{"id":33358,"date":"2025-07-29T17:48:54","date_gmt":"2025-07-29T17:48:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/29\/pabarazia-ne-shqiperi-dhe-rezistenca-e-elitave\/"},"modified":"2025-07-29T17:48:54","modified_gmt":"2025-07-29T17:48:54","slug":"pabarazia-ne-shqiperi-dhe-rezistenca-e-elitave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/29\/pabarazia-ne-shqiperi-dhe-rezistenca-e-elitave\/","title":{"rendered":"Pabarazia n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rezistenca e \u201celitave\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ben Andoni<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi ku pabarazia t\u00eb godet n\u00eb \u00e7do moment dhe t\u00eb prek ngado. Goditjet e viteve t\u00eb fundit t\u00eb SPAK-ut dhe sekuestrimet e shumave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parave jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dritare, ku ne shohim t\u00eb materializuar pabarazin\u00eb skajore n\u00eb vend. Pasuri t\u00eb frikshme t\u00eb krimit (pjesa m\u00eb e madhe ardhur nga hi\u00e7i) dhe t\u00eb zyrtar\u00ebve, t\u00eb cilat nuk justifikohen dot as me mosh\u00ebn, rrogat, p\u00ebrfitimet e as me tagrin shtet\u00ebror dhe as me pun\u00ebt e nivelin intelektual, na p\u00ebrplasen para syve p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb. T\u00eb k\u00ebrkosh barazin\u00eb e mund\u00ebsive n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb po kaq paradoksale sa\u00e7 ndodhi me pak individ\u00eb nga klasat e t\u00eb pasurve q\u00eb k\u00ebrkonin mir\u00ebkuptim nga regjimi komunist i pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Drejtorokracia q\u00eb e goditi kryeministri me nj\u00eb hyrje alla Ram\u00eb ishte nj\u00eb aspekt se ku arrin sot pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria por edhe t\u00eb shtang pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria dhe pasuria e ofiqar\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs. K\u00ebsaj i shtohet luksi fals i vajzave dhe njer\u00ebzve t\u00eb show dhe i \u00e7do lloj turboje tjet\u00ebr q\u00eb na e p\u00ebrshfaq pabarazin\u00eb n\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr, ku krimi jeton me hilen, shfaqjen kallpe n\u00eb media dhe kinse pasurin\u00eb e vajzave q\u00eb na presin rrug\u00ebn \u00e7do dit\u00eb n\u00eb kryeqytet me super makinat. Kjo e fundit \u00ebsht\u00eb modeli m\u00eb i ndyr\u00eb (fryr\u00eb dhe nga koleg\u00eb), kur mendon p\u00ebrkorja e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe sakrific\u00ebn e madhe t\u00eb brezave t\u00eb t\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebsh p\u00ebr nj\u00eb lloj barazie dhe demokracie. N\u00eb fakt, studiuesi Piketty e pranon se \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr vendosjen e barazis\u00eb, por nd\u00ebrsa n\u00eb vende ku kapitali \u00ebsht\u00eb zot k\u00ebrkon aksione t\u00eb m\u00ebdha emancipuese nga pushteti dhe p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme nga posht\u00eb prej popullit, tek ne po triumfon anarkia dhe mungesa e \u00e7do lloj morali dhe mungesa e angazhimeve. Padrejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb kudo. Barazia pakkund.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkimi i demokracis\u00eb ideale, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se prirje drejt barazis\u00eb politike, prirje drejt barazis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb format e saj (sociale, ekonomike, arsimore, kulturore, politike) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces ende n\u00eb vazhdim dhe i pap\u00ebrfunduar\u201d, shkruan tek \u201cHistori e shkurt\u00ebr e Barazis\u00eb\u201d, Thomas Piketty.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi p\u00ebr vendin, ku po jetojm\u00eb, lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn sesi po ndahet pasuria por edhe pse jeta e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb dhe e klas\u00ebs s\u00eb mesme po b\u00ebhet kaq e v\u00ebshtir\u00eb. Ndaj largimi n\u00eb mas\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb aspekt, kurse apatia e p\u00ebrgjithshme dhe humbja e shpres\u00ebs e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb nga kombet m\u00eb vital\u00eb dhe ish-rinor\u00eb si Shqip\u00ebria tashm\u00eb t\u00eb k\u00ebrruset krejt nga dhimbja. Ekonomist\u00ebt e vendosin thelbin te sistemi fiskal, politikan\u00ebt te reformat ndaj informalitetit dhe ndihm\u00ebs p\u00ebr turizmin dhe infrastruktur\u00ebn, q\u00eb \u00e7do vit po zhg\u00ebnjejn\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb mjafton realiteti i shkuarjes n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb kuptosh paradokset, por Rama dhe t\u00eb tij\u00ebt vazhdojn\u00eb me \u00ebndrr\u00ebn evropiane t\u00eb vitit 2030, kurse opozita \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar tashm\u00eb edhe n\u00eb narrativ\u00eb. Cinizmin e dor\u00ebzimit e gjen tek deputet\u00ebt e saj n\u00eb parlamentin e ri q\u00eb e shprehin hapur, madje edhe me nj\u00eb sintaks\u00eb t\u00eb mjer\u00eb rrug\u00ebsh.<\/p>\n<p>Paradoksalisht, ekonomia rritet nd\u00ebrsa pabarazia po ashtu. Statisticien\u00ebt e din\u00eb mir\u00eb se PBB-ja s\u2019\u00ebsht\u00eb tregues absolut p\u00ebr zhvillimin. T\u00eb dh\u00ebnat e fundit nga Eurostat e ngren\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb alarmin: Shqip\u00ebria rreshtohet n\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr p\u00ebrqindjen e popullsis\u00eb n\u00eb rrezik varf\u00ebrie dhe p\u00ebrjashtimin e thell\u00eb social. Rreth 42% e popullsis\u00eb shqiptare (referim i vitit 2023), \u201cpothuaj mbi 1 milion qytetar\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb varf\u00ebris\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar t\u00eb pakt\u00ebn 7 nga 13 tregues t\u00eb privimit ekonomik dhe social, si pagesat e qiras\u00eb apo kredive, pushimet minimale vjetore, ushqimi baz\u00eb, ngrohja, ose nd\u00ebrrimi i mobilieve t\u00eb vjetra\u201d, referon Altax.al. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vler\u00ebsim, situata \u00ebsht\u00eb tejet e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ne krahasuar me vendet e tjera n\u00eb Ballkan: Mali i Zi (34.1%), Maqedonia e Veriut (32.6%), Serbia (30%) \u2013 shifra q\u00eb tregojn\u00eb se Shqip\u00ebria e ka imediate rikonceptimin rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb politikave ekonomike dhe fiskale. Po ashtu, vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe jo si m\u00eb sot me pa barazi t\u00eb theksuar, me munges\u00eb reformash dhe me nj\u00eb sistem fiskal q\u00eb shp\u00ebrndan jo drejt, mendojn\u00eb specialist\u00ebt. K\u00ebta t\u00eb fundit theksojn\u00eb se: vendi yn\u00eb mbetet nj\u00eb shembull dometh\u00ebn\u00ebs i nj\u00eb sistemi fiskal q\u00eb, n\u00eb vend t\u2019i zbus\u00eb pabarazit\u00eb, shpesh i p\u00ebrforcon. Referuar raportit \u201cBarra Tatimore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Ballkanin Per\u00ebndimor 2024\u201d, vendi yn\u00eb ka nj\u00eb nga strukturat m\u00eb regresive t\u00eb taksimit n\u00eb rajon, me nj\u00eb ndikim modest n\u00eb uljen e pabarazis\u00eb dhe varf\u00ebris\u00eb. K\u00ebsaj i shtohet informaliteti n\u00eb \u00e7do gj\u00eb dhe pasiguria n\u00eb tregun e pun\u00ebs. T\u00eb mendosh se edhe n\u00eb institucione shtet\u00ebrore, punonj\u00ebsi nuk merr pagesat si\u00e7 duhet (Referimet p\u00ebr Air Albania mes t\u00eb tjerave) konform kontratave, at\u00ebher\u00eb kupton se pabarazia n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb normalitet. Dhe, k\u00ebsaj i bashkohet kaosi sesi po menaxhohet vendi yn\u00eb ose mungesa e prioriteteve: Nuk merr fund problemi i ujit t\u00eb pijsh\u00ebm n\u00eb vend q\u00eb me ngrohjen globale do p\u00ebrcjell\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr popullat\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht at\u00eb t\u00eb varfr\u00ebn. Betonizimi i madh i kryeqytetit dhe i disa qyteteve kryesore po zhduk \u00e7do individualitet t\u00eb Tiran\u00ebs &amp; Co; kurse zvog\u00eblimi i hap\u00ebsirave t\u00eb gjelbra po manifestohet n\u00eb sh\u00ebndetin e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme; kanalizimet dhe p\u00ebrpunimi biologjik i uj\u00ebrave t\u00eb zeza mbeten m\u00eb shum\u00eb se shqet\u00ebsim; ndotja e ajrit n\u00eb Tiran\u00eb dhe qytetet kryesore ka kuota alarmante; kurse ndotja akustike n\u00eb Tiran\u00eb ka kapur nivele t\u00eb paimagjinueshme, madje edhe n\u00eb or\u00ebt e shenjta t\u00eb prehjes biologjike (nat\u00ebn se dreka nuk llogaritet m\u00eb); shtojm\u00eb mbrojtjen e lumenjve nga inertet dhe derdhjen e tyre n\u00eb Adriatik; e shtuar edhe akset kryesore t\u00eb vendit t\u00eb amortizuara friksh\u00ebm\u2026T\u00eb gjitha (ka edhe m\u00eb) si faktor\u00eb peshojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pabarazi t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Pabarazia e t\u00eb ardhurave n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs Lindore \u00ebsht\u00eb kudo e dukshme, por ndryshon me vende si Shqip\u00ebria dhe Kosova q\u00eb e p\u00ebrjetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb nivele m\u00eb t\u00eb larta se t\u00eb tjerat. Starti demokratik pas komunizmit nuk ishte i nj\u00ebllojt\u00eb, kurse kudo u pa nj\u00eb rritje e pabarazis\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave nd\u00ebrsa ekonomit\u00eb e tregut u zhvilluan. Qeverisja e at\u00ebhershme e PD-s\u00eb ka l\u00ebn\u00eb ende pasoja q\u00eb qeverisjet socialiste i shum\u00ebfishuan. Nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb e habitshme se vende me elita politike shoq\u00ebrore, q\u00eb kan\u00eb treguar probleme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Bullgaris\u00eb dhe Rumanis\u00eb kan\u00eb pabarazi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, krahasuar me vende t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb kujdesshme si Sllovakia dhe \u00c7ekia, t\u00eb cilat ruajn\u00eb nivele relativisht m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta pabarazie. Literatura rreshton nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh t\u00eb till\u00eb si: zhvillimi ekonomik, globalizimi dhe forca e shteteve t\u00eb mir\u00ebqenies sociale q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto trende.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qerthullin shqet\u00ebsuese mbetet m\u00ebnyra sesi po sillet elita jon\u00eb politiko-sociale, ku p\u00ebr 35 vite u soll shum\u00eb keq me rishp\u00ebrndarjen e pron\u00ebs, nj\u00eb proces kompleks i ndikuar dhe nga momenti historik, manovrimet politike, t\u00eb cilat kan\u00eb l\u00ebn\u00eb me gisht n\u00eb goj\u00eb shum\u00eb nga pronar\u00ebt real\u00eb. Pasojat mij\u00ebra t\u00eb vrar\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb nga kinse elitat tona shfryt\u00ebzuan paqart\u00ebsit\u00eb dhe boshll\u00ebqet ligjore p\u00ebr t\u00eb mbrojtur asetet e tyre ekzistuese ose p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb reja gjat\u00eb privatizimit, shpesh n\u00eb kurriz t\u00eb p\u00ebrfitimeve m\u00eb t\u00eb gjera shoq\u00ebrore. I kemi pasur para syve sesi, manovra strategjike dhe ndikimi politik shpesh \u00e7uan n\u00eb korrupsion dhe nepotiz\u00ebm, ku shum\u00eb nga \u201celitat\u201d p\u00ebrfituan duksh\u00ebm n\u00eb kurriz t\u00eb publikut. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Shqip\u00ebria vazhdon ende deri me problemet me regjistrimin e pron\u00ebs, pretendimet e mbivendosjes t\u00eb tok\u00ebs dhe mosp\u00ebrputhjet midis bazave t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tok\u00ebs. Por zgjidhja shpesh komplikohet, kurse trash\u00ebgimia e k\u00ebsaj rezistence t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb sotme vazhdon ta form\u00ebsoj\u00eb peizazhin socio-ekonomik t\u00eb rajonit, n\u00eb nj\u00eb trend q\u00eb e gjen n\u00eb literatur\u00eb edhe p\u00ebr vende t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria politike (dhe prej m\u00eb pak se 20 vitesh dhe Kosova) duhet ta ler\u00eb argumentimin bosh t\u00eb politikan\u00ebve dhe t\u00eb rrug\u00ebtojn\u00eb drejt barazis\u00eb, po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i duhet shteti social dhe taksimi progresiv, bash gj\u00ebra q\u00eb klasa politike \u201cb\u00ebn sikur nuk i di\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb pak m\u00eb e kujdesshme me kinse pasunar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb SPAK dhe sidomos indiferenc\u00ebn ndaj barazis\u00eb. At\u00eb q\u00eb na shfaq nj\u00eb klas\u00eb t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb ndaj dy klasave t\u00eb tjera dhe rezistenc\u00ebn e nj\u00eb kinse elite q\u00eb ka mb\u00ebrthyer gjith\u00e7ka n\u00eb vend. (Homo Albanicus)<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/pabarazia-ne-shqiperi-dhe-rezistenca-e-elitave\/\">Pabarazia n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rezistenca e \u201celitave\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ben Andoni Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi ku pabarazia t\u00eb godet n\u00eb \u00e7do moment dhe t\u00eb prek ngado. Goditjet e viteve t\u00eb fundit t\u00eb SPAK-ut dhe sekuestrimet e shumave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parave jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dritare, ku ne shohim t\u00eb materializuar pabarazin\u00eb skajore n\u00eb vend. Pasuri t\u00eb frikshme t\u00eb krimit (pjesa m\u00eb e madhe ardhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33358","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33358","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33358"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33358\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33358"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33358"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33358"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}