{"id":33418,"date":"2025-07-30T08:52:22","date_gmt":"2025-07-30T08:52:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/30\/bbc-britania-e-gatshme-te-njohe-palestinen-fillimi-i-nje-paqeje-apo-fundi-i-aleancave\/"},"modified":"2025-07-30T08:52:22","modified_gmt":"2025-07-30T08:52:22","slug":"bbc-britania-e-gatshme-te-njohe-palestinen-fillimi-i-nje-paqeje-apo-fundi-i-aleancave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/30\/bbc-britania-e-gatshme-te-njohe-palestinen-fillimi-i-nje-paqeje-apo-fundi-i-aleancave\/","title":{"rendered":"BBC: Britania e gatshme t\u00eb njoh\u00eb Palestin\u00ebn! Fillimi i nj\u00eb paqeje, apo fundi i aleancave?!"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka shpallur njohjen zyrtare t\u00eb shtetit palestinez nga Mbret\u00ebria e Bashkuar, nj\u00eb vendim q\u00eb sh\u00ebnon nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb vendit dhe vjen n\u00eb nj\u00eb moment kritik p\u00ebr Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e tij, Starmer tha se Britania ishte e gatshme t\u00eb shtynte vendimin n\u00ebse Izraeli do t\u00eb nd\u00ebrmerrte hapa t\u00eb preksh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund kriz\u00ebs humanitare n\u00eb Gaza, t\u00eb binte dakord p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim dhe t\u00eb angazhohej seriozisht p\u00ebr nj\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme, q\u00eb p\u00ebrfshin zgjidhjen me dy shtete. Por, refuzimi i menj\u00ebhersh\u00ebm nga ana e Izraelit ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb qeveria britanike t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb shtator nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb britanik\u00eb e quajn\u00eb \u201ctashm\u00eb t\u00eb pakthyeshme\u201d.<\/p>\n<p>Starmer \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se ky hap nuk do t\u00eb \u00e7oj\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb shteti palestinez funksional. Megjithat\u00eb, burime diplomatike theksojn\u00eb se q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb fuqizohen z\u00ebrat moderat\u00eb n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt, si n\u00eb Izrael ashtu edhe n\u00eb territoret palestineze, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sinjal se paqja \u00ebsht\u00eb ende e mundur.<\/p>\n<p>Rruga drejt paqes, megjithat\u00eb, mbetet jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb. Sulmi i Hamasit m\u00eb 7 tetor 2023, ku u vran\u00eb rreth 1 mij\u00eb e 200 persona, p\u00ebrfshir\u00eb civil\u00eb izraelit\u00eb, dhe rrjedhimisht kund\u00ebrp\u00ebrgjigjja shkat\u00ebrruese e Izraelit n\u00eb Gaza, q\u00eb ka shkaktuar dhjet\u00ebra mij\u00ebra viktima dhe ka l\u00ebn\u00eb zon\u00ebn n\u00eb rr\u00ebnoja, kan\u00eb ngurt\u00ebsuar pozicionet. \u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr paqe n\u00eb dekadat e fundit ka d\u00ebshtuar, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe bisedimet e viteve \u201990, q\u00eb p\u00ebrfunduan me gjakderdhje.<\/p>\n<p>Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi ashp\u00ebr ndaj vendimit britanik, duke akuzuar Starmerin se po \u201cshp\u00ebrblen terrorizmin e tmerrsh\u00ebm t\u00eb Hamasit\u201d dhe se \u201ckrijimi i nj\u00eb shteti xhihadist sot pran\u00eb kufijve t\u00eb Izraelit do t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte Britanin\u00eb nes\u00ebr\u201d. Netanyahu ka mohuar akuzat se Izraeli ka shkaktuar uri dhe katastrof\u00eb humanitare n\u00eb Gaza dhe ka theksuar se, n\u00ebse do t\u00eb pranonte kushtet britanike p\u00ebr shtyrjen e vendimit, koalicioni i tij qeveris\u00ebs do t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhej, nj\u00eb qeveri e varur nga ekstremist\u00eb nacionalist\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb aneksimin e territoreve t\u00eb pushtuara dhe jo krijimin e nj\u00eb shteti palestinez.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Netanyahu nuk \u00ebsht\u00eb peng i aleat\u00ebve t\u00eb tij. Ai ka nd\u00ebrtuar karrier\u00ebn politike mbi kund\u00ebrshtimin e zgjidhjes me dy shtete. Koh\u00ebt e fundit, ai deklaroi se nj\u00eb shtet palestinez do t\u00eb ishte nj\u00eb \u201cplatform\u00eb lufte\u201d p\u00ebr sulme t\u00eb tjera si ai i 7 tetorit.<\/p>\n<p>Netanyahu shpreson p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb nga Shtetet e Bashkuara, t\u00eb cilat ende mbajn\u00eb q\u00ebndrimin se njohja e nj\u00eb shteti palestinez n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment do t\u00eb shp\u00ebrblente Hamasin. Ish-presidenti Donald Trump e kritikoi gjithashtu hapin e Britanis\u00eb, duke deklaruar se nuk e mb\u00ebshtet.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje po k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb krijoj\u00eb ndarje t\u00eb reja n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet transatlantike.<\/p>\n<p>Vendimi i Starmerit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pas muajsh reflektimi. Pamjet trondit\u00ebse t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve palestinez\u00eb q\u00eb vdisnin nga uria n\u00eb Gaza, thuhet se e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb britanike se nuk mund t\u00eb q\u00ebndronte m\u00eb indiferente. Klima politike n\u00eb Do\u00ebning Street, n\u00eb Ministrin\u00eb e Jashtme dhe n\u00eb Partin\u00eb Laburiste ka ndryshuar ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Bashkimi i Britanis\u00eb me Franc\u00ebn n\u00eb njohjen e shtetit palestinez p\u00ebrforcon izolimin diplomatik t\u00eb Izraelit. T\u00eb dy vendet, an\u00ebtare t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, kan\u00eb injoruar p\u00ebrpjekjet e Izraelit p\u00ebr t\u00eb ndaluar njohjen e Palestin\u00ebs n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb shtatorit.<\/p>\n<p>N\u00eb New York, ministri i Jasht\u00ebm britanik, David Lammy, mori duartrokitje t\u00eb forta n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr zgjidhjen me dy shtete, kur shpalli vendimin e Britanis\u00eb. Ai hodhi posht\u00eb pretendimet se pavar\u00ebsia palestineze p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr Izraelin.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb kontradikt\u00eb midis mb\u00ebshtetjes p\u00ebr sigurin\u00eb e Izraelit dhe mb\u00ebshtetjes p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb palestineze. P\u00ebrkundrazi ato p\u00ebrforcojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ai kritikoi hapur qeverin\u00eb e Netanyahut p\u00ebr refuzimin e zgjidhjes me dy shtete, duke e quajtur k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim si moralisht dhe strategjikisht t\u00eb gabuar. Sipas tij, vendimi britanik merret me \u201cdor\u00ebn e historis\u00eb mbi shpatulla\u201d, duke u ndalur edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn koloniale britanike n\u00eb Palestin\u00eb.<\/p>\n<p>Lammy p\u00ebrmendi Deklarat\u00ebn e Balfour-it t\u00eb vitit 1917, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Britania shprehte mb\u00ebshtetjen p\u00ebr nj\u00eb \u201csht\u00ebpi komb\u00ebtare p\u00ebr popullin hebre\u201d n\u00eb Palestin\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht premtonte q\u00eb \u201ct\u00eb mos cenohej e drejta civile dhe fetare e komuniteteve jo-hebreje\u201d. Ky premtim ndaj popullit palestinez tha ai nuk u p\u00ebrmbush kurr\u00eb dhe mbetet nj\u00eb padrejt\u00ebsi historike q\u00eb ende zgjat.<\/p>\n<p>Britania, p\u00ebrmes k\u00ebtij vendimi, shpreson t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb dritare t\u00eb re p\u00ebr paqen n\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur i mbyllur p\u00ebr vite me radh\u00eb. Dokumenti shtat\u00ebfaq\u00ebsh i hartuar nga Franca dhe Arabia Saudite, i cili d\u00ebnon sulmin e Hamasit m\u00eb 7 tetor dhe mb\u00ebshtet zgjidhjen me dy shtete, shihet si nj\u00eb p\u00ebrpjekje serioze p\u00ebr t\u00eb ringjallur procesin e paqes.<\/p>\n<p>Njohja e shtetit palestinez nga Britania \u00ebsht\u00eb, si\u00e7 e quajn\u00eb vet\u00eb diplomat\u00ebt britanik\u00eb, \u201c\u00e7el\u00ebsi q\u00eb mund t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb der\u00eb t\u00eb mbyllur prej koh\u00ebsh\u201d n\u00eb rrug\u00ebn drejt paqes.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/bbc-britania-e-gatshme-te-njohe-palestinen-fillimi-i-nje-paqeje-apo-fundi-i-aleancave\/\">BBC: Britania e gatshme t\u00eb njoh\u00eb Palestin\u00ebn! Fillimi i nj\u00eb paqeje, apo fundi i aleancave?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka shpallur njohjen zyrtare t\u00eb shtetit palestinez nga Mbret\u00ebria e Bashkuar, nj\u00eb vendim q\u00eb sh\u00ebnon nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb vendit dhe vjen n\u00eb nj\u00eb moment kritik p\u00ebr Lindjen e Mesme. N\u00eb deklarat\u00ebn e tij, Starmer tha se Britania ishte e gatshme t\u00eb shtynte vendimin n\u00ebse Izraeli [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33418","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33418"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33418\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}