{"id":33839,"date":"2025-08-01T20:48:45","date_gmt":"2025-08-01T20:48:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/01\/qendrat-e-emigranteve-media-italiane-shqiperia-asnje-perfitim-madje-punetoret-ne-shengjin-po-humbin-punet\/"},"modified":"2025-08-01T20:48:45","modified_gmt":"2025-08-01T20:48:45","slug":"qendrat-e-emigranteve-media-italiane-shqiperia-asnje-perfitim-madje-punetoret-ne-shengjin-po-humbin-punet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/01\/qendrat-e-emigranteve-media-italiane-shqiperia-asnje-perfitim-madje-punetoret-ne-shengjin-po-humbin-punet\/","title":{"rendered":"Qendrat e emigrant\u00ebve, media italiane: Shqip\u00ebria asnj\u00eb p\u00ebrfitim, madje pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb Sh\u00ebngjin po humbin pun\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Kristina Millona, Luca Rondi e Lorenzo Figoni*<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn 50 pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb portit t\u00eb Sh\u00ebngjinit do t\u00eb ken\u00eb humbur vendin e pun\u00ebs brenda nj\u00eb viti. Ky \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi jasht\u00ebzakonisht i lart\u00eb q\u00eb kan\u00eb paguar qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr zbatimin e protokollit p\u00ebr emigrant\u00ebt t\u00eb n\u00ebnshkruar mes Rom\u00ebs dhe Tiran\u00ebs: nj\u00eb informacion i sikletsh\u00ebm dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i fshehur, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga tre burime t\u00eb ndryshme p\u00ebr Altreconomia.<\/p>\n<p>\u2018Arsyet jan\u00eb banale-rr\u00ebfen nj\u00eb prej tyre-hapja e struktur\u00ebs italiane e ka reduktuar ndjesh\u00ebm hap\u00ebsir\u00ebn n\u00eb dispozicion dhe ardhja e anijeve ushtarake italiane n\u00eb nj\u00eb port t\u00eb till\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebson shum\u00eb logjistik\u00ebn.\u2019 T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb, por askush nuk d\u00ebshiron t\u00eb flas\u00eb: n\u00eb mesin e korrikut 2025 hyrja n\u00eb port \u00ebsht\u00eb e ndaluar, pun\u00ebtor\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rezervuar dhe drejtori i portit t\u00eb Sh\u00ebngjinit \u00ebsht\u00eb i pakapsh\u00ebm. Shifra mbetet vet\u00ebm nj\u00eb vler\u00ebsim, por mjafton p\u00ebr t\u00eb pasqyruar ndikimin n\u00eb struktur\u00ebn sociale lokale t\u00eb qendrave italiane.<\/p>\n<div>\n<p>N\u00eb qytetin bregdetar shqiptar, t\u00eb mbushur me turist\u00eb, shoq\u00ebria \u2018Rafaelo Resort Hotel &amp; Spa\u2019 duket se \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb ka p\u00ebrfituar v\u00ebrtet. P\u00ebr mikpritjen e operator\u00ebve t\u00eb policis\u00eb italiane, ajo ka marr\u00eb n\u00eb total, nga qershori 2024 deri m\u00eb sot, 8.9 milion\u00eb euro nga Ministria e Brendshme italiane.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb mund t\u00eb rritet akoma: n\u00eb mesin e korrikut 2025, Drejtoria Qendrore e Emigracionit dhe Policis\u00eb Kufitare ka publikuar nj\u00eb thirrje t\u00eb re duke k\u00ebrkuar nga dy konkurrent\u00ebt (p\u00ebrve\u00e7 Rafaelo-s \u00ebsht\u00eb n\u00eb gar\u00eb edhe Xenia Spa, nj\u00eb gjigant i sektorit t\u00eb mikpritjes me seli ligjore n\u00eb Chiasso, Zvic\u00ebr) nj\u00eb ofert\u00eb dyvje\u00e7are p\u00ebr strehimin e 300 nj\u00ebsive, q\u00eb mund t\u00eb rriten deri n\u00eb 400 gjat\u00eb \u2018periudhave t\u00eb nd\u00ebrrimeve t\u00eb stafit\u2019. Shifra mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse n\u00ebse mendojm\u00eb se m\u00eb 27 korrik ishin vet\u00ebm 29 persona t\u00eb ndaluar n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Q\u00ebndrim t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm (Cpr) shqiptare. Dhe jo vet\u00ebm. \u2018Sinqerisht nuk e di sa mir\u00eb i b\u00ebn turizmit gjith\u00eb kjo prani e uniformave, makinat q\u00eb l\u00ebvizin vazhdimisht drejt qendr\u00ebs bien shum\u00eb n\u00eb sy\u2019, rr\u00ebfen nj\u00eb banor.<\/p>\n<p>Jan\u00eb rreth 20 kilometra q\u00eb ndajn\u00eb Sh\u00ebngjinin nga Gjadri, ku ndodhet struktura e dyt\u00eb e parashikuar nga protokolli Itali-Shqip\u00ebri: ajo m\u00eb e madhja, me nj\u00eb kapacitet (n\u00eb let\u00ebr) prej afro 1.100 vendesh, nd\u00ebrmjet personave t\u00eb huaj t\u00eb ndaluar dhe stafit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb menaxhuese Medihospes dhe operator\u00ebve t\u00eb policis\u00eb. Duke u drejtuar drejt qendr\u00ebs, kur nga rruga kryesore q\u00eb lidh Tiran\u00ebn me Shkodr\u00ebn kthehesh djathtas p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb rrug\u00ebn dyt\u00ebsore q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb qytetin shqiptar, has menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Italis\u00eb. Q\u00eb nga tetori i vitit 2009 n\u00eb Komun\u00ebn Gocaj \u00ebsht\u00eb aktiv nj\u00eb fabrik\u00eb e Colacem Spa, nj\u00eb nga kompanit\u00eb kryesore italiane n\u00eb prodhimin e \u00e7imentos. Duke kaluar fabrik\u00ebn, pas m\u00eb pak se dhjet\u00eb kilometrash, pas nj\u00eb kthese majtas, shfaqet hyrja e struktur\u00ebs mbi t\u00eb cil\u00ebn val\u00ebviten flamuri italian dhe ai i Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Porta, gri dhe imponuese, sh\u00ebnon nj\u00eb vij\u00eb kufitare: polic\u00ebt shqiptar\u00eb rrin\u00eb n\u00eb kabin\u00ebn jasht\u00eb saj. Ata l\u00ebvizin, n\u00eb fakt, vet\u00ebm kur aktivizohen nga \u2018koleg\u00ebt\u2019 italian\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, sapo mb\u00ebrrijm\u00eb dhe fillojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb fotografi nga jasht\u00eb struktur\u00ebs, i th\u00ebrrasin menj\u00ebher\u00eb. \u2018Ndalini\u2019, th\u00ebrret nj\u00eb polic italian. Polici shqiptar, megjithat\u00eb, pasi afrohet, shpjegon i irrituar se jasht\u00eb qendr\u00ebs kompetenca \u00ebsht\u00eb e tyre dhe \u2018koleg\u00ebt\u2019 nuk kan\u00eb asnj\u00eb arsye t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb. \u2018Pash\u00eb q\u00eb ishit mjaftuesh\u00ebm larg p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb xhirimet tuaja\u2019, thekson.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e paqart\u00eb, e turbullt, n\u00eb disa raste paradoksale. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Arbeni, nj\u00eb burr\u00eb rreth t\u00eb dyzetave q\u00eb banon pran\u00eb qendr\u00ebs, rr\u00ebfen at\u00eb q\u00eb di p\u00ebr struktur\u00ebn, dy makina t\u00eb policis\u00eb italiane t\u00eb burgjeve kalojn\u00eb me shpejt\u00ebsi pas tij. \u2018Thon\u00eb se brenda ka \u2018kriminel\u00eb\u2019, njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb kryer vepra t\u00eb r\u00ebnda penale-shpjegon me dyshim nd\u00ebrsa shkarkon blerjet nga bagazhi i makin\u00ebs. Sinqerisht nuk di shum\u00eb. Edhe sepse nuk shihet asgj\u00eb nga brenda.\u2019<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb vog\u00ebl me rreth 800 banor\u00eb, e panjohura shpesh l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr thashetheme dhe informacione t\u00eb paverifikuara. N\u00eb Gjad\u00ebr qarkullojn\u00eb shum\u00eb. \u2018Kemi d\u00ebgjuar z\u00ebra se t\u00eb burgosurit q\u00eb vijn\u00eb nga Mbret\u00ebria e Bashkuar do t\u00eb transferohen n\u00eb struktur\u00ebn e burgut p\u00ebr t\u00eb shmangur q\u00eb qendrat t\u00eb mbeten bosh. Ka 30 dhoma atje. Kemi d\u00ebgjuar se Meloni ka arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje me lider\u00ebt britanik\u00eb\u2019, rr\u00ebfen nj\u00eb burim i brendsh\u00ebm i Cpr q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb mbetet anonim. Nj\u00eb tjet\u00ebr burim na siguron se nj\u00eb qytetar shqiptar \u00ebsht\u00eb aktualisht i pranish\u00ebm n\u00eb Cpr. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, por vija q\u00eb ndan propagand\u00ebn nga realiteti n\u00eb qytetin shqiptar tashm\u00eb nuk ekziston m\u00eb. Dhe p\u00ebr banor\u00ebt kjo nuk \u00ebsht\u00eb fare nj\u00eb risi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb periudhe kur ishte nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb lul\u00ebzuara p\u00ebr kultivimin e misrit dhe lulediellit, si dhe p\u00ebr kullot\u00ebn e lop\u00ebve, gjith\u00e7ka ndryshoi n\u00eb vitin 1974. N\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, presidenti Enver Hoxha vendosi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb Gjad\u00ebr nj\u00eb nga bazat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ushtarake n\u00eb Ballkan. N\u00ebn kodr\u00ebn pran\u00eb qendrave p\u00ebr emigrant\u00eb u nd\u00ebrtua nj\u00eb pist\u00eb sekrete p\u00ebr ulje avion\u00ebsh dhe, disa qindra metra m\u00eb larg, nj\u00eb tjet\u00ebr pist\u00eb p\u00ebr ngritje n\u00eb aj\u00ebr. Kjo zon\u00eb u p\u00ebrdor m\u00eb pas edhe nga CIA gjat\u00eb viteve \u201990 p\u00ebrpara se t\u00eb braktisej. Sot ajo mbikqyret nga ushtria sepse nuk \u00ebsht\u00eb ende \u00e7minuar dhe duket se materiale t\u00eb ndryshme arm\u00ebsh ndodhen ende si brenda galeris\u00eb ashtu edhe jasht\u00eb saj. Informacione, megjithat\u00eb, q\u00eb duhen marr\u00eb me rezerv\u00eb sepse edhe p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn d\u00ebshmit\u00eb e banor\u00ebve shpesh jan\u00eb kontradiktore.<\/p>\n<p>\u2018Po jetojm\u00eb s\u00ebrish t\u00eb zhytur n\u00eb pasiguri-shpjegon nj\u00ebri prej tyre, lindur n\u00eb fshat dhe m\u00eb pas shp\u00ebrngulur jasht\u00eb vendit.-E kemi p\u00ebrjetuar gjat\u00eb komunizmit dhe tani p\u00ebrs\u00ebri, por mendoj se ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh krahasuar me t\u00eb kaluar\u00ebn.\u2019 P\u00ebr t\u00eb, prania e ushtar\u00ebve n\u00eb vitet n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb ishte m\u00eb e heshtur. \u2018Sot nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb k\u00ebshtu. Edhe vet\u00ebm sepse, nd\u00ebrsa kalon n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb qendr\u00ebn e Gjadrit, papritur gjendesh p\u00ebrball\u00eb hyrjes s\u00eb strukturave me barriera, polici dhe flamurin italian. \u00cbsht\u00eb gjith\u00e7ka kaq anormale dhe e trisht\u00eb.\u2019<\/p>\n<p>Shumica e banor\u00ebve t\u00eb takuar nuk kan\u00eb nj\u00eb mendim t\u00eb qart\u00eb mbi protokollin ose, sidoqoft\u00eb, hezitojn\u00eb ta ndajn\u00eb at\u00eb. Ajo q\u00eb dihet, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr sa i p\u00ebrket vendeve t\u00eb pun\u00ebs, as n\u00eb qytetin e brendsh\u00ebm dhe as n\u00eb Sh\u00ebngjin, struktura nuk ka ndryshuar fatin e banor\u00ebve. Thuhet se vet\u00ebm tre persona kan\u00eb gjetur pun\u00eb brenda struktur\u00ebs, me nj\u00eb pag\u00eb mujore q\u00eb nuk i kalon 500 eurot dhe q\u00eb gjithsesi \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt krahasuar me koleg\u00ebt italian\u00eb q\u00eb kryejn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn detyr\u00eb. N\u00eb total, vler\u00ebsohet se enti menaxhues ka pun\u00ebsuar rreth 20% staf me origjin\u00eb shqiptare, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve vijn\u00eb nga jasht\u00eb Gjad\u00ebrit.<\/p>\n<p>\u2018Po k\u00ebrkojn\u00eb operator\u00eb t\u00eb rinj ligjor\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb struktur\u00eb-tregon nj\u00eb burim i brendsh\u00ebm i qendrave n\u00eb m\u00ebngjesin e 23 korrikut.-Po ofrojn\u00eb kontrata duke filluar nga 1 gushti, sepse thon\u00eb q\u00eb gjykata europiane do t\u2019i jap\u00eb t\u00eb drejt\u00eb qeveris\u00eb italiane\u2019. Por nuk ndodhi k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebngjesin e 1 gushtit, n\u00eb fakt, Gjykata e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bashkimit Europian vendosi q\u00eb p\u00ebrkufizimi i \u2018Shtetit t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb sigurt\u2019 nuk mund t\u00eb aplikohet n\u00ebse nj\u00eb shtet nuk garanton mbrojtje t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullsin\u00eb. Nj\u00eb gur themeli p\u00ebr nd\u00ebrtimin fillestar t\u00eb funksionimit t\u00eb qendrave n\u00eb Shqip\u00ebri. \u2018Vendimi i Gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb befasues\u2019, b\u00ebri t\u00eb ditur qeveria. Atmosfera q\u00eb mbizot\u00ebronte n\u00eb Gjad\u00ebr dhe ndoshta edhe n\u00eb Pallatin Chigi ishte ndryshe. Me shum\u00eb mund\u00ebsi, pra, nuk do t\u00eb ket\u00eb pun\u00ebsime t\u00eb reja. Ata q\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb kontraktuar dhe q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u2018klim\u00eb terrori\u2019, dit\u00ebt e fundit kan\u00eb rinovuar marr\u00ebveshjen p\u00ebr tre muaj t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><em>\/<a href=\"http:\/\/www.altreconomia.it-\/\">www.altreconomia.it\/<\/a><\/em><\/p>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/qendrat-e-emigranteve-media-italiane-shqiperia-asnje-perfitim-madje-punetoret-ne-shengjin-po-humbin-punet\/\">Qendrat e emigrant\u00ebve, media italiane: Shqip\u00ebria asnj\u00eb p\u00ebrfitim, madje pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb Sh\u00ebngjin po humbin pun\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kristina Millona, Luca Rondi e Lorenzo Figoni* T\u00eb pakt\u00ebn 50 pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb portit t\u00eb Sh\u00ebngjinit do t\u00eb ken\u00eb humbur vendin e pun\u00ebs brenda nj\u00eb viti. Ky \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi jasht\u00ebzakonisht i lart\u00eb q\u00eb kan\u00eb paguar qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr zbatimin e protokollit p\u00ebr emigrant\u00ebt t\u00eb n\u00ebnshkruar mes Rom\u00ebs dhe Tiran\u00ebs: nj\u00eb informacion i sikletsh\u00ebm dhe p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33839","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33839"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33839\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}