{"id":3377,"date":"2024-11-20T01:52:25","date_gmt":"2024-11-20T01:52:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/20\/shteti-ne-renie-te-lire-krimi-ka-marre-yrysh-policia-mbledh-kufomat\/"},"modified":"2024-11-20T01:52:25","modified_gmt":"2024-11-20T01:52:25","slug":"shteti-ne-renie-te-lire-krimi-ka-marre-yrysh-policia-mbledh-kufomat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/20\/shteti-ne-renie-te-lire-krimi-ka-marre-yrysh-policia-mbledh-kufomat\/","title":{"rendered":"Shteti n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb, krimi ka marr\u00eb yrysh, policia mbledh kufomat"},"content":{"rendered":"<p><span>Shteti privat i Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb. Prova e fundit dhe ul\u00ebrit\u00ebse \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po ndodh me rendin dhe sigurin\u00eb publike. Brenda pes\u00eb dit\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb ndodhur 3 vrasje, nga t\u00eb cilat dy jan\u00eb atentate mafioze dhe t\u00eb pazbardhura ende. <\/span><\/p>\n<p><span>Fillimisht u ekzekutua biznesmeni Eduard Re\u00e7i. Dyshohet se \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb snajper nga lart\u00ebsia. M\u00eb pas ndodhi vrasja makabre e 14-vje\u00e7arit Martin Cani pran\u00eb oborrit t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cFan Noli\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Pa u thar\u00eb njollat e gjakut t\u00eb t\u00eb miturit, Tirana u gdhi m\u00eb 19 n\u00ebntor me nj\u00eb tjet\u00ebr vrasje. Viktima ishte 27-vje\u00e7ari Klaudio Prendi, djali i nj\u00eb ish-gjyqtari. Ai u q\u00ebllua me arm\u00eb silenciator jasht\u00eb nj\u00eb lokali n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb populluar t\u00eb kryeqytetit. <\/span><\/p>\n<p><span>Teksa policia mbledh g\u00ebzhoja dhe kufoma, Ministri i Brendsh\u00ebm zhduket nga p\u00ebrballja n\u00eb Parlament me opozit\u00ebn, mediat dhe opinionin publik n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Ervin Hoxha zgjodhi t\u00eb mos ishte n\u00eb Kuvend gjat\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb seancave maraton\u00eb p\u00ebr buxhetin. Ishte i vetmi minist\u00ebr i kabinetit \u201cRama\u201d q\u00eb nuk mbajti fjalim p\u00ebr buxhetin. <\/span><\/p>\n<p><span>Imagjinojeni vet\u00eb! Flet p\u00ebr buxhetin Bora Muzhaqi, ministria e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Bora vet\u00eb dhe shoferi i saj, por fshihet Ministri i Brendsh\u00ebm, i cili drejton nj\u00eb nga dikasteret m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend. Sigurisht q\u00eb Ervin Hoxha nuk erdhi n\u00eb Parlament se nuk i jepnin dot nj\u00eb fjalim p\u00ebr ta recituar si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb ministrat e tjer\u00eb pupac\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Me vet\u00ebdije ai e ka ditur q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballej me reagime t\u00eb ashpra nga opozita sidomos pas vrasjes s\u00eb 14- vje\u00e7arit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjodhi t\u00eb mos ishte n\u00eb Parlament. <\/span><\/p>\n<p><span>Nuk pati madje asnj\u00eb reagim publik p\u00ebr ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb, qoft\u00eb nj\u00eb mesazh ngush\u00ebllues p\u00ebr familjen, por vijonte axhend\u00ebn sikur t\u00eb mos kishte ndodhur asgj\u00eb. Ministri publikonte n\u00eb rrjetet sociale foto nga prezantimi i drejtor\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00ebp\u00ebr qarqe. \u00cbsht\u00eb kujdesur gjithashtu t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb fjalimin e Ram\u00ebs p\u00ebr buxhetin, t\u2019i b\u00ebj\u00eb jehon\u00eb bonusit p\u00ebr pensionist\u00ebt, por mbajti goj\u00ebn ky\u00e7ur p\u00ebr krimin makab\u00ebr n\u00eb dyert e shkoll\u00ebs. <\/span><span>Nj\u00ebsoj edhe p\u00ebr ngjarje t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda si vrasja e biznesmenit dhe e djalit t\u00eb prokurorit. <\/span><\/p>\n<p><span>E pazbardhur akoma \u00ebsht\u00eb edhe vrasja e kat\u00ebrfisht\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Fshehur si Ministri i Brendsh\u00ebm q\u00ebndron edhe drejtori i ri Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ilir Proda. Nuk ka as zbardhje t\u00eb ngjarjeve dhe as reagime e marrje p\u00ebrgjegj\u00ebsie publike. Duket sikur p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate ul\u00ebrit\u00ebse edhe dy njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr rendin e sigurin\u00eb, Ministri i Brendsh\u00ebm dhe drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, i jan\u00eb dor\u00ebzuar krimit. <\/span><\/p>\n<p><span>Krimi ka marr\u00eb yrysh dhe shteti del n\u00eb sken\u00eb vet\u00ebm kur mblidhen kufomat. P\u00ebr qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm q\u00eb duan mbrojtje kur dalin n\u00eb rrug\u00eb, kur ikin n\u00eb pun\u00eb apo kur \u00e7ojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb shkoll\u00eb, shteti nuk ekziston. Ka vet\u00ebm nj\u00eb shtet privat p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe oborrin e tij q\u00eb e ndihmon kryeministrin p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb votat e p\u00ebr t\u00eb zhvatur pasurit\u00eb publike. <\/span><\/p>\n<p><span>Ndryshimi i fundit i kupol\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit ka pak shpres\u00eb se do t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb situat\u00ebs me kriminalitetin n\u00eb vend. Procesi ka qen\u00eb fasad\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr zgjedhjen e Ilir Prod\u00ebs, por edhe p\u00ebr drejtuesit e tjer\u00eb t\u00eb qarqeve. <\/span><\/p>\n<p><span>Emrat jan\u00eb paracaktuar nga grupet e biznesit, politika dhe me siguri ka edhe influenca nga grupet kriminale. Th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, Shqip\u00ebria ku po jetojm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e madhe\u00a0nga ajo q\u00eb pikturon Edi Rama brenda dhe jasht\u00eb vendit. Sigurisht q\u00eb\u00a0p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb.<strong> \u00a9LAPSI.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/11\/20\/shteti-ne-renie-te-lire-krimi-ka-marre-yrysh-policia-mbledh-kufomat\/\">Shteti n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb, krimi ka marr\u00eb yrysh, policia mbledh kufomat<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shteti privat i Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb. Prova e fundit dhe ul\u00ebrit\u00ebse \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po ndodh me rendin dhe sigurin\u00eb publike. Brenda pes\u00eb dit\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb ndodhur 3 vrasje, nga t\u00eb cilat dy jan\u00eb atentate mafioze dhe t\u00eb pazbardhura ende. Fillimisht u ekzekutua biznesmeni Eduard Re\u00e7i. Dyshohet se \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3377","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3377","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3377"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3377\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3377"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3377"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3377"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}