{"id":33373,"date":"2025-07-29T19:48:26","date_gmt":"2025-07-29T19:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/29\/me-rrahu-shefi-i-komisariatit-policia-pas-denoncimit-te-qytetarit-e-goditi-vete-me-koke-murin\/"},"modified":"2025-07-29T19:48:26","modified_gmt":"2025-07-29T19:48:26","slug":"me-rrahu-shefi-i-komisariatit-policia-pas-denoncimit-te-qytetarit-e-goditi-vete-me-koke-murin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/29\/me-rrahu-shefi-i-komisariatit-policia-pas-denoncimit-te-qytetarit-e-goditi-vete-me-koke-murin\/","title":{"rendered":"\u201cM\u00eb rrahu shefi i komisariatit\u201d\/ Policia pas denoncimit t\u00eb qytetarit: E goditi vet\u00eb me kok\u00eb murin"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit t\u00eb qytetarit Emirion Mandreja, i cili n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr mediat, pretendonte se ishte dhunuar nga efektiv\u00ebt e komisariatit t\u00eb Rr\u00ebshenit, mes tyre dhe ish shefi i komisariatit Klodian Kondi, teksa b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ngjarje t\u00eb ndodhur m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Autoritetet policore pranojn\u00eb prezenc\u00ebn e ish-shefit t\u00eb komisariatit t\u00eb Mirdit\u00ebs Klodian Kondi, por pretendojn\u00eb se Emirion Mandreja, pasi \u00ebsht\u00eb ndaluar nga efektiv\u00ebt, ka refuzuar t\u00ebu jap\u00eb mjetin e identifikimit, duke u p\u00ebrgjigjur me sjellje verbale agresive.<\/p>\n<p>Sipas Policis\u00eb, ky ka qen\u00eb dhe shkaku pse ai \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar p\u00ebr n\u00eb komisariat, ku s\u00ebrish ka reaguar me dhun\u00eb, duke k\u00ebrc\u00ebnuar dhe ofenduar efektiv\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Policia pretendon se Mandreja e ka goditur vet\u00eb me kok\u00eb murin, teksa ka goditur edhe tavolin\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb reagim thuhet se pas ngjarjes, kryekomisari Klodian Kondi ka depozituar kallzim p\u00ebr goditje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs dhe Emirion Mandreja \u00ebsht\u00eb arrestuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKund\u00ebrshtimi i punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb rendit publik\u201d. Po ashtu, thuhet se edhe pamjet filmike t\u00eb shoq\u00ebrimit t\u00eb tij i jan\u00eb dor\u00ebzuar Agjencis\u00eb s\u00eb Mbrojtjes Civile.<\/p>\n<p><strong>Reagim i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me deklarimet publike t\u00eb shtetasit A. (E.) M., t\u00eb b\u00ebra n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb mediatike, Policia e Shtetit ndjen detyrimin t\u00eb sqaroj\u00eb opinionin publik mbi rrethanat konkrete t\u00eb ngjarjes s\u00eb p\u00ebrmendur prej tij, duke u mb\u00ebshtetur vet\u00ebm n\u00eb dokumentimin ligjor dhe provat e administruara nga organet kompetente.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 17.01.2024, rreth or\u00ebs 14:45, gjat\u00eb nj\u00eb kontrolli n\u00eb terren n\u00eb qytetin e Rr\u00ebshenit, Shefi i Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Mirdit\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Kryekomisar Klodian Kondi, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Shefin e Rendit dhe Specialistin p\u00ebr Krimet, ndaluan p\u00ebr verifikim nj\u00eb automjet q\u00eb drejtohej nga shtetasi A.(E) M. Punonj\u00ebsit e Policis\u00eb u prezantuan dhe i k\u00ebrkuan drejtuesit t\u00eb mjetit t\u00eb paraqiste dokumentin e identifikimit.<\/p>\n<p>Shtetasi n\u00eb fjal\u00eb refuzoi kategorikisht t\u00eb zbatonte k\u00ebrkes\u00ebn ligjore, duke mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim sfidues dhe provokues, t\u00eb shoq\u00ebruar me sjellje verbale agresive. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj sjelljeje, u mor masa e shoq\u00ebrimit t\u00eb tij n\u00eb ambientet e Komisariatit, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi dhe procedurat standarde.<\/p>\n<p>N\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb Komisariatit, shtetasi A. (E) M. reagoi me dhun\u00eb fizike, fillimisht duke ofenduar dhe k\u00ebrc\u00ebnuar punonj\u00ebsit e Policis\u00eb, e m\u00eb pas duke tentuar t\u00eb godas\u00eb me grusht Shefin e Komisariatit, Kryekomisar Klodian Kondi, si dhe duke e goditur at\u00eb me shkelm n\u00eb pjes\u00ebn e gjymtyr\u00ebve, n\u00eb prani t\u00eb disa punonj\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr ta neutralizuar, shtetasi A.(E) M. kreu edhe veprime t\u00eb dhunshme ndaj vetes, duke goditur me kok\u00eb murin dhe tavolin\u00ebn n\u00eb zyr\u00ebn e Oficerit t\u00eb Roj\u00ebs, n\u00eb prani t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Policis\u00eb. K\u00ebto veprime jan\u00eb dokumentuar dhe p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dosjen hetimore.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas ngjarjes, Kryekomisar Klodian Kondi depozitoi kall\u00ebzim penal p\u00ebr goditjen p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs dhe kanosjen ndaj tij. Deklarime t\u00eb nj\u00ebjta jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe nga punonj\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, ndaj t\u00eb cil\u00ebve shtetasi A. (E) M. ka ushtruar dhun\u00eb fizike dhe verbale.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb veprimeve procedurale, shtetasi A. (E) M. u arrestua nga Oficer\u00ebt e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKund\u00ebrshtimi i punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb rendit publik\u201d.<\/p>\n<p>Pamjet filmike t\u00eb momentit t\u00eb shoq\u00ebrimit dhe q\u00ebndrimit n\u00eb ambientet e Komisariatit jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion edhe t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore (AMP), e cila ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim edhe kall\u00ebzimin e m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga vet\u00eb shtetasi A.(E) M.<\/p>\n<p>Aktualisht, \u00e7\u00ebshtja ndaj shtetasit A.(E) M. \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces gjykimi pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Kryekomisar Klodian Kondi \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb d\u00ebmtuarit, s\u00eb bashku me punonj\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb Policis\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb momentin e ngjarjes.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin me profesionaliz\u00ebm dhe paanshm\u00ebri, duke mbrojtur t\u00eb drejtat e \u00e7do qytetari, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe dinjitetin, sigurin\u00eb dhe integritetin e punonj\u00ebsve t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt ushtrojn\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb situata shpesh t\u00eb v\u00ebshtira dhe p\u00ebrball\u00eb reagimeve t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/me-rrahu-shefi-i-komisariatit-policia-pas-denoncimit-te-qytetarit-e-goditi-vete-me-koke-murin\/\">\u201cM\u00eb rrahu shefi i komisariatit\u201d\/ Policia pas denoncimit t\u00eb qytetarit: E goditi vet\u00eb me kok\u00eb murin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit t\u00eb qytetarit Emirion Mandreja, i cili n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr mediat, pretendonte se ishte dhunuar nga efektiv\u00ebt e komisariatit t\u00eb Rr\u00ebshenit, mes tyre dhe ish shefi i komisariatit Klodian Kondi, teksa b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ngjarje t\u00eb ndodhur m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Autoritetet policore pranojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33373","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33373"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33373\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}