{"id":33861,"date":"2025-08-02T08:36:56","date_gmt":"2025-08-02T08:36:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/bumi-i-hidhur-i-turizmit-si-po-e-rrit-koston-e-jeteses-per-shqiptaret\/"},"modified":"2025-08-02T08:36:56","modified_gmt":"2025-08-02T08:36:56","slug":"bumi-i-hidhur-i-turizmit-si-po-e-rrit-koston-e-jeteses-per-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/bumi-i-hidhur-i-turizmit-si-po-e-rrit-koston-e-jeteses-per-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Bumi i hidhur i turizmit, si po e rrit koston e jetes\u00ebs p\u00ebr shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Shtrenjtimi i qiras\u00eb mujore p\u00ebr strehim, t\u00eb pronave p\u00ebr shitje, t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb bare-restorante dhe produkteve ushqimore n\u00eb markete deri te r\u00ebndimi i trafikut jan\u00eb efektet n\u00eb kostot e jetes\u00ebs p\u00ebr vend\u00ebsit e zonave turistike nga fluksi i turist\u00ebve t\u00eb huaj. Masat e propozuara nga ekspert\u00ebt p\u00ebr mbiturizmin.<\/p>\n<p>\u201cUjin e \u00e7ezm\u00ebs po e paguajm\u00eb si t\u00eb ishte luks n\u00eb lokal. P\u00ebr nj\u00eb kafe, uj\u00eb dhe nj\u00eb Coca-Cola paguam 650 lek\u00eb\u201d, \u2013 shprehet i revoltuar nj\u00eb banor i Pogradecit, teksa largohet nga bari i nj\u00eb hoteli q\u00eb ndodhet buz\u00eb liqenit.<\/p>\n<p>Ai i pohoi mikut t\u00eb tij me t\u00eb cilin ishte ulur n\u00eb bar, se nj\u00eb got\u00eb uj\u00eb \u201cnga \u00e7ezma\u201d po paguhet m\u00eb shtrenjt\u00eb se pijet freskuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tregues q\u00eb shtrenjtimi i \u00e7mimeve, p\u00ebr shkak t\u00eb fluksit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb turist\u00ebve n\u00eb bar-restorantet e qytetit, po ndikon n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb vend\u00ebsve t\u00eb zonave turistike.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn janar-maj n\u00eb vend, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, hyn\u00eb 3,4 milion\u00eb shtetas t\u00eb huaj. Krahasuar me vjet, numri i tyre u rrit 3,9%. N\u00eb muajin maj, numri i shtetasve t\u00eb huaj q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri arriti n\u00eb 987 mij\u00eb, me rritje 1,4% krahasuar me majin 2024.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 5-mujor, rritja m\u00eb e lart\u00eb e fluksit t\u00eb turist\u00ebve t\u00eb huaj u sh\u00ebnua p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit. N\u00eb janar, numri i turist\u00ebve u rrit 14,5% krahasuar me janar 2024 dhe n\u00eb shkurt rritja ishte 7,4%.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspertin e ekonomis\u00eb, Arben Malaj, ky nivel i lart\u00eb vizitor\u00ebsh po \u00e7on drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr banesa me qira, p\u00ebr blerje prone, si dhe p\u00ebr mallra t\u00eb konsumit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo ka sjell\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb k\u00ebta sektor\u00eb, deri n\u00eb nivele k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr vendasit.<\/p>\n<p>\u201cMe rritjen e numrit t\u00eb turist\u00ebve, rritet k\u00ebrkesa p\u00ebr sh\u00ebrbime si akomodimi, ushqimi dhe transporti. Ky presion mbi ofert\u00ebn ekzistuese shpesh \u00e7on n\u00eb:<\/p>\n<p>1. Rritje sezonale t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb zonat bregdetare dhe turistike;<\/p>\n<p>2. P\u00ebrshtatje e tregut p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb nga turist\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb kapacitet blerjeje sesa vendasit;<\/p>\n<p>3. Fenomenin e \u201cairbnb-izimit\u201d, ku shum\u00eb banesa merren nga tregu i banimit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u00e7mim turistik m\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d, \u2013 pohon ai.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb diskutimeve p\u00ebr perspektivat turistike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku parashikohet q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025 numri i turist\u00ebve t\u00eb huaj t\u00eb arrij\u00eb nga 12 deri n\u00eb 14 milion\u00eb, sipas ekspertit t\u00eb ekonomis\u00eb Arben Malaj, ky fluks i lart\u00eb pritet t\u00eb sjell\u00eb edhe m\u00eb tej rritje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrbime dhe infrastruktur\u00eb turistike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kostoja e shtrenjt\u00eb e strehimit nga turizmi<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga efektet kryesore m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb turizmit n\u00eb rritje \u00ebsht\u00eb ai mbi tregun e qirave p\u00ebr q\u00ebllime strehimi. Turist\u00ebt q\u00eb vizitojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb parap\u00eblqejn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb apartamente me qira ditore sesa n\u00eb hotele, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimit m\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb vitin 2025 vijon t\u00eb mbetet i ul\u00ebt numri i shtetasve t\u00eb huaj q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vend dhe q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb strukturat zyrtare akomoduese.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, n\u00eb muajin prill hyn\u00eb 819,1 mij\u00eb shtetas t\u00eb huaj, por vet\u00ebm 149,6 mij\u00eb apo rreth 20% e vizitor\u00ebve jorezident\u00eb q\u00ebndruan n\u00eb strukturat akomoduese.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT tregojn\u00eb se rreth 80% e shtetasve t\u00eb huaj q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb vend nuk q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb strukturat e regjistruara t\u00eb akomodimit.<\/p>\n<p>Turist\u00ebt e huaj parap\u00eblqejn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb apartamentet me qira ditore p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb ul\u00ebta sipas Stela Dhami, nga \u201cColliers Albania\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAto jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prekshme p\u00ebr turist\u00ebt q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri vijn\u00eb kryesisht t\u00eb orientuar prej \u00e7mimeve m\u00eb t\u00eb lira krahasuar me vendet e zhvilluara turistike apo me rajonin.<\/p>\n<p>Gjithashtu k\u00ebto struktura akomodojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb familjet dhe udh\u00ebtar\u00ebt n\u00eb grup t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ambient\u201d, pohoi m\u00eb her\u00ebt znj. Dhami.<\/p>\n<p>Por shtimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr akomodim n\u00eb k\u00ebto struktura ka nxitur rritjen e numrit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb AirDNA p\u00ebr \u201cMonitor\u201d, n\u00eb prill kishte 23,4 mij\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb listuara p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb me qira, me rritje prej 38% n\u00eb raport me t\u00eb nj\u00ebjtin muaj t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, ose rreth 6,4 mij\u00eb apartamente, apo nj\u00ebsi banimi m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb prill 2023, kishte vet\u00ebm 12,6 mij\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb listuara, pra n\u00eb dy vjet, numri i tyre \u00ebsht\u00eb dyfishuar. Numri i apartamenteve p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb qira n\u00eb prill 2025 ishte i nj\u00ebjti me gushtin 2024, kur gjithnj\u00eb sh\u00ebnohet rekord p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb lart\u00eb n\u00eb kulmin e sezonit.<\/p>\n<p>Zgjerimi i tregut po shton ndjesh\u00ebm ofert\u00ebn p\u00ebr apartamente me qira ditore, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe \u00e7mimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lira sesa vendet europiane. Nga ana tjet\u00ebr vijon t\u00eb pak\u00ebsoj\u00eb ofert\u00ebn e tregut p\u00ebr prona me qira, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb ofrohen gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr \u00e7mime t\u00eb larta p\u00ebr qiran\u00eb mujore afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Agjentja e tregut t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme Lorena Rada nga \u201cCentury 21 CPM\u201d tha se n\u00eb kryeqytet, \u00e7mimet e qirave mujore edhe gjat\u00eb 2025-s vijuan t\u00eb mbeten n\u00eb nivele t\u00eb shtrenjta, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb lart\u00eb dhe ofert\u00ebs n\u00eb r\u00ebnie.<\/p>\n<p>Znj. Rada thekson se pak\u00ebsimi i ofert\u00ebs nga qiraja ditore ndihet m\u00eb shum\u00eb te zonat af\u00ebr qendr\u00ebs. \u201cN\u00eb zon\u00ebn e Pazarit t\u00eb Ri, nuk arrijm\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb prona t\u00eb lira p\u00ebr qiran\u00eb afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, k\u00ebrkesa p\u00ebr prona me qira ditore \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb. Po ashtu, dh\u00ebnia e apartamenteve me qira ditore po shfryt\u00ebzohet m\u00eb tep\u00ebr nga vet\u00eb pronar\u00ebt e apartamenteve\u201d.<\/p>\n<p>Mesatarisht n\u00eb Tiran\u00eb, \u00e7mimet e qirave p\u00ebr apartamente 1+1 variojn\u00eb nga 300 deri n\u00eb 800 euro n\u00eb muaj. P\u00ebr apartamente 2+1, mesatarja e \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb 200 deri n\u00eb 250 euro m\u00eb e lart\u00eb. Qiraja mujore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tipologji pronash varion nga 550 deri n\u00eb 1,300 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, sipas agjent\u00ebve imobiliar\u00eb, \u00e7mimet e qirave p\u00ebr q\u00ebllime strehimi u rrit\u00ebn mesatarisht nga 10 deri n\u00eb 20% krahasuar me vitin e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Rritja m\u00eb e ndjeshme ishte n\u00eb zonat af\u00ebr qendr\u00ebs, ku shum\u00eb apartamente jan\u00eb kthyer n\u00eb struktura akomoduese p\u00ebr qira ditore, p\u00ebr shkak t\u00eb fluksit n\u00eb rritje t\u00eb turist\u00ebve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>N\u00eb zon\u00ebn e ish-Bllokut, \u00e7mimi i qirave p\u00ebr apartamente 1+1 n\u00eb muajin shtator arriti deri n\u00eb 800 euro n\u00eb muaj nga 750 euro q\u00eb ishte niveli maksimal i qiras\u00eb vitin e kaluar. Rritja \u00ebsht\u00eb rreth 7%. Nd\u00ebrsa p\u00ebr prona 2+1, qirat\u00eb nisin nga 1,000 deri n\u00eb 1,300 euro nga 950 deri 1,000 euro n\u00eb muaj n\u00eb muajin shtator t\u00eb 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb zona t\u00eb tjera si ajo pran\u00eb Stadiumit \u201cAir Albania\u201d, \u00e7mimet p\u00ebr apartamente me struktur\u00eb 1+1 arrit\u00ebn n\u00eb 800 euro n\u00eb muaj nga 650 euro q\u00eb ishte nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Rritja ishte 23%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u00e7mimet p\u00ebr apartamentet 2+1 arrit\u00ebn deri n\u00eb 1,300 euro nga 1,200 euro q\u00eb ishin vitin paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 \u00e7mimeve t\u00eb larta nga ulja e stokut t\u00eb apartamenteve me qira afatgjat\u00eb, vendasit po p\u00ebrballen edhe me periudha t\u00eb gjata kohore p\u00ebr k\u00ebrkimin e apartamentit.<\/p>\n<p>Mesatarisht nj\u00eb familje shqiptare duhet t\u00eb shpenzoj\u00eb 1 deri n\u00eb 2 muaj koh\u00eb intensive sipas agjentes imobiliare Lorina Rada, n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta afati i k\u00ebrkimit arrin edhe p\u00ebr 9 muaj, p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb apartament me qira afatgjat\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Agjent\u00ebt e tregut t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme gjithashtu ngren\u00eb s\u00ebrish shqet\u00ebsimin e rrezikut t\u00eb fllusk\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg, p\u00ebr shkak t\u00eb mbiofert\u00ebs dhe \u00e7mimeve shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb raport me vendet europiane.<\/p>\n<p>P.sh., n\u00eb Tiran\u00eb n\u00ebse prenoton nj\u00eb apartament me larg\u00ebsi 450 metra nga qendra p\u00ebr 1 nat\u00eb q\u00ebndrimi, ofrohet me \u00e7mim 34 deri n\u00eb 39 euro\/nata.<\/p>\n<p>Apartament me larg\u00ebsi 300 euro nga qendra gjen me \u00e7mim 45 euro\/nata.<\/p>\n<p>N\u00eb Athin\u00eb n\u00ebse rezervoje n\u00ebp\u00ebrmjet Booking.com nj\u00eb apartament me qira 500 metra larg qendr\u00ebs p\u00ebr 1 nat\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb fund t\u00eb muajit qershor ofrohej me \u00e7mim 170 euro\/nata apo p\u00ebr apartament me larg\u00ebsi 3 km nga qendra \u00e7mimi arrin 130 euro\/nata.<\/p>\n<p>N\u00eb Rom\u00eb, \u00e7mimet e apartamenteve n\u00eb zonat af\u00ebr qendr\u00ebs variojn\u00eb nga 105 euro deri n\u00eb 327 euro\/nata.<\/p>\n<p>Prodhimit vendas me problemeve strukturore i shtohet edhe kostoja nga turizmi<\/p>\n<p>Krahas \u00e7mimeve t\u00eb larta n\u00eb bare dhe restorante, vendasit po p\u00ebrballen me rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb produkteve ushqimore edhe n\u00eb markete.<\/p>\n<p>Alban Zusi, drejtues i Qendr\u00ebs s\u00eb Eksporteve Shqiptare, pohon se fenomeni po ndikohet edhe nga mungesa e konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb prodhimit vendas, e ndikuar nga kostot e larta t\u00eb prodhimit, zhvler\u00ebsimi i Euros dhe turizmit p\u00ebr marrjen e fuqis\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>Produktet vendase n\u00eb supermarkete shpesh shiten m\u00eb shtrenjt\u00eb se ato t\u00eb importit, duke v\u00ebshtir\u00ebsuar pozit\u00ebn e prodhuesit vendas n\u00eb treg.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimet e produkteve vendase p\u00ebrfshir\u00eb produktet e bulmetit, t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb mishit (sallameria-proshutat), p\u00ebrfshir\u00eb prodhime t\u00eb tjera, si: \u2018mozzarella\u2019, n\u00eb markete po shiten m\u00eb shtrenjt\u00eb sesa produktet e importit.<\/p>\n<p>Produktet vendase nuk arrijn\u00eb t\u00eb konkurrojn\u00eb ato t\u00eb importit, pasi kostot e prodhimit jan\u00eb n\u00eb rritje, nd\u00ebrsa zhvler\u00ebsimi i Euros 30-40% favorizon mallrat e importit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u vet\u00ebmbrojtur, prodhuesi shqiptar \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb mbaj\u00eb \u00e7mime t\u00eb larta ose synon t\u00eb tregtoj\u00eb produktet n\u00eb tregjet e produkteve autoktone vendase, ku turist\u00ebt priren t\u00eb blejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Strukturat akomoduese furnizohen kryesisht me mallra ushqimore nga importi, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve m\u00eb t\u00eb lira sesa prodhimi vend\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr produkte t\u00eb lira nga importi \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb turizmit masiv dhe jo elitar q\u00eb zhvillohet n\u00eb vend. Por edhe kjo tendenc\u00eb nuk e ndihmon prodhuesin vend\u00ebs p\u00ebr tregtimin e produkteve.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 problemeve strukturore q\u00eb po has aktualisht sektori i prodhimit, edhe turizmi po ndikon n\u00eb rritjen e kostos prodhuese, ve\u00e7an\u00ebrisht te shpenzimet p\u00ebr fuqin\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>Shum\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb industris\u00eb p\u00ebrpunuese, t\u00eb joshur nga pagat e larta largohen p\u00ebr pun\u00ebsime sezonale drejt zonave bregdetare. Me q\u00ebllim mbajtjen e tyre, agrop\u00ebrpunuesit jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u2019u rishikojn\u00eb pagat\u201d.<\/p>\n<p>Baret dhe restorantet, r\u00ebnie konsumi nga vendasit, kompensohen nga turist\u00ebt<\/p>\n<p>Sipas kryetarit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, n\u00eb baret dhe restorantet e zonave bregdetare, dy vitet e fundit tendenca e konsumit nga vendasit mbetet n\u00eb r\u00ebnie p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb larta.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb kostove dhe \u00e7mimeve, konsumatori vend\u00ebs ka ulur konsumin n\u00eb bar-restorante me rreth 20%.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e konsumit prej vendasve po p\u00ebrs\u00ebritet \u00e7do vit, p\u00ebr shkak t\u00eb uljes s\u00eb fuqis\u00eb bler\u00ebse nga \u00e7mimet e larta\u201d, thot\u00eb z. Jahja. Ai shton se shum\u00eb shqiptar\u00eb po parap\u00eblqejn\u00eb gjithashtu t\u00eb kalojn\u00eb pushimet jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb shmangur shpenzimet e larta n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, konsumi total n\u00eb sektorin e bareve dhe restoranteve nuk ka sh\u00ebnuar rritje n\u00eb krahasim me sezonin turistik t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, \u00e7ka tregon se turist\u00ebt thjesht po z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb konsumin vendas, jo duke e rritur at\u00eb.<\/p>\n<p>Rritja e k\u00ebrkes\u00ebs, por jo e \u00e7mimeve n\u00eb sektorin e makinave me qira<\/p>\n<p>Ndryshe nga efekti q\u00eb ka turizmi n\u00eb tregun e qirave afatgjata p\u00ebr banesa, ku \u00e7mimet jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimit t\u00eb ofert\u00ebs, sektori i makinave me qira nuk po p\u00ebrjeton t\u00eb nj\u00ebjtin presion mbi \u00e7mimet.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, ky treg po zgjerohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb fal\u00eb hyrjes s\u00eb operator\u00ebve t\u00eb rinj dhe konkurrenc\u00ebs n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Aleksand\u00ebr Ndoci, drejtues i kompanis\u00eb RentX, tha se tarifat ditore p\u00ebr makina me qira kan\u00eb mbetur t\u00eb q\u00ebndrueshme, pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs gjat\u00eb sezonit turistik.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesa ka qen\u00eb n\u00eb rritje p\u00ebr shkak t\u00eb fluksit t\u00eb turist\u00ebve, por shtimi i numrit t\u00eb operator\u00ebve n\u00eb treg ka balancuar situat\u00ebn dhe ka parandaluar rritjen e \u00e7mimeve\u201d.<\/p>\n<p>Sipas zotit Ndoci, konkurrenca e shtuar mes kompanive q\u00eb ofrojn\u00eb makina me qira ka ndikuar n\u00eb mbajtjen e \u00e7mimeve brenda kufijve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7mimet ditore p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb variojn\u00eb nga 15 euro p\u00ebr modelet baz\u00eb, deri n\u00eb 150\u2013200 euro n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr automjetet luksoze.<\/p>\n<p>Sektori i makinave t\u00eb dh\u00ebnies me qira \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull ku shtimi i k\u00ebrkes\u00ebs nuk ka sjell\u00eb automatikisht rritje \u00e7mimesh, duke treguar se dinamika e tregut ndikohet edhe nga faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si numri i ofruesve dhe struktura e konkurrenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Kostot e tjera nga mbipopullimi turistik<\/p>\n<p>Eksperti i ekonomis\u00eb Arben Malaj, thekson tek analizimi i kostove p\u00ebr vendasit nga rritja e fluksit turistik edhe problemet me r\u00ebndimin e trafikut, ndikimet negative n\u00eb mjedis deri edhe te rreziku p\u00ebr humbjen e identitetit kulturor t\u00eb fshatrave turistik\u00eb.<\/p>\n<p>1. Rritja e \u00e7mimeve t\u00eb shitjes \u2013 Akomodimi, ushqimi dhe transporti i \u00e7mimeve p\u00ebr sezonin e kaluar. Banor\u00ebt lokal\u00eb p\u00ebrballen me rritje t\u00eb kostos s\u00eb tyre q\u00eb shpesh nuk p\u00ebrputhet me t\u00eb ardhurat e tyre.<\/p>\n<p>2. Ndikimi negativ n\u00eb mjedis \u2013 Konsum i tepruar i burimeve natyrore (uj\u00eb, energji). Mbeturina, ndotje dhe d\u00ebmtim i ekosistemeve detare dhe tok\u00ebsore. Shkat\u00ebrrimi i natyr\u00ebs p\u00ebr krijimin e resorteve dhe aktiviteteve turistike.<\/p>\n<p>3. Presioni mbi veprimtarin\u00eb publike \u2013 Sistemet e kanalizimeve, transportit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb mbingarkohen. Urbanizimi i shpejt\u00eb dhe shpesh kaotik n\u00eb zonat bregdetare ose historike.<\/p>\n<p>4. Humbja e identitetit dhe kultur\u00ebs lokale \u2013 Shnd\u00ebrrimi i qyteteve apo fshatrave n\u00eb \u201cvend p\u00ebr turist\u00ebt\u201d, jo p\u00ebr banor\u00ebt. Rreziku i komercializimit t\u00eb produkteve dhe kultur\u00ebs, ku p\u00ebrshtatet p\u00ebr turistin, jo p\u00ebr komunitetin.<\/p>\n<p>5. D\u00ebmtimi i popullsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve \u2013 Zhurm\u00eb, trafik i r\u00ebnduar, mbingarkes\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim. Banor\u00ebt ndihen t\u00eb \u201cshtyr\u00eb jasht\u00eb\u201d qytetit t\u00eb tyre, n\u00eb qendrat historike apo plazhe.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb masash rekomandojn\u00eb ekspert\u00ebt<\/p>\n<p>Mbipopullimi me turist\u00eb i njohur ndryshe si \u201covertourism\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb po ndodh n\u00eb shum\u00eb vende europiane dhe n\u00eb destinacione n\u00eb zhvillim si Shqip\u00ebria. Arben Malaj parashikon se trendi i rritjes s\u00eb \u00e7mimeve nga turizmi do t\u00eb jet\u00eb afatgjat\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ky fenomen sjell kosto t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por edhe sociale, ekonomike dhe mjedisore, q\u00eb duhet t\u00eb menaxhohen me kujdes.<\/p>\n<p>\u201cShkalla e rritjes, burimet e rritjes dhe efektet jopozitive kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr studime m\u00eb t\u00eb thelluara. Ka elemente q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb trend, edhe pse me luhatje sezonale:<\/p>\n<p>(i) Turizmi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb sektor p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare dhe investimet n\u00eb t\u00eb cilat rriten;<\/p>\n<p>(ii) Inflacioni global, dhe konfliktet gjeopolitike kan\u00eb ndikuar n\u00eb ecurin\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb \u00e7mimeve. N\u00ebse nd\u00ebrtohen struktura t\u00eb tjera dhe politika t\u00eb balancuara mund t\u00eb ket\u00eb stabilizim afatmes\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Eksperti i ekonomis\u00eb dhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj, propozon zbatimin e disa politikave p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e qytetar\u00ebve vendas p\u00ebrball\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve dhe kostos s\u00eb jetes\u00ebs. Nd\u00ebr to p\u00ebrfshihen kufizimi i konvertimit t\u00eb banesave n\u00eb nj\u00ebsi turistike, si dhe kontrolli i p\u00ebrkohsh\u00ebm i \u00e7mimeve gjat\u00eb sezonit turistik.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, mbipopullimi turistik (overtourism) nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht negativ, por k\u00ebrkon politika t\u00eb zgjuara dhe planifikim afatgjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb maksimizuar p\u00ebrfitimet dhe p\u00ebr t\u00eb minimizuar kostot.<\/p>\n<p>Menaxhimi i kapaciteteve t\u00eb destinacioneve, investimet n\u00eb turiz\u00ebm t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe p\u00ebrfshirja e komunitetit lokal n\u00eb vendimmarrje jan\u00eb disa nga hapat thelb\u00ebsor\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar zhvillim t\u00eb ekuilibruar, q\u00eb respekton si vizitor\u00ebt ashtu edhe jet\u00ebn dhe interesat e banor\u00ebve vendas\u201d, pohon zoti Malaj.<\/p>\n<p>Arben Malaj<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, mbipopullimi turistik (overtourism) nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht negativ, por k\u00ebrkon politika t\u00eb zgjuara dhe planifikim afatgjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb maksimizuar p\u00ebrfitimet dhe p\u00ebr t\u00eb minimizuar kostot. Menaxhimi i kapaciteteve t\u00eb destinacioneve, investimet n\u00eb turiz\u00ebm t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe p\u00ebrfshirja e komunitetit lokal n\u00eb vendimmarrje jan\u00eb disa nga hapat thelb\u00ebsor\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar zhvillim t\u00eb ekuilibruar, q\u00eb respekton si vizitor\u00ebt ashtu edhe jet\u00ebn dhe interesat e banor\u00ebve vendas\u201d<\/p>\n<p>Propozimi<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb balancuar interesat mes zhvillimit t\u00eb turizmit dhe mbrojtjes s\u00eb mir\u00ebqenies s\u00eb komuniteteve vendase, eksperti Arben Malaj propozon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb politikash:<\/p>\n<p>1. Subvencione apo ndihma financiare p\u00ebr familjet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat me fluks t\u00eb lart\u00eb turistik.<\/p>\n<p>2. Kontrolli i p\u00ebrkohsh\u00ebm i \u00e7mimeve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb produkteve ose sh\u00ebrbimeve gjat\u00eb sezonit turistik<\/p>\n<p>3. Politika p\u00ebr banim t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm, n\u00ebp\u00ebrmjet kufizimeve n\u00eb konvertimin e banesave n\u00eb nj\u00ebsi turistike n\u00eb disa zona<\/p>\n<p>4. Investime n\u00eb transportin publik, p\u00ebr t\u00eb ofruar alternativa m\u00eb t\u00eb lira dhe efikase ndaj transportit privat gjat\u00eb sezonit t\u00eb ngarkuar.<\/p>\n<p>5. Taksim i drejt\u00eb dhe i synuar p\u00ebr turizmin, ku t\u00eb ardhurat e mbledhura t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve publike q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb edhe komunitetit vendas.<\/p>\n<p>6. Planifikim urban i zgjuar, q\u00eb parashikon ruajtjen e balanc\u00ebs midis zhvillimit ekonomik dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr banor\u00ebt lokal\u00eb.\/Monitor\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/02\/bumi-i-hidhur-i-turizmit-si-po-e-rrit-koston-e-jeteses-per-shqiptaret\/\">Bumi i hidhur i turizmit, si po e rrit koston e jetes\u00ebs p\u00ebr shqiptar\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtrenjtimi i qiras\u00eb mujore p\u00ebr strehim, t\u00eb pronave p\u00ebr shitje, t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb bare-restorante dhe produkteve ushqimore n\u00eb markete deri te r\u00ebndimi i trafikut jan\u00eb efektet n\u00eb kostot e jetes\u00ebs p\u00ebr vend\u00ebsit e zonave turistike nga fluksi i turist\u00ebve t\u00eb huaj. Masat e propozuara nga ekspert\u00ebt p\u00ebr mbiturizmin. \u201cUjin e \u00e7ezm\u00ebs po e paguajm\u00eb si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33861","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33861","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33861"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33861\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33861"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33861"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33861"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}