{"id":33386,"date":"2025-07-29T20:30:41","date_gmt":"2025-07-29T20:30:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/29\/analiza-ne-rel-kosova-ne-gjendje-te-jashtezakonshme-te-pashpallur\/"},"modified":"2025-07-29T20:30:41","modified_gmt":"2025-07-29T20:30:41","slug":"analiza-ne-rel-kosova-ne-gjendje-te-jashtezakonshme-te-pashpallur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/29\/analiza-ne-rel-kosova-ne-gjendje-te-jashtezakonshme-te-pashpallur\/","title":{"rendered":"Analiza n\u00eb REL\/ Kosova n\u00eb \u201cgjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb pashpallur\u201d"},"content":{"rendered":"<p><span>Shteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb pashpallur \u2013 k\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan situat\u00ebn institucionale n\u00eb Kosov\u00eb, politologu Drit\u00ebro Arifi, profesor n\u00eb Kolegjin UBT n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, kjo gjendje \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e d\u00ebshtimit t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur konstituimin e k\u00ebtij institucioni deri m\u00eb 26 korrik.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo dat\u00eb sh\u00ebnonte skadimin e afatit prej 30 dit\u00ebsh t\u00eb caktuar nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebr deputet\u00ebt e Kuvendit, t\u00eb cil\u00ebve, sipas nj\u00eb vendimi t\u00eb po k\u00ebsaj gjykate t\u00eb publikuar m\u00eb 24 korrik, u ndalohet t\u00eb nd\u00ebrmarrin \u00e7do vendim apo veprim p\u00ebr konstituimin e Kuvendit nga data 27 korrik e deri m\u00eb 8 gusht.<\/span><\/p>\n<p><span>Politologu Arifi rikujton se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet parlamentar dhe, p\u00ebrderisa Kuvendi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb institucion q\u00eb ratifikon \u00e7do ligj vendor dhe marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare si dhe mbik\u00ebqyr institucionet tjera t\u00eb shtetit, mosfunksionimi i tij e \u00e7on vendin n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb problematike.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cShumica e t\u00eb gjitha institucioneve relevante, me t\u00eb cilat funksionon nj\u00eb shtet \u2013 sidomos nj\u00eb Republik\u00eb parlamentare \u2013 varen kryesisht nga Kuvendi. Pra, pa votat e Kuvendit nuk funksionon asgj\u00eb\u2026 Shteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ve\u00e7se se nuk \u00ebsht\u00eb e shpallur. \u00cbsht\u00eb faktike\u201d, thekson Arifi n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, gjendjen e jasht\u00ebzakonshme mund ta shpall\u00eb presidenti i vendit, n\u00eb rast se: ka nevoj\u00eb p\u00ebr masa emergjente t\u00eb mbrojtjes; ka rrezik t\u00eb brendsh\u00ebm ndaj rendit kushtetues ose siguris\u00eb publike; ka fatkeq\u00ebsi natyrore, e cila prek t\u00ebr\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ose nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Radio Evropa e Lir\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar Zyr\u00ebs s\u00eb presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebse presidentja Vjosa Osmani konsideron se vendi po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb mosfunksionimit institucional dhe rreziqet e situat\u00ebs aktuale. Deri n\u00eb publikimin e artikullit, ky institucion nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Situat\u00eb \u201cpa shtegdalje\u201d?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs sqarojn\u00eb se Kuvendi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjeneratori kryesor q\u00eb v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje aktivitetin shtet\u00ebror, duke mbik\u00ebqyrur llogaridh\u00ebnien e ekzekutivit, agjencive t\u00eb pavarura dhe mekanizmave t\u00eb tjer\u00eb, si dhe duke miratuar ligje dhe duke ratifikuar marr\u00ebveshjet e ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span>Vullnet Bugaqku nga ky institut, thekson se p\u00ebrderisa Kuvendi mbetet i pakonstituuar, shteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb praktikisht n\u00eb nj\u00eb bllokad\u00eb institucionale dhe aktualisht pa shtegdalje.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cSi pasoj\u00eb e moskonstituimit t\u00eb Kuvendit, shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje mbesin pezull. Pa pasur nj\u00eb konstituim t\u00eb Kuvendit, normalisht q\u00eb edhe shteti nuk mund t\u00eb veproj\u00eb dhe funksionoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb normale dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb kuptimin e ushtrimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe funksioneve t\u00eb secilit funksionar, por edhe t\u00eb secilit institucion\u201d, thekson Bugaqku.<\/span><\/p>\n<p><span>Bllokada institucionale aktuale, sipas v\u00ebzhguesve t\u00eb situat\u00ebs politike n\u00eb vend, tashm\u00eb po e p\u00ebrball\u00eb vendin me nj\u00eb varg pasojash.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrplasjet politike, vler\u00ebsojn\u00eb ata, tashm\u00eb po d\u00ebmtojn\u00eb imazhin e Kosov\u00ebs n\u00eb bot\u00eb, duke e paraqitur si nj\u00eb vend q\u00eb nuk ka stabilitet politik.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjithashtu, pa Kuvend t\u00eb konstituuar, q\u00eb do t\u00eb ratifikonte marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Kosova ende nuk ka arritur t\u00eb marr\u00eb para-financimin nga fondi prej rreth 880 milion\u00eb eurosh nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si dhe 90 milion\u00eb euro nga Banka Bot\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u201cShteti n\u00eb pauz\u00eb\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Aktualisht shteti i Kosov\u00ebs \u201c\u00ebsht\u00eb n\u00eb pauz\u00eb\u201d dhe nuk ka ndonj\u00eb sinjal se situata mund t\u00eb dal\u00eb nga bllokada, thot\u00eb Bugaqku p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb Kuvendi t\u00eb konstituuar, Qeveria n\u00eb detyr\u00eb e Kosov\u00ebs, e cila ka kompetenca t\u00eb kufizuara, aktualisht nuk ka kujt t\u2019i p\u00ebrgjigjet apo t\u2019i raportoj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKur nuk ka Kuvend, nuk mund t\u00eb formohet nj\u00eb qeveri e re dhe legjitime. Rrjedhimisht, shtohen mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb tani [Qeveria n\u00eb detyr\u00eb] t\u00eb prodhoj\u00eb vendime t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe jokushtetuese, si dhe t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb lloj situate kaotike p\u00ebr sa i p\u00ebrket zbatimit t\u00eb kushtetutshm\u00ebris\u00eb, por edhe ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb vend\u201d, thekson Bugaqku.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb paparashikueshme e sheh situat\u00ebn politologu Arifi.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, moskonstituimi i Kuvendit p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrplasjeve politike, e ka futur vendin n\u00eb situat\u00eb t\u00eb pakuptueshme juridike, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, si\u00e7 thot\u00eb ai, institucionet jan\u00eb pa mbik\u00ebqyrje legjitime.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cP\u00ebrve\u00e7 presidentes q\u00eb ka nj\u00eb legjitimitet, madje shum\u00eb t\u00eb cunguar, sepse presidentja zgjidhet prej Kuvendit\u2026Pra, absurditet n\u00eb vete. I vetmi institucion ku jepet llogaridh\u00ebnia \u00ebsht\u00eb Parlamenti, nd\u00ebrkaq ne nuk kemi Parlament\u201d, thot\u00eb Arifi.<\/span><\/p>\n<p><span>V\u00ebzhguesit e zhvillimeve politike n\u00eb Kosov\u00eb, tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, q\u00eb pritet t\u00eb sqaroj\u00eb rrug\u00ebn drejt konstituimit t\u00eb Kuvendit pas 8 gushtit.<\/span><\/p>\n<p><span>Lidhur me moskonstituimin e Kuvendit ka reaguar Ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo u ka th\u00ebn\u00eb mediave vendore se ng\u00ebr\u00e7i politik po vonon progresin e aspiratave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe po rrezikon integritetin e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe u ka b\u00ebr\u00eb thirrje lider\u00ebve politik\u00eb q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr konstituimin e organit ligjv\u00ebn\u00ebs. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/bllokada-politike-gjendje-jashtezakonshme-e-pashpallur-\/33486223.html\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/29\/analiza-ne-rel-kosova-ne-gjendje-te-jashtezakonshme-te-pashpallur\/\">Analiza n\u00eb REL\/ Kosova n\u00eb \u201cgjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb pashpallur\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb pashpallur \u2013 k\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan situat\u00ebn institucionale n\u00eb Kosov\u00eb, politologu Drit\u00ebro Arifi, profesor n\u00eb Kolegjin UBT n\u00eb Prishtin\u00eb. Sipas tij, kjo gjendje \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e d\u00ebshtimit t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur konstituimin e k\u00ebtij institucioni deri m\u00eb 26 korrik. Kjo dat\u00eb sh\u00ebnonte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33386","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33386","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33386"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33386\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33386"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33386"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33386"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}