{"id":33023,"date":"2025-07-27T11:54:57","date_gmt":"2025-07-27T11:54:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/27\/si-ra-alibia-e-115-mije-eurove-qe-u-gjeten-ne-kasaforen-e-ajola-xoxes\/"},"modified":"2025-07-27T11:54:57","modified_gmt":"2025-07-27T11:54:57","slug":"si-ra-alibia-e-115-mije-eurove-qe-u-gjeten-ne-kasaforen-e-ajola-xoxes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/27\/si-ra-alibia-e-115-mije-eurove-qe-u-gjeten-ne-kasaforen-e-ajola-xoxes\/","title":{"rendered":"Si ra alibia e 115 mij\u00eb eurove q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb kasafor\u00ebn e Ajola Xox\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><span>Nj\u00eb nga scoop-et q\u00eb u shp\u00ebrnda me shpejt\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs, pasi SPAK mori urdh\u00ebr t\u00eb godas\u00eb \u00e7iftin Erion Veliaj,- Ajola Xoxa ishte edhe ai se hetuesit q\u00eb kontrolluan n\u00eb zyr\u00ebn e saj, kishin gjetur n\u00eb kasafort\u00eb, rreth 115 mij\u00eb euro t\u00eb pa deklaruara, n\u00eb prerje t\u00eb m\u00ebdha. Jemi ende n\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit 2024, kryebashkiaku gjendej akoma n\u00eb zyr\u00eb, pompohej rregullisht n\u00eb ekrane dhe SPAK nuk kishte raportuar ende shifr\u00ebn marramend\u00ebse se Ajola Xoxa kishte shpenzuar p\u00ebr fustane, t\u00eb brendshme dhe bizhu m\u00eb shum\u00eb se 800 mij\u00eb euro.<\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye lajmi se oicer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore ia beh\u00ebn n\u00eb zyr\u00ebn e saj dhe zbuluan t\u00eb fshehura n\u00eb nj\u00eb kasafort\u00eb dollar\u00eb dhe euro t\u00eb mbajtura cash, pati efektin e nj\u00eb bombe. <\/span><\/p>\n<p><span><\/span><\/p>\n<p><span>Faksimile nga dosja e SPAK\u21d1<\/span><\/p>\n<p><span>Nga grupi i ngusht\u00eb i njer\u00ebzve q\u00eb gjendeshin n\u00eb ato mjedise doli thashethemi se znj. Xoxa dukej e hutuar, e shushatur, gati si e b\u00ebr\u00eb dhe jepte versione krejt pa lidhje ndaj pyetjeve t\u00eb polic\u00ebve gjyq\u00ebsor\u00eb. Fillimisht, at\u00eb dit\u00eb t\u00eb 6 dhjetorit, ajo i pati th\u00ebn\u00eb atyre se k\u00ebto para ishin nga trrash\u00ebgimie e babait t\u00eb saj t\u00eb ndjer\u00eb. Por pak dit\u00eb m\u00eb pas, ajo do detyrohej t\u00eb ndryshonte kat\u00ebrcip\u00ebrisht q\u00ebndrim. Me ndihm\u00ebn e avokat\u00ebve t\u00eb saj ajo paraqiti pran\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb posatshme nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr shitje apartamenti n\u00eb bllok, duke u justifikuar se k\u00ebto para vinin si pasoj\u00eb e kaparit q\u00eb kishte marr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo manov\u00ebr i vuri n\u00eb dyshim hetuesit q\u00eb ndiqnin \u00e7\u00ebshtjen. Pika e par\u00eb qe se data e kontrat\u00ebs ishte nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb ushtrohej kontrolli n\u00eb zyrat e Xox\u00ebs. Pika e dyt\u00eb q\u00eb k\u00ebrciste, kishte t\u00eb b\u00ebnte me ndryshimin e versionit nga para trashigimie, n\u00eb kapar. Dhe pika e tret\u00eb lidhej me biznesmenin kontrovers q\u00eb kishte marr\u00eb mbi shpin\u00eb t\u00eb b\u00ebnte alibin\u00eb e Ajol\u00ebs. Ai qe Gentian Sula, nj\u00eb nga aksioner\u00ebt e Intersig Vienna Asurance, i cili me sa duket ende n\u00ebn trysnin\u00eb e pamat\u00eb q\u00eb kishte \u00e7ifti Veliaj, t\u00eb cilin se imagjinonte kurr\u00eb se e kishin paketuar p\u00ebr ta lin\u00e7uar, vendosi ti ndihmonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe Ajola Xoxa edhe Gentian Sula, q\u00eb kishte lidhje t\u00eb hershme me t\u00eb pasi i kishte l\u00ebn\u00eb falas n\u00eb bllok nj\u00eb vil\u00eb p\u00ebr aktivitete arrtistike (ish selin\u00eb e Vodafone), kur u pyet\u00ebn para prokuror\u00ebve i dol\u00ebn p\u00ebr zot kontrat\u00ebs p\u00ebr blerje apartamenti me shum\u00ebn 220 mij\u00eb euro, p\u00ebr t\u00eb cilat biznesmeni i kishte dh\u00ebn\u00eb gruas s\u00eb kryebashkiakut, paraprakisht n\u00eb dor\u00eb shum\u00ebn q\u00eb u gjet n\u00eb kasafort\u00ebn e saj. Dhe k\u00ebtu historia e parave t\u00eb pa deklaruara dukej e mbyllur dhe Ajola mund t\u00eb flinte e qet\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Por ngjarjet rrog\u00ebn shpejt. Pak jav\u00eb m\u00eb pas Erion Veliajt do ti viheshin prangat nd\u00ebrsa hetuesit do t\u00eb vijonin me k\u00ebrkimin e \u00e7montimit t\u00eb alibive t\u00eb tij. Dhe hallka m\u00eb e dob\u00ebt do t\u00eb k\u00ebrkohej tek profili dallkauk i biznesmenit, q\u00eb i b\u00ebhet mash\u00eb nj\u00eb pushtetari sa \u00ebsht\u00eb maj\u00eb dhe i ngul thik\u00ebn i pari sa e sheh q\u00eb i rr\u00ebshkiti k\u00ebmba. Ajola Xoxa p\u00ebr sa koh\u00eb e shiste burrin si pasardh\u00ebs t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe me pushtetin e pamat\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Tiran\u00eb, mund t\u00eb prodhonte sa t\u00eb donte alibi. E goditur dhe e braktisur nga t\u00eb vet\u00ebt, me bashk\u00ebshortin gjys\u00ebm t\u00eb \u00e7ekuilibruar n\u00eb qeli, nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitone m\u00eb nga miq\u00ebsia dhe besnik\u00ebria e askujt.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebshtu ndodhi edhe me Gentian Sul\u00ebn, i cili kur i rithirr n\u00eb SPAK\u00a0 n\u00eb maj t\u00eb 2025, pasi dyshja Veliaj-Xoxa e kishte marr\u00eb poropotin\u00eb, e ndryshoi krejt\u00ebsisht versionin e tij. Ai pranoi se kishte firmosur nj\u00eb kontrat\u00eb fiktive, se nuk kishte dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb para p\u00ebr kapar dhe se yshtjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim e kishte marr\u00eb nga lutjet e Ajola Xox\u00ebs. Madje ai u ka th\u00ebn\u00eb prokuror\u00ebve se gjith\u00e7ka ia ka k\u00ebrkuar Ajola si favor, se ai i pati mashtruar her\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb nder asaj, se kishte qen\u00eb i tronditur dhe i paqart\u00eb p\u00ebr rrethanat. <\/span><\/p>\n<p><span>Madje me zellin e nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori q\u00eb pasi ta ngul thik\u00ebn ta l\u00ebviz thell\u00eb n\u00ebp\u00ebr plag\u00eb, ai ka deponuar n\u00eb prokurori se pasi u nd\u00ebrgjegj\u00ebsua se ckishte bere, i k\u00ebrkoi llogari Ajola Xox\u00ebs se p\u00ebrse e pati futur n\u00eb nj\u00eb telash t\u00eb till\u00eb dhe se ai venbdosi t\u00eb tregoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn edhe pasi kjo e fundit i k\u00ebrkoi me p\u00ebrgj\u00ebrim ti q\u00ebndronte versionit t\u00eb par\u00eb, t\u00eb fallcifikuar.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>\u00a0<span>Faksimile nga dosja e SPAK\u21d1<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Faksimile nga dosja e SPAK\u21d1<\/span><\/p>\n<p><span>Pra, historia \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: 115 mij\u00eb eurot e fshehura n\u00eb kasafort\u00eb, q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb zyrat e Ajol\u00ebs n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar jan\u00eb para t\u00eb zeza, pa burim, q\u00eb nuk vijn\u00eb as nga trash\u00ebgimia e babait, e as nga kontrata p\u00ebr shitjen e nj\u00eb apartamenti. <\/span><\/p>\n<p><span>Por kjo histori, sa komike po aq edhe tragjike, tregon shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa hetimi metikuloz i SPAK p\u00ebr t\u00eb zbuluar origjin\u00ebn e parave t\u00eb pa deklaruara q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb kasafort\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Ajo s\u00eb pari d\u00ebshmon p\u00ebr mendjeleht\u00ebsin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn manipulojn\u00eb provat ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet, pa menduar kurr\u00eb se nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe se nj\u00eb dit\u00eb, pasi i rr\u00ebshket k\u00ebmba gjith\u00e7ka mund tu kthehet ne te kund\u00ebrt. S\u00eb dyti ajo rr\u00ebfen shum\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e njerezve q\u00eb zgjedhin si partner\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar bizneset dhe alibit\u00eb e tyre, te cilet jane\u00a0t\u00eb gatsh\u00ebm tu b\u00ebhen ur\u00eb, por q\u00eb i fusin shkelmin sapo i rishohin si gjallesa t\u00eb pavlera.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><strong>\u00a9Lapsi.al\u00a0<\/strong> \u00a0 \u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/27\/si-ra-alibia-e-115-mije-eurove-qe-u-gjeten-ne-kasaforen-e-ajola-xoxes\/\">Si ra alibia e 115 mij\u00eb eurove q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb kasafor\u00ebn e Ajola Xox\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga scoop-et q\u00eb u shp\u00ebrnda me shpejt\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs, pasi SPAK mori urdh\u00ebr t\u00eb godas\u00eb \u00e7iftin Erion Veliaj,- Ajola Xoxa ishte edhe ai se hetuesit q\u00eb kontrolluan n\u00eb zyr\u00ebn e saj, kishin gjetur n\u00eb kasafort\u00eb, rreth 115 mij\u00eb euro t\u00eb pa deklaruara, n\u00eb prerje t\u00eb m\u00ebdha. Jemi ende n\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit 2024, kryebashkiaku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":33024,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33023","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33023","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33023"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33023\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33024"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33023"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33023"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33023"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}