{"id":33781,"date":"2025-08-01T14:48:26","date_gmt":"2025-08-01T14:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/01\/bashkim-shehu-letra-qe-i-shkrova-ramiz-alise-nga-internimi\/"},"modified":"2025-08-01T14:48:26","modified_gmt":"2025-08-01T14:48:26","slug":"bashkim-shehu-letra-qe-i-shkrova-ramiz-alise-nga-internimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/01\/bashkim-shehu-letra-qe-i-shkrova-ramiz-alise-nga-internimi\/","title":{"rendered":"Bashkim Shehu: Letra q\u00eb i shkrova Ramiz Alis\u00eb nga internimi"},"content":{"rendered":"<p>Ishte 23 tetor 1989 kur djali i vog\u00ebl i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, Bashkim Shehu, asokohe n\u00eb internim, i shkroi nj\u00eb let\u00ebr drejtuesit t\u00eb shtetit, Ramiz Alis\u00eb me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs shprehte rezervat e tij p\u00ebr regjimin.<\/p>\n<p>\u201cRegjimi q\u00eb mbret\u00ebron te ne shkel hapur e brutalisht t\u00eb drejtat e njeriut dhe kujtohet p\u00ebr to vet\u00ebm kur akuzohet nga Per\u00ebndimi\u201d, thuhej nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb emisionin Shqip nga Rudina Xhunga n\u00eb DritareTV, zoti bashkim Shehu thot\u00eb se kur i shkroi letr\u00ebn Ramiz Alis\u00eb e mori parasysh edhe faktin se do t\u00eb d\u00ebnohej s\u00ebrish, por shprehet ai nuk mund t\u00eb heshtja m\u00eb sepse situata ishte e skajshme.<\/p>\n<p>\u201cKur i shkrova letr\u00ebn Ramiz Alis\u00eb e mora parasysh edhe q\u00eb mund t\u00eb rid\u00ebnohesha. Ishte nj\u00eb ndjenje rebelimi q\u00eb nuk e mbaja dot m\u00eb. Situata ishte e skajshme, nuk isha n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb normale. Ishte pozita e nj\u00eb njeriu q\u00eb ishte i d\u00ebnuar, i internuar dhe kisha dal\u00eb hapur q\u00eb isha kund\u00ebr regjimit. Kisha gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb.\u201d, tregon zoti Bashkim Shehu n\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb ju sjellim letr\u00ebn e Bashkim Shehut, drejtuar Ramiz Alis\u00eb m\u00eb 23 tetor 1989!<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb ju sjellim letr\u00ebn e Bashkim Shehut, drejtuar Ramiz Alis\u00eb m\u00eb 23 tetor 1989!<\/p>\n<p>Letra:<\/p>\n<p>Let\u00ebr e hapur!<\/p>\n<p>Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb dhe shtetit, Ramiz Alia, dhe sekretarit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ideologjike dhe Propagand\u00ebn, Foto \u00c7ami<\/p>\n<p>T\u00eb respektuar zot\u00ebrinj,<\/p>\n<p>Ashtu si shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, edhe un\u00eb e ndoqa me v\u00ebmendje fjalimin programatik t\u00eb mbylljes s\u00eb Plenumit VIII t\u00eb KQ t\u00eb PPSH. T\u00eb shumt\u00eb ishin ata q\u00eb e mor\u00ebn fjal\u00ebn n\u00eb mjetet e propagand\u00ebs zyrtare p\u00ebr t\u00eb shprehur \u00e7ka i intereson propagand\u00ebs zyrtare, nd\u00ebrsa un\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me mund\u00ebsit\u00eb e mia, e shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb denoncuar bot\u00ebrisht disa t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb hidhura, edhe pse ato nuk i interesojn\u00eb regjimit; t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb ndaluara nga aparati represiv dhe t\u00eb heshtura nga aparati i propagand\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij regjimi.<\/p>\n<p>Si qytetar i vendit tim dhe si njeri me mendime t\u00eb lira, marr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb morale mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e fakteve t\u00eb p\u00ebrmendura e p\u00ebr t\u00eb mbrojtur bot\u00ebrisht pik\u00ebpamjen time, si dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale p\u00ebr t\u00eb vuajtur \u00e7do pasoj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr mua denoncimi i k\u00ebtyre t\u00eb v\u00ebrtetave.<\/p>\n<p>1. N\u00eb fjalimin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb erdhi si sintez\u00eb programatike n\u00eb mbyllje t\u00eb punimeve t\u00eb Plenumit VIII t\u00eb KQ t\u00eb PPSH, vihet theksi ve\u00e7an\u00ebrisht edhe te stabiliteti politik e ekonomik i vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr stabilitetin ekonomik, i cili nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i pamohuesh\u00ebm, do t\u00eb vija n\u00eb dukje se nj\u00eb stabilitet i k\u00ebtill\u00eb \u00ebsht\u00eb tipar i \u00e7do ekonomie autarkike, dhe po t\u2019i referohemi historis\u00eb, do t\u00eb gjenim edhe n\u00eb komunat fshatare p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb Mesjet\u00ebs q\u00eb prodhonin aq sa u nevojitej p\u00ebr t\u00eb konsumuar, duke parafrenuar k\u00ebsisoj vetvetiu zgjerimin e rrethit t\u00eb nevojave t\u00eb konsumit, e rrjedhimisht duke shtr\u00ebnguar n\u00eb nj\u00eb rreth t\u00eb hekurt zhvillimin e forcave prodhuese, q\u00eb, si\u00e7 dihet, \u00ebsht\u00eb trualli i domosdosh\u00ebm i \u00e7do zhvillimi. Por, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ekonomis\u00eb nuk do t\u00eb zgjatem k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb lidhje me stabilitetin politik t\u00eb vendit ton\u00eb, gjith\u00eb duke e ripohuar k\u00ebt\u00eb fakt pa rezerva, do t\u00eb bashk\u00ebrenditja fenomenin e qet\u00ebsis\u00eb sociale, si normalitet t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb dhe si fenomen korrelativ n\u00eb raport kondicionimin biunivok ndaj t\u00eb parit: Demonstratat e protest\u00ebs dhe grevat, politike apo thjesht ekonomike qofshin, jan\u00eb po aq t\u00eb larg\u00ebta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, sa edhe gjallesat e ndonj\u00eb planeti tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa atentatet terroriste, aktet e sabotazhit, apo \u00e7do lloj aktiviteti subversiv, kan\u00eb realitet vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr fantazmagorit\u00eb e deliriumeve t\u00eb ndryshme hetusore apo gjyq\u00ebsore (mbase, kushedi, edhe me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb, si\u00e7 do t\u00eb thoshte Seneka, p\u00ebrforcon rregullin!).<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, nj\u00eb gjendje e k\u00ebtill\u00eb mungese kund\u00ebrshtimi ndaj nj\u00eb pushteti, ashtu sikurse mund t\u00eb jet\u00eb -fundja dhe teorikisht \u2013 tregues i nj\u00eb konsensusi popullor total, jo m\u00eb pak mund t\u00eb jet\u00eb, \u2013 \u00e7ka e d\u00ebshmon n\u00eb mjaft raste historia- tregues i nj\u00eb represioni total.<\/p>\n<p>Cili nga t\u00eb dy termat e k\u00ebsaj alternative i p\u00ebrgjigjet normalitetit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb dhe stabilitetit politik q\u00eb ngrihet mbi t\u00eb dhe q\u00eb p\u00ebr efekt nd\u00ebrveprimi reciprok ndikon n\u00eb ruajtjen e tij?<\/p>\n<p>Ose shprehur n\u00eb gjuh\u00ebn e Erich Fromm-it: A \u00ebsht\u00eb kjo shoq\u00ebri me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb \u201csane society\u201d apo stabiliteti politik shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb stabilitet i paguar me \u00e7mimin e liris\u00eb dhe normaliteti i shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb \u201cnormalitet patologjik\u201d?<\/p>\n<p>2. P\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj alternative nj\u00eb zgjidhje me partipris, mendoj se zgjidhja e saj duhet t\u00eb kaloj\u00eb pashmang\u00ebsish n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje ndaj pyetjeve t\u00eb m\u00ebposhtme: Si mund t\u00eb shpjegohet q\u00eb ende sot, mbas 45 vjet\u00ebsh nga r\u00ebnia e ancient regime, dhe n\u00eb kushtet e stabilitetit politik e t\u00eb nj\u00eb qet\u00ebsie sociale shembullore, numri i t\u00eb burgosurve politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb proporcionalisht (si num\u00ebr n\u00eb raport me t\u00ebr\u00eb popullsin\u00eb) i p\u00ebraf\u00ebrt me numrin e t\u00eb burgosurve politik\u00eb n\u00eb Argjentin\u00eb aty nga fundi i viteve \u201970, d.m.th. pak koh\u00eb mbas golpe-s n\u00eb kushtet e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb nj\u00eb diktature ushtarake t\u00eb sapovendosur?<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb shpjegohet politikisht dhe sociologjikisht q\u00eb n\u00ebse n\u00eb Koren\u00eb e Jugut, n\u00eb paroksizmin e diktatur\u00ebs s\u00eb Cun Du Thuanit t\u00eb karakterizuar nga demonstrata masive q\u00eb po e shpejtonin agonin\u00eb e asaj diktature, nxit\u00ebsit apo organizuesit e nj\u00eb demonstrate mund t\u00eb d\u00ebnoheshin me jo m\u00eb tep\u00ebr se deri 7 vjet burg, -n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb kushtet e stabilitetit politik e t\u00eb nj\u00eb qet\u00ebsie sociale shembullore nj\u00eb njeri mund t\u00eb d\u00ebnohet me 10 vite burg p\u00ebr \u201cagjitacion e propagand\u00eb\u201d, pra, p\u00ebr t\u00eb vetmin faj pse ka shprehur pik\u00ebpamje heterodokse, le pastaj p\u00ebr rastet kur nj\u00eb njeri edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt \u00ebsht\u00eb krejt i pafajsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb shpjegohet politikisht dhe historikisht, q\u00eb n\u00eb praktik\u00ebn e internimeve p\u00ebr motive politike regjimi ekzistues n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet ende n\u00eb fund t\u00eb shekullit XX, nj\u00eb trash\u00ebgimtar i denj\u00eb, e tashm\u00eb ekskluziv n\u00eb shkall\u00eb europiane, i dinastis\u00eb mesjetare t\u00eb Romanov\u00ebve?<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u2019u rikthyer te krahasimet n\u00eb rrafsh bashk\u00ebkohor me terrorizmin shtet\u00ebror t\u00eb markave t\u00eb huaja (jo p\u00ebr apologji ndaj k\u00ebtyre t\u00eb fundit, por p\u00ebr t\u2019ua kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb k\u00ebto fakte apologjive pompoze t\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb regjimit bashk\u00ebkohor shqiptar e p\u00ebr t\u00eb fokusuar, ashtu sa m\u00eb qart\u00eb, p\u00ebrmasat e terrorizmit shtet\u00ebror t\u00eb mark\u00ebs shqiptare): nd\u00ebrsa n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut mbahet n\u00eb burg prej 26 vitesh nj\u00eb Nelson Mandela, fjala e t\u00eb cilit e \u00e7on pesh\u00eb gjith\u00eb kombin e tij dhe n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur l\u00ebvizja e k\u00ebtij populli pritet ta shkallmoj\u00eb nga themelet aparteidin, pse te ne n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb stabilizuar, mbahen burgjeve me cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb burgosurve politik\u00eb dhe me afate af\u00ebrsisht po aq t\u00eb gjata sa t\u00eb Mandel\u00ebs jo nj\u00eb, po me dhjet\u00ebra fatkeq, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb pasur e nuk kan\u00eb kurrfar\u00eb influence politike, kurrfar\u00eb ideje dhe, pra, kurrfar\u00eb q\u00ebllimi politik? (Madje n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb, a ndoshta m\u00eb s\u00eb shumti, fshatar\u00eb ose pun\u00ebtor\u00eb q\u00eb i kan\u00eb a nuk i kan\u00eb kat\u00ebr klas\u00eb fillore.)<\/p>\n<p>3. Pra, nga nj\u00ebra an\u00eb, kemi nj\u00eb situat\u00eb sociale t\u00eb qet\u00eb, pa trazira, nj\u00eb stabilitet socio-politik 45-vje\u00e7ar, q\u00eb i detyrohet, le ta supozojm\u00eb, konsensusit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullit, kurse, nga ana tjet\u00ebr, masa shtr\u00ebnguese si rrall\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb tjet\u00ebr diktatur\u00eb, me eksese ve\u00e7an\u00ebrisht karakteristike p\u00ebr gjendje krizash. Mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb krejt e pakonceptueshme q\u00eb nj\u00eb pushtet, i cili, p\u00ebrve\u00e7 dispozitivit ushtarako-policor dhe monopolist t\u00eb masmediave, ka n\u00eb an\u00ebn e vet konsensusin e popullit, at\u00eb \u00e7ka propaganda zyrtare e quan \u201cunitet i popullit rreth Partis\u00eb\u201d, t\u00eb rrezikohet n\u00ebse 1200-1400 individ\u00ebve, pra, nj\u00eb magnitude evanes cent n\u00eb raport me popullin, \u2013 n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbaheshin t\u00eb rrethuar nga telat me gjemba e nga mitraloza, do t\u2019u lejohej t\u00eb jetonin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre, apo n\u00ebse nj\u00eb pakic\u00eb gjith\u00eb po aq irrelevante n\u00eb raport me popullin do t\u00eb kishte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shprehej lirisht, haptazi kund\u00ebr k\u00ebtij pushteti.<\/p>\n<p>Sepse \u00ebsht\u00eb krejt e pakonceptueshme q\u00eb nj\u00eb pushtet t\u00eb p\u00ebrmbyset vet\u00ebm nga fjal\u00ebt (madje nga fjal\u00eb q\u00eb askush nuk do t\u2019ua vinte veshin), si t\u00eb ishin k\u00ebto fjal\u00eb trumbetat q\u00eb p\u00ebrmbys\u00ebn muret e Jerikoit. At\u00ebher\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb nevojiten n\u00eb vendin ton\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb tep\u00ebr t\u00eb qet\u00eb, pa trazira, t\u00eb gjitha ato shtr\u00ebngime q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn?<\/p>\n<p>K\u00eb kan\u00eb ato p\u00ebr objekt? Ndoshta mbi nj\u00eb fenomen t\u00eb till\u00eb, paradoksal n\u00eb dukje, do t\u00eb hidhte drit\u00eb nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr: nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet e bot\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe BRSS-n\u00eb, edhe shtetet e tjera staliniste t\u00eb viteve \u201840-\u201850, arratisja jasht\u00eb shtetit gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar si krim ordiner p\u00ebr shkelje kufiri, me afate burgimi relativisht t\u00eb shkurtra (e po k\u00ebshtu, me sa di un\u00eb, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb fillimet e nouveau regime), p\u00ebrse te ne, n\u00eb Shqip\u00ebri, arratisja jasht\u00eb shtetit d\u00ebnohet si tradhti ndaj atdheut, pra, deri n\u00eb pushkatim, dhe, si t\u00eb mos mjaftonte kjo, vitet e fundit, p\u00ebrmbi ata q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb arratisen, q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb e as nuk po pak\u00ebsohen, her\u00eb pas here q\u00ebllohet me arm\u00eb, bile ndonj\u00ebher\u00eb edhe kur ndodh q\u00eb mund t\u00eb kapen?<\/p>\n<p>Dhe pastaj ekspozohen, ashtu t\u00eb masakruar, para popullit dhe para t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre! P\u00ebr \u00e7far\u00eb nevojiten t\u00eb tilla monstruozitete dhe k\u00eb kan\u00eb ato p\u00ebr objekt? (Mund t\u00eb v\u00ebrehet, dhe jo pa nj\u00ebfar\u00eb t\u00eb drejte, se te ne arratisja merr karakter politik, sepse s\u2019mund t\u00eb nd\u00ebrmerret ve\u00e7se p\u00ebr motive politike; mir\u00ebpo \u00e7do shprehje e kund\u00ebrshtimit politik, apo e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb lidhur me politik\u00ebn, nuk p\u00ebrb\u00ebn tradhti ndaj atdheut).<\/p>\n<p>4. Nuk arrij ta marr me mend se si i vler\u00ebsoni ju, t\u00eb respektuar zot\u00ebrinj, k\u00ebto fakte, q\u00eb patjet\u00ebr duhet t\u2019i dini fort mir\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk kam arritur t\u00eb marr me mend se si i vler\u00ebsonte t\u00eb tilla fakte as babai im, ish-Kryeministri Mehmet Shehu, i cili patjet\u00ebr ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb lidhje me to, si nj\u00eb nga krimet historike t\u00eb k\u00ebtij regjimi (pa\u00e7ka se propaganda zyrtare e k\u00ebtij regjimi, duke e akuzuar p\u00ebr krime fiktive, e ka shkarkuar k\u00ebsodore nga kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr krime reale).<\/p>\n<p>Por sido q\u00eb t\u2019i vler\u00ebsoni ju dhe pavar\u00ebsisht se si do t\u2019i ket\u00eb vler\u00ebsuar babai im, un\u00eb s\u2019mundem ve\u00e7se t\u00eb pohoj me gjith\u00eb z\u00ebrin se k\u00ebto fakte p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb tregues t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb nj\u00eb terrorizmi shtet\u00ebror, i cili nuk ka p\u00ebr objekt as ekskluzivisht dhe as kryesisht nj\u00eb pakic\u00eb irrelevante t\u00eb izoluarish nga shoq\u00ebria, q\u00eb i vuajn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt deri n\u00eb kock\u00eb ekseset e tij, po ka p\u00ebr objekt t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, gjith\u00eb popullin. E ritheksoj: gjith\u00eb popullin! Sepse kur nj\u00eb regjim kufizon me an\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb pik\u00ebpamjeve politike (dhe jo vet\u00ebm politike), kjo do t\u00eb thot\u00eb se ai nuk e di se \u00e7far\u00eb p\u00ebrmasash do t\u00eb mund t\u00eb merrte influenca e pik\u00ebpamjeve q\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim e kontestojn\u00eb (dhe nuk e di sepse, duke e kufizuar lirin\u00eb e fjal\u00ebs, e ka d\u00ebnuar veten q\u00eb t\u00eb mos e dij\u00eb k\u00ebt\u00eb).<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb regjim e pengon me mjete dragoniane largimin e shtetasve t\u00eb vet p\u00ebr n\u00eb shtete t\u00eb tjera, edhe pse ata shtetas q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb largohen jan\u00eb gjithsesi t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb se ky regjim e di q\u00eb largimi p\u00ebr n\u00eb shtetet e tjera mund t\u00eb merrte p\u00ebrmasat e nj\u00eb eksodi p\u00ebrfundimisht diskreditues. Me nj\u00eb fjal\u00eb, kjo padije dhe dije e regjimit provojn\u00eb se rrezja e veprimit terrorizues t\u00eb tij ka si limit t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb RPSSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/bashkim-shehu-letra-qe-i-shkrova-ramiz-alise-nga-internimi\/\">Bashkim Shehu: Letra q\u00eb i shkrova Ramiz Alis\u00eb nga internimi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ishte 23 tetor 1989 kur djali i vog\u00ebl i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, Bashkim Shehu, asokohe n\u00eb internim, i shkroi nj\u00eb let\u00ebr drejtuesit t\u00eb shtetit, Ramiz Alis\u00eb me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs shprehte rezervat e tij p\u00ebr regjimin. \u201cRegjimi q\u00eb mbret\u00ebron te ne shkel hapur e brutalisht t\u00eb drejtat e njeriut dhe kujtohet p\u00ebr to vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33781","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33781","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33781"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33781\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33781"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33781"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33781"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}