{"id":3319,"date":"2024-11-19T07:02:54","date_gmt":"2024-11-19T07:02:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/19\/te-dhenat-e-instat-eksportet-ne-pikiate-bien-me-14-3-per-10-mujorin-e-pare-te-2024\/"},"modified":"2024-11-19T07:02:54","modified_gmt":"2024-11-19T07:02:54","slug":"te-dhenat-e-instat-eksportet-ne-pikiate-bien-me-14-3-per-10-mujorin-e-pare-te-2024","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/19\/te-dhenat-e-instat-eksportet-ne-pikiate-bien-me-14-3-per-10-mujorin-e-pare-te-2024\/","title":{"rendered":"T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT\/ Eksportet n\u00eb pikiat\u00eb, bien me 14.3% p\u00ebr 10 mujorin e par\u00eb t\u00eb 2024"},"content":{"rendered":"<p>Eksportet kan\u00eb vijuar me tendenc\u00ebn e tyre tkurr\u00ebse edhe n\u00eb muajin tetor, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mujorin ato t\u00eb jen\u00eb 14.3% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta sesa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyet kryesore t\u00eb k\u00ebsaj tendence lidhen me r\u00ebnien e euros q\u00eb tkurr t\u00eb ardhurat e eksportuesve, uljen e konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb bizneseve shqiptare si nga zhvler\u00ebsimi i euros ashtu dhe nga rritja e kostove, si dhe koniunktura e pafavorshme e mallrave n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor, r\u00ebnia u thellua s\u00ebrish, pasi ishte ngadal\u00ebsuar n\u00eb shtator. Efektin kryesor n\u00eb ecurin\u00eb negative t\u00eb eksporteve n\u00eb tetor e dha mbyllja e p\u00ebrkohshme e aktivitetit t\u00eb prodhuesit t\u00eb \u00e7elikut, Kurum, nj\u00eb nga eksportuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, n\u00eb Tetor 2024 eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 31 mld lek\u00eb, duke u ulur me -15,2 %, n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Trendi i u p\u00ebrkeq\u00ebsua n\u00eb raport me shtatorin, kur r\u00ebnia ishte 8.5%.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht r\u00ebnia ishte 18%, n\u00eb korrik tkurrja ishte 12% dhe n\u00eb qershor ishte 8.9%. N\u00eb maj, tkurrja me baz\u00eb vjetore ishte 12,4%. N\u00eb Prill 2024 eksportet e mallrave ishin rritur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb muajsh me 1,8% me baz\u00eb vjetore. N\u00eb mars eksportet ishin tkurrur me -21%, n\u00eb shkurt me -16.1% dhe n\u00eb janar me- 29.2%.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit Tetor 2024, n\u00eb uljen e eksporteve prej -15,2 %, kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me -8,2 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cTekstile dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me -3,5 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me -2,9 pik\u00eb p\u00ebrqindje etj<\/p>\n<p>Eksportet, gjat\u00eb k\u00ebtij dhjet\u00ebmujori jan\u00eb ulur me -14,3 %, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Grupet q\u00eb kan\u00eb ndikuar negativisht n\u00eb uljen vjetore t\u00eb eksporteve, jan\u00eb: \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me -5,6 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cTekstile dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me -5,0 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me -2,2 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<h4>Tekstilet dhe k\u00ebpuc\u00ebt nuk ndalin r\u00ebnien<\/h4>\n<p>N\u00eb tetor eksportet e tekstile e k\u00ebpuc\u00eb, grupi m\u00eb i madh eksportues n\u00eb vend ran\u00eb me 12%. P\u00ebr 10 mujorin, eksportet e tekstileve- k\u00ebpuc\u00eb ishin 88.4 miliard\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb tkurrje prej 17.2% me baz\u00eb vjetore.<\/p>\n<p>Industria po ndikohet negativisht nga rritja e kostove q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb partner\u00ebt t\u00eb zhvendosen n\u00eb Lindjen e Mesme duke ulur porosit\u00eb dhe sidomos zhvler\u00ebsimi i euros, q\u00eb redukton t\u00eb ardhurat e tyre kur konvertohen n\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kahun tjet\u00ebr dhe k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb ulur si rrjedhoj\u00eb e ndryshimit t\u00eb sjelljes konsumator\u00eb n\u00eb Europ\u00eb nga kriza ekonomike.<\/p>\n<p>Eksportuesit pohojn\u00eb se kan\u00eb pak shpresa p\u00ebr rikuperimin e aktivitetit si p\u00ebr rrjedhoje t\u00eb uljes s\u00eb aft\u00ebsive konkurruese ashtu dhe k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb dob\u00ebt p\u00ebr veshje e k\u00ebpuc\u00eb n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<h4>Minerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse vijojn\u00eb me r\u00ebnie<\/h4>\n<p>Eksportet n\u00eb grupin \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji\u201d ran\u00eb me 15.4% n\u00eb tetor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Bankers Petroleum, eksportuesi m\u00eb i madh n\u00eb vend dhe nga tregtimi i energjis\u00eb elektrike, q\u00eb lidhet me motin. P\u00ebr 10 mujorin, ky grup sh\u00ebnoi eksporte me vler\u00eb gati 61 miliard\u00eb lek\u00eb, me tkurrje 25.5%.<\/p>\n<h4>Materiale nd\u00ebrtimi dhe metale, me r\u00ebnie t\u00eb thell\u00eb nga Kurum<\/h4>\n<p>\u201cMaterialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet\u201d ishin grupi me r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb tetor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, p\u00ebrpunuesit t\u00eb \u00e7elikut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga eksportuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vend.<br \/>\nN\u00eb shtator ky grup ra thell\u00eb me 40%. P\u00ebr 10 mujorin, sektori \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb r\u00ebnie prej 12%. N\u00eb gusht Kurum njoftoi se kishte nd\u00ebrprer\u00eb aktivitetin p\u00ebr shkak t\u00eb konjuktur\u00ebs s\u00eb pafavorshme t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<h4>Ushqime pije e duhan i kthehen s\u00ebrish r\u00ebnies<\/h4>\n<p>\u201cUshqime pije e duhan\u201d, ran\u00eb s\u00ebrish leht\u00eb n\u00eb tetor, me 1.8%, pasi ishin rritur me 5.4% n\u00eb shtator. P\u00ebr 10 mujorin, ky grup ka r\u00ebn\u00eb me -7.1%.<\/p>\n<p>Eksportuesit pohojn\u00eb se tkurrja lidhet kryesisht me r\u00ebnien e \u00e7mimeve p\u00ebr shkak t\u00eb mbiprodhimit, nd\u00ebrsa sasit\u00eb e eksportuara vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb larta. K\u00ebt\u00eb vit ka pasur superprodhim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Mesdheun, t\u00eb nxitura nga \u00e7mimet e larta dhe moti i favorsh\u00ebm, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ofert\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<h4>Makineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi d\u00ebmtohen nga euro<\/h4>\n<p>\u201cMakineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d ishin grupi tjet\u00ebr q\u00eb shfaqi ecuri t\u00eb mir\u00eb vitet e fundit, si rrjedhoj\u00eb e hyrjes s\u00eb fabrikave q\u00eb montonin pjes\u00eb p\u00ebr industrin\u00eb automotive.<br \/>\nPor edhe ky grup po vuan nga zhvler\u00ebsimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor eksportet n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup ran\u00eb me 1%, pasi ishin rritur me 4.2% p\u00ebr shtatorin. P\u00ebr 10 mujorin tkurrja \u00ebsht\u00eb 5.3%.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanive automotive q\u00eb prodhojn\u00eb fasoneri t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb pohojn\u00eb se ka nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs apo shitjeve p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb tregun e automobilave n\u00eb Europ\u00eb. Sipas tyre kompanit\u00eb e m\u00ebdha europiane si Stellantis, Renault Group, Volkswagen kan\u00eb reflektuar r\u00ebnie k\u00ebrkese. Nj\u00eb faktor tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe rritja e ofert\u00ebs dhe konkurrenc\u00ebs nga makinat elektrike t\u00eb markave kineze.<\/p>\n<h4>Thellohet ndjesh\u00ebm deficiti tregtar, dalin 4.3 mld euro<\/h4>\n<p>R\u00ebnia e eksporteve dhe rritja e importeve po ndikojn\u00eb n\u00eb thellimin e deficitit tregtar.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, N\u00eb k\u00ebt\u00eb dhjet\u00ebmujor eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 317 mld lek\u00eb, duke u ulur me -14,3 %, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb importet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 743 mld lek\u00eb, duke u rritur me 2,0 %, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Deficiti tregtar arriti vler\u00ebn 426 mld lek\u00eb, duke u rritur me 18,8 %, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb 2023. Si rrjedhoj\u00eb p\u00ebr 10 mujorin 2024, kan\u00eb dal\u00eb nga vendi neto rreth 4.3 miliard\u00eb euro p\u00ebr financimin e importeve.<\/p>\n<p>Si dhjet\u00ebmujor, importet jan\u00eb rritur me 2,0 %, krahasuar me dhjet\u00ebmujorin e par\u00eb 2023. Grupet q\u00eb kan\u00eb ndikuar pozitivisht n\u00eb rritjen vjetore t\u00eb importeve, jan\u00eb: \u201cMakineri, pajisje dhe pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d me +2,7 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cUshqime, pije, duhan\u201d me +1,2 pik\u00eb p\u00ebrqindje, etj. Nd\u00ebrsa kan\u00eb ndikuar negativisht grupet: \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me -1,2 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cTekstile dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me -0,9 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cL\u00ebkur\u00eb dhe artikujt prej tyre\u201c me -0,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<h4>Bien eksportet drejt Kosov\u00ebs, rriten importet nga Greqia<\/h4>\n<p>N\u00eb muajin Tetor 2024, vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur ulje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb eksporteve, n\u00eb krahasim me Tetor 2023 jan\u00eb: Kosova (24,0 %), Italia (13,6 %), Spanj\u00eb (4,7 %), etj. Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilat eksportet kan\u00eb pasur rritje m\u00eb t\u00eb madhe, jan\u00eb:Greqia (12,3 %), Gjermania (11,4 %).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij dhjet\u00ebmujori vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur ulje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb eksporteve, n\u00eb krahas im me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb: Greqia (20,2 %), Italia (14,2 %), Kosova (8,5 %), etj. Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilin eksport et kan\u00eb pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe, \u00ebsht\u00eb: SHBA (68,3 %), Kina (16,8 %), etj.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin Tetor 2024, vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur uljen m\u00eb t\u00eb madhe te importeve, jan\u00eb: Maqedonia Veriut (17,6 %), Italia (3,4 %), etj. Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilat importet kan\u00eb pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb importeve, n\u00eb krahasim me Shtator 2023 jan\u00eb: Greqia (28,1 %), Turqia (6,6 %), Kina (2,7 %), etj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij dhjet\u00ebmujori , vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb import eve, n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb: Greqia (19,9 %), Turqia (16,3 %), Kina (0,2 %), etj. Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilat importet kan\u00eb pasur uljen m\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb: Maqedonia e Veriut (14,5 %), Italia (3,2 %), Spanja (2,0 %), etj.<\/p>\n<div class=\"wp-caption alignnone\">\n<p class=\"wp-caption-text\">Burimi: INSTAT<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"wp-caption alignnone\">\n<p class=\"wp-caption-text\">Burimi: INSTAT<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"wp-caption alignnone\">\n<p class=\"wp-caption-text\">Burimi: INSTAT<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"wp-caption alignnone\">\n<p class=\"wp-caption-text\">Burimi: INSTAT<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"special-note\">\n<p><em>\/Monitor.al\/<\/em><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksportet kan\u00eb vijuar me tendenc\u00ebn e tyre tkurr\u00ebse edhe n\u00eb muajin tetor, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mujorin ato t\u00eb jen\u00eb 14.3% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta sesa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Arsyet kryesore t\u00eb k\u00ebsaj tendence lidhen me r\u00ebnien e euros q\u00eb tkurr t\u00eb ardhurat e eksportuesve, uljen e konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb bizneseve shqiptare si nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3319","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3319","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3319"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3319\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3319"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3319"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3319"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}