{"id":33395,"date":"2025-07-30T06:51:17","date_gmt":"2025-07-30T06:51:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/30\/kamera-mbi-kamera-projekti-smart-city-ne-shkolla-ngre-pikepyetje-per-privatesine-personale\/"},"modified":"2025-07-30T06:51:17","modified_gmt":"2025-07-30T06:51:17","slug":"kamera-mbi-kamera-projekti-smart-city-ne-shkolla-ngre-pikepyetje-per-privatesine-personale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/30\/kamera-mbi-kamera-projekti-smart-city-ne-shkolla-ngre-pikepyetje-per-privatesine-personale\/","title":{"rendered":"Kamera mbi kamera: Projekti \u2018Smart City\u2019 n\u00eb shkolla ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr privat\u00ebsin\u00eb personale"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh t\u00eb huaj mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb shkoll\u00ebn 9-vje\u00e7are \u201cJeronim De Rada\u201d n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb muajin maj dhe pasi v\u00ebzhguan sistemin aktual t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb, b\u00ebn\u00eb disa matje dhe u larguan nga ambientet e shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>Vizita e pazakont\u00eb lidhej me projektin e kushtuesh\u00ebm qeveritar \u201cSmart City\u201d, i cili premton q\u00eb t\u00eb instaloj\u00eb mij\u00ebra kamera inteligjente n\u00eb ambiente publike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00ebzet institucione arsimore n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebsuese e shkoll\u00ebs \u201cJeronim De Rada\u201d i tha BIRN se ekspert\u00ebt e huaj ishin t\u00eb shoq\u00ebruar nga p\u00ebrfaq\u00ebsues shqiptar\u00eb dhe u larguan pasi v\u00ebzhguan ambientet e shkoll\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Ajo shtoi gjithashtu se shkolla \u00ebsht\u00eb e pajisur aktualisht me nj\u00eb sistem kamerash t\u00eb vendosura n\u00eb korridore, palest\u00ebr dhe n\u00eb oborr, por jo n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb klasave.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e projektit \u201cSmart City\u201d duket se kan\u00eb gjetur nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme edhe n\u00eb gjimnazet \u201cIbrahim Rugova\u201d n\u00eb Kam\u00ebz, \u201cPetro Nini Luarasi\u201d n\u00eb Tiran\u00eb dhe \u201cIsa Boletini\u201d n\u00eb Paskuqan \u2013 tre shkolla t\u00eb tjera ku sistemi i ri i kamerave pritet q\u00eb t\u2019i mbivendoset sistemeve ekzistuese t\u00eb mbik\u00ebqyrjes.<\/p>\n<p>\u201cShkolla ka sistem kamerash dhe do shohin ku do i instalojn\u00eb t\u00eb rejat, apo do p\u00ebrdoren ato q\u00eb jan\u00eb aktualisht,\u201d tha nj\u00eb drejtues i gjimnazit \u201cIbrahim Rugova\u201d, nd\u00ebrsa shtoi se nuk ka ende nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr funksionimin e sistemit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Projekti \u201cSmart City\u201d\u00a0\u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e projekteve me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare nga qeveria shqiptare dhe parashikohej fillimisht q\u00eb t\u00eb kushtonte 60 milion\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb, por kostot e tij gati u dyfishuan n\u00eb 118.5 milion\u00eb dollar\u00eb pa asnj\u00eb shpjegim, nd\u00ebrsa pritet q\u00eb t\u00eb mbulohen p\u00ebrmes nj\u00eb huaje me Fondin p\u00ebr Zhvillim t\u00eb Abu Dhabit.<\/p>\n<p>Projekti do t\u00eb zbatohet nga\u00a0kompania \u2018Presight AI\u2018,pjes\u00eb e grupit G42 me baz\u00eb n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila ka ngritur shqet\u00ebsime n\u00eb Kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr lidhjet e saj kineze. Projekti kontestohet gjithashtu nga ekspert\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave digjitale p\u00ebr rrisqet q\u00eb mbart nga nd\u00ebrhyrja e madhe n\u00eb privat\u00ebsin\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ministria e Brendshme i shp\u00ebrfill k\u00ebto shqet\u00ebsime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i tha BIRN se nj\u00eb nd\u00ebr prioritetet kryesore t\u00eb projektit \u201cSmart City\u201d \u00ebsht\u00eb rritja e siguris\u00eb n\u00eb institucionet arsimore. Sipas saj, projekti do t\u00eb pilotohet fillimisht n\u00eb 20 institucione arsimore, ku parashikon instalimin e detektor\u00ebve t\u00eb dedikuar p\u00ebr sigurin\u00eb fizike dhe p\u00ebrdorimin e teknologjive t\u00eb avancuara q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb Inteligjenc\u00ebn Artificiale.<\/p>\n<p>Ministria theksoi gjithashtu se kishte punuar ngusht\u00ebsisht me Zyr\u00ebn e Komisionerit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe se ishin marr\u00eb masa specifike p\u00ebr t\u00eb \u201cparandaluar aksesin e paautorizuar, keqp\u00ebrdorimin apo rrjedhjen e informacionit t\u00eb ndjesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto teknologji do t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb analizimin n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura nga pajisjet e monitorimit dhe n\u00eb identifikimin e situatave t\u00eb dyshimta apo potencialisht t\u00eb rrezikshme, me q\u00ebllim reagimin e shpejt\u00eb dhe parandalues,\u201d deklaroi Ministria e Brendshme n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>Ministria e Brendshme deklaroi gjithashtu se n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Arsimit ishin zhvilluar procese konsultimi me komunitetin e prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb adresuar \u00e7do shqet\u00ebsim q\u00eb lidhej me mir\u00ebqenien e f\u00ebmij\u00ebve dhe p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb n\u00eb shkolla.<\/p>\n<p>Por kur iu k\u00ebrkuan dokumentet e konsultimeve publike me prind\u00ebrit, Ministria e Brendshme tha se ato ishin kryer nga Ministria e Arsimit, nd\u00ebrsa kjo e fundit nuk ktheu p\u00ebrgjigje deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e sistemit arsimor e shohin me dyshim projektin, p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb nuk ofrohen garancit\u00eb maksimale p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale.<\/p>\n<p>Rigels Xhemollari, drejtues i organizat\u00ebs \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d, e vler\u00ebson synimin p\u00ebr rritjen e siguris\u00eb n\u00eb shkolla, por thekson gjithashtu rrezikun q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrdorimi i teknologjis\u00eb n\u00ebse nuk garantohet siguria e t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>\u201cNe e dim\u00eb sa t\u00eb brishta jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e shtetit ton\u00eb, e dim\u00eb sesa politike jan\u00eb shkollat dhe sesa kollaj dikush n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb hakerimi mund t\u00eb marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb mund t\u00eb keqp\u00ebrdoren p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb caktuar,\u201d tha Xhemollari p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cKjo k\u00ebrkon nj\u00eb siguri t\u00eb madhe dhe k\u00ebt\u00eb as Komisioneri q\u00eb kan\u00eb konsultuar dhe as AKEP, e as institucione t\u00eb tjera, nuk na i kan\u00eb garantuar deri tani,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Xhemollari v\u00ebrejti gjithashtu se kamerat e siguris\u00eb nuk jan\u00eb m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr rritjen e siguris\u00eb dhe se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb propozimesh t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim kan\u00eb mbetur prej vitesh n\u00eb sirtar.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb me hapa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ne i kemi propozuar qeveris\u00eb, s\u00eb bashku me komunitetin e prind\u00ebrve, si zgjatja e orareve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt nga ora 13:00 n\u00eb 16:00 t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, futja e ushqimit, shtimi i m\u00ebsuesve, shtimi i psikolog\u00ebve,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Edhe Ndri\u00e7im Mehmeti, ekspert i sistemit arsimor n\u00eb Shqip\u00ebri, thot\u00eb se ky sistem i ri monitorimi nuk do t\u2019i zgjidh\u00eb problemet n\u00eb shkolla.<\/p>\n<p>\u201cDisa prej k\u00ebtyre problematikave vijn\u00eb nga familja, kultura e rrug\u00ebs, agresiviteti n\u00eb rritje i t\u00eb rinjve, m\u00ebnyra e komunikimit etj,\u201d tha Mehmeti, nd\u00ebrsa shtoi: \u201cduhet t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohemi tek socializmi i f\u00ebmij\u00ebve, krijimi i nj\u00eb mjedisi pune sa m\u00eb krijues p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt nga arsimi parashkollor deri n\u00eb universitet\u201d.\/BIRN<\/p>\n<p>Gjimnazi \u201cIbrahim Rugova\u201d n\u00eb Kam\u00ebz<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kamera-mbi-kamera-projekti-smart-city-ne-shkolla-ngre-pikepyetje-per-privatesine-personale\/\">Kamera mbi kamera: Projekti \u2018Smart City\u2019 n\u00eb shkolla ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr privat\u00ebsin\u00eb personale<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh t\u00eb huaj mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb shkoll\u00ebn 9-vje\u00e7are \u201cJeronim De Rada\u201d n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb muajin maj dhe pasi v\u00ebzhguan sistemin aktual t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb, b\u00ebn\u00eb disa matje dhe u larguan nga ambientet e shkoll\u00ebs. Vizita e pazakont\u00eb lidhej me projektin e kushtuesh\u00ebm qeveritar \u201cSmart City\u201d, i cili premton q\u00eb t\u00eb instaloj\u00eb mij\u00ebra kamera [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33395","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33395","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33395"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33395\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}