{"id":3340,"date":"2024-11-19T07:02:56","date_gmt":"2024-11-19T07:02:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/19\/albin-kurti-u-ka-borxh-shqiptareve-heqjen-e-gjuhes-shqipe-si-gjuhe-zyrtare\/"},"modified":"2024-11-19T07:02:56","modified_gmt":"2024-11-19T07:02:56","slug":"albin-kurti-u-ka-borxh-shqiptareve-heqjen-e-gjuhes-shqipe-si-gjuhe-zyrtare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/19\/albin-kurti-u-ka-borxh-shqiptareve-heqjen-e-gjuhes-shqipe-si-gjuhe-zyrtare\/","title":{"rendered":"Albin Kurti u ka borxh shqiptar\u00ebve, heqjen e gjuh\u00ebs shqipe si gjuh\u00eb zyrtare"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Albin Kurti mund ta respektonte kryeministrin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Mickoski, edhe pa legjitimuar p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr heqjen e gjuh\u00ebs shqipe si gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Ai e priti sot n\u00eb Prishtin\u00eb me nderime t\u00eb larta kryeministrin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Mickoski, duke i b\u00ebr\u00eb nder deri n\u00eb fund dhe duke e \u00e7liruar nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr eliminimin e gjuh\u00ebs shqipe si gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Deklarata e Albin Kurtit se gjuha shqipe nuk ka qen\u00eb gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb Maqedoni p\u00ebrmbledh n\u00eb vetvete gjith\u00e7ka q\u00eb Albin Kurti po p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb me historin\u00eb e suksesshme t\u00eb shqiptar\u00ebve si n\u00eb Kosov\u00eb ashtu edhe n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Gjuha shqipe u vendos si gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb pasi shqiptar\u00ebt mor\u00ebn arm\u00ebt n\u00eb vitin 2001 dhe politika zyrtare e Shkupit u detyrua t\u00eb ulej n\u00eb tryez\u00ebn e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, duke pranuar shqiptar\u00ebt si popull shtetformues n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Neni q\u00eb sanksionon gjuh\u00ebn shqipe si gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb i shkruar bardh\u00eb mbi t\u00eb zez\u00eb. P\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb shkruar, ai \u00ebsht\u00eb zbatuar n\u00eb pjes\u00ebn shqiptare t\u00eb Maqedonis\u00eb, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi proporcional i shqiptar\u00ebve n\u00eb administrat\u00eb ishte nj\u00eb realitet q\u00eb po forcohej dita-dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Prishja e k\u00ebtij procesi pas vitit 2001 ka ndodhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb fundit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, ku partia nacionaliste VMRO-DPMNE fitoi nj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrrmuese dhe faktori shqiptar u defaktorizua fal\u00eb Albin Kurtit. Ai nd\u00ebrhyri n\u00eb zgjedhjet e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut duke p\u00ebr\u00e7ar\u00eb faktorin shqiptar dhe duke mb\u00ebshtetur nj\u00eb grup njer\u00ebzish satelit\u00eb t\u00eb Mickoskit.<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu pati sukses. Ai arriti t\u2019i defaktorizonte shqiptar\u00ebt dhe t\u2019i b\u00ebnte ata t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Mickoskin. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, ai arriti t\u2019ia hapte rrug\u00ebn Mickoskit drejt pushtetit t\u00eb pakufizuar dhe procesit t\u00eb anulimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb egocentrist delirant, ai mendon se k\u00ebshtu mund t\u00eb fshij\u00eb nj\u00eb histori suksesi t\u00eb Ali Ahmetit dhe U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Maqedoni, duke tentuar t\u00eb krijoj\u00eb edhe atje \u201cepok\u00ebn e Albin Kurtit\u201d \u2013 nj\u00eb epok\u00eb ku shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb shtetin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe ku gjuha shqipe fillon t\u00eb mohohet si gjuh\u00eb zyrtare.<\/p>\n<p>Dhe \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe i g\u00ebzuar n\u00eb at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, sa guxon dhe ta justifikoj\u00eb. Sot, ai ka deklaruar publikisht se gjuha shqipe nuk ka qen\u00eb gjuh\u00eb zyrtare, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn leht\u00ebsi q\u00eb mbron ministrat e tij kur vjedhin apo kur b\u00ebjn\u00eb skandale publike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai jo vet\u00ebm q\u00eb u ka hyr\u00eb n\u00eb borxh shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb si nj\u00eb ushtar i Mickoskit, por edhe m\u00eb keq, po i del zot asaj q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, duke i sfiduar ata dhe duke u mb\u00ebshtetur tek pushteti i Mickoskit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai jo vet\u00ebm q\u00eb u ka borxh shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb goditje pas shpine ndaj aspiratave t\u00eb tyre komb\u00ebtare, por meriton t\u00eb p\u00ebrballet politikisht dhe fizikisht me ta, jo vet\u00ebm n\u00eb Maqedoni por edhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, prekja e gjuh\u00ebs shqipe si gjuh\u00eb zyrtare nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb aq leht\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb fitili q\u00eb mund t\u00eb hedh\u00eb n\u00eb er\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, bashk\u00eb me satelit\u00ebt e saj shqiptar\u00eb n\u00eb Shkup dhe Prishtin\u00eb. Shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb duhet t\u00eb barazojn\u00eb n\u00eb perceptimet e tyre Mickoskin me Kurtin, ashtu si\u00e7 Albin Kurti \u00ebsht\u00eb barazuar tashm\u00eb me t\u00eb. Dhe nuk duhet t\u00eb mbajn\u00eb protestat vet\u00ebm para zyrave t\u00eb Mickoskit, por edhe para Albin Kurtit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrballet me deliret e tij p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar historin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb si nj\u00eb histori q\u00eb fillon me t\u00eb. Dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, historia me t\u00eb fillon si histori antishqiptare.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/11\/albin-kurti-u-ka-borxh-shqiptareve-heqjen-e-gjuhes-shqipe-si-gjuhe-zyrtare\/\">Albin Kurti u ka borxh shqiptar\u00ebve, heqjen e gjuh\u00ebs shqipe si gjuh\u00eb zyrtare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Albin Kurti mund ta respektonte kryeministrin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Mickoski, edhe pa legjitimuar p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr heqjen e gjuh\u00ebs shqipe si gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Ai e priti sot n\u00eb Prishtin\u00eb me nderime t\u00eb larta kryeministrin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Mickoski, duke i b\u00ebr\u00eb nder deri n\u00eb fund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3340","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3340","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3340"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3340\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3340"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3340"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3340"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}