{"rendered":"Krimi makab\u00ebr n\u00eb Fier, prokuroria zbardh detaje nga vrasja e Anesti Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Fier ka dh\u00ebn\u00eb detaje nga vrasja makabre e 56-vje\u00e7arit Anesti Rama, q\u00eb dyshohet se u dhunua dhe u mbyt me tel nga vajza e tij Emalinda Rama dhe \u00c7lirim Dogani, me t\u00eb cilin e reja m\u00ebsohet se kishte nj\u00eb lidhje intime.<\/p>\n<p>Sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, mbr\u00ebmjen e 23 Korrikut, rreth or\u00ebs 21:16 n\u00eb Sall\u00ebn Operative Fier, ka mb\u00ebrritur nj\u00eb telefonat\u00eb ku k\u00ebrkohej d\u00ebrgimi i ambulanc\u00ebs, pasi nj\u00eb shtetas ishte d\u00ebmtuar n\u00eb ambientet e tualetit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb ndodhur n\u00eb fshatin Frash\u00ebr.<\/p>\n<p>Kur ambulanca ka mb\u00ebrritur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e viktim\u00ebs, raportohet se ai q\u00ebndronte i shtrir\u00eb i pajet\u00eb n\u00eb sallon, veshur me kostum dhe k\u00ebmish\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin kur grupi hetimor ka mb\u00ebrritur n\u00eb vendngjarje kan\u00eb konstatuar n\u00eb trupin e 56-vje\u00e7arit \u00e7arje n\u00eb pjes\u00ebn ballore, mbi vetull, nj\u00eb d\u00ebrmishje mbi vetull\u00ebn e djatht\u00eb, si dhe d\u00ebmtime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Vajza e viktim\u00ebs dhe bashk\u00ebshortja e tij, Valbona Rama kan\u00eb deklaruar para grupit hetimor se e kishin gjetur t\u00eb ndjerin n\u00eb tualetin e banes\u00ebs pa shenja jete dhe t\u00eb gjakosur.<\/p>\n<p>Ato kishin njoftuar fqinj\u00ebt se 56-vje\u00e7ari ishte rr\u00ebzuar n\u00eb tualet dhe n\u00eb vijim ishte njoftuar ambulanca dhe policia.<\/p>\n<p>\u201cAto e kan\u00eb l\u00ebvizur t\u00eb ndjerin nga tualeti, e kan\u00eb pastruar dhe veshur, me q\u00ebllim kryerjen e riteve mortore, si dhe kan\u00eb pastruar vendin e ngjarjes\u201d, sqaroi organi i akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas veprimeve hetimore, u b\u00eb arrestimi n\u00eb flagranc\u00eb: Emalinda Ram\u00ebs, e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cVrasja p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim,<\/p>\n<p>Valbona Ram\u00ebs, e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cVeprime q\u00eb pengojn\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d<\/p>\n<p>Si dhe ndalimi me iniciativ\u00eb i shtetasit:<\/p>\n<p>\u00c7lirim Dogani, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cVrasja p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Njoftimi i Prokuroris\u00eb:<\/p>\n<p>Dyshime se vrau babain n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb person tjet\u00ebr, Prokuroria Fier procedon penalisht tre shtetas p\u00ebr dy vepra penale<\/p>\n<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier regjistroi procedimin penal nr.1073, dat\u00eb 24.07.2025 p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cVrasja p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 79\/c dhe 25 t\u00eb Kodit Penal dhe \u201cVeprime q\u00eb pengojn\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal ndaj tre shtetasve E.R. V.R. dhe \u00c7.D.<\/p>\n<p>Nga veprimet e para hetimore rezultoi se, n\u00eb dat\u00eb 23.07.2025, rreth or\u00ebs 21:16 n\u00eb Sall\u00ebn Operative Fier, u b\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb ku k\u00ebrkohej d\u00ebrgimi i ambulanc\u00ebs, pasi nj\u00eb shtetas ishte d\u00ebmtuar n\u00eb ambientet e tualetit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb ndodhur n\u00eb fshatin Frash\u00ebr.<\/p>\n<p>Ambulanca e Spitalit Rajonal Fier ka shkuar n\u00eb banes\u00ebn e shtetasit A.R., t\u00eb cilin e ka gjetur t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb sallonin e banes\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb veshur me kostum dhe k\u00ebmish\u00eb. Personeli mjek\u00ebsor konstatoi se shtetasi A.R. kishte humbur jet\u00ebn dhe ka njoftuar Sall\u00ebn Operative se \u201cpersoni p\u00ebr t\u00eb cilin k\u00ebrkuan ndihm\u00eb mjek\u00ebsore \u00ebsht\u00eb i vdekur\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb procedur\u00ebs hetimore t\u00eb parashikuar n\u00eb raste t\u00eb tilla, n\u00eb vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor. Nga k\u00ebqyrja e jashtme e trupit t\u00eb t\u00eb ndjerit, u konstatua se ai kishte \u00e7arje n\u00eb pjes\u00ebn ballore, \u00e7arje mbi vetull, nj\u00eb d\u00ebrmishje mbi vetull\u00ebn e djatht\u00eb, si dhe d\u00ebmtime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>E bija e t\u00eb ndjerit, shtetasja E.R. dhe bashk\u00ebshortja e tij, shtetasja V.R., i deklaruan grupit hetimor se e kishin gjetur t\u00eb ndjerin n\u00eb tualetin e banes\u00ebs pa shenja jete dhe t\u00eb gjakosur, kishin njoftuar fqinj\u00ebt se ky shtetas ishte rr\u00ebzuar n\u00eb tualet dhe n\u00eb vijim ishte njoftuar ambulanca dhe policia. Ato e kan\u00eb l\u00ebvizur t\u00eb ndjerin nga tualeti, e kan\u00eb pastruar dhe veshur, me q\u00ebllim kryerjen e riteve mortore, si dhe kan\u00eb pastruar vendin e ngjarjes.<\/p>\n<p>Pas kryerjes s\u00eb veprimeve t\u00eb para hetimore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrdorimin e metodave proaktive t\u00eb hetimit, u b\u00eb arrestimi n\u00eb flagranc\u00eb i shtetases E.R., e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale\u201cVrasja p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 79\/c dhe 25 t\u00eb Kodit Penal, i shtetases V.R. e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cVeprime q\u00eb pengojn\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal, si dhe ndalimi me iniciativ\u00eb i shtetasit \u00c7.D., i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale\u201cVrasja p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 79\/c dhe 25 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier k\u00ebrkoi vleft\u00ebsimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb arrestimeve dhe t\u00eb ndalimit, si dhe caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr t\u00eb tre personat n\u00ebn hetim, k\u00ebrkesa t\u00eb cilat u pranuan nga gjykata.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier, shpreh angazhimin e plot\u00eb dhe v\u00ebnien para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personave q\u00eb kryejn\u00eb vepra penale kund\u00ebr jet\u00ebs.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/02\/krimi-makaber-ne-fier-prokuroria-zbardh-detaje-nga-vrasja-e-anesti-rames\/\">Krimi makab\u00ebr n\u00eb Fier, prokuroria zbardh detaje nga vrasja e Anesti Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Fier ka dh\u00ebn\u00eb detaje nga vrasja makabre e 56-vje\u00e7arit Anesti Rama, q\u00eb dyshohet se u dhunua dhe u mbyt me tel nga vajza e tij Emalinda Rama dhe \u00c7lirim Dogani, me t\u00eb cilin e reja m\u00ebsohet se kishte nj\u00eb lidhje intime. Sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, mbr\u00ebmjen e 23 Korrikut, rreth or\u00ebs 21:16 n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33894","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33894","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33894"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33894\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33894"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33894"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33894"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}