{"id":33385,"date":"2025-07-29T20:48:17","date_gmt":"2025-07-29T20:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/29\/trumpizmi-elektoral-nje-varreze-elefantesh\/"},"modified":"2025-07-29T20:48:17","modified_gmt":"2025-07-29T20:48:17","slug":"trumpizmi-elektoral-nje-varreze-elefantesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/29\/trumpizmi-elektoral-nje-varreze-elefantesh\/","title":{"rendered":"Trumpizmi elektoral, nj\u00eb varrez\u00eb elefant\u00ebsh"},"content":{"rendered":"<p>Nga Nga Sk\u00ebnder Minxhozi<\/p>\n<p>Kush kujton sesi nisi Foltorja e famshme e Sali Berish\u00ebs (sot po flitet p\u00ebr nj\u00eb Foltore nr.2 anti-Berish\u00eb), sjell nd\u00ebrmend sesi ish-kryeministri i fliste popullit t\u00eb tij n\u00ebp\u00ebr salla kinemash, n\u00eb lidhje me refuzimin e homoseksual\u00ebve, dashurin\u00eb p\u00ebr Zotin dhe \u201cvlerat konservatore\u201d. Berisha mori shum\u00eb duartrokitje asokohe me k\u00ebto teza, t\u00eb cilat nuk kishin lidhje me rikthimin n\u00eb pushtet por vet\u00ebm se eksitonin turmat q\u00eb gjenin ngjashm\u00ebri me marr\u00ebzit\u00eb q\u00eb hidhte \u00e7do dit\u00eb Donald Trump n\u00eb SHBA. N\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ishte ende Joe Biden dhe Berisha s\u2019mund t\u00eb dilte hapur kund\u00ebr administrat\u00ebs amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb edhe sekretarin Blinken, i cili kishte firmosur p\u00ebr statusin e tij non grata.<\/p>\n<p>Biden e Blinken u larguan n\u00eb n\u00ebntorin e shkuar dhe Berisha shp\u00ebrtheu n\u00eb nj\u00eb cunam sulmesh, sharjesh e fyerjesh nga m\u00eb folkloriket ndaj tyre. Si\u00e7 di ai t\u00eb shaj\u00eb. Paralelisht me mallkimet ndaj demokrat\u00ebve n\u00eb ikje, Berisha nisi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb bustin e Donald Trump n\u00eb mes t\u00eb oborrit t\u00eb selis\u00eb s\u00eb PD. Nj\u00eb monument imagjinar q\u00eb do t\u00eb simbolizonte nj\u00eb aleanc\u00eb, nj\u00eb miq\u00ebsi dhe nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ardhsh\u00ebm me Donald Trump, t\u00eb cilin nuk ishte n\u00eb gjendje ta p\u00ebrshkruante konkretisht asnjeri nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Berish\u00ebs. E kur kjo amulli dhe mjegull shitej si nj\u00eb negociat\u00eb e fsheht\u00eb q\u00eb do ta \u00e7onte Doktorin n\u00eb SHBA n\u00eb mes t\u00eb zgjedhjeve me ftes\u00eb t\u00eb republikan\u00ebve, shum\u00ebkush ngrinte supet n\u00eb pritje t\u00eb surpriz\u00ebs opozitare.<\/p>\n<p>Sot dim\u00eb se asnjeri nga skenar\u00ebt-surpriz\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs me amerikan\u00ebt nuk u realizua. As miq\u00ebsia me Trump nuk ndezi, megjith\u00ebse parat\u00eb rrodh\u00eb lum\u00eb. Ish-kryeministri vijon t\u00eb mbetet non-grata me firm\u00ebn e Blinken, t\u00eb cil\u00ebn Rubio nuk e ka anulluar ende, \u201csherifi i ri n\u00eb qytet\u201d Lacivita mori honorarin dhe e la PD aty ku ishte n\u00eb opozit\u00eb, firma \u201cContinental Strategy\u201d nuk e prodhoi aksesin e pritur tek administrata dhe Presidenti i SHBA pa\u00e7ka se u pagua plot 6 milion dollar\u00eb. Madje kjo ofensiv\u00eb imagjinare kund\u00ebr administrat\u00ebs Biden  dhe p\u00ebr rikthimin e PD n\u00eb pushtet nuk prodhoi dot as largimin nga puna t\u00eb ish-ambasadores n\u00eb Tiran\u00eb Yuri Kim, e cila vijon t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e Departamentit t\u00eb Shtetit!<\/p>\n<p>Aksioma e njohur politike thot\u00eb se amerikan\u00ebt, si edhe evropian\u00ebt, punojn\u00eb zakonisht me fitimtar\u00ebt dhe qeveris\u00ebsit, jo me opozitat. \u00cbndrrat elektorale me p\u00ebrmbysje dit\u00ebn e zgjedhjeve me urdh\u00ebr nga Uashingtoni rezultuan edhe nj\u00eb her\u00eb thjesht iluzione t\u00eb humbura, sipas titullit t\u00eb romanit t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Balzakut.<\/p>\n<p>Trumpizmi shqiptar i 11 majit ishte nj\u00eb shi vere q\u00eb nuk lagu ask\u00ebnd, nj\u00eb retorik\u00eb bosh dhe e pabazuar n\u00eb ndonj\u00eb konteskt v\u00ebrtet\u00ebsie, por vet\u00ebm n\u00eb analogji naive ideologjike dhe n\u00eb shum\u00eb para t\u00eb derdhura me shpres\u00ebn se lobet dhe aleat\u00ebt pran\u00eb administrat\u00ebs Trump do t\u00eb influenconin q\u00eb Rama t\u00eb largohej nga pushteti dhe Berisha t\u00eb pastronte sked\u00ebn e tij amerikane.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mbetet sot nga trumpizmi elektoral i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori pa krye e pa fund, nj\u00eb improvizim personal i Berish\u00ebs p\u00ebr zgjidhur nj\u00eb hall t\u00eb vetin, pa\u00e7ka se e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb duke krijuar nj\u00eb iluzion bosh tek pasuesit e tij q\u00eb prisnin rotacionin e pushtetit dhe largimin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Lacivita iku, firma e t\u00eb bij\u00ebs s\u00eb Susie Wilks mori parat\u00eb po nuk ju pa ndonj\u00eb rezultat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dh\u00ebndrri i Trump me t\u00eb shoqen Ivank\u00ebn nuk humbasin rast pa folur p\u00ebr projektin e tyre n\u00eb Sazan dhe pa postuar foto n\u00eb detin e Vlor\u00ebs. T\u00eb gjitha ran\u00eb, ra madje edhe teorema e urimit t\u00eb munguar t\u00eb SHBA p\u00ebr fituesit e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>PD dhe votuesit e saj pat\u00ebn rastin t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb me \u00e7mimin e kripur t\u00eb humbjes se fitorja e pushtetit politik nuk vjen pa investuar realisht dhe seriozisht n\u00eb projektin madhor politik. Q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ai i krushqive sezonale me pages\u00eb me Amerik\u00ebn apo Evrop\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb rotacioni real dhe i preksh\u00ebm i nj\u00eb elite t\u00eb konsumuar me Berish\u00ebn n\u00eb krye, e cila \u00ebsht\u00eb kapur pas mandateve parlamentare duke marr\u00eb peng t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e t\u00eb gjith\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/trumpizmi-elektoral-nje-varreze-elefantesh\/\">Trumpizmi elektoral, nj\u00eb varrez\u00eb elefant\u00ebsh<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nga Sk\u00ebnder Minxhozi Kush kujton sesi nisi Foltorja e famshme e Sali Berish\u00ebs (sot po flitet p\u00ebr nj\u00eb Foltore nr.2 anti-Berish\u00eb), sjell nd\u00ebrmend sesi ish-kryeministri i fliste popullit t\u00eb tij n\u00ebp\u00ebr salla kinemash, n\u00eb lidhje me refuzimin e homoseksual\u00ebve, dashurin\u00eb p\u00ebr Zotin dhe \u201cvlerat konservatore\u201d. Berisha mori shum\u00eb duartrokitje asokohe me k\u00ebto teza, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33385","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33385","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33385"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33385\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33385"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33385"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33385"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}