{"id":33287,"date":"2025-07-29T10:25:05","date_gmt":"2025-07-29T10:25:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/29\/diktatura-liberale-e-edi-rames\/"},"modified":"2025-07-29T10:25:05","modified_gmt":"2025-07-29T10:25:05","slug":"diktatura-liberale-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/29\/diktatura-liberale-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Diktatura liberale e Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><span>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb koncepti \u201cdiktatur\u00eb liberale\u201d duket paradoksal pasi per ne \u00ebsht\u00eb e pamundur ta ndajm\u00eb liberalizmin, si respekt p\u00ebr procedur\u00ebn, p\u00ebr lirit\u00eb personale dhe t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebr opozit\u00ebn (pakicat), p\u00ebr ndarjen e pushteteve, dhe p\u00ebr zgjedhjet e lira, nga demokracia.<\/span><\/p>\n<p><span>E megjithat\u00eb k\u00ebto dy koncepte jo gjithmon\u00eb jan\u00eb ngjizur bashk\u00eb. P\u00ebrkundrazi, mendimtar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb liberalizmit, si Xhon Stjuart Mill apo Tokvili, e shikonin me frik\u00eb demokracin\u00eb si burim t\u00eb tiranis\u00eb s\u00eb shumic\u00ebs dhe varros\u00ebse t\u00eb liberalizmit.<\/span><br \/>\n<span>Ndaj liberalizmi dhe demokracia n\u00eb shekullin e 19 shiheshin ende si dy fenomene apo ideologji politike t\u00eb ndryshme. N\u00eb fakt Britania e shekullit t\u00eb 19-t\u00eb ishte nj\u00eb sistem politik mjaft liberal por pak demokratik. Aty ekzistonte respekti p\u00ebr disa liri personale, liria e shtypit, ndarja e pushteteve, nj\u00eb sistem gjygj\u00ebsor i pavarur nga ekzekutivi, por demokracia ishte e kufizuar tek nj\u00eb elektorat shum\u00eb i ngusht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sot sistemi yn\u00eb politk ndodhet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme, edhe pse jo identike, ku demokracia po jep shpirt tek pragu i Republik\u00ebs Kryeministrore, duke l\u00ebn\u00eb jetim nj\u00eb liberaliz\u00ebm q\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb i sh\u00ebrben thjesht konsolidimit t\u00eb diktatur\u00ebs kryeministrore. Jemi pra n\u00eb situat\u00ebn paradoksale t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb kurr\u00eb nuk ka pasur kaq shum\u00eb liberaliz\u00ebm dhe kaq pak demokraci sa sot.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb kuptohemi, kur them se Shqip\u00ebria kurr\u00eb nuk ka pasur kaq shum\u00eb liberaliz\u00ebm sa sot nuk dua t\u00eb them se liberalizmi n\u00eb Shqip\u00ebri ka triumfuar n\u00eb politik\u00eb apo n\u00eb shoq\u00ebri (apo se Rama \u00ebsht\u00eb m\u00eb liberal se Fatos Nano). Shkelja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nga administrata jon\u00eb shtet\u00ebrore, n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb paraburgim apo n\u00eb pron\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese. Arbitrariteti vazhdon t\u00eb sundoj\u00eb jet\u00ebn e qytetarit shqiptar dhe liria mbetet ende nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr.<\/span><br \/>\n<span>E megjithat\u00eb krahasuar me t\u00eb kaluar\u00ebn e af\u00ebrt, pa p\u00ebrmendur komunizmin, Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb konsideruesh\u00ebm drejt nj\u00eb sistemi politik m\u00eb liberal. Ndarja e pushtetit ekzekutiv nga gjygj\u00ebsori, dhe pavar\u00ebsia e k\u00ebtij t\u00eb fundit nga politika, ndon\u00ebse jo perfekte, \u00ebsht\u00eb sot shum\u00eb m\u00eb e madhe se dje. Arrestimi i nj\u00eb numri kaq t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm zyrtar\u00ebsh t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet nuk ka ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nga nj\u00eb sistem gjygj\u00ebsor q\u00eb mund t\u00eb akuzohet p\u00ebr shum\u00ebcka por jo se \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb zgjatim i ekzekutivit.<\/span><\/p>\n<p><span>Respekti p\u00ebr opozit\u00ebn, protest\u00ebn opozitare dhe qytetare, apo edhe liria e shprehjes dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kritikuar pushtetin, ndon\u00ebse ende me probleme, jan\u00eb sot shum\u00eb m\u00eb t\u00eb konsoliduara se dje. Idea q\u00eb opozitar\u00ebt apo qytetar\u00ebt q\u00eb protestojn\u00eb n\u00eb shesh kund\u00ebr qeveris\u00eb mund t\u00eb dhunohen nga pushteti \u00ebsht\u00eb pothuajse e paimagjinueshme sot, edhe pse dje ishte nj\u00eb realitet tragjik.<\/span><\/p>\n<p><span>Ashtu sikurse edhe procesi zgjedhor sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00eb aspekte i pakrahasuesh\u00ebm jo vet\u00ebm m\u00eb at\u00eb t\u00eb viteve 1990 por edhe me proceset zgjedhore t\u00eb shekullit 21. Mjafton t\u00eb shikosh hapjen e kutive t\u00eb votimit n\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ta krahasosh me zgjedhjet e vitit 2009 kur qeveria refuzoi hapjen e nj\u00eb pjese t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb kutive q\u00eb mund t\u00eb ndryshonin rezultatin.<\/span><br \/>\n<span>Natyrisht q\u00eb proceset tona zgjedhjore kan\u00eb ende shum\u00eb probleme, q\u00eb nga p\u00ebrdorimi i administrat\u00ebs, presioneve, krimit apo klientelizmit. Ama fakti q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundit parti t\u00eb vogla dhe pa komisioner arrit\u00ebn t\u00eb marrin mbi nj\u00eb qind mij\u00eb vota tregon se proceset zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb pakt\u00ebn nga ana formale dhe procedurale, jan\u00eb sot shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se dje kur vota e partive t\u00eb vogla vidhej n\u00eb bashk\u00ebpunim nga dy partit\u00eb e m\u00ebdha. E th\u00ebn\u00eb shkurt p\u00ebrmir\u00ebsimet formale apo procedurale t\u00eb sistemit ton\u00eb politik, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dimensionin e tij liberal, jan\u00eb sot nj\u00eb realitet i preksh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>E megjithat\u00eb, q\u00eb nga r\u00ebnia e komunizmit, kurr\u00eb nuk kemi pasur m\u00eb pak demokraci n\u00eb Shqip\u00ebri se sa sot, qoft\u00eb n\u00eb nivel qendror, qoft\u00eb n\u00eb nivel lokal, qoft\u00eb brenda partive politike. Ky \u00ebsht\u00eb paradoksi i diktatur\u00ebs liberale q\u00eb ka nd\u00ebrtuar kryeministri Rama, kuptohet me ndihm\u00ebn e \u00e7muar t\u00eb berishizmit dhe t\u00eb sistemit ton\u00eb mediatik.<\/span><br \/>\n<span>Koncepti i diktatur\u00ebs vjen nga fjala latinishte dictare, diktoj n\u00eb shqip. Sot qeverisja n\u00eb Shqip\u00ebri diktohet pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht nga kryeministri Rama, qoft\u00eb n\u00eb nivel qendror qoft\u00eb n\u00eb nivel lokal. Vendim i fundit i Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shkarkuar t\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebt e bashkive ku ka fituar PS-ja, dhe largimi i tyre nga detyra, tregoi se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kemi m\u00eb pushtet vendor, apo demokraci lokale, por vet\u00ebm pushtetin e Ram\u00ebs.<\/span><br \/>\n<span>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pushtet t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pakontrolluar dhe t\u00eb pakufizuar jo vet\u00ebm nga pushteti vendor por edhe nga parlamenti apo Partia Socialiste. Me ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2008 dhe me listat e mbyllura t\u00eb deputet\u00ebve Parlamenti dhe Partia Socialiste jan\u00eb kthyer n\u00eb masha t\u00eb kryeministrit Rama. Pa p\u00ebrmendur Presidenc\u00ebn apo K\u00ebshillin e Ministrave q\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb institucionet m\u00eb anonime t\u00eb Republik\u00ebs Rama.<\/span><br \/>\n<span>As Paralamenti, as Partia Socialiste dhe aq m\u00eb pak K\u00ebshilli i Ministrave, nuk e luajn\u00eb tashm\u00eb rolin e tyre t\u00eb m\u00ebpar\u00ebsh\u00ebm si forume ku diskutoheshin, debatoheshin por edhe korrigjoheshin politikat e pushtetit. Ndaj sot qeverisja socialiste \u00ebsht\u00eb reduktuar tek diktati i kryeministrit Rama. Po t\u00eb kemi parasysh pushtetitn e gjer\u00eb parlamentar dhe lokal q\u00eb kan\u00eb socialist\u00ebt sot, i bie q\u00eb jemi de facto n\u00eb nj\u00eb qeverisje autoritare dhe p\u00ebr pasoj\u00eb aspak demokratike, kolegjiale apo transparente.<\/span><br \/>\n<span>Problemi m\u00eb shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb se qeverisja autoritare po transformohet tashm\u00eb n\u00eb diktatur\u00eb politike sepse ka betonizuar at\u00eb q\u00eb Klaud Lefort e quante \u201cvendi bosh i pushtetit\u201d. Sipas Lefort karakteristika e demokracis\u00eb, ndryshe nga regjimet totalitare, autoritare apo monarkike, \u00ebsht\u00eb se pushteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend bosh q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb identik me pushtet-mbajt\u00ebsin, sepse ai mbushet dhe zbrazet vazhdimisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike nga pushtet-mbajt\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/span><br \/>\n<span>N\u00eb Shqip\u00ebri sot vendi bosh i pushtetit jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb mbushur plot por edhe trup\u00ebzohet tashm\u00eb nga kryeministri Rama, sot dhe nes\u00ebr. Pas zgjedhjeve t\u00eb fundit parlamentare dhe refuzimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb reformohet vazhdim\u00ebsia n\u00eb pushtet e Ram\u00ebs edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr duket gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr e paevitueshme.<\/span><br \/>\n<span>Shumica q\u00eb e solli Ram\u00ebn n\u00eb pushtet n\u00eb zgjedhjet e fundit \u00ebsht\u00eb transformuar gradualisht nga nj\u00eb shumic\u00eb fluide, sic duhet t\u00eb jen\u00eb shumicat n\u00eb demokraci, n\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb ngrir\u00eb q\u00eb nuk l\u00ebviz dhe as nuk tranformohet nga zgjedhja n\u00eb zgjedhje. <\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb Rama ka ngrir\u00eb si n\u00eb rolin e kryetarit t\u00eb PS-s\u00eb edhe n\u00eb rolin e kryeministrit.<\/span><br \/>\n<span>Aq m\u00eb tep\u00ebr kur shfarosja e demokracis\u00eb lokale dhe e pushtetit vendor redukton shum\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e lindjes s\u00eb lider\u00ebve apo forcave t\u00eb reja politike. N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendeve demokratike forcat e reja shpesh lindin dhe konsolidohen n\u00eb nivel lokal p\u00ebrpara se t\u00eb synojn\u00eb pushtetin qendror.<\/span><\/p>\n<p><span>Vetvendosja fitoi Bashkin\u00eb e Prishtin\u00ebs p\u00ebrpara se t\u00eb fitonte pushtetin qendror. Vet\u00eb Edi Rama e krijoi profilin e tij politik n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebrpara s\u00eb t\u00eb synonte pushtetin qendror. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt pushteti vendor sh\u00ebrben si paradhoma e pushtetit qendror, si p\u00ebr testimin, formatimin edhe p\u00ebr konsolidimin e forcave dhe t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb rinj politik.<\/span><\/p>\n<p><span>Me shkat\u00ebrrimin e demokracis\u00eb lokale dhe t\u00eb pushtetit vendor Rama ka sh\u00ebmbur nj\u00eb nga hap\u00ebsirat m\u00eb pjellore t\u00eb rinovimit t\u00eb politik\u00ebs shqiptare. Sot edhe n\u00ebse nj\u00eb forc\u00eb e re politike fiton nj\u00eb bashki t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme (si Tirana, Durr\u00ebsi, Shokdra, Vlora apo Elbasani) e ka t\u00eb pamundur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb model qeverisje aty sepse kompetencat e pushtetit vendor jan\u00eb zeruar tashm\u00eb, sikurse e ka theksuar me t\u00eb drejt\u00eb kolegu Mero Baze.<\/span><br \/>\n<span>K\u00ebshtu mungesa e demokracis\u00eb vendore kombinuar me munges\u00ebn e demokracis\u00eb partiake riprodhojn\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn ton\u00eb politike ku kryeministri Rama dikton i qet\u00eb nga oazi i tij privat socialist. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb Rama ka shembur pik\u00ebrisht dy urat q\u00eb e lejuan at\u00eb t\u00eb transformohej nga figur\u00eb publike n\u00eb l\u00edder politik, demokracian\u00eb lokale dhe demokracian\u00eb partiake, p\u00ebr tu transformuar n\u00eb nj\u00eb lider t\u00eb pakonkurruesh\u00ebm si brenda edhe jasht\u00eb PS-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebto kushte reformat liberale q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs (rule of law) jo vet\u00ebm nuk e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb por e legjitimojn\u00eb diktatur\u00ebn politike t\u00eb Ram\u00ebs, e cila p\u00ebrdor r\u00ebndom propagand\u00ebn por jo mekanizmat tipike diktatoriale t\u00eb dhun\u00ebs dhe intimidimit ndaj opozit\u00ebs, mediave apo gjygj\u00ebsorit. E th\u00ebn\u00eb ndryshe, dhuna dhe intimidimi ndaj opozit\u00ebs, gjygj\u00ebsorit apo mediave nuk jan\u00eb mjetet kryesore me t\u00eb cilat mbahet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pushteti aktual, edhe pse ka raste t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre, sic ishte p\u00ebrplasja me pronar\u00ebt e Gazet\u00ebs Panorama.<\/span><br \/>\n<span>Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7antia e diktatur\u00ebs politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs, dimensioni i saj liberal, \u00e7ka e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb paperceptueshme nga Bashkimi Evropian dhe t\u00eb ndryshme nga Maduro n\u00eb Venezuel\u00eb, nga Orbanizmi n\u00eb Hungari apo nga Erdoganizmi n\u00eb Turqi. Ajo nuk fut n\u00eb burg gazetar\u00eb, nuk b\u00ebn ndryshime kushtetuese p\u00ebr t\u00eb kapur gjygj\u00ebsorin (si n\u00eb Venezuel\u00eb, Hungari dhe Turqi). P\u00ebrkundrazi e ndryshon Kushtetut\u00ebn p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb gjygj\u00ebsorin m\u00eb t\u00eb pavarur nga ekzekutivi.<\/span><br \/>\n<span>Diktatura politike e Ram\u00ebs nuk dhunon haptas t\u00eb drejtat politike t\u00eb opozit\u00ebs apo t\u00eb protestuesve t\u00eb saj (kuptohet me disa p\u00ebrjashtime sic \u00ebsht\u00eb kufizimi i komisioneve hetimore parlamentare). Ajo nuk i b\u00ebn presion gjygj\u00ebsorit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se kush duhet ta marr\u00eb vul\u00ebn e opozit\u00ebs. Nuk i urren dhe as i deklaron opozitar\u00ebt armiq t\u00eb popullit, sic b\u00ebjn\u00eb Maduro, Orban dhe Erdogan. P\u00ebrkundrazi, me p\u00ebrcmim dhe keqardhje i quan cyryk votuesit e opozit\u00ebs dhe i fton t\u00eb ftillohen nga p\u00ebrgjumja berishiste dhe t\u00eb votojn\u00eb pushtetin socialist.<\/span><br \/>\n<span>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye denoncimet q\u00eb i b\u00ebhen pushtetit t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb Bashkimin Evropian bien n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr. P\u00ebr BE-n\u00eb liberalizmi, i kuptuar si shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, respekt p\u00ebr opozit\u00ebn politike dhe zgjedhje relativisht t\u00eb lira, \u00ebsht\u00eb identik me demokracin\u00eb dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb diktatur\u00eb liberale.<\/span><br \/>\n<span>Si mund t\u00eb jet\u00eb Shqip\u00ebria sot m\u00eb pak demokratike se dje edhe pse ka zgjedhje m\u00eb t\u00eb lira se dje, m\u00eb shum\u00eb liri shprehje se dje, m\u00eb pak gazetar\u00eb t\u00eb arrestuar se dje, m\u00eb shum\u00eb pavar\u00ebsi t\u00eb gjygj\u00ebsorit nga ekzekutivi se dje, m\u00eb shum\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb arrestuar p\u00ebr korrupsion se dje?<\/span><br \/>\n<span>Idea q\u00eb liberalizmi mund ti sh\u00ebrbej\u00eb nj\u00eb diktature politike \u00ebsht\u00eb e pakonceptueshme nga BE-ja p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb sepse fenomene si totalitarizmi partiak, eleminimi i demokracis\u00eb vendore dhe bllokimi total i rinovimit t\u00eb klas\u00ebs politike nuk ekzistojn\u00eb n\u00eb vendet e BE-s\u00eb. Ama n\u00eb kushtet e Shqip\u00ebris\u00eb fenomene t\u00eb tilla e transformojn\u00eb politik\u00ebn liberale n\u00eb instrument t\u00eb riprodhimit dhe legjitimimit t\u00eb diktatur\u00ebs politike t\u00eb kryeministrit.<\/span><br \/>\n<span>Bujaria q\u00eb shumica socialiste tregon ndaj Berish\u00ebs p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb parlament edhe p\u00ebrtej afatit t\u00eb tij kohor, vetp\u00ebrmbajtja e pushtetit ndaj protestave t\u00eb opozit\u00ebs berishiste p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb, edhe kur ata godasin dhe dhunojn\u00eb policin\u00eb me shpres\u00ebn se do dhunohen prej saj, apo toleranca e qeveris\u00eb ndaj televizioneve berishiste, edhe kur financimi i tyre \u00ebsh\u00eb i dyshimt\u00eb, buron kryesisht nga kalkulimi i thjesht\u00eb politik se t\u00eb gjitha k\u00ebto aktivitete n\u00eb fakt e forcojn\u00eb pushtetin e Ram\u00ebs.<\/span><br \/>\n<span>Protestat berishiste p\u00ebr vjedhjen e zgjedhjeve, fjalimi opozitar q\u00eb Berisha p\u00ebrs\u00ebrit q\u00eb nga r\u00ebnia e komunizmit, her\u00eb n\u00eb shesh dhe her\u00eb n\u00eb Kuvend, apo lajmet dhe programet politike t\u00eb televizionit t\u00eb familjes Berisha nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr pushtetin e Ram\u00ebs. P\u00ebrkundrazi ai i tregon ato me gisht si prov\u00eb e qart\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb alternativ\u00ebs politike berishiste dhe t\u00eb toleranc\u00ebs s\u00eb tij liberale p\u00ebr shtypin opozitar.<\/span><br \/>\n<span>N\u00eb k\u00ebto kushte Rama e toleron dhe e p\u00ebrballon me leht\u00ebsi forcimin e SPAK-ut dhe goditjet q\u00eb ai i b\u00ebn pushtetit socialist sepse ndihet shum\u00eb komod p\u00ebrball\u00eb opozit\u00ebs mjerane t\u00eb berishizmit dhe t\u00eb partive t\u00eb vogla q\u00eb deri tani i kan\u00eb hapur grop\u00ebn vetes. E th\u00ebn\u00eb ndryshe hetimet e SPAK-ut dhe forcimi i k\u00ebtij institucioni edhe pse tregojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb kalb\u00ebsimin korruptiv t\u00eb pushtetit aktual nuk e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e tij p\u00ebrball\u00eb munges\u00ebs s\u00eb alternativave politike t\u00eb vjet\u00ebra apo t\u00eb reja.<\/span><br \/>\n<span>P\u00ebrkundrazi, n\u00ebp\u00ebrmjet reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi Rama jo vet\u00ebm ka konsoliduar kredencialet e tij liberale, brenda dhe jasht\u00eb vendit, por ka betonizuar edhe m\u00eb tej pushtetin e tij brenda PS-s\u00eb. Arrestimi i nj\u00eb kryeministri n\u00eb detyr\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse i pamundur, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe n\u00eb vende me demokraci t\u00eb konsoliduar. Ndaj arrestimet e buj\u00ebshme t\u00eb SPAK-ut edhe n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit socialist nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se thellojn\u00eb hendekun mes p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb politike t\u00eb Ram\u00ebs dhe p\u00ebrkoh\u00ebsis\u00eb s\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb socialist.<\/span><br \/>\n<span>E th\u00ebn\u00eb ndryshe, si pasoj\u00eb e deformimit t\u00eb thell\u00eb t\u00eb sistemit ton\u00eb politik, si n\u00eb nivel qendror edhe n\u00eb nivel lokal, liberalizmi politik i qeverisjes aktuale ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb konsoliduar dhe fshehur munges\u00ebn e demokracis\u00eb dhe p\u00ebr pasoj\u00eb ka forcuar diktatur\u00ebn politike t\u00eb kryeministrit Rama.<\/span><br \/>\n<span>Ndaj mund t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb diktatur\u00eb liberale, ku demokracia, qoft\u00eb si hap\u00ebsir\u00eb ku nd\u00ebrtohen dhe zgjidhen alternativat qeveris\u00ebse, qoft\u00eb si pjesmarrje n\u00eb vendimmarrje apo si llogaridh\u00ebnie, reduktohet pa p\u00ebrdorur metodat represive t\u00eb diktaturave apo sistemeve autoritare iliberale. P\u00ebrkundrazi, vdekja e demokracis\u00eb substanciale \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me p\u00ebrmir\u00ebsimin e nj\u00eb num\u00ebri procedurash t\u00eb demokracis\u00eb liberale sic jan\u00eb zgjedhjet apo ndarja mes ekzekutivit dhe gjygj\u00ebsorit.<\/span><br \/>\n<span>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb aspak q\u00eb Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb liberaliz\u00ebm, p\u00ebrkundrazi. Pavar\u00ebsimi i Parlamentit p\u00ebrball\u00eb Ekzekutivit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb luaj\u00eb rolin e monitoruesit dhe ti k\u00ebrkoj\u00eb ekzkutivit llogari \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr demokratizimin e sistemit ton\u00eb politik. Ashtu sikurse edhe zgjerimi i hap\u00ebsirave hetimore p\u00ebr komisionet parlamentare t\u00eb opozit\u00ebs.<\/span><br \/>\n<span>Ama reforma t\u00eb tilla liberale nuk do t\u00eb mund t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb dikatur\u00ebn politike t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr sa koh\u00eb liberalizmi si garant i demokracis\u00eb ndalon tek pragu i partive politike. Partit\u00eb tona politike sot jan\u00eb hap\u00ebsira thell\u00ebsisht totalitare ku procedurat, zgjedhjet, dhe statuti sh\u00ebrbejn\u00eb thjesht p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsimin dhe konfirmimin e liderit n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb. Zgjedhje kishte edhe brenda Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dje, por roli i tyre nuk ishte p\u00ebrzgjedhja mes alternativave, por konfirmimi i Enverit dhe ideve t\u00eb tij n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb, ashtu sikurse ndodh me Ram\u00ebn dhe Berish\u00ebn sot.<\/span><br \/>\n<span>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb demokraci liberale me parti totalitare q\u00eb reduktohen tek vullneti i liderit. Pasi e kan\u00eb boshatisur demokracin\u00eb brenda partive lider\u00eb t\u00eb till\u00eb do ta boshatisin at\u00eb edhe jasht\u00eb tyre. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb demokracia shqiptare tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb disa procedura elektorale dhe politike q\u00eb riprodhojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shumic\u00eb (dhe pothuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn opozit\u00eb).<\/span><br \/>\n<span>Vdekja e demokracis\u00eb, debatit dhe diskutimit brenda partive politike ka zhdukur edhe hap\u00ebsirat demokratike jasht\u00eb tyre, hap\u00ebsira ku diktati i kryeministrit do mund t\u00eb kontestohej, bashk\u00eb me modelin aktual t\u00eb zhvillimit, apo ku mund t\u00eb nd\u00ebrtoheshin alternativa qeveris\u00ebse. E kam fjal\u00ebn jo vet\u00ebm p\u00ebr parlamentin dhe pushtetin vendor q\u00eb jan\u00eb reduktuar n\u00eb zgjatime t\u00eb kryeministrit, por edhe p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn mediatike.<\/span><br \/>\n<span>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sot t\u00eb debatosh n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ton\u00eb mediatike modelin e zhvillimit ekonomik t\u00eb qeveris\u00eb Rama, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar tek investitor\u00ebt strategjik (miliarder\u00ebt apo oligark\u00ebt), n\u00ebse ky debat nuk zhvillohet brenda dhe midis partive politike. P\u00ebr t\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb d\u00ebgjosh heshtjen e thell\u00eb dhe t\u00eb turp\u00ebshme q\u00eb ka mbuluar median ton\u00eb mbi modelin e zhvillimit turistik n\u00eb Sazan.<\/span><br \/>\n<span>\u00cbsht\u00eb akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta kontestosh modelin aktual t\u00eb zhvillimit q\u00eb n\u00eb qend\u00ebr ka investitorin strategjik dhe jo qyetarin, fshatarin, apo bujq\u00ebsin\u00eb, kur pushteti vendor \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht impotent dhe i shk\u00ebputur nga qytetar\u00ebt. Pasi ia ka vjedhur t\u00eb gjitha kompetencat pushtetit vendor kryeminstri Rama ia dhuron lumin, kullot\u00ebn, l\u00ebndin\u00ebn apo bregun e komunitetit nj\u00eb investitori strategjik duke injoruar opinionin dhe interesat e komuniteteve lokale q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfaq\u00ebsuar si nga kryebashkiaku edhe nga nj\u00eb k\u00ebshill bashkiak anonim q\u00eb zgjidhet nga listat e mbyllura t\u00eb partive politike dhe nuk ka fare lidhje direkte me qytetar\u00ebt.<\/span><br \/>\n<span>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye demokracia brenda partive dhe demokracia vendore jan\u00eb c\u00ebshtje publike q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e demokracis\u00eb son\u00eb dhe jo thjesht c\u00ebshtje t\u00eb militant\u00ebve partiak apo t\u00eb reform\u00ebs territoriale dhe administrative. Ndaj ato nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb lihen n\u00eb dor\u00eb thjesht t\u00eb partive politike dhe t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb tyre. Ekzistojn\u00eb plot praktika nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku proceset dhe procedurat zgjedhore brenda partive parlamentare zhvillohen nga institucione zgjedhore komb\u00ebtare.<\/span><br \/>\n<span>Mendoj se \u00ebsht\u00eb gabim i madh ta shikojm\u00eb munges\u00ebn reformimit t\u00eb PD-s\u00eb si problem thjesht i demokrat\u00ebve apo transformimin e PS-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb kazerm\u00eb politike si c\u00ebshtje e ngusht\u00eb e socialist\u00ebve. Nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb, dhe aq m\u00eb pak t\u00eb normalizojm\u00eb, transformimin e PD-s\u00eb dhe PS-s\u00eb n\u00eb prona private t\u00eb kryetar\u00ebve pasi ky standart politik hedh n\u00eb er\u00eb pasurin\u00eb ton\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme publike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb demokracia, si n\u00eb nivel lokal edhe n\u00eb at\u00eb qendror.<\/span><br \/>\n<span>Nj\u00eb sistem politik ku nuk ekziston demokracia vendore, ku nes\u00ebr kryetare e PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb Argita Berisha dhe kryetare e PS-s\u00eb Linda Rama nuk mund t\u00eb prodhoj\u00eb demokraci, konkurrenc\u00eb dhe alternativa politike. Maksimumi mund t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb liberale si kjo e Ram\u00ebs sot, por q\u00eb nes\u00ebr do p\u00ebrfundoj\u00eb thjesht n\u00eb diktatur\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong>Shkruar enkas p\u00ebr Lapsi.al nga Blendi Kajsiu<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/29\/blendi-kajsiu-diktatura-liberale-e-edi-rames\/\">Diktatura liberale e Edi Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb koncepti \u201cdiktatur\u00eb liberale\u201d duket paradoksal pasi per ne \u00ebsht\u00eb e pamundur ta ndajm\u00eb liberalizmin, si respekt p\u00ebr procedur\u00ebn, p\u00ebr lirit\u00eb personale dhe t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebr opozit\u00ebn (pakicat), p\u00ebr ndarjen e pushteteve, dhe p\u00ebr zgjedhjet e lira, nga demokracia. E megjithat\u00eb k\u00ebto dy koncepte jo gjithmon\u00eb jan\u00eb ngjizur bashk\u00eb. P\u00ebrkundrazi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33287","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33287","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33287"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33287\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33287"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33287"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33287"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}