{"id":33854,"date":"2025-08-02T08:49:57","date_gmt":"2025-08-02T08:49:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/letra-e-gjergj-komninos-ish-perkthyesi-i-diktatorit-gjate-luftes-per-kryeministrin-mehmet-shehu-profesori-i-njohur-qe-u-denua-dhe-vuajti-ne-burgjet-komuniste\/"},"modified":"2025-08-02T08:49:57","modified_gmt":"2025-08-02T08:49:57","slug":"letra-e-gjergj-komninos-ish-perkthyesi-i-diktatorit-gjate-luftes-per-kryeministrin-mehmet-shehu-profesori-i-njohur-qe-u-denua-dhe-vuajti-ne-burgjet-komuniste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/02\/letra-e-gjergj-komninos-ish-perkthyesi-i-diktatorit-gjate-luftes-per-kryeministrin-mehmet-shehu-profesori-i-njohur-qe-u-denua-dhe-vuajti-ne-burgjet-komuniste\/","title":{"rendered":"Letra e Gjergj Komninos, ish-p\u00ebrkthyesi i diktatorit gjat\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebr kryeministrin Mehmet Shehu \u2013 Profesori i njohur q\u00eb u d\u00ebnua dhe vuajti n\u00eb burgjet komuniste"},"content":{"rendered":"<p>Letra q\u00eb botohet m\u00eb posht\u00eb, e zbuluar rishtazi n\u00eb fondet arkivore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmit\u00eb e shumta t\u00eb fatit t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb persekutuar n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste. Gjergj Komnino, i d\u00ebnuar fillimisht me vdekje pasi kishte guxuar t\u00eb shkruante nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr OKB mbi keqtrajtimet n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste, i shkruan nga burgu Kryeministrit Mehmet Shehu disa letra me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar dor\u00ebshkrimet e tij letrare dhe studimore t\u00eb krijuara para dhe gjat\u00eb burgimit, por q\u00eb nuk u dihej fati, pasi ishin sekuestruar nga njer\u00ebzit e Sigurimit t\u00eb Shtetit. Nj\u00eb let\u00ebr e shkruar prej tij ka nota sarkazme ndaj regjimit, nd\u00ebrsa dhimbja p\u00ebr familjen dhe djalin dyvje\u00e7ar ishte e madhe.<\/p>\n<p>Letra q\u00eb po botojm\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb vitin 1958, nd\u00ebrkoh\u00eb vet\u00eb Kryeministri Shehu, i cili kishte p\u00ebrher\u00eb p\u00ebrplasje me Ministrin e Brendsh\u00ebm, Kadri Hasbiun, n\u00eb nj\u00eb prej shkresave komentuese mbi fatin e dor\u00ebshkrimeve t\u00eb Komninos, k\u00ebrkon q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb trajtohet me seriozitet.<\/p>\n<p>\u201cGjen. Mihallaqit! Mos u tallni. Merreni me seriozitet \u00e7\u2019ka ju k\u00ebrkohej. A i jan\u00eb l\u00ebshuar d\u00ebftesat n\u00eb rregull t\u00eb interesuarit q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetohet se ku ndodhen dor\u00ebshkrimet e tij. Dua konfirmim zyrtar!\u201d<\/p>\n<p>Letra e Gjergj Komnino p\u00ebr Mehmet Shehun (1958)<\/p>\n<p>Kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb R.P.SH.<br \/>\nI nderuari, Zoti Kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Do t\u2019ju lutem t\u00eb m\u00eb falni q\u00eb u humbas disa minuta kohe q\u00eb mund t\u00eb nevojitet edhe p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb interesit kolektiv. K\u00ebrkesa e ime ka di\u00e7ka individuale dhe di\u00e7ka kolektive dhe inkurajohet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga q\u00ebndrimi m\u00ebshir\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i pushtetit popullor n\u00eb disa rasa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs sime.<\/p>\n<p>Gjith\u00ebnj\u00eb e kam parasysh se pushteti m\u00eb fali jet\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs. Ja rasti i par\u00eb i m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Po edhe kur un\u00eb ndenja n\u00eb paraburgim, duke pritur d\u00ebnimin ekstrem t\u00eb nen\u00ebve 72, 64, 75, nuk hoqa dor\u00eb se vazhduari tem\u00ebn e filluar t\u00eb nj\u00eb epopeje t\u00eb luft\u00ebs nacional-\u00e7lirimtare. T\u00eb 2000 vargjet e hartuara pa let\u00ebr gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe do t\u2019i kishin humbur po t\u00eb mos qe q\u00eb punonj\u00ebsit e hetuesis\u00eb t\u00eb mos m\u00eb kishin furnizuar me materialin p\u00ebrkat\u00ebs. Ja rasti i dyt\u00eb i g\u00ebzimit nga nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00ebshir\u00ebdh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb duke q\u00ebn\u00eb i sinqert\u00eb p\u00ebrpara hetuesis\u00eb jo vet\u00ebm e ndihmova at\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb materialin me p\u00ebrmbajtje jo t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, por gjeta edhe dhimbjen e thell\u00eb pse dor\u00ebshkrimet si Epopeja e Sk\u00ebnderbeut prej 15.000 vargje, Vendi i im, etj, etj, m\u00eb kishin ngelur n\u00eb zyr\u00ebn ku un\u00eb punoja, n\u00eb seksionin e folklorit t\u00eb Institutit t\u00eb Shkencave dhe prandaj, i luta q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit t\u2019i ruanin nga \u00e7do humbje ose shp\u00ebrdorim eventual.<\/p>\n<p>Hetuesi ja me nj\u00eb her\u00eb e mori k\u00ebt\u00eb mas\u00eb dhe ky qe rasti i tret\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit e pushtetit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb mbrojn\u00eb nj\u00eb mund prej disa vjet\u00ebsh t\u00eb derdhur p\u00ebr pun\u00eb pozitive. Po vler\u00eb pozitive kan\u00eb edhe dor\u00ebshkrimet e mia q\u00eb ndodhen n\u00eb sht\u00ebpi me titujt me librave q\u00eb si\u00e7 m\u00ebsova jan\u00eb rekuizuar prej pushtetit, tani s\u00eb voni, me gjith\u00eb q\u00eb nuk figurojn\u00eb n\u00eb proces-verbalin e l\u00ebshuar dit\u00ebn kur u b\u00eb kontrolli dhe qe u paraqit tok me akt akuz\u00ebn p\u00ebrpara trupit t\u00eb gjykues. N\u00eb mes t\u00eb librave q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb fare t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb ndodhen dor\u00ebshkrimet t\u00eb tjera, vjersha erotike ose epike q\u00eb flasin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hekurudh\u00ebs s\u00eb par\u00eb, hidrocentralit Lenin etj, etj. Vlen t\u00eb p\u00ebrmenden edhe materialet e studimeve t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat s\u2019ka pse t\u00eb mos ruhen se kan\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb.<\/p>\n<p>Gjer sa k\u00ebto materiale do t\u00eb mbeten n\u00eb dor\u00eb t\u00eb hetuesis\u00eb dhe s\u2019kam as dyshimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl si p\u00ebr ruajtjen ashtu dhe p\u00ebr mos shp\u00ebrdorimin e tyre. Po n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb aty u do menduar pak\u00ebz. Dhe k\u00ebt\u00eb ma dikton eksperienca ime n\u00eb disa rasa konkrete. N\u00eb janar t\u00eb vitit 1956 i kam dor\u00ebzuar \u201cLidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve\u201d nj\u00eb dor\u00ebshkrim me nja 500 vargje, ku k\u00ebndoheshin t\u00eb mirat e ruajtjes s\u00eb pages dhe t\u00eb kolektivizimit t\u00eb tokave. Mbas dhjet\u00eb muajsh \u201cLidhja\u201d m\u00eb lajm\u00ebroi se fatkeq\u00ebsisht diku i qe ngat\u00ebrruar dor\u00ebshkrimi. Dhe un\u00eb e pranoj se shkrimtar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb arkivista jo t\u00eb aft\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb u lutemi Zotit Kryeminist\u00ebr q\u00eb dor\u00ebshkrimet e mija (duke p\u00ebrjashtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast librat) ose t\u2019ja ktheni familjes sime, nep\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs un\u00eb mund t\u2019i plot\u00ebsoj si\u00e7 duhet dhe po t\u2019i vlejn\u00eb shtetit jam gati q\u00eb t\u2019ia jap edhe me kondit\u00eb q\u00eb t\u00eb botoj\u00eb, pa emrin e auktorit ose t\u2019i mbaj\u00eb t\u00eb bllokuara Sigurimi i Shtetit ose Arkivi i shtetit, duke u shtuar titulli i tyre n\u00eb procesverbalin e sekuestrimit dhe duke m\u00eb njoftuar edhe mua se kujt i \u00ebsht\u00eb besuar ruajtja e tyre.<\/p>\n<p>Un\u00eb si prind, mbasi, kam l\u00ebn\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dyvje\u00e7ar pa asnj\u00eb mb\u00ebshtetje, se dhe gruaja, e cila ndodhet shtatz\u00ebn\u00eb, \u00ebsht\u00eb burgosur kryesisht p\u00ebr fajin tim, kam d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u2019u l\u00eb di\u00e7ka t\u00eb miturve dhe n\u00eb rrethanat q\u00eb ndodhem si mund\u00ebsi konkrete kam vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e dor\u00ebshkrimeve, n\u00eb qoft\u00ebse ato kan\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb kujtoj, Zoti Kryeminist\u00ebr, se nuk do t\u00eb \u00e7uditi po t\u00eb thoshja se dhimbja p\u00ebr humbjen e dor\u00ebshkrimeve \u00ebsht\u00eb aq e thell\u00eb sa ajo e privacionit t\u00eb liris\u00eb dhe juve mund ta kuptoni m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do person tjet\u00ebr, mbasi tok me barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb i kryeni popullit si drejtues e keni juve p\u00ebr fatin e mir\u00eb timin jini nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe punonj\u00ebs i shkrimit dhe e ndjeni vet\u00eb se dhimbja m\u00eb e madhe e njeriut t\u00eb artit, \u00ebsht\u00eb kur humbet veprat e veta.<br \/>\nUn\u00eb ju lutem Juve, Zoti Kryeminist\u00ebr, q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb ruhet integriteti i k\u00ebtyre punimeve, pse \u00e7do shp\u00ebrndarje e tyre do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pamundur vijimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb pun\u00ebs sime, t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e ndjej si nj\u00eb detyr\u00eb p\u00ebrpara pushtetit q\u00eb, mbasi m\u00eb fali jet\u00ebn (dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ai ka menduar p\u00ebr mir\u00eb) n\u00eb rrethana t\u00eb volitshme do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb japi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u2019a laj fajin tim, me pun\u00eb t\u00eb vlefshme p\u00ebr popullin.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua kjo shpres\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjall\u00eb dhe konkrete duke gjetur baza reale edhe tek fjala e N. S. Hrushovit q\u00eb duke folur p\u00ebr Dudin\u00ebcv dhe shkrimtare t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb gabuar sovjetik midis t\u00eb tjerave tha:<\/p>\n<p>\u201cRendi i yn\u00eb sovjetik, Partia komuniste, m\u00eb se nj\u00eb her\u00eb i kan\u00eb kthyer n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb veprimtari aktive edhe njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt konsideroheshin t\u00eb humbur dhe pa shpres\u00eb.\u201d (P\u00ebr nj\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe artit me jet\u00ebn e popullit; p\u00ebrmbledhje e disa fjalimeve t\u00eb N. S. Hrushovit \u2013 Z\u00ebri i Popullit Vj. XIII Nr. 208).<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrsh\u00ebndes me respektin m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Gjergj Komino<br \/>\nburgu Nr. 5 Tiran\u00eb<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/letra-e-gjergj-komninos-ish-perkthyesi-i-diktatorit-gjate-luftes-per-kryeministrin-mehmet-shehu-profesori-i-njohur-qe-u-denua-dhe-vuajti-ne-burgjet-komuniste\/0-500-1754120872x8ba5ed6f-87c5-4d59-b22d-59da12df56da-209\/\"><\/a><br \/>\n<a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/letra-e-gjergj-komninos-ish-perkthyesi-i-diktatorit-gjate-luftes-per-kryeministrin-mehmet-shehu-profesori-i-njohur-qe-u-denua-dhe-vuajti-ne-burgjet-komuniste\/0-500-1754120873xf77954f2-74b4-42af-8ac1-7c80ea9622c2-864\/\"><\/a><br \/>\n<a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/letra-e-gjergj-komninos-ish-perkthyesi-i-diktatorit-gjate-luftes-per-kryeministrin-mehmet-shehu-profesori-i-njohur-qe-u-denua-dhe-vuajti-ne-burgjet-komuniste\/0-500-1754120874x4c257c81-b6d1-490d-8113-1f309aeafdab-926\/\"><\/a><br \/>\n<a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/letra-e-gjergj-komninos-ish-perkthyesi-i-diktatorit-gjate-luftes-per-kryeministrin-mehmet-shehu-profesori-i-njohur-qe-u-denua-dhe-vuajti-ne-burgjet-komuniste\/0-500-1754120873x9ffbf7fe-8b16-48ae-98ae-e15cbe4c75c2-275\/\"><\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/letra-e-gjergj-komninos-ish-perkthyesi-i-diktatorit-gjate-luftes-per-kryeministrin-mehmet-shehu-profesori-i-njohur-qe-u-denua-dhe-vuajti-ne-burgjet-komuniste\/\">Letra e Gjergj Komninos, ish-p\u00ebrkthyesi i diktatorit gjat\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebr kryeministrin Mehmet Shehu \u2013 Profesori i njohur q\u00eb u d\u00ebnua dhe vuajti n\u00eb burgjet komuniste<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Letra q\u00eb botohet m\u00eb posht\u00eb, e zbuluar rishtazi n\u00eb fondet arkivore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmit\u00eb e shumta t\u00eb fatit t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb persekutuar n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste. Gjergj Komnino, i d\u00ebnuar fillimisht me vdekje pasi kishte guxuar t\u00eb shkruante nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr OKB mbi keqtrajtimet n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste, i shkruan nga burgu Kryeministrit Mehmet Shehu disa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33854","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33854","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33854"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33854\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}