{"id":33141,"date":"2025-07-28T10:48:13","date_gmt":"2025-07-28T10:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/28\/avokatet-e-veliajt-kerkese-spak-ut-10-dite-sna-mjaftojne-per-te-lexuar-dosjen-ka-shume-volum\/"},"modified":"2025-07-28T10:48:13","modified_gmt":"2025-07-28T10:48:13","slug":"avokatet-e-veliajt-kerkese-spak-ut-10-dite-sna-mjaftojne-per-te-lexuar-dosjen-ka-shume-volum","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/28\/avokatet-e-veliajt-kerkese-spak-ut-10-dite-sna-mjaftojne-per-te-lexuar-dosjen-ka-shume-volum\/","title":{"rendered":"Avokat\u00ebt e Veliajt k\u00ebrkes\u00eb SPAK-ut: 10 dit\u00eb s\u2019na mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar dosjen, ka shum\u00eb volum"},"content":{"rendered":"<p>Avokat\u00ebt e Erion Veliajt i jan\u00eb drejtuar me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb SPAK-ut, ku i k\u00ebrkojn\u00eb zgjatjen deri m\u00eb dat\u00eb 24 shtator t\u00eb aftit p\u00ebr njohjen me p\u00ebrmbajtjen e plot\u00eb t\u00eb akteve dhe provave mbi t\u00eb cilat ngrihet akuzat ndaj kryebashkiakut.<\/p>\n<p>Nisur nga volumi i madh i materialeve hetimore, avokat\u00ebt e Veliajt thon\u00eb se ndodhen n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u2019u njohur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive me p\u00ebrmbajtjen e plot\u00eb t\u00eb provave dhe akteve brenda 10 dit\u00ebve, ashtu si\u00e7 e parashikon ligji, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb m\u00eb pas ata t\u00eb japin kund\u00ebrshtimet e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tyre drejtuar SPAK, avokat\u00ebt e Veliajt thon\u00eb se 10 dit\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb lexim t\u00eb thjesht\u00eb, pa analiz\u00eb profesionale apo p\u00ebrpunim juridik i t\u00eb gjitha materialeve. Nisur edhe n\u00eb periudh\u00ebn ku ndodhemi, avokat\u00ebt shprehen se muaji gusht \u00ebsht\u00eb periudh\u00eb e reduktuar pune p\u00ebr organet e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb gjykatat, prokurorit\u00eb dhe avokat\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas tyre, kjo e b\u00ebn praktikisht t\u00eb pamundur p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb mbrojtjeje efektive dhe t\u00eb barabart\u00eb, ashtu si\u00e7 garantohet nga neni 6 i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, i cili k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb pandehurit t\u00eb ken\u00eb koh\u00eb dhe mund\u00ebsi t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019u mbrojtur\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e Veliajt theksojn\u00eb se\u00a0<em>\u201cky disproporcion mes afatit procedural dhe volumit t\u00eb materialeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cenim thelb\u00ebsor i t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr mbrojtje efektive dhe p\u00ebr proces t\u00eb rregullt ligjor, q\u00eb e zhvler\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb garancin\u00eb procedurale q\u00eb Kodi i Procedur\u00ebs Penale dhe Konventa synojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb. Kjo lloj \u201cp\u00ebrmbytjeje dokumentare\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb abuzimi strukturor me t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjes, q\u00eb Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut e ka konsideruar t\u00eb papranueshme n\u00eb disa vendime, kur volumi i materialeve i b\u00ebn t\u00eb pavlefshme n\u00eb praktik\u00eb garancit\u00eb procedurale q\u00eb duken formalisht t\u00eb respektuara\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Erion Veliaj u mor i pandehur nga SPAK dhe m\u00eb 23 Korrik iu komunikuan akuzat nga nj\u00eb grup oficer\u00ebsh t\u00eb BKH-s\u00eb n\u00eb paraburgimin e Durr\u00ebsit, i cili firmosi n\u00eb pranin\u00eb e nj\u00eb prej avokat\u00ebve.<\/p>\n<p>Veliaj \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur si i dyshuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (9 her\u00eb), \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, si dhe \u201cRefuzimi p\u00ebr deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rrem\u00eb i pasurive, interesave privat\u00eb t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb ose i \u00e7do personi tjet\u00ebr q\u00eb ka detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat akuza si t\u00eb Erion Veliajt, iu komunikuan edhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Ajola Xoxa, e cila u paraqit n\u00eb SPAK s\u00eb bashku me avokatin e saj, Maks Haxhia.<\/p>\n<p>Erion Veliaj u arrestua mesdit\u00ebn e 10 Shkurtit n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, teksa i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi masa e \u201carrestit me burg\u201d nga t\u00eb tre shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb hetimi 1 vje\u00e7ar, SPAK i ngriti fillimisht akuzat Veliajt p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (9 her\u00eb) dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb Apelit, Erion Veliajt iu shtua edhe akuza e futjes s\u00eb sendeve t\u00eb ndaluara n\u00eb qelit\u00eb e paraburgimit, pasi ishte n\u00eb p\u00ebrgjim dhe zhvilloi telefonata me celularin e nj\u00eb prej efektiv\u00ebve t\u00eb Burgjeve, teksa ishte n\u00eb fugon p\u00ebr t\u2019u transferuar n\u00eb burg. Ky procedim penal \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb m\u00eb vete nga dosjas e korrupsionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje akuzohet edhe bashk\u00ebshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila ndodhet n\u00eb mas\u00ebn \u201cdetyrim paraqitje\u201d, dhe mbi t\u00eb r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr veprat penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (9 her\u00eb) dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d.<\/p>\n<p>Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kan\u00eb krijuar nj\u00eb skem\u00eb p\u00ebrfitimi ryshfetesh p\u00ebr pasurim personal p\u00ebrmes nj\u00eb numri organizatash dhe kompanish t\u00eb kontrolluara prej tyre apo t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre dhe kan\u00eb p\u00ebrfituar s\u00eb paku 1.1 milion\u00eb euro n\u00eb n\u00ebnt\u00eb raste. Veliaj akuzohet se ka p\u00ebrfituar tre vila n\u00eb nj\u00eb fshat turistik n\u00eb Qerret nd\u00ebrsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mij\u00eb euro n\u00eb blerje online, t\u00eb cilat nuk i ka deklaruar n\u00eb deklaratat vjetore.<\/p>\n<p>Biznesmen\u00ebt Elman Abule, Gentian Sula, Shk\u00eblqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb tenderave nga Bashkia e Tiran\u00ebs dhe lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare n\u00ebp\u00ebrmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve t\u00eb Ajola Xox\u00ebs, si dhe pasurive t\u00eb paluajtshme, si disa vila n\u00eb Qerret.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh, m\u00eb 22 Maj, SPAK r\u00ebndoi pozitat penale t\u00eb \u00e7iftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa, pasi i shtoi nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb re, si dhe i sekuestroi edhe nj\u00eb tjet\u00ebr apartament, e cila dyshohet si pasuri e fshehur e tyre.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb godin\u00ebs ku ndodhet dhe apartamenti i Erion Veliajt dhe Ajola Xox\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn e \u201cKodr\u00ebs s\u00eb Diellit\u201d n\u00eb kryeqytet, ku m\u00eb par\u00eb ishte ushtruar kontrolle edhe nga oficer\u00ebt e BKH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj \u00e7iftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa \u00ebsht\u00eb shtuar akuza e vepr\u00ebs penale \u201cRefuzimi p\u00ebr deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rrem\u00eb i pasurive, interesave privat\u00eb t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb ose i \u00e7do personi tjet\u00ebr q\u00eb ka detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim\u201d.<\/p>\n<p>Aktualisht Erion Veliaj ndodhet n\u00eb paraburgimin e burgut t\u00eb Durr\u00ebsit. Nga qelia, n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve sociale dhe mediave q\u00eb e mb\u00ebshtesin, kryebashkiaku ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb lin\u00e7imi publik ndaj prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe gjyqtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar mas\u00ebn e siguris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u2019i frik\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Veliaj ka angazhuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij edhe dy studio ligjore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 n\u00eb Nju Jork dhe Lond\u00ebr, si dhe nj\u00eb kompani \u2018PR\u2019 britanike.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \"><\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/avokatet-e-veliajt-kerkese-spak-ut-10-dite-sna-mjaftojne-per-te-lexuar-dosjen-ka-shume-volum\/\">Avokat\u00ebt e Veliajt k\u00ebrkes\u00eb SPAK-ut: 10 dit\u00eb s\u2019na mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar dosjen, ka shum\u00eb volum<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokat\u00ebt e Erion Veliajt i jan\u00eb drejtuar me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb SPAK-ut, ku i k\u00ebrkojn\u00eb zgjatjen deri m\u00eb dat\u00eb 24 shtator t\u00eb aftit p\u00ebr njohjen me p\u00ebrmbajtjen e plot\u00eb t\u00eb akteve dhe provave mbi t\u00eb cilat ngrihet akuzat ndaj kryebashkiakut. Nisur nga volumi i madh i materialeve hetimore, avokat\u00ebt e Veliajt thon\u00eb se ndodhen n\u00eb pamund\u00ebsi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33141","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33141","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33141"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33141\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}