{"id":33354,"date":"2025-07-29T17:48:51","date_gmt":"2025-07-29T17:48:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/29\/i-mori-telefonin-spak-u-kush-eshte-onejda-ymeri-qe-fitoi-gjyqin-ne-kushtetuese\/"},"modified":"2025-07-29T17:48:51","modified_gmt":"2025-07-29T17:48:51","slug":"i-mori-telefonin-spak-u-kush-eshte-onejda-ymeri-qe-fitoi-gjyqin-ne-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/29\/i-mori-telefonin-spak-u-kush-eshte-onejda-ymeri-qe-fitoi-gjyqin-ne-kushtetuese\/","title":{"rendered":"I mori telefonin SPAK-u, kush \u00ebsht\u00eb Onejda Ymeri q\u00eb fitoi gjyqin n\u00eb Kushtetuese?"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e Onejda Ymerit, e cila ankimoi vendimet e GJKKO-s\u00eb dhe Kolegjit Penal t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr sekuestrimin e celularit t\u00eb saj n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve ndaj ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Arben Ahmetaj, duke pretenduar se i jan\u00eb cenuar liria dhe fsheht\u00ebsia e korrespondenc\u00ebs (komunikimi privat midis individ\u00ebve) dhe t\u00eb dh\u00ebnat personale.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb seance maraton\u00eb prej 7 or\u00ebsh, Gjykata Kushtetuese pranoi q\u00eb \u00ebsht\u00eb cenuar liria dhe fsheht\u00ebsia e korrespondenc\u00ebs s\u00eb Onejda Ymerit, sepse ajo nuk ka qen\u00eb vet\u00eb n\u00ebn hetim penal apo e akuzuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se SPAK duhet t\u00eb fshij\u00eb menj\u00ebher\u00eb kopjet e korrespondenc\u00ebs q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me hetimin, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb sekuestruar celulari.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetueses, sekuestrimi i celularit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht send, por sekuestrim korrespondence, dhe korrespondenca garantohet n\u00eb Kushtetut\u00eb e mbrohet nga arbitrariteti.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse prokuroria e sekuestron n\u00eb urgjenc\u00eb, duhet shkuar n\u00eb gjykat\u00eb. Gjykata nuk mund t\u00eb lejoj\u00eb shqyrtim t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb telefon, por duhet t\u00eb jet\u00eb specifike se \u00e7far\u00eb syri duhet t\u00eb shoh\u00eb,\u201d \u2013 thot\u00eb Kushtetuesja.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Kushtetuesja udh\u00ebzon se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb mbahet nga materialet e nxjerra nga celulari i Onejda Ymerit p\u00ebr hetimin, do ta vendos\u00eb gjykata. SPAK dhe Onejda Ymeri do t\u00eb p\u00ebrballen n\u00eb gjykat\u00eb, ku do t\u00eb filtrohet n\u00eb debat gjyq\u00ebsor se \u00e7far\u00eb do t\u00eb marr\u00eb apo jo Prokuroria e Posa\u00e7me nga telefoni, p\u00ebr nevoja t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>B\u00ebhet me dije se celulari i Onejda Ymerit \u00ebsht\u00eb sekuestruar nga OPGJ pa vendim gjyq\u00ebsor, dhe Kushtetuesja thekson se celulari nuk \u00ebsht\u00eb send, por korrespondenc\u00eb, dhe duhej q\u00eb gjykata t\u00eb jepte vendim konkret p\u00ebr sekuestrim korrespondence, por nj\u00eb vendim i till\u00eb ka munguar.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Onejda Ymeri?<\/strong><\/p>\n\n<p>Pas p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb karrier\u00eb si balerin\u00eb n\u00eb Itali, Onejda Ymeraj u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri, ku fal\u00eb vjehrr\u00ebs saj Arjana Strakosha, z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsdrejtoresh\u00eb e Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, hapi nj\u00eb farmaci para Pediatris\u00eb, ku shiste ila\u00e7et kontraband\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit, Arb\u00ebr Teqja, i arrestuar m\u00eb pas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet.<\/p>\n<p>Ymeraj kishte vet\u00ebm emrin pasi farmacia menaxhohej nga Arb\u00ebr Teqja dhe mamaja e tij Arjana Strakosha. Zonja Ymeraj punonte nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb viti 2015, Onejda Ymeraj u em\u00ebruar drejtoresh\u00eb e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Kontrollit t\u00eb Barnave dhe Pajisjeve Mjek\u00ebsore, n\u00eb konlikt t\u00eb past\u00ebr interesi, pasi bashk\u00ebshorti dhe vjehrra e saj kishin biznes barnash.<\/p>\n<p>Sapo mori detyr\u00ebn q\u00eb i dhan\u00eb, Ymeraj deklaroi se do t\u00eb kontrollonte depot farmaceutike dhe nuk do t\u00eb toleronte asnj\u00eb abuzim. Por, pas nj\u00eb muaj, ajo dha dor\u00ebheqjen pa shpjegim.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb kalonin shum\u00eb koh\u00eb dhe skandali ku ishte p\u00ebrfshir\u00eb edhe burri i saj, Arb\u00ebrTeqja, do t\u00eb plaste n\u00eb publik. Pas nj\u00eb hetimi nga Prokuroria e Tiran\u00ebs, Arb\u00ebr Teqja u arrestua n\u00eb n\u00ebntor 2015 si pjes\u00eb e nj\u00eb skeme mashtrimi dhe vjedhjeve t\u00eb parave publike, p\u00ebrmes rimbursimit t\u00eb medikamenteve me an\u00eb t\u00eb farmacis\u00eb \u201cExpress\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e administronte.<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Teqja ishte pjes\u00eb e grupit me mbi 20 persona, q\u00eb prodhonte receta false dhe merrte para publike nga Fondi i Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor.\u00a0N\u00eb krye t\u00eb grupit q\u00ebndronte Nadir \u00c7ausholli, nj\u00eb em\u00ebr i njohur p\u00ebr aferat me barnat.<\/p>\n<p>Teqja jo vet\u00ebm doli shum\u00eb shpejt nga qelia dhe i shp\u00ebtoi nd\u00ebshkimit, por deri m\u00eb sot ka marr\u00eb miliona euro tendera n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, me kompanin\u00eb e krimeve mjedisore Eco Riciklim, gjoja p\u00ebr riciklimin e mbetjeve spitalore, t\u00eb cil\u00ebn disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ia ka shitur Allajbeut p\u00ebr 60 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Dokumentet zyrtare tregojn\u00eb se \u2018Eco Riciklim\u2019 ka marr\u00eb parat\u00eb publike p\u00ebr gjoja asgj\u00ebsimin e mbetjeve spitalore, por nuk ekziston dokumentacioni real p\u00ebr t\u00eb faktuar procesin e asgj\u00ebsimit deri n\u00eb hallk\u00ebn fundore si\u00e7 parashikohet n\u00eb kontrata.<\/p>\n<p>Teqja \u00ebsht\u00eb pronar me 70 % t\u00eb aksioneve i kompanis\u00eb s\u00eb grumbullimit, p\u00ebrpunimit, transportit dhe asgjesimit t\u00eb mbetjeve spitalore ECO RICIKLIM (L61814009B).<\/p>\n<p>Teqja bleu fillimisht 51 % t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb ECO RICIKLIM n\u00eb dhjetor 2020.<\/p>\n<p>Kompania ECO RICIKLIM, e skeduar nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit p\u00ebr mashtrim me asgjesimin e mbetjeve spitalore, ka marr\u00eb 60 tendera n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, 5 nga t\u00eb cil\u00ebt drejt\u00ebp\u00ebrdrejt nga QSUT, me n\u00ebndrejtoresh\u00eb Arjana Strakosha, mamaja e Arb\u00ebr Teqjat, pronar kryesor i kompanis\u00eb p\u00ebrfituese t\u00eb parave publike.<\/p>\n<p>Tenderin e fundit, kompania e Arb\u00ebr Teqajt e ka marr\u00eb nga QSUT n\u00eb 21 mars 2025, p\u00ebr \u2018trajtim dhe asgjesim i mbetjeve t\u00eb QSUT, me vler\u00eb 1.5 milion\u00eb euro, si gjithnj\u00eb pa konkurrenc\u00eb, me pazar n\u00eb tavolin\u00eb dhe me ofert\u00eb fituese sa fondi limit.<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Teqja ka lidhje me kompanin\u00eb\u00a0MSE (ish \u201cASHLAR Group\u201d), e cila ka si objekt import-eksport dhe tregtim me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb t\u00eb instrumentave dhe pajisjeve shendet\u00ebsore dhe medicinale, sanitare etj. Kompania \u00ebsht\u00eb themeluar nga Denisa Bishyti n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>Dy vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb tetor 2020, Denisa Bishyti ua shet kompanin\u00eb shtetasve Ilda T\u00ebrshana, Arb\u00ebr Li\u00e7aj dhe Can Kutay Orten.<\/p>\n<p>N\u00eb 22 n\u00ebntor 2022 shfaqet Arb\u00ebr Teqja, i cili blen 80 % t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb MSE shpk, me vler\u00eb 4.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 8 qershor t\u00eb vitit 2023, Arb\u00ebr Teqja nis t\u00eb kamuflohet, duke nxjerr\u00eb n\u00eb sken\u00eb nj\u00eb kompani gjoja t\u00eb huaj. Teqja ia kalon 80 % t\u00eb aksioneve kompanis\u00eb Cambridge Pathology B.V., e themeluar n\u00eb Hag\u00eb, me adres\u00eb Nassaulaan 2A, 2514 JS dhe NIPT 27304776. Pas k\u00ebsaj kompanie fshihen fijet e Arb\u00ebr Teqjajt. A do t\u2019i fshij\u00eb gjykata nga celualari i bashk\u00ebshortes s\u00eb Arb\u00ebr Teqajt bisedat q\u00eb lidhen me k\u00ebto afera?<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/i-mori-telefonin-spak-u-kush-eshte-onejda-ymeri-qe-fitoi-gjyqin-ne-kushtetuese\/\">I mori telefonin SPAK-u, kush \u00ebsht\u00eb Onejda Ymeri q\u00eb fitoi gjyqin n\u00eb Kushtetuese?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e Onejda Ymerit, e cila ankimoi vendimet e GJKKO-s\u00eb dhe Kolegjit Penal t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr sekuestrimin e celularit t\u00eb saj n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve ndaj ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Arben Ahmetaj, duke pretenduar se i jan\u00eb cenuar liria dhe fsheht\u00ebsia e korrespondenc\u00ebs (komunikimi privat midis individ\u00ebve) dhe t\u00eb dh\u00ebnat personale. Pas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33354","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33354","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33354"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33354\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33354"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33354"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33354"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}