{"id":33572,"date":"2025-07-31T07:15:49","date_gmt":"2025-07-31T07:15:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/31\/birntrajektorja-e-krimeve-kibernetike-nje-shqetesim-i-shtuar-per-policine-shqiptare\/"},"modified":"2025-07-31T07:15:49","modified_gmt":"2025-07-31T07:15:49","slug":"birntrajektorja-e-krimeve-kibernetike-nje-shqetesim-i-shtuar-per-policine-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/31\/birntrajektorja-e-krimeve-kibernetike-nje-shqetesim-i-shtuar-per-policine-shqiptare\/","title":{"rendered":"BIRN:Trajektorja e kr\u00edmeve kibernetike, nj\u00eb shqet\u00ebsim i shtuar p\u00ebr policin\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, Policia e Shtetit deklaroi se kishte zbuluar nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi financiar me protagonist nj\u00eb 23 vje\u00e7ar me shtet\u00ebsi franceze dhe me viktima qindra qytetar\u00eb shqiptar\u00eb. Sipas policis\u00eb, 23- vje\u00e7ari d\u00ebrgonte linqe t\u00eb rreme p\u00ebrmes mesazheve t\u00eb kamufluara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bankave t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb dhe pasi siguronte t\u00eb dh\u00ebnat bankare t\u00eb qytetar\u00ebve, i p\u00ebrdorte ato p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar parat\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Hetimet zbuluan se krimi kibernetik i kap\u00ebrcente kufijt\u00eb e vendit, pasi autori i kishte nisur mesazhet nga Franca dhe kishte udh\u00ebtuar m\u00eb pas drejt Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr parat\u00eb nga llogarit\u00eb e p\u00ebrfituara p\u00ebrmes mashtrimit.<\/p>\n<p>Pas denoncimit t\u00eb qytetar\u00ebve, i riu francez u arrestua me akuzat e \u201cmashtrimit kompjuterik\u201d dhe \u201cnd\u00ebrhyrjes n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat kompjuterike\u201d. Por ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga qindra rastet q\u00eb denoncohen \u00e7do vit n\u00eb policin\u00eb shqiptare p\u00ebr grupin e veprave penale q\u00eb klasifikohen si krime kibernetike.<\/p>\n<h4>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb Policia e Shtetit vendosi n\u00eb dispozicion t\u00eb BIRN, \u201cfalsifikimi kompjuterik\u201d renditet n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb krimeve kibernetike n\u00eb Shqip\u00ebri, i ndjekur nga \u201cnd\u00ebrhyrja n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat kompjuterike\u201d dhe \u201cmashtrimi kompjuterik\u201d.<\/h4>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024, Policia e Shtetit mori 461 kall\u00ebzime p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cfalsifikimit kompjuterik\u201d, 344 kall\u00ebzime p\u00ebr \u201cnd\u00ebrhyrje n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat kompjuterike\u201d dhe 108 t\u00eb tjera p\u00ebr vepr\u00ebn e \u201cmashtrimit kompjuterik\u201d. Nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i ul\u00ebt kall\u00ebzimesh u regjistruan p\u00ebr vepra penale q\u00eb lidhen me k\u00ebrc\u00ebnime raciste apo ksenofobike online, hyrja e paautorizuar kompjuterike apo p\u00ebrgjimi i paligjsh\u00ebm i t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna statistikore t\u00eb ngjashme paraqiten dhe n\u00eb prokurorit\u00eb e juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, nd\u00ebrsa n\u00eb SPAK jan\u00eb regjistruar vet\u00ebm dy kall\u00ebzime p\u00ebr krime kibernetike n\u00eb vitin 2024 dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb 2025-\u00ebn.\n<\/p>\n<p>Kodi Penal ofron parashikime t\u00eb ngjashme p\u00ebr krime t\u00eb ndryshme kibernetike dhe sanksionon d\u00ebnime q\u00eb fillojn\u00eb me gjob\u00eb deri n\u00eb gjasht\u00eb vite burgim.<\/p>\n<h4>Vepra penale e \u201cmashtrimit kompjuterik\u201d ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me futjen, ndryshimin, fshirjen ose heqjen e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019i siguruar vetes apo t\u00eb tret\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet mashtrimit, nj\u00eb p\u00ebrfitim ekonomik t\u00eb padrejt\u00eb. Kur kryhet n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb disa personave, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb e me pasoja t\u00eb r\u00ebnda materiale, kjo vep\u00ebr penale d\u00ebnohet deri n\u00eb 15 vite burgim.<\/h4>\n<p>Drejtoresha e Hetimit t\u00eb Krimeve Kibernetike n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, Ervina Gjana i tha BIRN se pjesa m\u00eb e madhe e krimeve kibernetike kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt me keqp\u00ebrdorimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb qytetar\u00ebve, kryesisht n\u00eb rrjetet sociale. Ajo theksoi gjithashtu se nj\u00eb pjes\u00eb e krimeve kibernetike po targetojn\u00eb biznese t\u00eb caktuara me q\u00ebllim d\u00ebmtimin e reputacionit t\u00eb tyre p\u00ebrmes publikimeve t\u00eb pav\u00ebrteta apo komenteve t\u00eb manipuluara.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto veprime p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb jo vet\u00ebm shkelje t\u00eb r\u00ebnda ligjore, por ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb cenimin e jet\u00ebs private dhe t\u00eb imazhit publik t\u00eb individ\u00ebve apo subjekteve tregtare,\u201d tha Gjana p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Gjana n\u00ebnvizon gjithashtu se nd\u00ebr krimet m\u00eb shqet\u00ebsuese jan\u00eb falsifikimi dhe keqp\u00ebrdorimi i t\u00eb dh\u00ebnave personale dixhitale, mashtrimet online p\u00ebr p\u00ebrfitim financiar, hyrja e paautorizuar n\u00eb sisteme shtet\u00ebrore dhe private, si dhe p\u00ebrhapja e p\u00ebrmbajtjes s\u00eb paligjshme n\u00eb rrjet, si materialet e dhunshme ose p\u00ebrmbajtjet personale pa leje.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto krime d\u00ebmtojn\u00eb sigurin\u00eb e informacionit, besueshm\u00ebrin\u00eb e institucioneve dhe mbrojtjen e qytetar\u00ebve n\u00eb mjedisin dixhital,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<h4>Nd\u00ebrsa po konkurrojn\u00eb statistikisht me krimet n\u00eb bot\u00ebn reale, krimet kibernetike vler\u00ebsohet se c\u00ebnojn\u00eb sigurin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe institucionale, krijojn\u00eb pasiguri te qytetar\u00ebt, d\u00ebmtojn\u00eb besimin n\u00eb sh\u00ebrbimet publike dhe financiare, si dhe ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb imazhin e vendit. Gjithashtu, ato shkaktojn\u00eb humbje ekonomike, nxisin dezinformim dhe mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb paligjshme q\u00eb cenojn\u00eb rendin dhe sigurin\u00eb publike.<\/h4>\n<p>Shefja e hetimit t\u00eb Krimeve Kibernetike shpreh shqet\u00ebsimin se k\u00ebto krime jan\u00eb kthyer tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrezik serioz edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebrmes ngacmimit apo bullizmit n\u00eb rrjetet sociale, ekspozimit ndaj p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme apo mashtrimit.<\/p>\n<p>\u201cPasojat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, si ankth, depresion, izolim social, cenim i privat\u00ebsis\u00eb, dhe n\u00eb raste ekstreme, vet\u00ebl\u00ebndim apo tentativa p\u00ebr vet\u00ebvrasje,\u201d thot\u00eb Gjana, nd\u00ebrsa shton se nevojitet bashk\u00ebpunimi mes prind\u00ebrve, m\u00ebsuesve dhe institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebr adresimin e k\u00ebtyre fenomeneve.<\/p>\n<p>Gjana v\u00ebren se shum\u00eb nga k\u00ebto krime mund t\u00eb parandalohen n\u00ebse individ\u00ebt zbatojn\u00eb masa t\u00eb thjeshta mbrojt\u00ebse si, mosndarja e fjal\u00ebkalimeve; p\u00ebrdorimi i fjal\u00ebkalimeve t\u00eb forta dhe unike; mosklikimi n\u00eb lidhje apo materiale t\u00eb dyshimta apo aksesimit t\u00eb rrjeteve t\u00eb sigurta gjat\u00eb transfertave bankare.<\/p>\n<p>\u201cKujdesi n\u00eb p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb dhe edukimi digjital jan\u00eb mjete t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar rreziqet kibernetike,\u201d theksoi ajo.\/ BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/31\/birntrajektorja-e-krimeve-kibernetike-nje-shqetesim-i-shtuar-per-policine-shqiptare\/\">BIRN:Trajektorja e kr\u00edmeve kibernetike, nj\u00eb shqet\u00ebsim i shtuar p\u00ebr policin\u00eb shqiptare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, Policia e Shtetit deklaroi se kishte zbuluar nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi financiar me protagonist nj\u00eb 23 vje\u00e7ar me shtet\u00ebsi franceze dhe me viktima qindra qytetar\u00eb shqiptar\u00eb. Sipas policis\u00eb, 23- vje\u00e7ari d\u00ebrgonte linqe t\u00eb rreme p\u00ebrmes mesazheve t\u00eb kamufluara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bankave t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb dhe pasi siguronte t\u00eb dh\u00ebnat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33572","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33572","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33572"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33572\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33572"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33572"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33572"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}