{"id":33893,"date":"2025-08-02T11:48:33","date_gmt":"2025-08-02T11:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/a-mund-te-jete-21-janari-ne-faze-hetimi-paraprak-edhe-ne-vitin-2025\/"},"modified":"2025-08-02T11:48:33","modified_gmt":"2025-08-02T11:48:33","slug":"a-mund-te-jete-21-janari-ne-faze-hetimi-paraprak-edhe-ne-vitin-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/a-mund-te-jete-21-janari-ne-faze-hetimi-paraprak-edhe-ne-vitin-2025\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb jet\u00eb 21 janari \u201cn\u00eb faz\u00eb hetimi paraprak\u201d edhe n\u00eb vitin 2025?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi\/<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb k\u00ebtij viti do t\u00eb mbushen gjasht\u00eb vjet nga fillimi i funksionimit t\u00eb Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit ose si\u00e7 njihet ndryshe SPAK. Megjithat\u00eb, edhe pas kaq shum\u00eb kohe gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs SPAK ka arritur rezultate t\u00eb pamohueshme n\u00eb luft\u00ebn ndaj korrupsionit e krimit t\u00eb organizuar, kreu i tij Altin Dumani deklaron se hetimi i vrasjeve t\u00eb 21 janarit 2011, ngjarjes m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb shkuar, ndodhet \u201cn\u00eb faz\u00eb paraprake\u201d. N\u00eb 30 korrik ai deklaroi publikisht se \u201c\u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e hetimit paraprak. SPAK ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Strasburgut. Prokurori \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vendos si do t\u00eb hetoj\u00eb dhe radh\u00ebn se si do t\u00eb merren n\u00eb pyetje personat. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga dosjet prioritare\u201d. Me nj\u00eb lexim t\u00eb vet\u00ebm kuptojm\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrgjigje shabllon nga ato q\u00eb jepen p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje gazetar\u00ebve e p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn.<\/p>\n<p>Vrasjet e 21 janarit jan\u00eb nd\u00ebr kapitujt m\u00eb t\u00eb dhimbsh\u00ebm e nj\u00ebher\u00ebsh m\u00eb t\u00eb debatuar, t\u00eb studiuar e t\u00eb analizuar n\u00eb 35 vite tranzicion. Elita politike, mediat e opinioni publik kan\u00eb debatuar pafund\u00ebsisht n\u00eb lidhje me rrethanat, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e fajet q\u00eb prodhuan vrasjen e kat\u00ebr njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb dyert e selis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb shqiptare. Mij\u00ebra or\u00eb televizive jan\u00eb harxhuar e kushedi sesa tonelata boj\u00eb e let\u00ebr \u00ebsht\u00eb konsumuar p\u00ebr t\u00eb hedhur drit\u00eb mbi nj\u00eb ngjarje e cila u konsumua n\u00eb transmetim t\u00eb drejp\u00ebrdrejt\u00eb televiziv n\u00eb syt\u00eb e qindra mij\u00eb shqiptar\u00ebve. Si rrall\u00ebher\u00eb, teksa gjaku u derdh \u201clive\u201d, krer\u00ebt e qeveris\u00eb dol\u00ebn dhe u mburr\u00ebn p\u00ebrsa kishte ndodhur, duke k\u00ebrc\u00ebnuar se do ta p\u00ebrs\u00ebrisnin sjelljen e tyre pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ishte nevoja.<\/p>\n<p>21 janari me kat\u00ebr t\u00eb vrar\u00ebt e tij Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda provokoi m\u00eb s\u00eb pari  fshirjen gjat\u00eb err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb nat\u00ebs q\u00eb pasoi, t\u00eb t\u00eb gjitha regjistrimeve video q\u00eb nd\u00ebrtesa e kryeministris\u00eb dispononte. Ende nuk ka asnj\u00eb shpjegim shterrues sesi kjo ndodhi, kush dha urdh\u00ebr dhe kush e ekzekutoi k\u00ebt\u00eb fshehje gjurm\u00ebsh t\u00eb nilelit t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror. M\u00eb tej akoma, kjo \u00ebsht\u00eb ngjarja e par\u00eb e p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha ku qeveria prishi provat dhe ndaloi prokurorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ekzekutoj\u00eb urdh\u00ebrat e arrestit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs (imagjinoni sikur Rama t\u00eb rrethonte godinat e shtetit e t\u00eb mos dor\u00ebzonte ministrat e bashkiak\u00ebt tek prokuror\u00ebt e SPAK). As p\u00ebr k\u00ebt\u00eb refuzim t\u00eb shtetit asokohe nuk ka ende asnj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar, megjith\u00ebse urdh\u00ebri gjendet shum\u00eb leht\u00eb se nga doli dhe sesi u ekzekutua. Njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjall\u00eb dhe madje vazhdojn\u00eb t\u00eb rrahin gjoksin q\u00eb shteti t\u00eb cilin drejtonin derdhi gjak n\u00eb bulevardin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin e 14-t\u00eb q\u00eb na ndan nga ajo dit\u00eb e p\u00ebrgjakshme janari, si dhe n\u00eb vitin e gjasht\u00eb pas fillimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, vrasjet e 21 janarit 2011 vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb hetim \u201cn\u00eb faz\u00eb paraprake\u201d. Nj\u00eb tallje cinike dhe nj\u00eb neglizhenc\u00eb (n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb), e cila vendos nj\u00eb minus t\u00eb madh mbi pun\u00ebn dhe imazhin e SPAK si bart\u00ebsi i vullnetit popullor p\u00ebr drejt\u00ebsi. Sepse kjo struktur\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb aty ku drejt\u00ebsia e djeshme nuk guxoi: tek ngjarjet e bujshme, vrasjet politike, korrupsioni i nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe krimi i organizuar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb surprizuese sesi SPAK ka mundur t\u00eb hyj\u00eb me kurajo n\u00eb dy komponentet e fundit, korrupsioni i elit\u00ebs politike dhe krimi i organizuar, por \u00ebsht\u00eb stepur me kok\u00ebfort\u00ebsi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb ngjarjeje ku shteti vrau n\u00eb dyert e godin\u00ebs s\u00eb tij m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Nj\u00eb ngjarje e cila n\u00ebse do t\u00eb zbardhej me paan\u00ebsi, potencialisht mund t\u00eb rib\u00ebnte nga e para konceptin q\u00eb kemi sot mbi shtetin dhe sjelljen e qeveritar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb SPAK i ktheu pas si padin\u00eb e PS n\u00eb janar 2023, ashtu edhe tentativat e familjar\u00ebve t\u00eb Aleks Nik\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb rihapje t\u00eb procesit nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb (shkurt 2023), duke e kthyer dosjen tek prokuroria e Tiran\u00ebs, d\u00ebshmon vullnetin e qart\u00eb p\u00ebr ta mbajtur larg duarve dosjen e vrasjeve m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara shtet\u00ebrore t\u00eb tranzicionit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb 14 n\u00ebntor 2023 Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Strasburg i dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb distanc\u00eb k\u00ebtij refuzimi t\u00eb SPAK. Teksa dha vendimin p\u00ebr dosjen e Aleks Nik\u00ebs, gjykata k\u00ebrkoi kryerjen e nj\u00eb hetimi t\u00eb plot\u00eb mbi ngjarjet e 21 janarit. \u201cRruga tjet\u00ebr e korrigjimit t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebrb\u00ebhet nga detyrimi i shtetit p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb hetim efektiv q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb identifikimin dhe nd\u00ebshkimin e personave p\u00ebrgjegj\u00ebs\u201d, shkruhet n\u00eb faqen 21 t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e k\u00ebsaj k\u00ebrkese t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb hedhur drit\u00eb mbi masakr\u00ebn shtet\u00ebrore t\u00eb 21 janarit, Gjykata e Lart\u00eb e detyroi n\u00eb 12 mars 2024 SPAK q\u00eb t\u00eb rimerrte n\u00eb shqyrtim mbrapsht dosjen e d\u00ebrguar n\u00eb prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, aty ku kishte fjetur p\u00ebr mbi nj\u00eb dekad\u00eb. Nj\u00eb gjest logjik dhe normal, n\u00eb mesin e nj\u00eb bjerrjeje pafund t\u00eb k\u00ebtij hetimi.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb q\u00eb nga marsi i vitit 2024 kjo dosje e marr\u00eb n\u00eb ngarkim nga Prokuroria e Posa\u00e7me nuk ka prodhuar thuajse asnj\u00eb t\u00eb re. Jan\u00eb thirrur p\u00ebr d\u00ebshmi disa persona, por s\u00ebrish rrethi i ngusht\u00eb i zyrtar\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb lidhur me at\u00eb ngjarje mbetet i paprekur dhe sfidues. K\u00ebsisoj deklarata e Altin Dumanit se 21 janari ndodhet n\u00eb faz\u00eb paraprake hetimi \u00ebsht\u00eb konkluzioni logjik i vegjetimit total dhe letargjis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn SPAK po e trajton prej vitesh 21 janarin. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/a-mund-te-jete-21-janari-ne-faze-hetimi-paraprak-edhe-ne-vitin-2025\/\">A mund t\u00eb jet\u00eb 21 janari \u201cn\u00eb faz\u00eb hetimi paraprak\u201d edhe n\u00eb vitin 2025?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi\/ N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb k\u00ebtij viti do t\u00eb mbushen gjasht\u00eb vjet nga fillimi i funksionimit t\u00eb Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit ose si\u00e7 njihet ndryshe SPAK. Megjithat\u00eb, edhe pas kaq shum\u00eb kohe gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs SPAK ka arritur rezultate t\u00eb pamohueshme n\u00eb luft\u00ebn ndaj korrupsionit e krimit t\u00eb organizuar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33893","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33893","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33893"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33893\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33893"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33893"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33893"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}