{"id":33590,"date":"2025-07-31T09:43:01","date_gmt":"2025-07-31T09:43:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/31\/frika-e-vucicit-nga-vjeshta\/"},"modified":"2025-07-31T09:43:01","modified_gmt":"2025-07-31T09:43:01","slug":"frika-e-vucicit-nga-vjeshta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/31\/frika-e-vucicit-nga-vjeshta\/","title":{"rendered":"Frika e Vu\u00e7i\u00e7it nga vjeshta"},"content":{"rendered":"<p><span>Q\u00ebkur para tet\u00eb muash student\u00ebt k\u00ebrkuan t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr korrupsionin i cili ishte instaluar n\u00eb themelin e tarrac\u00ebs vdekjeprur\u00ebse n\u00eb stacionin hekurudhor t\u00eb Novi Sadit, t\u00eb rinjt\u00eb nis\u00ebn nj\u00eb revolt\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme qytetare e cila po godet themelet e sistemit politik dhe shoq\u00ebror t\u00eb vendit. Pakkush priste q\u00eb protestat do t\u2019i udh\u00ebhiqte gjenerata Z, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mendonim se ishte apolitike, e painteresuar, e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7mendurin\u00eb e rrjeteve shoq\u00ebrore, jet\u00ebn virtuale ose fitimin e leht\u00eb t\u00eb parave. Dukej se nuk mund t\u00eb zgjoje nj\u00eb person i cili b\u00ebn sikur fle, sikurse thot\u00eb ajo fjala e urt\u00eb e indian\u00ebve Navaho. Por rinia nuk po flinte. Ishin zgjuar. Ndoq\u00ebn gjith\u00e7ka. Hesht\u00ebn nd\u00ebrsa donin t\u00eb heshtnin, e m\u00eb pas u erdhi n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Bllokuan pes\u00eb universitete n\u00eb mbar\u00eb vendin. Plenumet studentore, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb diskutimi publik, formuluan k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, drejt\u00ebsin\u00eb dhe nd\u00ebshkimin e personave p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr tragjedin\u00eb e Novi Sadit.\u00a0 Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it i than\u00eb se si \u201cinstitucion jokompetent p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb\u201d nuk ishte n\u00eb gjendje t\u2019i zgjidhte k\u00ebrkesat e tyre, sepse ishin jasht\u00eb kompetencave t\u00eb tij kushtetuese. Deklaruan se nuk kan\u00eb ambicje politike dhe se nuk merren me fitimin e pushtetit. I\u2019u drejtuan institucioneve duke k\u00ebrkuar q\u00eb ministrit\u00eb, prokuroria dhe gjykatat vet\u00ebm t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre. E dinin mir\u00eb se institucionet e marra peng do t\u00eb heshtnin, por desh\u00ebn q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt t\u2019a konstatonin vet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Nuk lejuan p\u00ebrzierjen e opozit\u00ebs. Nuk vepruan as majtas as djathas, vet\u00ebm p\u00ebrpara. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb organizimi mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs protestash, inteligjenc\u00eb dhe zgjuarsi q\u00eb t\u00eb \u00e7armatoste, deklaruan se jan\u00eb t\u00eb vendosur t\u00eb mos presin ndryshimet. I marrin ata vendimet. Evituan\u00a0 me zgjuarsi kurthet. Nuk kan\u00eb lider\u00eb, t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se ata pushteti do t\u2019i diskretitonte dhe do t\u2019i vinte t\u00eb kalonin mes rreshtave \u201cme batanije n\u00eb kok\u00eb\u201d.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Presidenti refuzoi me kok\u00ebfort\u00ebsi k\u00ebrkesat studentore, dhe p\u00ebrfundimisht u fokusua n\u00ebp\u00ebr vendet nga ku nisi gjith\u00e7ka: te universitet, rektor\u00ebt, dekan\u00ebt dhe profesor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt i shpalli personat m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e rendit kushtetues dhe shtetit, dometh\u00ebn\u00eb presidentit.<\/span><\/p>\n<p><span>Protestat u politizuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paevitueshme q\u00ebkur me 5 maj student\u00ebt paraqit\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re: shpalljen e zgjedhjeve parlamentare t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Vu\u00e7i\u00e7i refuzoi t\u00eb gjith\u00eb propozimet p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb tranzitore e cila n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb shkurtuar do t\u00eb p\u00ebrgatiste zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme me fraz\u00ebn:\u00a0 \u201cMundeni vet\u00ebm t\u00eb m\u00eb vrisni\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Meq\u00ebn\u00ebse tashm\u00eb i kishte satanizuar mjaftuesh\u00ebm partit\u00eb politike opozitare, organizatat joqeveritare dhe mediat profesionale t\u00eb cilat i shpalli protagonist\u00eb t\u00eb revolucionit me ngjyra, presidenti filloi t\u2019u turret 5.000 profesor\u00ebve universitar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt q\u00eb n\u00eb fillim mb\u00ebshtet\u00ebn student\u00ebt e tyre. Rektor\u00ebt dhe dekan\u00ebt jan\u00eb aktor\u00eb t\u00eb sip\u00ebrmarrjes kriminale dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjen, deklarohet n\u00eb mesazhin e nj\u00eb deputeti t\u00eb Partis\u00eb n\u00eb pushtet, i zem\u00ebruar ve\u00e7an\u00ebrisht me \u201cfaktin e tmerrsh\u00ebm\u201d q\u00eb student\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar zgjedhje t\u00eb parakoh\u00ebshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Student\u00ebt me shum\u00eb kujdes evituan dhun\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn rregjimi e provokoi vazhdimisht, por ishte e paevitueshme q\u00eb t\u00eb angazhoheshin politikisht. P\u00ebrpiluan list\u00ebn studentore e cila, n\u00ebse do t\u00eb mbaheshin zgjedhjet, do t\u00eb fitonte 10 p\u00ebrqind vota m\u00eb shum\u00eb se koalicioni qeveris\u00ebs aktual i partis\u00eb s\u00eb p\u00ebrparimtar\u00ebve. N\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs gjendet rektori i Universitetit t\u00eb Beogradit Vlladan Gjoki\u00e7. <\/span><\/p>\n<p><span>Si erdhi puna q\u00eb profesori i fakultetit t\u00eb Artiktektur\u00ebs, pa ndonj\u00eb biografi politike opozitare, t\u00eb b\u00ebhet personaliteti udh\u00ebheq\u00ebs i opozit\u00ebs. Q\u00ebkur pranoi t\u00eb ishte i pari n\u00eb list\u00ebn e student\u00ebve, rektori Gjoki\u00e7 \u00ebsht\u00eb etiketuar nga qarqet e pushtetit si rreziku m\u00eb i madh, nd\u00ebrsa n\u00eb publikun e revoltuar si njeriu q\u00eb ka shanset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb grumbulluar rerth vetes frontin e gj\u00ebr\u00eb opozitar kund\u00ebr rregjimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Ishte e mjaftueshme q\u00eb rektori t\u00eb q\u00ebndronte krahas student\u00ebve \u2013 student\u00ebt e tij \u2013 q\u00eb menj\u00ebh\u00ebr\u00eb t\u00eb ngrihej n\u00eb shtyll\u00ebn e turpit t\u00eb ngritur nga ata t\u00eb cil\u00ebt turpin e kan\u00eb nj\u00eb kategori t\u00eb panjohur. Cilin mbron gjenerali n\u00eb luft\u00eb? Ushtar\u00ebt. Cilin mbron mjeku? T\u00eb s\u00ebmur\u00ebt. Cilin mbron trajneri? Lojtar\u00ebt e tij. Nga rektori pritej t\u00eb mbronte student\u00ebt, e jo pushtetin. Edhe presidenti do t\u00eb duhej t\u00eb mbronte qytetar\u00ebt, por e dim\u00eb se nuk po vepron k\u00ebshtu. Ai mbron vet\u00ebm \u201ct\u00eb tij\u00ebt\u201d.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Rektori Gjoki\u00e7 b\u00ebri at\u00eb q\u00eb pritej nga ai: me 20 maj n\u00ebnshkroi t\u00eb q\u00ebnit dakord q\u00eb t\u00eb ishte n\u00eb list\u00ebn studentore. Megjith\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr ligjit mbi arsimin e lart\u00eb, q\u00eb e parasheh unibersitetin si t\u00eb depolitizuar, kjo ishte nj\u00eb ecuri e detyruar. Nuk do t\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu sikur pushteti t\u00eb kishte treguar synimin p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin\u00a0 q\u00eb n\u00eb fillim student\u00ebt. V\u00ebshtir\u00eb q\u00eb rektori t\u00eb ket\u00eb karizmin e udh\u00ebheq\u00ebsit, e aq m\u00eb pak t\u00eb jet\u00eb masovik, por qet\u00ebsia e tij t\u00eb imponohet. Kjo cil\u00ebsi gjithnj\u00eb e m\u00eb e rrall\u00eb n\u00eb politik\u00ebn serbe ndoshta mund t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb efikase n\u00eb bashkimin e qytetar\u00ebve, student\u00ebve dhe opozit\u00ebs dhe t\u00eb artikuloj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e popullit.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vendin ku antimorali \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb moral, n\u00eb t\u00eb cilin ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb jan\u00eb t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmburit e shoq\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa ata q\u00eb e pengojn\u00eb k\u00ebt\u00eb me shkkopinj lavd\u00ebrohen si \u201cheronj\u201d, ishte plot\u00ebsisht e pritshme q\u00eb rektori t\u00eb vihej n\u00eb shenjestr\u00ebn e sulmeve t\u00eb pafytyra, shoq\u00ebruar me thirrje se duhet burgosur. \u201cFytyra e s\u00eb keqes\u201d, e p\u00ebrshkroi, n\u00eb nga mediat e rregjimit nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb murrm\u00eb p\u00ebrparimtar. Fjal\u00ebt q\u00eb i adresoi kryetarja e parlamentit Ana Brnabi\u00e7 duhen mbajtur sh\u00ebnim. Do t\u00eb duhen nj\u00eb dit\u00eb: \u201cKurr\u00eb nuk kemi q\u00ebn\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb turpi t\u00eb till\u00eb p\u00ebr Universitetin e Beogradit. N\u00eb vitin 2025 p\u00ebrjetuam at\u00eb q\u00eb Universiteti n\u00ebn udh\u00ebheqjen e rektorit ra n\u00eb gjunj\u00eb para plenumeve totalitariste t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb kurrfar\u00eb lidhje me demokracin\u00eb. Rektori Gjoki\u00e7 ju jeni turpi jo vet\u00ebm i Universitetit t\u00eb Beogradit, ju jeni turpi i k\u00ebtij vendi. Ju e p\u00ebrdhos\u00ebt Universitetin i cili funksionon q\u00eb prej 217 vitesh. Ju e arrit\u00ebt k\u00ebt\u00eb dhe kjo le t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nderin tuaj\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo m\u00eb kujtoi situat\u00ebn dhe fjal\u00ebt me t\u00eb cilat, n\u00eb koh\u00ebn e fillimit t\u00eb pushtimit gjerman n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, m\u00eb 13 gusht 1941, n\u00eb aul\u00ebn e Universitetit Kollarac,\u00a0 tha helenisti i shquar Millosh N. Gjuri\u00e7. Kur vuri re se po n\u00ebnshkruhej apeli drejtuar popullit serb q\u00eb b\u00ebnte thirrje p\u00ebr rend dhe d\u00ebgjueshm\u00ebri ndaj okupatoirit, u nis p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb. N\u00eb at\u00eb moment nj\u00ebfar\u00eb kompozitori dhe dirigjenti i tha \u201cMos u largo, Millosh\u201d duke shtuar, \u201cpo luani me kok\u00ebn zoti Gjuri\u00e7! Gjerman\u00ebt nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ta harruar k\u00ebt\u00eb\u201d. Profesori i\u2019a ktheu me fjal\u00ebt q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb simbol i konsistenc\u00ebs n\u00eb q\u00ebndrimin etik: \u201cE ke kollaj ti, g\u00ebrnet\u00ebs i bie, nd\u00ebrsa un\u00eb student\u00ebve t\u00eb mi u m\u00ebsoj etik\u00ebn \u201d. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb puna edhe sot. Brnabi\u00e7ja g\u00ebrnet\u00ebs, nd\u00ebrsa rektori Gjoki\u00e7 mbi etik\u00ebn dhe solidaritetin.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Presidenti orkestroi fushat\u00ebn, e m\u00eb pas u p\u00ebrfshi edhe vet\u00eb n\u00eb t\u00eb. Meq\u00ebn\u00ebse p\u00ebrdori pa sukses t\u00ebr\u00eb arsenalin e ideve dhe mjeteve q\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb protestat, Vu\u00e7i\u00e7i tani gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po mb\u00ebshtetet n\u00eb represion. Pas mitingut t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb Vidovdanit, n\u00eb Beograd me 28 qershor, arrestimet dhe rr\u00ebmbimet e student\u00ebve e qytetar\u00ebve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb masive, nd\u00ebrsa policia, sipas udh\u00ebzimeve nga lart, shpesh her\u00eb p\u00ebrdor shkopin. Prokuror\u00ebt dhe gjykat\u00ebsit q\u00eb ndjekin ligjin dhe jo presidentin jan\u00eb shnd\u00ebruar n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb p\u00ebrndjekjeve t\u00eb rregjimit. K\u00ebshtu edhe me Universitetin. Paralajm\u00ebroi se p\u00ebr shkak t\u00eb \u201ckrimit m\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm kund\u00ebr Universitetit\u201d, dikush, heret apo von\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet. \u201c\u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb ata duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjen\u201d.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Rektori dhe dekan\u00ebt akuzohen se kan\u00eb shkelur Kushtetut\u00ebn, se kan\u00eb diskriminuar shumic\u00ebn e student\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb. Kush e ka numuruar k\u00ebt\u00eb shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebs Vu\u00e7i\u00e7i, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Beogradit u ka ngritur nj\u00eb kamp me \u00e7adra t\u00eb quajtur \u00c7acilend. Si mund t\u00eb akuzohen p\u00ebr diskriminim ata q\u00eb nis\u00ebn revolt\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb diskriminim, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb para ligjit, dhe, n\u00ebse v\u00ebrtetohet p\u00ebrgjegj\u00ebsia t\u00eb p\u00ebrgjigjen para drejt\u00ebsis\u00eb kushdo qofshin dhe n\u00eb cil\u00ebndo shkall\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb jen\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span>Vu\u00e7i\u00e7i pohon se n\u00eb koh\u00ebn e rektorit Gjoki\u00e7 \u201cme mij\u00ebra t\u00eb rinj\u201d e kan\u00eb braktisur Universitetin e Beogradit. \u201cEksodin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb histori e kemi sot, m\u00eb t\u00eb madh se n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb koh\u00ebn\u00a0 e rektorit Gjoki\u00e7 dhe sjelljes s\u00eb tyre t\u00eb tmerrshme n\u00eb Beograd\u201d. \u201cGjithandej ikin p\u00ebr shkak t\u00eb band\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb menduan se u ka ardhur koha t\u00eb b\u00ebhen pushteti pa zgjedhje dhe e dinin q\u00eb n\u00eb fillim se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnin\u201d.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Pushteti \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdisjh\u00ebm se ka humbur nj\u00eb pjes\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb mb\u00ebshtetjes publike. Presioni po rritet, koh\u00eb ka gjithnj\u00eb e m\u00eb pak, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet sa m\u00eb shpejt t\u00eb bllokoj\u00eb, t\u00eb shantazhoj\u00eb, t\u00eb ndaj\u00eb dhe me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat t\u2019i v\u00ebr\u00eb n\u00eb rresht ata vagabond\u00ebt e Universitetit. Me student\u00ebt kjo nuk ec\u00ebn, por profesor\u00ebve duhet t\u2019u k\u00ebrc\u00ebnohet ekzistenca duke i\u2019u ofruara \u201cpataten\u201d. Merruani rrog\u00ebn profesor\u00ebve q\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtroni. K\u00ebrc\u00ebnojini me brug. \u00cbsht\u00eb n\u00eb veprim e sip\u00ebr thyerja brutale e universitetit.<\/span><\/p>\n<p><span>Student\u00ebt n\u00eb bllokad\u00eb jan\u00eb rreziku m\u00eb i madh e pushtetit t\u00eb p\u00ebrparimtar\u00ebve q\u00ebkur, 13 vite m\u00eb par\u00eb, ata mor\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolutiste kontrollin e shtetit. M\u00eb kot akuzat p\u00ebr plenumet \u201cbolshevike\u201d apo \u201cstaliniste\u201d, ose p\u00ebr natyr\u00ebn \u201cfashiste\u201d t\u00eb grumbullimeve. M\u00eb kot thirjet q\u00eb rektori, kolegiumi i rektor\u00ebve, shum\u00eb dekan\u00eb dhe profesor\u00eb dhe bllokader\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjen\u00a0 para ligjit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Intensiteti i demonstratave, bllokadave, shprehjeve t\u00eb organizuara t\u00eb revolt\u00ebs kund\u00ebr pushtetit dit\u00ebt e fundit ka r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm, po k\u00ebshtu edhe frekuenca e adresimeve publike nga ana e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, i cili me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fuqi synon t\u00eb posht\u00ebroj\u00eb dhe mallkoj\u00eb ata q\u00eb i kund\u00ebrvihen\u00a0 m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vet t\u00eb drejtuarit t\u00eb shtetit. Fuqia e protestave ka r\u00ebn\u00eb vet\u00ebm shkurtimisht, nd\u00ebrsa presidenti duhet t\u2019i frik\u00ebsohet vjesht\u00ebs. Mb\u00ebshtetet vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb \u00e7ka i ka mbetur \u2013 te forca. \u201cTani na mbetet t\u00eb marrim masa kund\u00ebr dhunuesve, huligan\u00ebve, bandit\u00ebve, kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb i mb\u00ebshtesin dhe t\u00eb cil\u00ebt desh\u00ebn t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb shtetin ton\u00eb\u201d, thot\u00eb Vu\u00e7i\u00e7i.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNa shkat\u00ebrruan t\u00eb gjith\u00eb institucionet n\u00eb vend\u201d, pohon ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb n\u00eb Serbi institucionet nuk e b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre. Si mund ta harroj\u00eb kaq leht\u00eb presidenti, apo nuk d\u00ebshrion t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb, se pik\u00ebrisht p\u00ebr at\u00eb q\u00eb institucionet nuk ekzistojn\u00eb lindi edhe revolta studnetore?<\/span><\/p>\n<p><span>Para Serbis\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb ndar\u00eb tanim\u00eb ka vet\u00ebm dy rrug\u00eb: n\u00eb diktatur\u00eb ose n\u00eb liri. Rrug\u00eb t\u00eb mesme nuk ka.<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/31\/frika-e-vucicit-nga-vjeshta\/\">Frika e Vu\u00e7i\u00e7it nga vjeshta<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00ebkur para tet\u00eb muash student\u00ebt k\u00ebrkuan t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr korrupsionin i cili ishte instaluar n\u00eb themelin e tarrac\u00ebs vdekjeprur\u00ebse n\u00eb stacionin hekurudhor t\u00eb Novi Sadit, t\u00eb rinjt\u00eb nis\u00ebn nj\u00eb revolt\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme qytetare e cila po godet themelet e sistemit politik dhe shoq\u00ebror t\u00eb vendit. Pakkush priste q\u00eb protestat do t\u2019i udh\u00ebhiqte gjenerata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33590","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33590","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33590"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33590\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33590"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33590"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33590"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}