{"id":33642,"date":"2025-07-31T14:51:15","date_gmt":"2025-07-31T14:51:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/31\/kosova-ende-pa-qeveri-cfare-pritet-nga-gjykata-kushtetuese\/"},"modified":"2025-07-31T14:51:15","modified_gmt":"2025-07-31T14:51:15","slug":"kosova-ende-pa-qeveri-cfare-pritet-nga-gjykata-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/31\/kosova-ende-pa-qeveri-cfare-pritet-nga-gjykata-kushtetuese\/","title":{"rendered":"Kosova ende pa qeveri, \u00e7far\u00eb pritet nga Gjykata Kushtetuese?"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese duhet t\u00eb sqaroj\u00eb me terma t\u00eb prer\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e votimit t\u00eb kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe t\u00eb tregoj\u00eb se afati 30-ditor p\u00ebr konstituimin e Kuvendit nuk \u00ebsht\u00eb konsumuar. K\u00ebshtu vler\u00ebson Zahir \u00c7erkini, profesori i t\u00eb Drejt\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Universitetin \u201cIsa Boletini\u201d n\u00eb Mitrovic\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pret q\u00eb Gjykata Kushtetuese ta ritheksoj\u00eb se zgjedhja e kryetarit dhe n\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit duhet t\u00eb b\u00ebhet me votim t\u00eb hapur t\u00eb deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu edhe e tha Gjykata (m\u00eb 26 qershor), por e tha me terma m\u00eb kushtetues. Pres t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e hapur, m\u00eb e artikuluar n\u00eb drejtim t\u00eb obligimit q\u00eb institucionet t\u00eb ulen dhe t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit dhe n\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit\u201d, thekson \u00c7erkini p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i sqaruar \u00e7\u00ebshtjet kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, Gjykat\u00ebs Kushtetuese i jan\u00eb drejtuar Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK), Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Ata jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb ri t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pasi vendimi i saj i 26 qershorit nuk arriti t\u00eb sqaronte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr konstituimin e Kuvendit.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, m\u00eb 26 qershor, u dha 30 dit\u00eb afat deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr konstituimin e Kuvendit.<\/p>\n<p>Por, pas 52 p\u00ebrpjekjeve, ata nuk arrit\u00ebn ta p\u00ebrmbyllin k\u00ebt\u00eb proces. Presidentja e Kosov\u00ebs ka k\u00ebrkuar nga Gjykata Kushtetuese sqarimin e pasojave juridike t\u00eb moskonstituimit t\u00eb Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb regjistruar si l\u00ebnd\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb nga ana e gjykat\u00ebs. \u00c7erkini shpreh mendimin se Gjykata Kushtetuese duhet ta konfirmoj\u00eb se ky afat duhet t\u00eb rikthehet n\u00eb pik\u00ebn e rrjedhjes, aty ku rendi i dit\u00ebs s\u00eb seanc\u00ebs ka devijuar.<\/p>\n<p>\u201cPres nga Gjykata Kushtetuese q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb se afati 30 dit\u00ebsh nuk \u00ebsht\u00eb konsumuar ende, p\u00ebr faktin se nuk \u00ebsht\u00eb shkuar n\u00eb at\u00eb q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Gjykata, pra q\u00eb t\u00eb shkohet n\u00eb votim p\u00ebr zgjedhjen e kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit, pra p\u00ebr konstituimin e Kuvendit, por vazhdimisht \u00ebsht\u00eb tentuar q\u00eb t\u00eb votohet Komisioni (p\u00ebr votim t\u00eb fsheht\u00eb)\u201d,\u00a0thot\u00eb \u00c7erkini.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo n\u00ebnkupton q\u00eb afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebr konstituimin e Kuvendit, t\u00eb rikthehet n\u00eb proces e sip\u00ebr, n\u00eb dit\u00ebn kur kryesuesi i seanc\u00ebs konstituive, Avni Dehari ka ndryshuar rendin e dit\u00ebs, duke k\u00ebrkuar votimin e Komisionit p\u00ebr votim t\u00eb fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>Iden\u00eb e Komisionit p\u00ebr votim t\u00eb fsheht\u00eb, Dehari e propozoi m\u00eb 1 maj, duke u k\u00ebrkuar partive politike nga nj\u00eb an\u00ebtar p\u00ebr komisionin p\u00ebr votimin e fsheht\u00eb.\u00a0Deri at\u00ebher\u00eb, n\u00eb vazhdimet e seanc\u00ebs konstituive t\u00eb Kuvendit, e cila nisi m\u00eb 15 prill, e propozuara nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje p\u00ebr kryetare t\u00eb Kuvendit, Albulena Haxhiu, disa her\u00eb nuk arriti t\u2019i marr\u00eb 61 votat e nevojshme t\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post, p\u00ebrmes votimit t\u00eb hapur. Partit\u00eb tjera kryesore, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, dhe Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK), n\u00eb vazhdim\u00ebsi kan\u00eb refuzuar votimin e fsheht\u00eb dhe propozimin e an\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr Komisionin p\u00ebr votim t\u00eb fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 korrik, Gjykata Kushtetuese vendosi mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, q\u00eb n\u00ebnkupton se nga 27 korriku deri m\u00eb 8 gusht deputet\u00ebt nuk duhet t\u00eb veprojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb konstituuar Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Veprimet e Deharit dhe kandidatura e p\u00ebrs\u00ebritur<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb korrikut, PDK-ja i \u00ebsht\u00eb drejtuar p\u00ebr vler\u00ebsim Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke kontestuar k\u00ebrkes\u00ebn e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr propozime p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit p\u00ebr votim t\u00eb fsheht\u00eb; hedhjen n\u00eb votim t\u00eb k\u00ebtij komisioni; vet\u00eb votimin e komisionit; si dhe nd\u00ebrprerjen e seanc\u00ebs pas mosmiratimit t\u00eb komisionit.<\/p>\n<p>Po ashtu, LDK-ja i ka k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u2019i sqaroj\u00eb normat kushtetuese dhe t\u00eb rregullores s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb lidhje me vazhdimin e seanc\u00ebs konstituive nga 29 qershori, pas aktgjykimit t\u00eb 26 qershorit. Kjo parti beson se vazhdimet e fundit t\u00eb seanc\u00ebs konstituive jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb\u201d me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, si dhe me konstatimet e aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga 26 qershori.<\/p>\n<p>G\u00ebzim Shala nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se nga Gjykata Kushtetuese pritet q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e veprimit t\u00eb kryesuesit t\u00eb seanc\u00ebs konstituive t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cDuhet sqaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb edhe veprimet e zotit Dehari, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryesuesit t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb Kuvendit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar dhe elaboruar shkeljet e b\u00ebra nga ana e tij deri m\u00eb tani\u201d, thekson Shala.<\/p>\n<p>Ai shton se Gjykata Kushtetuese duhet ta elaboroj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb propozimit t\u00eb mandatarit p\u00ebr kryetar t\u00eb Kuvendit, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00ebse L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, si parti me m\u00eb s\u00eb shumti vota, ka keqp\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb duke propozuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, pavar\u00ebsisht se nuk i ka siguruar votat e nevojshme p\u00ebr miratim.<\/p>\n<p>\u201cGjykata Kushtetuese e ka theksuar se n\u00eb k\u00ebto raste k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kompromis p\u00ebr t\u00eb vazhduar tutje dhe thjesht, Gjykata tash duhet t\u00eb tregoj\u00eb se si duhet proceduar tutje n\u00ebse nuk ka kompromis\u201d, thekson Shala. Mendim t\u00eb ngjash\u00ebm ka edhe profesor \u00c7erkini, i cili thot\u00eb se Gjykata Kushtetuese duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb rast se kandidati i nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb Kuvendit nuk i merr votat n\u00eb disa tentime radhazi.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb Gjykata Kushtetuese mbase t\u00eb tregoj\u00eb edhe me enumeracion pozitiv (p\u00ebrshkrim konkret, me fakte dhe holl\u00ebsi t\u00eb num\u00ebruara nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs) se sa her\u00eb nj\u00eb kandidat mund t\u00eb jet\u00eb kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb Kuvendit\u2026 t\u00eb tregohet nj\u00eb num\u00ebr i caktuar se sa her\u00eb, brenda sa dit\u00ebsh, nj\u00eb em\u00ebr mund t\u00eb vendoset n\u00eb kandidatur\u00eb\u201d, thekson \u00c7erkini.<\/p>\n<p>Ai shtoi se sqarimi i till\u00eb nuk n\u00ebnkupton humbjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb partis\u00eb s\u00eb par\u00eb fituese p\u00ebr ta propozuar kryetarin e Kuvendit.<\/p>\n<p>Kushtetuesja \u201ct\u2019i p\u00ebrjashtoj\u00eb zgjedhjet\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb siguruar votat p\u00ebr kryetare t\u00eb Kuvendit, deputetja e L\u00ebvizjes vet\u00ebvendosje, Albulena Haxhiu, qysh n\u00eb muajin qershor hodhi iden\u00eb p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare, bashk\u00eb me ato lokale, m\u00eb von\u00eb k\u00ebt\u00eb vit. Kjo ide u p\u00ebrs\u00ebrit edhe nga kolegia e saj partiake, Mimoza Kusari-Lila, e cila duke potencuar hezitimin e partive t\u00eb caktuara p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje, ka th\u00ebn\u00eb se zgjidhje mund t\u00eb jen\u00eb zgjedhjet e parakohshme.\u00a0Ajo, gjithashtu, e ka p\u00ebrmendur mund\u00ebsin\u00eb e marrjes s\u00eb mandatit t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit, si pasoj\u00eb e pamund\u00ebsis\u00eb q\u00eb ta konstituojn\u00eb Kuvendin.<\/p>\n<p>Mbajtja e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare, p\u00ebr shkak t\u00eb bllokimit t\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit, \u00ebsh\u00ebt par\u00eb si opsion i mundsh\u00ebm edhe nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs. Por, lideri i saj Memli Krasniq, ka p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ato t\u00eb mbahen bashk\u00eb me ato lokale k\u00ebt\u00eb vit.\u00a0LDK-ja nuk e ka p\u00ebrmendur mund\u00ebsin\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, nd\u00ebrkaq AAK-ja ka th\u00ebn\u00eb se nuk i k\u00ebrkon ato, por \u00ebsht\u00eb e gatshme, n\u00ebse zgjedhjet mbahen.<\/p>\n<p>Profesor \u00c7erkini thekson se Gjykata Kushtetuese nuk duhet fare t\u00eb merret me k\u00ebt\u00eb ide.<\/p>\n<p>\u201cIden\u00eb se a mund t\u2019iu merret mandati deputet\u00ebve nga ana e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke e d\u00ebrguar vendin n\u00eb zgjedhje\u2026 un\u00eb mendoj se Gjykata nuk duhet ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nuk i takon Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb pushtetin politik p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar vendin n\u00eb zgjedhje\u201d,\u00a0thot\u00eb \u00c7erkini.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje pajtohet edhe Shala nga IKD-ja. Sipas tij, moskonstituimi i Kuvendit nuk \u00ebsht\u00eb rrethan\u00eb e parapar\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, e cila do t\u00eb p\u00ebrcaktonte marrjen e mandateve t\u00eb deputet\u00ebve. Edhe pse nuk dihet sakt\u00ebsisht se cili do t\u00eb jet\u00eb vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Shala thot\u00eb se praktikat nga vendimmarrjet e kaluara t\u00eb k\u00ebsaj Gjykate tregojn\u00eb se nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb reja p\u00ebrmes aktgjykimeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00eb Gjykata Kushtetuese, m\u00eb 2014, ka th\u00ebn\u00eb se askund n\u00eb Kushtetut\u00eb nuk thuhet se moszgjedhja e kryetarit t\u00eb Kuvendit e \u00e7on vendin n\u00eb zgjedhje. Mir\u00ebpo, nuk e dim\u00eb n\u00ebse Gjykata Kushtetuese do ta nd\u00ebrroj\u00eb praktik\u00ebn\u201d, thekson Shala.<\/p>\n<p>T\u00eb dy njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve juridike \u2013 kushtetuese vler\u00ebsojn\u00eb se mbetet e pasigurt se kur Gjykata Kushtetuese mund t\u00eb dal\u00eb me sqarime lidhur me k\u00ebrkesat e parashtruara n\u00eb adres\u00eb t\u00eb saj nga PDK-ja dhe LDK-ja, si dhe nga presidentja Osmani. Megjithtat\u00eb, marr\u00eb parasysh q\u00eb m\u00eb 8 gusht skadon afati i mas\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila ndalon veprimin e deputet\u00ebve n\u00eb drejtim t\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit, ata presin q\u00eb nj\u00eb vendimi i k\u00ebsaj gjykate mund t\u00eb shpallet para k\u00ebsaj date.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/kosova-ende-pa-qeveri-cfare-pritet-nga-gjykata-kushtetuese\/\">Kosova ende pa qeveri, \u00e7far\u00eb pritet nga Gjykata Kushtetuese?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese duhet t\u00eb sqaroj\u00eb me terma t\u00eb prer\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e votimit t\u00eb kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe t\u00eb tregoj\u00eb se afati 30-ditor p\u00ebr konstituimin e Kuvendit nuk \u00ebsht\u00eb konsumuar. K\u00ebshtu vler\u00ebson Zahir \u00c7erkini, profesori i t\u00eb Drejt\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Universitetin \u201cIsa Boletini\u201d n\u00eb Mitrovic\u00eb. Ai pret q\u00eb Gjykata Kushtetuese ta ritheksoj\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33642","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33642","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33642"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33642\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33642"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33642"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33642"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}