{"id":33785,"date":"2025-08-01T14:48:28","date_gmt":"2025-08-01T14:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/01\/collaku-pd-ti-nenshtrohet-reformes-se-thelle-te-lejohen-fraksionet-nese-sshkoje-te-ballkoni-i-berishes-te-quanin-armik\/"},"modified":"2025-08-01T14:48:28","modified_gmt":"2025-08-01T14:48:28","slug":"collaku-pd-ti-nenshtrohet-reformes-se-thelle-te-lejohen-fraksionet-nese-sshkoje-te-ballkoni-i-berishes-te-quanin-armik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/01\/collaku-pd-ti-nenshtrohet-reformes-se-thelle-te-lejohen-fraksionet-nese-sshkoje-te-ballkoni-i-berishes-te-quanin-armik\/","title":{"rendered":"\u00c7ollaku: PD t\u2019i n\u00ebnshtrohet reform\u00ebs s\u00eb thell\u00eb, t\u00eb lejohen fraksionet! N\u00ebse s\u2019shkoje te ballkoni i Berish\u00ebs t\u00eb quanin armik"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thell\u00eb, t\u00eb reformohet, nga drejtuesit e lart\u00eb dhe deri tek t\u00eb strukturat posht\u00eb, t\u00eb lejohet mendimi i hapur dhe deri fraksionet, ku q\u00ebllimi t\u00eb jet\u00eb rr\u00ebzimi i qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr\u00e7arja e PD-s\u00eb para zgjedhjeve dhe sektarizmat, num\u00ebrimi i pjes\u00ebmarrjeve posht\u00eb ballkonit t\u00eb Sali Berish\u00ebs nga ata q\u00eb donin t\u00eb ruanin karriget e tyre, ishin shkaku q\u00eb i krijoi mund\u00ebsin\u00eb dhe i hapi der\u00ebn qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb manipuluar zgjedhjet dhe shkaktuar fars\u00ebn elektorale.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu u shpreh deputeti i PD-s\u00eb Kreshnik \u00c7ollaku sot n\u00eb Report Tv, teksa u pyet nga gazetari Nertil Agalliu.<\/p>\n<p>Ai sugjeroi q\u00eb n\u00eb shtator PD t\u00eb mos i ndjek\u00eb mandatet e saj t\u00eb deputetit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pafuqishme para 86 kartonave q\u00eb kontrollon Rama, por t\u2019i bllokonte ato me shkuarje nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 6 muaj dhe kalimin e betej\u00ebs dhe misionit tek qytetar\u00ebt dhe baza.<\/p>\n<p>\u201cPartia Demokratike dhe zoti Berisha n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb pas zgjedhjeve kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb proces q\u00eb un\u00eb e kam mb\u00ebshtetur dhe do e mb\u00ebshtes. Evidentimin e fars\u00ebs, asaj q\u00eb quhet fars\u00eb, un\u00eb e mb\u00ebshtes dhe nuk mund t\u00eb pranoj q\u00eb ky debat t\u00eb mbyllet. Kjo tregon se mekanizmi i manipulimit t\u00eb vot\u00ebs nga Rama vazhdon. Kjo ekspozon edhe dob\u00ebsin\u00eb dhe paaft\u00ebsin\u00eb e sistemeve t\u00eb opozit\u00ebs, PD-s\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr ta p\u00ebrballuar dhe zgjidhur k\u00ebt\u00eb fenomen. Pik\u00ebpyetja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se si do t\u00eb qaset PD dhe grupi i saj parlamentar me Parlamentin n\u00eb shtator. Shifrat e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pavlefshme t\u00eb pafuqishme opozit\u00ebn n\u00eb parlament, Rama zot\u00ebron t\u00eb pakt\u00ebn 86 mandate n\u00eb sall\u00eb. Ka votat p\u00ebr t\u00eb ndryshuar \u00e7do ligj dhe kod. Nj\u00eb Parlament monopartiak nga funksionimi\u201d, u shpreh ligjv\u00ebn\u00ebsi demokrat.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai b\u00ebri edhe nj\u00eb propozim p\u00ebr strategjin\u00eb q\u00eb duhet ndjekur:<\/p>\n<p>\u201cRrezikon t\u00eb kthehet nj\u00eb opozit\u00eb fasad\u00eb n\u00ebse nuk ka pesh\u00ebn e vot\u00ebs, edhe n\u00ebse voton kund\u00ebr e b\u00ebn interpelanca. Por edhe duke djegur karrige kthehet n\u00eb fasad\u00eb. Un\u00eb nuk jam po\u00ebr bojkot apo djegie mandatesh, por mendimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb bllokohen mandatet, t\u00eb merren seanc\u00ebn e par\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb shkoj\u00eb pas 6 muajsh e k\u00ebshtu t\u00eb vijoj, pra t\u00eb mos i djeg por t\u00eb bllokoj\u00eb ato\u201d.<\/p>\n<p>Por vuri theksin tek reformimi dhe analiza e thell\u00eb q\u00eb PD dhe opozita n\u00eb vetvete duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen pas asaj humbjeje t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>\u201cNga ana tjet\u00ebr opozita duhet t\u00eb reformohet, duhet t\u00eb shoh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb sy, t\u00eb hap\u00eb dialogun, p\u00ebr t\u00eb kuptuar ku kemi defektuar dhe ku nuk shkon, sepse deri tani ka treguar q\u00eb nuk e ka krijuar dot at\u00eb mas\u00ebn e vet\u00eb p\u00ebr ta rr\u00ebzuar qeverin\u00eb. Grupi parlamentar duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kuvend me shqiptar\u00ebt dhe jo t\u00eb b\u00ebj\u00eb fasad\u00ebn e qeveris\u00eb dhe parlamentit monopartiak n\u00eb sall\u00eb, sepse ndryshe kthehet nga fars\u00eb elektorale n\u00eb farse n\u00eb vet\u00ebvete. Opozita t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb me parlamentin, me kauz\u00eb t\u00eb hapur, t\u00eb hapet me shoq\u00ebrin\u00eb dhe me veten\u201d, tha \u00c7ollaku.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi edhe mbajtjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive p\u00ebr k\u00ebt\u00eb humbje, nga strukturat drejtuese, deri tek ato posht\u00eb. Kurse shkakun kryesor t\u00eb humbjes ia faturoi p\u00ebr\u00e7arjes brenda PD-s\u00eb dhe opozit\u00ebs q\u00eb nuk u bashkua dot. Ai sugjeron edhe fraksionet brenda partis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJemi n\u00eb koh\u00eb, ndon\u00ebse pak von\u00eb, duhet t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb e brendshme, jo formale dhe p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn, por nj\u00eb dialog t\u00eb madh brenda vetes, t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr t\u00eb luftuar s\u00ebmundjet e brendshme e q\u00eb jan\u00eb fatale, si p\u00ebr\u00e7arja dhe sektarizmi, refuzimi i mendimit kritik. Nuk duhet t\u00eb jet\u00eb mendimi kritik i sulmuar n\u00ebse kritikohet drejtuesi apo kryetari, k\u00ebto nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, ku kritika ishte oksigjen, por shpesh ka rr\u00ebshkituar. P\u00ebrgjegj\u00ebsia ka emra, nga nivelet e larta, deri tek t\u00eb ul\u00ebtat dhe kjo duhet par\u00eb. Denokrat\u00ebt i b\u00ebn liria p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb gj\u00ebrat, q\u00ebndrimet e ndryshme nuk i b\u00ebn m\u00eb pak demokrat asnj\u00eb nga pal\u00ebt. Duhet t\u00eb gjejm\u00eb mekanizmat funksional\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bashk\u00eb. Un\u00eb kam propozuar edhe fraksionet, nuk ka asnj\u00eb problem edhe n\u00ebse mendojn\u00eb kund\u00ebr kryetarit dhe kryesis\u00eb, ata mbeten demokrat\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb dialektike q\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh mendim, por t\u2019i thuash armik, kjo \u00ebsht\u00eb sektariz\u00ebm, \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje, p\u00ebr\u00e7arja e solli k\u00ebt\u00eb dhe favorizoi Ram\u00ebn, pik\u00ebrisht dnarja\u201d, u shpreh deputeti.<\/p>\n<p>\u00c7ollaku rr\u00ebfeu edhe eksperienca personale para dhe gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb 11 majit n\u00eb qarkun e Dibr\u00ebs dhe m\u00eb gjer\u00eb. Ai tha se pati sektarizma ku mb\u00ebshtetja matej me sa her\u00eb shkoje te ballkoni i Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSepse demokrat\u00ebt edhe para fushat\u00ebs, Primare e m\u00eb tej merreshin me ti q\u00eb ke ardhur te ballkoni Berish\u00ebs je demokrat dhe ti q\u00eb s\u2019ke ardhur je armik. Rama i vodhi zgjedhjet, por dyert\u00eb ia lan\u00eb hapur demokrat\u00ebt. Sepse nuk mundet Rama duke luftuar p\u00ebr karrigen t\u00ebnd\u00eb, ti ke ardhur kaq her\u00eb te ballkoni i Berish\u00ebs, ti s\u2019ke ardhur, teksa Berisha b\u00ebnte thirrje p\u00ebr bashkim, k\u00ebta t\u00eb vegjlit ziheshin brenda vetes p\u00ebr karrigen. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi edhe n\u00eb Dib\u00ebr, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt ishin hajdut\u00ebt e votave para kat\u00ebr vitesh kur ishte bastion dhe pas kat\u00ebr vitesh e humb\u00ebn at\u00eb, sepse ndodhi kjo gj\u00ebja e p\u00ebr\u00e7arjes dhe provincialja, me ata t\u00eb vegjlit apo ata q\u00eb thoshin se s\u2019ke ardhur te ballkoni Berisha. Jo se u dhimbsej Berisha, por karrigia e tyre. Kjo ndodhi edhe n\u00eb Dib\u00ebr. Ata atje fituan 100% t\u00eb kutive t\u00eb Primareve dhe humb\u00ebn 100% t\u00eb kutive n\u00eb zgjedhjet e 11 majit. Ja k\u00ebta ishin ata, krijuan p\u00ebr\u00e7arjen dhe krijuan terren t\u00eb but\u00eb p\u00ebr Ram\u00ebn\u201d, p\u00ebrfundoi \u00c7ollaku.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/collaku-pd-ti-nenshtrohet-reformes-se-thelle-te-lejohen-fraksionet-nese-sshkoje-te-ballkoni-i-berishes-te-quanin-armik\/\">\u00c7ollaku: PD t\u2019i n\u00ebnshtrohet reform\u00ebs s\u00eb thell\u00eb, t\u00eb lejohen fraksionet! N\u00ebse s\u2019shkoje te ballkoni i Berish\u00ebs t\u00eb quanin armik<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thell\u00eb, t\u00eb reformohet, nga drejtuesit e lart\u00eb dhe deri tek t\u00eb strukturat posht\u00eb, t\u00eb lejohet mendimi i hapur dhe deri fraksionet, ku q\u00ebllimi t\u00eb jet\u00eb rr\u00ebzimi i qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs. P\u00ebr\u00e7arja e PD-s\u00eb para zgjedhjeve dhe sektarizmat, num\u00ebrimi i pjes\u00ebmarrjeve posht\u00eb ballkonit t\u00eb Sali Berish\u00ebs nga ata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33785","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33785","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33785"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33785\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}