{"id":33789,"date":"2025-08-01T14:07:30","date_gmt":"2025-08-01T14:07:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/01\/ajo-jam-edi-rama-si-i-surprizon-kryeministri-gazetaret-e-huaj\/"},"modified":"2025-08-01T14:07:30","modified_gmt":"2025-08-01T14:07:30","slug":"ajo-jam-edi-rama-si-i-surprizon-kryeministri-gazetaret-e-huaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/01\/ajo-jam-edi-rama-si-i-surprizon-kryeministri-gazetaret-e-huaj\/","title":{"rendered":"\u201cAjo jam Edi Rama\u201d, si i surprizon kryeministri gazetar\u00ebt e huaj"},"content":{"rendered":"<p><span>Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsia ora e von\u00eb e nat\u00ebs, vendi se ku ndodhesh, apo media ku punon, n\u00ebse ti je nj\u00eb gazetar nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb ke shkruar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb apo ke ndermend t\u00eb udh\u00ebtosh p\u00ebr aty, nuk \u00ebsht\u00eb asfare [udi q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb jet\u00ebs t\u00ebnde t\u00eb shoh\u00ebsh n\u00eb ekranin e celularit prefiksin 355 me numrin q\u00eb mbaron me \u201c272\u201d. <\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb anglisht d\u00ebgjohet nj\u00eb z\u00eb i panjohr q\u00eb prezantohet m\u00eb pas si kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebshtu i ka ndodhur edhe gazetarit gjerman <strong>Stefan Willeke<\/strong>, q\u00eb botoi s\u00eb fundi p\u00ebr \u201cZEIT magazine\u201d (linku posht\u00eb), nj\u00eb intervist\u00eb portret goxha pozitive p\u00ebr Edi Ram\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/30\/interviste-e-komentuar-edi-rama-tregon-jeten-e-tij-per-die-zeit\/\">Intervist\u00eb e komentuar\/ Edi Rama tregon jet\u00ebn e tij p\u00ebr Die Zeit<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb majin e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb ai mendonte pak m\u00eb ndryshe dhe publikoi nj\u00eb shkrim m\u00eb kritik. Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas mori telefonat\u00ebn e atij q\u00eb edhe sot e etiketon me ironi si njeriun q\u00eb e konsideron veten se \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb Edi Rama, dhe Edi Rama \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria\u201d. Personazhi i vizatuar k\u00ebshtu nga Stefan Willeke q\u00ebndoi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 mminuta, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb telefonit, duke u ankuar \u201cse si mundej q\u00eb ai t\u00eb kishte imagjinuar ta portretizonte n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq t\u00eb shtremb\u00ebruar! \u201cNuk po m\u00eb fyen vet\u00ebm mua, po fyen edhe Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, i pati th\u00ebn\u00eb Rama duke p\u00ebrdorur si gjithmon\u00eb p\u00ebrpos shkopit edhe karrot\u00ebn dhe duke e ftuar n\u00eb Shqip\u00ebri gazetarin.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, ky episod nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi. Thyerja e kodeve t\u00eb raportit mes nj\u00eb pushtetari dhe nj\u00eb njeriu t\u00eb mediave ka skandalizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme gazetat e huaja q\u00eb nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb rast pa e fshikulluar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb Edi Ram\u00ebn. Ato jan\u00eb t\u00eb shumta n\u00eb rastet q\u00eb Lapsi.al ka raportuar nd\u00ebr vite, duke nisur q\u00eb nga buja q\u00eb b\u00ebri kryeministri yn\u00eb me reagimet q\u00eb pati rreth nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ndaj nj\u00eb investigimi fshikullues p\u00ebr narco-shtetin shqiptar, t\u00eb b\u00ebre emisioni <strong>Report<\/strong> i Rai 3. N\u00ebse p\u00ebr publikun shqiptar Rama e telendiste k\u00ebt\u00eb lloj gazetarie (<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/04\/24\/reportazhi-i-rai-3-rama-gjithe-kjo-furi-per-te-sulmuar-giorgia-melonin-ne-kurrizin-tone\/\">shiko k\u00ebtu<\/a>) n\u00eb kulisa ai punonte p\u00ebr t\u00eb kontaktuar n\u00eb zbutjen e gazetar\u00ebve. Sepse impakti qe i fort\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/06\/03\/bushati-rai-3-na-tregoi-sa-paguajne-banditet-per-makiazh\/\">Rai 3 na tregoi sa paguajn\u00eb bandit\u00ebt p\u00ebr makiazh<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Emisioni \u201cReport\u201d p\u00ebrmendte nj\u00eb minist\u00ebr t\u00eb brend\u00ebsh\u00ebm si Saimir Tahiri, q\u00eb ndihmonte trafikant\u00ebt t\u00eb eksportonin drog\u00ebn drejt brigjeve t\u00eb tyre. Ai shkoi deri n\u00eb Zvic\u00ebr p\u00ebr t\u00eb intervistuar, nga vendi ku strehohet politikisht Zagani, ish polici q\u00eb u burgos se zbuloi lidhjet kriminale t\u00eb ministrit t\u00eb vet. Ai zhvarrosi nga pensioni ish gjeneralin q\u00eb drejtonte Guardia di Financa, trup\u00ebn q\u00eb \u00e7ertifikonte nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb pastruar nga kanabisi, duke zbuluar se gjeneralit italian i b\u00ebheshin dhurata t\u00eb majme nga trafikant\u00ebt e narkotik\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve i sh\u00ebrbente si nd\u00ebrmjet\u00ebs, Engj\u00ebll Aga\u00e7i. Ai intervistoi prokurorin e Anti-Mafias n\u00eb Napoli, <strong>Nikola Gratieri<\/strong>, q\u00eb deklaroi se fuqia e mafies shqiptare buron nga streha q\u00eb ka n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb korruptuar, apo ish prokurorin <strong>Francesco Mandoi<\/strong>, q\u00eb rr\u00ebfeu se si u tall me t\u00eb kryeministri Rama, q\u00eb e mori gjoja k\u00ebshilltar por nuk e pyeti as nj\u00eb her\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Kund\u00ebr tyre duhej gjetur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Dhe nd\u00ebrhyrja e kryeministrit shqiptar qe aq e fort\u00eb sa emisioni q\u00eb ishte paralajm\u00ebruar p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas u shty. Shkak nd\u00ebrhyrjet e forta nga Tirana. Gazeta <a href=\"https:\/\/www.repubblica.it\/politica\/2024\/04\/23\/news\/paolo_corsini_rai_caso_scurati-422707368\/\">La Repubblica<\/a> njoftoi at\u00eb koh\u00eb se kjo lidhej me nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb kryeministrit shqiptar i cili kishte pasur nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb gjat\u00eb telefonike me drejtorin e RAI-t, <strong>Paolo Corsini<\/strong>, i vendosur n\u00eb televizionin italian nga partia e Giorgia Melonit. \u201cDje, pavar\u00ebsisht se kishte shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar, ai (corsini spjegim i Lapsi.al) duhej t\u00eb d\u00ebgjonte edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili u t\u00ebrbua p\u00ebr episodin e Report p\u00ebr paktin mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb p\u00ebr emigrant\u00ebt,\u201d shkruante e p\u00ebrditshmja italiane e 23 prillit 2024.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/06\/02\/rama-flet-ne-rai-3-emisioni-juaj-ishte-i-neveritshem\/\">Rama flet n\u00eb RAI 3: Emisioni juaj ishte i neveritsh\u00ebm<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn furi pas celularit d\u00ebshmoi nj\u00eb trjet\u00ebr gazetar, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb gjerman, n\u00eb shtator 2024. Revista <strong>Der Spiegel<\/strong> (shiko poshte), q\u00eb botoi nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb, ku i b\u00ebnte nj\u00eb skaner narkoshtetit t\u00eb drejtuar nga kryeministri q\u00eb \u2018blen\u2019 mb\u00ebshtjetjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare me para korrupsioni dhe krimi.<\/span><\/p>\n<p><span><strong><a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/09\/13\/der-spiegel-pse-bashkimi-europian-ka-mbyllur-nje-sy-per-edi-ramen\/\">Analiza e Der Spiegel: Pse Bashkimi Europian ka mbyllur nj\u00eb sy p\u00ebr Edi Ram\u00ebn!<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span> Por redaktori i saj <strong>Mathieu von Rohr<\/strong> tregoi se Edi Rama pati marr\u00eb n\u00eb telefon gazetar\u00ebt p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb presion q\u00eb t\u00eb ndryshonin artikullin q\u00eb \u201chidhte balt\u00eb mbi Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d. Ai e tregoi k\u00ebt\u00eb ngjarje edhe n\u00eb rrjetin e tij \u201cX\u201d: \u201cLideri shqiptar Edi Rama nj\u00eb i dashur p\u00ebr BE-n\u00eb, pavar\u00ebsisht korrupsionit n\u00eb sht\u00ebpi. Kur u p\u00ebrball me DER SPIEGEL, Edi Rama telefonoi von\u00eb nj\u00eb nat\u00eb dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb raportin ton\u00eb\u201d shkroi ai. <\/span><\/p>\n<p><span>Kolegun e vet e konfirmoi edhe nj\u00eb tjet\u00ebr gazetar gjerman, <strong>Michael Martens<\/strong>, i gazet\u00ebs s\u00eb madhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. \u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast tipik i Edi Ram\u00ebs, si\u00e7 e kan\u00eb p\u00ebrjetuar shum\u00eb gazetar\u00eb: ai telefonon drejtp\u00ebrdrejt gazetar\u00ebt dhe p\u00ebrpiqet t\u2019i mbyt\u00eb n\u00ebn nj\u00eb val\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimesh. N\u00ebse ai nuk mund t\u2019ju blej\u00eb, ai t\u00eb pakt\u00ebn d\u00ebshiron t\u2019ju ofendoj\u00eb\u201d, deklaroi Martens.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb histori t\u00eb ngjashme, por me nota m\u00eb qesharake, p\u00ebrjetoi gazetari grek <strong>Pavlos Papadopulos<\/strong>, n\u00eb kulmin e kriz\u00ebs mes Tiran\u00ebs dhe Athin\u00ebs, q\u00eb pasoi arrestimin e kryetarit t\u00eb zgjedhur t\u00eb bashkis\u00eb Himar\u00eb, Fredi Beleri. Papadopulos botoi nj\u00eb artikull n\u00eb Kathimerini ku e akuzonte kryeministrin shqiptar se i ka g\u00ebnjyer autoritetet greke duke u premtuar n\u00eb prapasken\u00eb se do ta zgjidhte [\u00ebshtjen e Belerit.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2023\/08\/24\/cthuhej-ne-shkrimin-e-ekathemirini-qe-leqendisi-ne-publik-ramen\/\">\u00c7\u2019thuhej n\u00eb shkrimin e Kathimerini q\u00eb leqendisi n\u00eb publik Ram\u00ebn<\/a><\/span><\/p>\n<p><span> Ai e aludonte se pas arrestimit q\u00ebndronte Rama q\u00eb donte t\u00eb kontrollonte pasurite e paluajtshme t\u00eb rivier\u00ebs shqiptare. Kat\u00ebr dit\u00eb pas botimit t\u00eb k\u00ebtij shkrimi gazetari grek mori nj\u00eb mesazh, nga dikush q\u00eb i thoshte se qe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb. Ai nuk e besoi, e mori p\u00ebr shaka dhe aq e pamundur iu duk kjo sa k\u00ebrkoi t\u00eb flisin n\u00eb Facetimes p\u00ebr t\u00eb njohur origjinalin. N\u00eb mesazhin q\u00eb Rama i pati nisur tek numri i gjetur nga nj\u00eb mik thuhej: <\/span><\/p>\n<p><span>\u201cUn\u00eb quhem Edi Rama dhe m\u00eb dha numrin tuaj nga nj\u00eb mik grek, pasi lexova se jeni kujdesur t\u00eb shkruani p\u00ebr mua n\u00eb prestigjozen Ekathemirini!<\/span><\/p>\n<p><span>Mendova se nuk ishte nj\u00eb ide e keqe t\u00eb komunikoja drejtp\u00ebrdrejt me ty dhe shpresoj t\u00eb mos e kem gabim, pasi shpresoj q\u00eb t\u00eb mos kesh problem krenarie t\u00eb p\u00ebrballesh me \u201cfaktet\u201d q\u00eb ekspozove p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shar\u00eb n\u00eb publik pa u kujdesur t\u00eb pyes\u00ebsh p\u00ebr mua\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Poroblemi i gjetjes s\u00eb numrave t\u00eb k\u00ebtyre gazetar\u00ebve q\u00eb kontakton kryeministri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb xhalo m\u00eb vete. Reporteri i skandalozes gjermane Bild, <strong>Peter Tiede<\/strong>, q\u00eb u b\u00eb i njohur n\u00eb Shqip\u00ebri pasi botoi audiop\u00ebrgjimet e vjedhjes s\u00eb votave n\u00eb Durr\u00ebs dhe Dib\u00ebr, ka folur p\u00ebr nj\u00eb procedur\u00eb skandaloze t\u00eb rr\u00ebmbimit t\u00eb kontakteve. \u201cSipas raportimeve, Edi Rama s\u00eb fundmi k\u00ebrkoi nga nj\u00eb ekip televiziv gjerman q\u00eb t\u2019i hiqte celular\u00ebt e tij p\u00ebrpara nj\u00eb interviste. Nuk dihet se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me celular\u00ebt gjat\u00eb intervist\u00ebs. Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy: m\u00eb pas njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Ram\u00ebs njihnin kontaktet e skuadr\u00ebs\u201d, ka thene ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, pak r\u00ebnd\u00ebsi ka n\u00ebse p\u00ebrdor metodat q\u00eb thot\u00eb Teide apo e gjen numrin nga nj\u00eb \u201cmik i p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, si n\u00eb rastin e gazetarit grek, Edi Rama nuk rresht kurr\u00eb s\u00eb komunikuari direkt me reporter\u00ebt e huaj duke kombinuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte metodat e shkopit dhe t\u00eb karrot\u00ebs. Ai b\u00ebn at\u00eb q\u00eb s\u2019guxojn\u00eb as ta mendojn\u00eb lider\u00ebt e vendeve demokratike. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka denoncuar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb \u201cA Show\u201d, n\u00eb Syri TV, korespondenti p\u00ebr Ballkanin, <strong>Michael Martens<\/strong>, i gazet\u00ebs Frankfurter Allgemeine Zeitung.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cUn\u00eb nuk di shum\u00eb raste n\u00eb per\u00ebndim kur nj\u00eb kryetar qeverie t\u00eb marr\u00eb n\u00eb telefon personalisht gazetar\u00ebt dhe tu thot\u00eb si ti redaktojn\u00eb historit\u00eb e tyre, mua personalisht nuk m\u00eb ka ndodhur kurr\u00eb. E konsideroj nj\u00eb munges\u00eb kontrolli t\u00eb impulseve personale. Ne sigurisht zem\u00ebrohemi dhe duam q\u00eb t\u00eb telefonojm\u00eb dik\u00eb dhe ti tregojm\u00eb arsyet p\u00ebrse jemi t\u00eb zem\u00ebruar, por zakonisht nuk e b\u00ebjm\u00eb sepse nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb profesionale, sidomos p\u00ebr nj\u00eb kryetar qeverie dhe kjo pik\u00ebrisht tregon nj\u00eb munges\u00eb kontrolli t\u00eb impulseve\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndoshta \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb [\u00ebshtje impulsesh. Edi Rama e ka pasur manin\u00eb, q\u00eb kishte kur qe kryebashkiak i Tiran\u00ebs, q\u00eb t\u2019i shkruante personalisht reporter\u00ebve, gazetar\u00ebve, kameraman\u00ebve, kronikat e t\u00eb cil\u00ebve nuk i p\u00eblqenin. Por tani q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e b\u00ebn rrall\u00eb e m\u00eb rall\u00eb, ngaq\u00eb ka kapur gjith\u00e7ka dhe nuk i trembet m\u00eb shtypit, me sa duket k\u00ebt\u00eb fenomen po e eksporton jasht\u00eb duke ngjallur her\u00eb habin\u00eb dhe her\u00eb tundimin e gazetar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb demokratike.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>\u00a9Lapsi.al\u00a0<\/strong> \u00a0<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/01\/ajo-jam-edi-rama-si-i-surprizon-kryeministri-gazetaret-e-huaj\/\">\u201cAjo jam Edi Rama\u201d, si i surprizon kryeministri gazetar\u00ebt e huaj<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsia ora e von\u00eb e nat\u00ebs, vendi se ku ndodhesh, apo media ku punon, n\u00ebse ti je nj\u00eb gazetar nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb ke shkruar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb apo ke ndermend t\u00eb udh\u00ebtosh p\u00ebr aty, nuk \u00ebsht\u00eb asfare [udi q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb jet\u00ebs t\u00ebnde t\u00eb shoh\u00ebsh n\u00eb ekranin e celularit prefiksin 355 me numrin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33789","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33789","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33789"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33789\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33789"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33789"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33789"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}