{"id":33020,"date":"2025-07-27T12:48:46","date_gmt":"2025-07-27T12:48:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/27\/shqiperia-2030-a-mund-te-ndertoje-ky-vend-nje-enderr-teknologjike\/"},"modified":"2025-07-27T12:48:46","modified_gmt":"2025-07-27T12:48:46","slug":"shqiperia-2030-a-mund-te-ndertoje-ky-vend-nje-enderr-teknologjike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/27\/shqiperia-2030-a-mund-te-ndertoje-ky-vend-nje-enderr-teknologjike\/","title":{"rendered":"\u2018SHQIP\u00cbRIA 2030\u2019- a mund t\u00eb nd\u00ebrtoje ky vend nj\u00eb \u2018\u00cbND\u00cbRR TEKNOLOGJIKE\u2019?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Prof. Dr.-Ing. Andonaq Londo Lamani- Rektor i TCT*<\/p>\n<p>N\u00eb 1960-\u00ebn shkrimtari Ismail Kadare shkroi poem\u00ebn \u201c\u00cbnd\u00ebrr Industriale\u201d. Ishin vitet kur n\u00eb disa rrethe t\u00eb vendit u hap\u00ebn uzinat e specializuara n\u00eb prodhimin e makinerive, si dhe u nd\u00ebrtuan objekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme industriale. Pas afro tre\u00e7erek shekulli bota po p\u00ebrjeton revolucionin e kat\u00ebrt industrial apo Industria 4.0, e karakterizuar nga automatizimi n\u00eb rritje dhe p\u00ebrdorimi i makinave inteligjente, larg s\u00eb cil\u00ebs nuk mund t\u00eb mbetet as Shqip\u00ebria. N\u00ebse Kadare do t\u00eb ishte mes nesh dhe do t\u00eb shkruante s\u00ebrish nj\u00eb poem\u00eb, me siguroi do  ta titullonte \u201c\u00cbnd\u00ebrr e Inovacionit dhe Teknologjis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sot po jetohet n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb inovacionit dhe zhvillimit teknologjik, nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs, jo vet\u00ebm at\u00eb t\u00eb prodhimit dhe t\u00eb krijimit, por ka ridimensionuar m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb menduarit dhe t\u00eb jetuarit. N\u00eb epok\u00ebn e Industris\u00eb 4.0, digjititalizimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gur themeli i konkurrueshm\u00ebris\u00eb dhe efikasitetit n\u00eb nd\u00ebrmarrjet industriale, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe teknologjit\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb digjitale. Tashm\u00eb prodhimi tradicional po kombinohet me teknologjit\u00eb digjitale, duke sjell\u00eb efikasitet t\u00eb lart\u00eb n\u00eb prodhueshm\u00ebri, optimizimin e plot\u00eb  p\u00ebrmes AI-s\u00eb, kryerjen e proceseve t\u00eb komplikuara p\u00ebrmes robotik\u00ebs etj.  <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb peizazh global q\u00eb ndryshon dita dit\u00ebs, askush nuk e ka luksin p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar indiferent. P\u00ebrshtatja dhe integrimi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb zgjedhje, \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri. Si \u00e7do vend tjet\u00ebr, edhe Shqip\u00ebria ka shansin t\u00eb lundroj\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e k\u00ebsaj epoke t\u00eb re, e pse jo t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb \u201c\u00ebndrr\u00ebn e teknologjis\u00eb digjitale\u201d.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb utopi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv i realizuesh\u00ebm. E para, sepse teknologjia nuk k\u00ebrkon tradit\u00eb. Nuk k\u00ebrkon q\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ket\u00eb kaluar t\u00eb gjitha etapat e revolucioneve industriale p\u00ebr t\u00eb prekur sot Industrin\u00eb 4.0. Ajo k\u00ebrkon nj\u00eb terren mik\u00ebprit\u00ebs, ku ka angazhim, ka vullnet, ka aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kuptuar at\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh realisht n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe cilat jan\u00eb projeksionet e s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb b\u00ebhen nga potenciali njer\u00ebzor, nga brezi i teknologjis\u00eb si\u00e7 edhe etiketohet n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Jan\u00eb k\u00ebta t\u00eb rinj, nx\u00ebn\u00ebs e student\u00eb q\u00eb po jetojn\u00eb m\u00eb intesivisht, pasi teknologjia \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb \u00e7do proces t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, n\u00eb at\u00eb t\u00eb studimeve, n\u00eb kryerjen e aplikimeve, n\u00eb kryerjen e pagesave etj.<\/p>\n<p>Sot kemi mjaft shembuj suksesi t\u00eb t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave shqiptare q\u00eb kan\u00eb spikatur n\u00eb fush\u00ebn inovacionit. Rasti m\u00eb i mediatizuar dhe m\u00eb i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht \u00ebsht\u00eb ai i Mira Muratit, vajz\u00ebs nga Vlora, e cila po ngre startup-in e saj miliona dollar\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb koncept t\u00eb ri t\u00eb dobishm\u00ebris\u00eb s\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale dhe t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb saj m\u00eb me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri. Nuk mungojn\u00eb emra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb krahasuesh\u00ebm me t\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrkasin fush\u00ebs s\u00eb biznesit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjive t\u00eb reja, integrimit t\u00eb AI-s\u00eb, kan\u00eb krijuar aplikacione, startup-e t\u00eb suksesshme q\u00eb ofrojn\u00eb produkte apo sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme p\u00ebr tregun vendas dhe at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Investimi n\u00eb teknologji, ashtu si\u00e7 edhe e kan\u00eb d\u00ebshmuar startup-et, jan\u00eb nj\u00eb biznes fitimprur\u00ebs dhe kan\u00eb nj\u00eb kthim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb investimit t\u00eb kryer. Sot n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb jan\u00eb mjaft t\u00eb njohura bizneset e frym\u00ebzuara nga modelet Silikon Valley, qendra m\u00eb e madhe e teknologjis\u00eb dhe inovacionit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht sht\u00ebpia e kompanive m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb k\u00ebsaj fushe, si Apple, Meta etj. Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trend n\u00eb lul\u00ebzim, p\u00ebrmes kompanive t\u00eb reja, jo aq t\u00eb fuqishme sa ato nd\u00ebrkomb\u00ebtaret por q\u00eb po sjellin nj\u00eb frym\u00eb n\u00eb krijimin dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb biznesi.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimet, Shqip\u00ebria renditet ul\u00ebt n\u00eb treguesit e inovacionit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Indeksi Global i Inovacionit. Raporti i k\u00ebtij indeksi p\u00ebr vitin 2024 e v\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vendin e 84 nd\u00ebr 133 ekonomit\u00eb e p\u00ebrfshira n\u00eb studim. Kjo do t\u00eb thot\u00eb, se p\u00ebrvet\u00ebsimi i k\u00ebtyre teknologjive dhe strategjive t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rritur q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje industriale m\u00eb inovative dhe t\u00eb fuqishme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, p\u00ebrve\u00e7 mb\u00ebshtetjes s\u00eb qeveris\u00eb dhe organeve t\u00eb tjera zyrtare apo t\u00eb industris\u00eb, nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kan\u00eb universitetet n\u00eb formimin e kapaciteteve intelektuale e njer\u00ebzore q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb mend\u00ebsin\u00eb e re dhe p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb njohurit\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Industria 4.0.<br \/>\nPas dhjet\u00eb vitesh histori suksesi, me fokus n\u00eb formimin e zbatuesve dhe teknik\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, Kolegji Profesional i Tiran\u00ebs ka kaluar n\u00eb nj\u00eb stad t\u00eb ri zhvillimi si Tirana College of Technology, duke ofruar kat\u00ebr programe t\u00eb reja Bachelor n\u00eb disa nga fushat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb industris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe bot\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb: Inxhinieria Mekanike, Inxhinieria Civile, Inxhinieria Elektronike dhe Inxhinieria Software. K\u00ebto fusha jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ekspozuarat ndaj zhvillimeve t\u00eb teknologjis\u00eb digjitale, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb njer\u00ebz, profesionist\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me tregun e pun\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb madhe ndryshimesh e p\u00ebrparimesh teknologjike gjithnj\u00eb n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Sfida jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt si Tirana College of Technology \u00ebsht\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku q\u00eb teknologjia t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb forc\u00eb pozitive dhe transformuese n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb ekonomin\u00eb dhe zhvillimin e vendit. \u00cbsht\u00eb privilegj p\u00ebr mua t\u00eb jem pjes\u00eb e nj\u00eb ekipi q\u00eb buron nga bota akademike dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00ebsisht me teknologjin\u00eb dhe risit\u00eb q\u00eb ajo ka sjell\u00eb nd\u00ebr vite n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>* Prof. Dr.-Ing. Andonaq Londo Lamani \u00ebsht\u00eb rektori i Tirana College Technolog, nja kolegj universitar q\u00eb ofron p\u00ebrve\u00e7 8 programeve profesionale edhe 4 programe Bachelor.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/shqiperia-2030-a-mund-te-ndertoje-ky-vend-nje-enderr-teknologjike\/\">\u2018SHQIP\u00cbRIA 2030\u2019- a mund t\u00eb nd\u00ebrtoje ky vend nj\u00eb \u2018\u00cbND\u00cbRR TEKNOLOGJIKE\u2019?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Prof. Dr.-Ing. Andonaq Londo Lamani- Rektor i TCT* N\u00eb 1960-\u00ebn shkrimtari Ismail Kadare shkroi poem\u00ebn \u201c\u00cbnd\u00ebrr Industriale\u201d. Ishin vitet kur n\u00eb disa rrethe t\u00eb vendit u hap\u00ebn uzinat e specializuara n\u00eb prodhimin e makinerive, si dhe u nd\u00ebrtuan objekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme industriale. Pas afro tre\u00e7erek shekulli bota po p\u00ebrjeton revolucionin e kat\u00ebrt industrial apo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-33020","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33020","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33020"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33020\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33020"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33020"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33020"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}