{"id":33733,"date":"2025-08-01T09:49:27","date_gmt":"2025-08-01T09:49:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/01\/gentian-gjyli-i-dhuron-1-8-miliard-leke-nikolla-cacit-per-vizime-e-kishte-amanet-nga-berberi\/"},"modified":"2025-08-01T09:49:27","modified_gmt":"2025-08-01T09:49:27","slug":"gentian-gjyli-i-dhuron-1-8-miliard-leke-nikolla-cacit-per-vizime-e-kishte-amanet-nga-berberi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/01\/gentian-gjyli-i-dhuron-1-8-miliard-leke-nikolla-cacit-per-vizime-e-kishte-amanet-nga-berberi\/","title":{"rendered":"Gentian Gjyli i dhuron 1.8 miliard lek\u00eb Nikolla \u00c7a\u00e7it p\u00ebr vizime, e kishte amanet nga Berberi"},"content":{"rendered":"<p>Gentian Gjyli, nga nj\u00ebra an\u00eb merret i pandehur nga SPAK p\u00ebr korrupsion, nga ana tjet\u00ebr vazhdon shp\u00ebrndan miliarda lek\u00eb t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Ashtu si paraardh\u00ebsi i tij Ervis Berberi, edhe Gentian Gjyli firmos tendera korrupsioni, nd\u00ebrsa pret n\u00eb zyr\u00eb q\u00eb t\u2019i vihen prangat nga momenti n\u00eb moment. Nj\u00eb nga k\u00ebto tendera \u00ebsht\u00eb vizimi i kushtuesh\u00ebm i sinjalistik\u00ebs s\u00eb rrug\u00ebve komb\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb. Nga dokumentet e tenderit kuptojm\u00eb se pazari \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me Nikolla \u00c7a\u00e7in, klientin e Ervis Berberit.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se fituesi \u00ebsht\u00eb paracaktuar komisioni i vler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb orientuar t\u00eb eliminoj\u00eb konkurrenc\u00ebn. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operatoreve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. P\u00ebr shkeljet e kryera, procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Autoriteti Rrugor Shqiptar me Objekti i Tenderit \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i sinjalistik\u00ebs horizontale, vertikale dhe pajisjeve t\u00eb siguris\u00eb rrugore n\u00eb akset e Rajonit Qend\u00ebr Per\u00ebndim (Tiran\u00eb) loti 2 (2025)\u201d. Jan\u00eb parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit q\u00eb i jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb Gentian Gjylit me shok\u00eb. Vlera e fondi Limit t\u00eb tenderit \u00ebsht\u00eb 183 331 324,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Prokurimi u njoftua m\u00eb 27 qershor 2025 n\u00eb buletinin e APP-s\u00eb dhe tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 14 korrik 2025.<\/p>\n<p>Kompania e Nikolla \u00c7a\u00e7it \u201cR. S. &amp; M\u201d SHPK \u00ebsht\u00eb shpallur fituese me nj\u00eb ofert\u00eb afro 250 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb se konkurrent\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb tarifa e korrupsionit q\u00eb paguhet me taksat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu oferta e kompanis\u00eb R. S. &amp; M \u00ebsht\u00eb shpallur fituese me vler\u00ebn 168 596 281,00 lek\u00eb pa TVSH megjith\u00ebse bashkimi i operator\u00ebve \u201cALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d &amp; \u201cALKO-IMPEX General Construcion\u201d &amp; \u201cSigns &amp; Road Safety Solutions\u201d propozoi ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 143,514,513 lek\u00eb pa TVSH. Kjo ofert\u00eb \u00ebsht\u00eb skualifikuar p\u00ebr kriterin \u201cpun\u00eb t\u00eb ngjashme\u201d, megjith\u00ebse operator\u00ebt kishin paraqitur kontratat p\u00ebr sinjalistik\u00ebn q\u00eb i kan\u00eb kryer m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyli nuk pyeti p\u00ebr t\u00eb kursyer buxhetin, por shpalli fitues mikun e Berberit m\u00eb 23 korrik 2025.<\/p>\n\n<p>Nikolla \u00c7a\u00e7i dhe Stefan \u00c7a\u00e7i, bab\u00eb e bir i marrin tender\u00ebt e ARRSH p\u00ebr vizime sikur t\u2019ua kishte l\u00ebn\u00eb dikush me testament. K\u00ebshtu ndodhi edhe n\u00eb vitin 2023, kur mor\u00ebn pa gar\u00eb 1.6 milion\u00eb euro. Kjo dhurat\u00eb n\u00eb familjen \u00c7a\u00e7i ka ardhur nga ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i arrestuar p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Dhe b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin tender \u2018copy paste\u201d, ku ndryshon vet\u00ebm viti dhe shuma. Para dy vitesh k\u00ebto vija dhe tabela kushtonin afro 300 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak.<em> Pra, \u00ebsht\u00eb tenderi me objekt \u201cP\u00ebrmir\u00ebsim i sinjalistik\u00ebs horizontale, vertikale dhe paisjeve t\u00eb siguris\u00eb rrugore n\u00eb akset e Rajonit Qendror, Loti 2 (2023<\/em>)\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion fondi limit me vler\u00eb 1.6 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>Megjith\u00ebse kishte ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, rreth 1.2 milion\u00eb euro, Beberi e kishte caktuar q\u00eb k\u00ebto para do t\u2019i qethte vet\u00ebm p\u00ebr familjen \u00c7a\u00e7i.<\/p>\n<p>K\u00ebto fonde jan\u00eb destinuar vazhdimisht p\u00ebr t\u2019u vjedhur. Nj\u00eb raporti KLSH n\u00eb vitin 2018 konstatonte se Segmenti i Autostrad\u00ebs Kashar-Durr\u00ebs kishte mbetur duksh\u00ebm i paplot\u00ebsuar me elementet e sinjalistik\u00ebs dhe ndri\u00e7im, megjith\u00ebse Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte shpenzuar rreth 4 milion\u00eb euro p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim vitin e shkuar. Sipas analiz\u00ebs s\u00eb vet\u00eb ARSH, gjat\u00eb vitit t\u00eb shkuar p\u00ebr sinjalistik\u00ebn ishin shpenzuar 1,2 miliard\u00eb lek\u00eb (8.5 mln euro). Por pjesa m\u00eb e madhe e fondit t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Autostratd\u00ebs Tiran\u00eb-Durr\u00ebs dhe Kashar Rinas, prej 548.7 milion\u00eb lek\u00ebsh, ishte p\u00ebrdorur n\u00eb segmentin Tiran\u00eb Kashar.<br \/>\nN\u00eb raportin e vitit 2016 p\u00ebr ARSH, KLSH konkludon se institucioni reflekton nj\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie me pasoja negative n\u00eb efektivitetin e p\u00ebrdorimit fondeve buxhetore n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor strategjik. D\u00ebmi i konstatuar arrin n\u00eb rreth 634 milion\u00eb lek\u00eb (af\u00ebrisht 5 milion\u00eb euro), d\u00ebm i ardhur kryesisht nga mungesa e supervizimit gjat\u00eb zbatimit t\u00eb projekteve n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore.<br \/>\nRaporti i KLSH flet p\u00ebr tendera t\u00eb parregullt, favorizim t\u00eb subjekteve t\u00eb caktuar p\u00ebr t\u00eb kryer punimet, \u00e7mime t\u00eb fryra p\u00ebr punimet, apo mospenalzim t\u00eb kontraktor\u00ebve p\u00ebr cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb vazhdon edhe drejtori Gentian Gjyli. M\u00eb 13 maj 2025, Prokuroria e Posa\u00e7me vuri n\u00ebn akuz\u00eb 25 persona, p\u00ebr abuzime me tender\u00ebt e rrug\u00ebve. I pandehur \u00ebsht\u00eb kreu aktual i ARRSH, Gentian Gjyli, nd\u00ebrsa ish-Drejtorit t\u00eb ARRSH, Evis Berberi, i shtohen akuzat pas asaj p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash p\u00ebr t\u00eb cilat ndodhet n\u00eb burg.<\/p>\n<p>\u2018U mora i pandehur\u2019, tha Gjyli nd\u00ebrsa dilte nga SPAK i nervozuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb reagim duket se kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e ka pritur mir\u00eb statusin e t\u00eb pandehurit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe shkelje e barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Jan\u00eb mbi 10 praktika prokurimi t\u00eb hetuara nga prokurori Dritan Pren\u00e7i, i cili ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim biznesmen\u00eb e zyrtar\u00eb publik, si edhe inxhinier t\u00eb ARRSH. Ndaj tyre r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe shkelje e barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Gentian Gjyli u em\u00ebrua drejtor i ARRSH m\u00eb 28 mars 2024, nj\u00eb jav\u00eb pas arrestimit nga SPAK t\u00eb ish-drejtorit Evis Berberi, m\u00eb 14 mars 2024. Kreu i ARRSH Gentian Gjyli, \u00ebsht\u00eb thirrur edhe m\u00eb her\u00ebt n\u00eb SPAK ku ka d\u00ebshmuar mbi procedurat e ndjekura n\u00eb tender\u00ebt e rrug\u00ebve, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ishte numri 2 i ARRSH-s\u00eb dhe drejtor Evis Berberi, n\u00eb hetim nga SPAK n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb \u2018arrest me burg\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb burg jan\u00eb dhe dy biznesmen\u00ebt Valter Begaj dhe Ervis Lami, si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb tender\u00ebve, si pronar\u00eb t\u00eb kompanive q\u00eb fitonin tenderat fiktiv\u00eb, por ku p\u00ebrfituesi fundor ishte vet\u00eb ish-kreu i ARRSH, Berberi.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/gentian-gjyli-i-dhuron-1-8-miliard-leke-nikolla-cacit-per-vizime-e-kishte-amanet-nga-berberi\/\">Gentian Gjyli i dhuron 1.8 miliard lek\u00eb Nikolla \u00c7a\u00e7it p\u00ebr vizime, e kishte amanet nga Berberi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gentian Gjyli, nga nj\u00ebra an\u00eb merret i pandehur nga SPAK p\u00ebr korrupsion, nga ana tjet\u00ebr vazhdon shp\u00ebrndan miliarda lek\u00eb t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Ashtu si paraardh\u00ebsi i tij Ervis Berberi, edhe Gentian Gjyli firmos tendera korrupsioni, nd\u00ebrsa pret n\u00eb zyr\u00eb q\u00eb t\u2019i vihen prangat nga momenti n\u00eb moment. Nj\u00eb nga k\u00ebto tendera \u00ebsht\u00eb vizimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33733","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33733","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33733"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33733\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33733"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33733"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33733"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}