{"id":33432,"date":"2025-07-30T10:48:49","date_gmt":"2025-07-30T10:48:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/30\/shqiperia-jashte-loje-te-fundit-ne-garen-per-fondet-e-be-se-per-shkencen-dhe-inovacionin\/"},"modified":"2025-07-30T10:48:49","modified_gmt":"2025-07-30T10:48:49","slug":"shqiperia-jashte-loje-te-fundit-ne-garen-per-fondet-e-be-se-per-shkencen-dhe-inovacionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/30\/shqiperia-jashte-loje-te-fundit-ne-garen-per-fondet-e-be-se-per-shkencen-dhe-inovacionin\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria jasht\u00eb loje! T\u00eb fundit n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr fondet e BE-s\u00eb p\u00ebr shkenc\u00ebn dhe inovacionin"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria ka identifikuar prej vitesh fushat m\u00eb me potencial p\u00ebr zhvillimin e vendit, si\u00e7 jan\u00eb Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo bujq\u00ebsia, ku ka fituar njohje dhe mund\u00ebsi bashk\u00ebpunimi n\u00eb progarme si t\u00eb Bashkimit Evropian, si \u201cHorizon 2020\u201d apo \u201cHorizon Europe\u201d, megjithat\u00eb n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim mbi p\u00ebrfitimet e saj ajo mbetet shum\u00eb mbrapa vendeve ballkanike.<\/p>\n<p>Vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb njohur me programet e BE-s\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr zhvillimin e profesionist\u00ebve t\u00eb rinj dhe t\u00eb sip\u00ebrmarrjes, por ajo ende num\u00ebron nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb ul\u00ebt nismash t\u00eb miratuara.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfitimi real nga programet si \u2018Horizon 2020\u2019 dhe \u2018Horizon Europe\u2019 mbetet i kufizuar. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt projektesh t\u00eb fituara krahasuar me vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, konstatoi Dorina Gjipali, pedagoge dhe k\u00ebrkuese shkencore.<\/p>\n<p>Sipas ekspertes zhvillimet jan\u00eb inkurajuese dhe megjith\u00ebse tregohet vullnet institucional p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar ura bashk\u00ebpunimi me komunitetin shkencor evropian, p\u00ebrfitimet mbeten minimale.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria ka nd\u00ebrmarr\u00eb disa hapa pozitiv\u00eb drejt forcimit t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb Hap\u00ebsir\u00ebn Evropiane t\u00eb K\u00ebrkimit dhe Arsimit t\u00eb Lart\u00eb, duke sh\u00ebnuar p\u00ebrfshirje n\u00eb rrjete dhe aleanca universitare evropiane q\u00eb synojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e arsimit, shk\u00ebmbimin akademik dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb projekte k\u00ebrkimore\u201d, shpjegoi p\u00ebr Amfor\u00ebn Gjipali.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto zhvillime jan\u00eb inkurajuese dhe tregojn\u00eb vullnet institucional p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar ura me komunitetin shkencor evropian\u201d, komentoi m\u00eb tej Gjipali, pedagoge n\u00eb Universitetin \u201cAleksand\u00ebr Moisiu\u201d dhe an\u00ebtare e Komitetit Drejtues t\u00eb Aleanc\u00ebs Universitare Evropiane \u201cSTARS EU\u201d.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria dhe potencialet e pashfryt\u00ebzuara n\u00eb programet e BE-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Bashkimi Evropian ofron prej vitesh nj\u00eb s\u00ebr\u00eb fondesh dhe programesh mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb fush\u00ebn e k\u00ebrkimit shkencor dhe inovacionit, t\u00eb cilat jan\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb afruar k\u00ebto vende me BE-n\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar bashk\u00ebpunimin n\u00eb fusha t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si shkenca, arsimi dhe teknologjia.<\/p>\n<p>Programi \u201cHorizon Europe\u201d ka nisur n\u00eb vitin 2021 dhe parashikohet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb vitin 2027, mbetet programi kryesor i BE-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkimin dhe inovacionin, me nj\u00eb buxhet mbi 95 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse e njohur n\u00eb k\u00ebt\u00eb program q\u00eb prej nisjes s\u00eb zbatimit t\u00eb tij n\u00eb vitin 2021, por me nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt projektesh t\u00eb zbatuara krahasuar me vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023 vendi yn\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb 15 projekte me nj\u00eb financim rreth 2 milion\u00eb Euro. Nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr, Serbia vler\u00ebsohet si lideri rajonal p\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebtij programi dhe num\u00ebron mbi 130 projekte, q\u00eb kapin nj\u00eb financim mbi 35 milion\u00eb Euro.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e mbi 50 projekteve, me rreth 10 milion\u00eb Euro, nd\u00ebrsa Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina kan\u00eb m\u00eb pak projekte se Serbia, por m\u00eb shum\u00eb se Shqip\u00ebria n\u00eb vler\u00eb financimi. Kosova mund t\u00eb krahasohet me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket num\u00ebrit t\u00eb projekteve, por me financim edhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve kjo lidhet me faktin se Shqip\u00ebria vazhdon q\u00eb t\u00eb ket\u00eb munges\u00eb kapacitetesh p\u00ebr tu p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb programe t\u00eb tilla nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb lidhet me planifikimin, aplikimin dhe zbatimin e k\u00ebtyre projekteve.<\/p>\n<p>\u201cShpesh mungon kapaciteti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb si koordinator ose partner t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb konsorciume nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, analizoi Gjipali. Sipas saj kjo munges\u00eb kapacitetesh pasqyron munges\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb hartimin dhe menaxhimin e projekteve, por dhe munges\u00ebn e infrastruktur\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrueshme k\u00ebrkimore.<\/p>\n<p>\u201cKjo pasqyron ende munges\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb hartimin dhe menaxhimin e projekteve, por mbi t\u00eb gjitha munges\u00ebn e kapacitetve dhe t\u00eb nj\u00eb infrastrukture t\u00eb q\u00ebndrueshme k\u00ebrkimore t\u00eb nj\u00ebsive mb\u00ebshtet\u00ebse brenda universiteteve, si\u00e7 jan\u00eb zyrat p\u00ebr transferimin e teknologjis\u00eb apo p\u00ebr menaxhimin e pron\u00ebsis\u00eb intelektuale\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa referuar shpenzimeve qeveritare p\u00ebr shkenc\u00ebn dhe k\u00ebrkimin, Shqip\u00ebria renditet n\u00eb vendin e parafundit n\u00eb Evrop\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb pas vet\u00ebm Rumanin\u00eb. Referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostat p\u00ebr vitin 2024, buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare p\u00ebr k\u00ebrkim-zhvillimin ishte 0.19% e Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto ose 40.9 milion\u00eb euro n\u00eb vler\u00eb absolute \u2013 Dhe n\u00ebse do i referohemi vet\u00ebm Serbis\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb, treguesi \u00ebsht\u00eb 0.4% e PBB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve nj\u00eb tjet\u00ebr sfid\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme lidhet me faktin q\u00eb rezultatet e k\u00ebrkimit t\u00eb studiuesve shqiptar\u00eb nuk p\u00ebrkthehen n\u00eb produkte t\u00eb aplikueshme sepse mungojn\u00eb strukturat q\u00eb ndihmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u2013 si zyrat p\u00ebr inovacion, inkubator\u00ebt e teknologjis\u00eb apo platformat p\u00ebr komercializimin e ideve.<\/p>\n<p>\u201cKjo vjen p\u00ebr shkak t\u00eb fragmentimit t\u00eb k\u00ebrkimit, munges\u00ebs s\u00eb financimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe boshll\u00ebqeve n\u00eb politikat e inovacionit\u201d, analizoi Gjipali.<\/p>\n<p><strong>Filli i k\u00ebputur me projektet e BE-s\u00eb\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Alba Brojka, nj\u00eb tjet\u00ebr hulumtuese q\u00eb ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb studim p\u00ebr \u201cQendr\u00ebn Shkenc\u00eb dhe Inovacion p\u00ebr Zhvillim (SCiDEV)\u201d, shpjegoi se lidhjet e dob\u00ebta midis sektorit privat dhe insitucioneve k\u00ebrkimore n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebjn\u00eb q\u00eb vendi yn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb m\u00eb pak nga programet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nivel institucional, hulumtimi nxjerr n\u00eb pah gjithashtu lidhjet e dob\u00ebta midis sektorit privat dhe institucioneve k\u00ebrkimore si\u00e7 \u00ebsht\u00eb akademia\u201d, konstatoi Brojka, analiste e politikave digjitale.<\/p>\n<p>Raporti \u2013 i p\u00ebrgatitur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb\u00a0projektit\u00a0\u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i k\u00ebrkimit dhe inovacionit t\u00eb drejtuar nga l\u00ebvizshm\u00ebria n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr rritje ekonomike t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe p\u00ebrshtatje me Bashkimin Evropian\u201d, udh\u00ebhequr nga ekspert\u00ebt dhe ekipi i organizat\u00ebs zbatuese t\u00eb projektit, \u201cSCiDEV\u201d, si pjes\u00eb e\u00a0iniciativ\u00ebs\u00a0\u201cIgnita\u201d \u2013 theksoi nevoj\u00ebn p\u00ebr reform\u00eb strukturore n\u00eb arsimin e lart\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs k\u00ebrkimore, koordinimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb rajonal dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si edhe krijimin e programeve t\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatura p\u00ebr kontekstin lokal.<\/p>\n<p>Gjithashtu m\u00eb tej ai rekomandoi rritjen e angazhimit t\u00eb institucioneve rajonale dhe mb\u00ebshtetjen e diaspor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nxitur kthimin e njohurive dhe ekspertiz\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa t\u00eb tjera programe ku vendi yn\u00eb mund t\u00eb ishte p\u00ebrfitues me m\u00eb shum\u00eb projekte \u00ebsht\u00eb Instrumenti p\u00ebr Asistenc\u00eb t\u00eb Para-An\u00ebtar\u00ebsimit (IPA III, 2021\u20132027).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u201cEuropean Cooperation in Science and Technology\u201d, i njohur si \u201cCOST\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program q\u00eb ofron mb\u00ebshtetje p\u00ebr rrjete bashk\u00ebpunimi shkencor, p\u00ebrfshir\u00eb mobilitetin e studiuesve dhe organizimin e ngjarjeve shkencore.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb aktive e \u201cCOST\u201d dhe programit t\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb s\u00eb \u201cPOLICY ANSWERS\u201d. N\u00eb vitin 2024 student\u00eb shqiptar\u00eb dhe studiues postdoktoral\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb skemat rajonale t\u00eb shk\u00ebmbimit dy jav\u00eb deri n\u00eb dy muaj. Por megjithat\u00eb niveli i l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb mbetet i ul\u00ebt krahasuar me Serbin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, q\u00eb kan\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb strukturuar dhe grante m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, niveli i p\u00ebrfitimeve financiare, kapacitetet komb\u00ebtare dhe ndikimi i projekteve n\u00eb Shqip\u00ebri mbeten m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt konfirmojm\u00eb se n\u00eb krahasim me vendet si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb pozicion m\u00eb pak t\u00eb favorsh\u00ebm si p\u00ebrfituese e k\u00ebtyre programeve.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto vende kan\u00eb nd\u00ebrtuar qendra t\u00eb ekselenc\u00ebs k\u00ebrkimore, kan\u00eb p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb projekte evropiane dhe kan\u00eb avancuar n\u00eb krijimin e mekanizmave p\u00ebr transferimin e teknologjis\u00eb n\u00eb ekonomi reale\u201d, analizoi Gjipali p\u00ebr Amfor\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cUniversitetet shpesh nuk kan\u00eb kapacitete t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00ebsi t\u00eb q\u00ebndrueshme k\u00ebrkimore me fuqi konkurruese nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Po ashtu, mungojn\u00eb strukturat q\u00eb mund t\u00eb lidhin k\u00ebrkimin akademik me industrin\u00eb apo sh\u00ebrbimet publike\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebrftimi nga k\u00ebto programe nga ana tjet\u00ebr do t\u00eb sillte bashk\u00ebpunim nd\u00ebrinstitucional mes shum\u00eb akror\u00ebsh dhe politikash, me q\u00ebllimin mbajtjen e studiuesve t\u00eb rinj n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb kaluar nga nj\u00eb \u2018treg i lir\u00eb pune\u2019 n\u00eb nj\u00eb treg q\u00eb ofron mund\u00ebsi kuptimplote p\u00ebr studiues\/profesionist\u00eb t\u00eb kualifikuar, ekspert\u00ebt mb\u00ebshtesin bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrdisiplinor dhe nd\u00ebrsektorial midis politikave dhe aktor\u00ebve\u201d, analizoi studiuesja Alba Brojka.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve investimet n\u00eb ekosisteme k\u00ebrkimi dhe inovacioni jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb ekonomi t\u00eb bazuar n\u00eb dije dhe p\u00ebr t\u00eb modernizuar sektor\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr zhvillimin e vendit, si energjia, sh\u00ebndet\u00ebsia, teknologjia digjitale apo drejt\u00ebsia.\/ Amfora.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shqiperia-jashte-loje-te-fundit-ne-garen-per-fondet-e-be-se-per-shkencen-dhe-inovacionin\/\">Shqip\u00ebria jasht\u00eb loje! T\u00eb fundit n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr fondet e BE-s\u00eb p\u00ebr shkenc\u00ebn dhe inovacionin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria ka identifikuar prej vitesh fushat m\u00eb me potencial p\u00ebr zhvillimin e vendit, si\u00e7 jan\u00eb Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo bujq\u00ebsia, ku ka fituar njohje dhe mund\u00ebsi bashk\u00ebpunimi n\u00eb progarme si t\u00eb Bashkimit Evropian, si \u201cHorizon 2020\u201d apo \u201cHorizon Europe\u201d, megjithat\u00eb n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim mbi p\u00ebrfitimet e saj ajo mbetet shum\u00eb mbrapa vendeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33432","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33432","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33432"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33432\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33432"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33432"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33432"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}