{"id":32983,"date":"2025-07-27T09:53:27","date_gmt":"2025-07-27T09:53:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/27\/shqiperia-turistike-ne-syrin-e-botes-nga-kaosi-te-plehrat-dhe-shtrenjtimi-i-cmimeve\/"},"modified":"2025-07-27T09:53:27","modified_gmt":"2025-07-27T09:53:27","slug":"shqiperia-turistike-ne-syrin-e-botes-nga-kaosi-te-plehrat-dhe-shtrenjtimi-i-cmimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/27\/shqiperia-turistike-ne-syrin-e-botes-nga-kaosi-te-plehrat-dhe-shtrenjtimi-i-cmimeve\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria turistike n\u00eb syrin e bot\u00ebs: Nga kaosi, te plehrat dhe shtrenjtimi i \u00e7mimeve"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria vijon t\u00eb mbetet nj\u00eb destinacion me interes p\u00ebr t\u00eb huajt n\u00eb aspektin turistik, edhe pse ritmi i rritjes \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar n\u00eb raport me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. N\u00eb platforma t\u00eb udh\u00ebtimit b\u00ebhen \u00e7do dit\u00eb mij\u00ebra komente p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00eblqejn\u00eb apo jo vizitor\u00ebt, ku nuk mungojn\u00eb komentet pozitive dhe negative. Plazhet dhe bekimi q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb natyra jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb vler\u00ebsimeve pozitive, ashtu sikurse mbeturinat q\u00eb gjenden kudo, nd\u00ebrtimet pa kriter, \u00e7mimet e shtrenjta ku nuk p\u00ebrputhet sh\u00ebrbimi me at\u00eb q\u00eb paguan jan\u00eb shpesh arsye p\u00ebr komente t\u00eb gjata negative. Jugu i vendit mbetet mes dy ekstremesh ku disa e duan e t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb \u201ckurr\u00eb m\u00eb\u201d, Durr\u00ebsi ku vijn\u00eb me pak pritshm\u00ebri shihet si nj\u00eb surpriz\u00eb e k\u00ebndshme, kurse Velipoja mbetet ende jasht\u00eb radarit me pak vizitor\u00eb, por ama me vler\u00ebsimin m\u00eb pozitiv nga ajo pakic\u00eb q\u00eb e zgjedh.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria u vizitua n\u00eb 6 muajt e par\u00eb t\u00eb vitit nga 4.76 milion\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb miks, mes interesit kulturor, kulinar por edhe atij t\u00eb detit dhe r\u00ebr\u00ebs. Rritja n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit, edhe pse m\u00eb modeste se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, s\u00ebrish foli p\u00ebr nj\u00eb destinacion q\u00eb ngjall kuriozitet, teksa vera pritet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kapitull q\u00eb po shfaqet me luhatje.<\/p>\n<p>Pritshm\u00ebrit\u00eb e operator\u00ebve turistik\u00eb jan\u00eb q\u00eb sezoni veror t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb m\u00eb pak turist\u00eb se sezoni veror i vitit t\u00eb kaluar dhe shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pesimiz\u00ebm jan\u00eb b\u00ebr\u00eb rezervimet paraprake individuale, q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se e nj\u00ebjta periudh\u00eb e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rezervimet q\u00eb vijn\u00eb nga Europa Per\u00ebndimore nga ku po vjen pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb huajve q\u00eb kultur\u00ebn e planifikimit t\u00eb pushimeve e kan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre duke mos l\u00ebn\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr \u201clast minute\u201d (rezervim t\u00eb minut\u00ebs s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm italian\u00ebt n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb vog\u00ebl mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb rast i rezervimeve t\u00eb momentit t\u00eb fundit, nisur nga af\u00ebrsia dhe alternativat e transportit q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larmishme dhe ofertat q\u00eb mund t\u00eb gjejn\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, t\u00eb huajt po vijojn\u00eb t\u00eb vijn\u00eb dhe t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e konsiderojn\u00eb nj\u00eb zbulim t\u00eb bukur, nj\u00eb vend q\u00eb nuk duhet humbur, nj\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr pushime ekonomike dhe ushqim t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Komentet pozitive nuk mungojn\u00eb n\u00eb rrjete sociale dhe platformat e posa\u00e7me p\u00ebr udh\u00ebtimet si Tripadvisor apo Google Review ashtu sikurse nuk mungojn\u00eb ato negative madje deri n\u00eb ekstrem p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb \u201cfama\u201d turistike e gjeti disi t\u00eb pap\u00ebrgatitur.<\/p>\n<p>K\u00ebto platforma, t\u00eb cilat bashkojn\u00eb z\u00ebrat e miliona turist\u00ebve, duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fakt pasqyra ku qeveria, biznesi dhe gjith\u00eb industria turistike sheh veten dhe korrigjon at\u00eb q\u00eb nuk shkon.<\/p>\n<p>\u201cMonitor\u201d p\u00ebrzgjodhi p\u00ebr rajone t\u00eb ndryshme n\u00eb vend, disa nga kritikat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb huajt sa i takon turizmit, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb z\u00eb dhe si nj\u00eb form\u00eb p\u00ebr t\u00eb reflektuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb shk\u00eblqimin turistik q\u00eb po p\u00ebrjeton viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Por cilat jan\u00eb n\u00eb fakt disa nga aspektet q\u00eb t\u00eb huajt vler\u00ebsojn\u00eb dhe kritikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vit? Hap\u00ebsirat m\u00eb t\u00eb shumta t\u00eb plazheve publike k\u00ebt\u00eb vit, jan\u00eb nj\u00eb nga pikat q\u00eb vler\u00ebsohet. T\u00eb huajt p\u00ebrgjith\u00ebsisht parap\u00eblqejn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb drejt k\u00ebtyre hap\u00ebsirave nisur edhe nga fakti q\u00eb e vizitojn\u00eb vendin ton\u00eb si turist\u00eb n\u00eb buxhet.<\/p>\n<p>Duan t\u00eb shpenzojn\u00eb pak dhe \u00e7adrat e shezlonet nuk jan\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e shohin si t\u00eb arsyeshme p\u00ebr ta paguar, aq m\u00eb shum\u00eb me \u00e7mime t\u00eb kripura ku n\u00eb disa plazhe 15-20 euro \u00ebsht\u00eb standard.<\/p>\n<p>Dashurojn\u00eb ushqimin dhe mikpritjen e vendasve ashtu sikurse kritikojn\u00eb \u00e7mimet e ekzagjeruara q\u00eb aplikohen p\u00ebr disa sh\u00ebrbime n\u00eb industrin\u00eb turistike vet\u00ebm sepse jan\u00eb turist\u00eb.<\/p>\n<p>Mbetjet jan\u00eb nj\u00eb kryefjal\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e t\u00eb gjith\u00ebve, nga Jugu n\u00eb Veri dhe i shqet\u00ebson normaliteti me t\u00eb cilin vendasit l\u00ebn\u00eb mbeturinat n\u00eb plazhet q\u00eb frekuentojn\u00eb apo m\u00ebnyra sesi sillen me natyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimet q\u00eb kan\u00eb pushtuar bregdetin, sidomos n\u00eb Jug, jan\u00eb pjes\u00eb e albumeve fotografike q\u00eb ngarkohen n\u00eb platforma ku sigurisht fjal\u00ebt nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrg\u00ebzuar, por p\u00ebr ndryshimin dramatik q\u00eb po i b\u00ebhet peizazhit mahnit\u00ebs q\u00eb po z\u00ebvend\u00ebsohet me beton.<\/p>\n<p>Por si e sheh sot bota me syrin e saj nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl si Shqip\u00ebria? Nga Saranda n\u00eb Velipoj\u00eb \u00e7far\u00eb po thon\u00eb turist\u00ebt p\u00ebr ne.<\/p>\n<p><strong>Saranda ndan turist\u00ebt, e bukur por kaotike dhe \u00e7mimet jan\u00eb t\u00eb shtrenjta<\/strong><\/p>\n<p>Saranda mbetet nj\u00eb nga destinacionet e parap\u00eblqyera t\u00eb t\u00eb huajve t\u00eb cil\u00ebt josh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vizituar Jugun e Shqip\u00ebris\u00eb nga \u201cthirrja\u201d e plazheve t\u00eb kristalta, per\u00ebndimeve idilike apo jet\u00ebs vibrante t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, pritshm\u00ebria dhe realiteti q\u00eb gjejn\u00eb, shpesh i b\u00ebn vizitor\u00ebt t\u00eb ndahen n\u00eb dy ekstreme. Pra, Sarand\u00ebn ose do ta duash ose do ta urresh. Panorama q\u00eb t\u00eb shfaqet n\u00eb komentet e shumta q\u00eb mund t\u00eb has\u00ebsh varet se cil\u00ebs platform\u00eb i drejtohesh.<\/p>\n<p>N\u00eb Google Review, p\u00ebr vende specifike n\u00eb Sarand\u00eb do t\u00eb gjesh nj\u00eb miks mes komenteve pozitive dhe negative por n\u00eb Tripadvisor, thuajse t\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebsimet e reja jan\u00eb negative.<\/p>\n<p>Kjo ka ulur vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb destinacionit n\u00eb 2.7 nga 5 q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb. Por \u00e7far\u00eb kan\u00eb kritikuar n\u00eb fakt pushuesit?<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \"><\/div>\n<p>Tep\u00ebr e mbipopulluar, rrug\u00ebt dhe shofer\u00ebt t\u00eb tronditin. Plazhi publik \u00ebsht\u00eb 1\/10. Turp q\u00eb kaq shum\u00eb plazhe jan\u00eb privatizuar.<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend ishte mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb p\u00ebr n\u00eb Korfuz. Kisha shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb vija k\u00ebtu, por jam e zhg\u00ebnjyer. Ka kaq shum\u00eb vende m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb vizituar. Mos u lodh fare t\u00eb vish deri k\u00ebtu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zhg\u00ebnjim\u201d, \u2013 komenton Michele T.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr turist duket se kritikon tendenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb i drejt\u00eb me turist\u00ebt sa i takon konvertimit t\u00eb eurove q\u00eb l\u00ebn\u00eb si dhe \u00e7mimet e shtrenjta. \u201cKudo hajdut\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm. Mashtrojn\u00eb turist\u00ebt n\u00eb \u00e7do vend.<\/p>\n<p>Kini kujdes mashtrojn\u00eb me Euro dhe Lek, ushqimi \u00ebsht\u00eb i shtrenjt\u00eb dhe i tmerrsh\u00ebm\u201d komenton Lendrit K.<\/p>\n<p>Mbipopullimi i qytetit kur nd\u00ebrkoh\u00eb i mungon infrastruktura p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb fluks \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet vit pas viti. Nj\u00eb pushues britanik Robert J (Ipswich, UK) i cili vizitoi Sarand\u00ebn me familjen e cil\u00ebsoi gabim q\u00ebndrimin n\u00eb Sarand\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb gabim t\u00eb q\u00ebndronim n\u00eb Sarand\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb destinacion shum\u00eb i ngarkuar turistik, por nuk ka infrastruktur\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur fluksin e turist\u00ebve. Ka disa restorante t\u00eb mira, por nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kompensuar mungesat.<\/p>\n<p>Plazhet n\u00eb qytet jan\u00eb t\u00eb ndotura dhe t\u00eb mbushura, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb duhet makin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetosh ndjesin\u00eb t\u00eb dh\u00ebnit t\u00eb makin\u00ebs me stilin e tmerrsh\u00ebm t\u00eb vendasve q\u00eb \u00ebsht\u00eb e frikshme dhe e rrezikshme\u201d n\u00ebnvizon ai.<\/p>\n<p>Kaotizmi dhe m\u00ebnyra sesi vendasit sillen n\u00eb timon duket se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkak p\u00ebr nj\u00eb seri komentesh negative.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se kam qen\u00eb mjaft bujar q\u00eb i kam dh\u00ebn\u00eb dy yje, dhe kjo vet\u00ebm sepse kemi ngr\u00ebn\u00eb disa vakte shum\u00eb t\u00eb mira me \u00e7mime t\u00eb arsyeshme megjithat\u00eb drejtimi i makin\u00ebs \u00ebsht\u00eb kaotik, parkim nuk ka dhe jemi vet\u00ebm n\u00eb qershor (jo sezoni i pikut).<\/p>\n<p>Mund ta kuptoj q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb mund t\u00eb shijojn\u00eb jet\u00ebn e nat\u00ebs k\u00ebtu, por n\u00ebse k\u00ebrkoni pushime \u00e7lodh\u00ebse si un\u00eb, me pak eksplorim largohuni nga Saranda!<\/p>\n<p>Do t\u00eb rekomandoja ta vizitoni Shqip\u00ebrin\u00eb, por shkoni n\u00eb veri ku ka plazhe shum\u00eb t\u00eb mira dhe vende interesante historike\u201d shprehet nj\u00eb tjet\u00ebr turist.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr arsye p\u00ebr zhg\u00ebnjim duket se \u00ebsht\u00eb petku shk\u00eblqyes q\u00eb Sarand\u00ebs i \u00ebsht\u00eb veshur n\u00eb artikujt promovues dhe ndoshta pritshm\u00ebrit\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb aq t\u00eb larta sa realiteti duket si mashtrim.<\/p>\n<p>Antonia komenton se kishte shum\u00eb pritshm\u00ebri por n\u00eb realitet drejtimi i makin\u00ebs k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i komplikuar, nuk ka vende parkimi, nuk ekziston as nj\u00eb sistem i mir\u00eb autobus\u00ebsh. \u201cJemi shum\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga kjo p\u00ebrvoj\u00eb dhe nuk do t\u00eb kthehemi m\u00eb\u201d thot\u00eb ajo komentin e saj.<\/p>\n<p><strong>Ksamili, vler\u00ebsohen plazhet por jo sh\u00ebrbimi, problem mbetjet, muzika, dend\u00ebsia e \u00e7adrave<\/strong><\/p>\n<p>Ksamili k\u00ebt\u00eb sezon duket se ka rikuperuar disa pik\u00eb n\u00eb imazh n\u00ebse u referohemi komenteve q\u00eb turist\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb vizituar kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Google Review. Sigurisht meritat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i merr natyra e cila e ka bekuar k\u00ebt\u00eb rajon me plazhe mahnit\u00ebse dhe peizazhe q\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb zemrat e atyre q\u00eb i shohin.<\/p>\n<p>Por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Tripadvisor ndryshe nga Google ka marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb vler\u00ebsime negative p\u00ebr Ksamilin dhe kjo lidhet m\u00eb shum\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn sesi menaxhohet sezoni n\u00eb nj\u00eb nga perlat turistike t\u00eb vendit q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb imazhin promovues nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Turist\u00ebt kritikojn\u00eb dend\u00ebsin\u00eb e \u00e7adrave q\u00eb vendosen n\u00eb plazhe, mbeturinat q\u00eb gjenden kudo apo gar\u00ebn q\u00eb lokalet b\u00ebjn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin se cili e ka muzik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Komentuesi 0586irenet n\u00eb Tripadvisor q\u00eb vizitoi Ksamilin \u00e7ift shkuan se nuk do ta vizitoj\u00eb kurr\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAspekte pozitive: Deti i bukur dhe mikpritja e shqiptar\u00ebve. P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr, vend tep\u00ebr turistik, pa mund\u00ebsi shp\u00ebtimi, edhe n\u00ebse p\u00ebrpiqesh t\u00eb gjesh nj\u00eb plazh m\u00eb t\u00eb izoluar nuk \u00ebsht\u00eb e mundur; \u00e7adrat jan\u00eb t\u00eb gjitha ngjitur me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn (nga 15 \u20ac e sip\u00ebr) me shezlon\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb rr\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Qendra e Ksamilit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb karnavale, nj\u00eb grumbull restorantesh t\u00eb shtrenjt\u00eb dhe me cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt. P\u00ebrreth ka plot mbeturina. Nuk kam qen\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri, por k\u00ebtu me siguri nuk kthehem m\u00eb\u201d vler\u00ebson ai.<\/p>\n<p>Sarah nga Italia, e cil\u00ebson se plazhet jan\u00eb si n\u00eb Karaibe, por atmosfera irrituese.<\/p>\n<p>\u201cPlazhet e Ksamilit jan\u00eb padyshim t\u00eb bukura, por\u2026 Jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vogla dhe shezlon\u00ebt praktikisht jan\u00eb ngjitur me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga mesi i qershorit plazhet jan\u00eb t\u00eb tejmbushura me f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve prind\u00ebrit ua lejojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb, duke krijuar nj\u00eb ambient shum\u00eb t\u00eb zhurmsh\u00ebm q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb pamundur \u00e7do form\u00eb relaksi. Kudo ndihet se qyteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatur shum\u00eb shpejt p\u00ebr turiz\u00ebm masiv, ka lokale ngado.<\/p>\n<p>Supermarketet e vegj\u00ebl nuk kan\u00eb thuajse asgj\u00eb nga ato q\u00eb duhen p\u00ebr nj\u00eb pazar normal, duke i detyruar njer\u00ebzit t\u00eb han\u00eb jasht\u00eb n\u00eb vende aspak t\u00eb lira. Supermarketet kan\u00eb \u00e7mime tep\u00ebr t\u00eb larta, m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>N\u00eb plazhe nuk ka rregulla, njer\u00ebz q\u00eb pin\u00eb duhan, b\u00ebrtasin. Trafiku n\u00eb rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb i tmerrsh\u00ebm, turist\u00ebt n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe makinat ndajn\u00eb rrug\u00ebt pa asnj\u00eb logjik\u00eb. P\u00ebr dy shezlon\u00eb dhe nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr duhet t\u00eb paguash t\u00eb pakt\u00ebn 20 euro (rrall\u00eb 15), por \u00e7mimet rriten edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr \u00e7do sh\u00ebrbim shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Tualetet e plazheve jan\u00eb n\u00ebn pragun e s\u00eb pranueshmes. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb po rritet me shpejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr turist\u00ebt, por nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 lokaleve, nuk ka ofruar sh\u00ebrbime t\u00eb tjera t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n<p>Preferojn\u00eb (n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse) pages\u00ebn cash, pa dh\u00ebn\u00eb fatura dhe fakti q\u00eb do t\u00eb paguash me kart\u00eb, me p\u00ebrjashtime t\u00eb rralla, nuk mir\u00ebpritet dhe shpesh nuk e fshehin irritimin.<\/p>\n<p>N\u00ebse zgjidhni Ksamilin, p\u00ebrgatituni t\u00eb shpenzoni shum\u00eb, madje edhe p\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb nuk jan\u00eb aspak n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e pages\u00ebs. Do t\u00eb kthehesha vet\u00ebm p\u00ebr plazhet, por p\u00ebr asnj\u00eb arsye tjet\u00ebr\u201d shprehet ajo.<\/p>\n<p><strong>Nga mbeturinat te nd\u00ebrtimet e parkimet, \u00e7far\u00eb zhvler\u00ebson bukurin\u00eb e Jugut<\/strong><\/p>\n<p>Plazhet n\u00eb Jug t\u00eb vendosur duket sikur jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb burs\u00eb t\u00eb luhatshme ku vit pas viti, her\u00eb fitojn\u00eb e her\u00eb humbin pik\u00eb. Problematikat e tyre mbeten t\u00eb vjetra apo edhe t\u00eb reja q\u00eb vijn\u00eb me zhvillimin q\u00eb p\u00ebson zona ku ndodhen.<\/p>\n<p>Borshi q\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ishte plazhi ku dominuan kryesisht vendasit dhe plazhi me \u00e7mimet m\u00eb ekonomike duket se k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e preferuar edhe p\u00ebr t\u00eb huajt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb opinionet q\u00eb kan\u00eb.<\/p>\n<p>Frederique Bertrand, i cili vizitoi s\u00eb fundmi k\u00ebt\u00eb plazh, komenton se ka cigare kudo dhe uji nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i past\u00ebr. N\u00eb fund ai shton se nuk e rekomandon.<\/p>\n<p>Komentuesi tjet\u00ebr Der Ehrliche q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm tre yje rendit si problem sjelljen jo shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme t\u00eb vendasve, sa u takon organizimeve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb plazhe dhe pastrimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>\u201cPlazhi \u00ebsht\u00eb i gjat\u00eb dhe ka shum\u00eb vende parkimi, falas. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb plazh jan\u00eb t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm \u2013 kryesisht shqiptar\u00eb. Uj\u00eb i bukur. Plazh me guralec\u00eb. Mund t\u00eb ecni gjat\u00eb dhe larg n\u00ebse doni. Dallg\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme.<\/p>\n<p>Gjenden edhe hap\u00ebsira shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr hije, n\u00ebse gjeni ndonj\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb ka shum\u00eb nd\u00ebrtime spontane, vende t\u00eb improvizuara p\u00ebr zjarr dhe \u201cbarbecue\u201d. Njer\u00ebzit b\u00ebjn\u00eb \u201cbarbecue\u201d dhe ndezin zjarre n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb hapura dhe asgj\u00eb nuk pastrohet. Duhet kujdes me zonat e hapura t\u00eb plazhit, larg klubeve, sepse ndonj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb ecni mes bajgave t\u00eb lop\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hotel i ri po nd\u00ebrtohet k\u00ebtu, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kompleks gjigant, dhe pak\u00ebnaq\u00ebsia tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur me grafiti. \u00cbsht\u00eb mjaft interesante t\u00eb shihet si po zhvillohet ky vend\u201d, \u2013 vler\u00ebson ai.<\/p>\n<p>Adrian Martinez, nj\u00eb tjet\u00ebr vizitor, n\u00ebnvizon se plazhet nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mbushur por rrug\u00ebt jan\u00eb kaotike dhe si kudo k\u00ebtu ka mbeturina. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrshtypje ka l\u00ebn\u00eb edhe Carlo Regazzo.<\/p>\n<p>\u201cPlazh i zakonsh\u00ebm, me guralec\u00eb, uj\u00eb relativisht i past\u00ebr, shum\u00eb vende p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, por i zhytur n\u00eb at\u00eb neglizhenc\u00ebn e zakonshme shqiptare: mbeturina kudo, rrug\u00eb t\u00eb pakalueshme, kaos me makinat, duhet t\u00eb p\u00ebrshtatesh, n\u00ebse mundesh\u201d shprehet ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr Dh\u00ebrmiun duket se investimet e b\u00ebra n\u00eb lokale plazhi jan\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse por muzika e lart\u00eb dhe mungesa e parkimit jan\u00eb arsye p\u00ebr stres.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka vende parkimi t\u00eb mir\u00ebfillta. K\u00ebshtu q\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh ku t\u00eb parkosh makin\u00ebn, ose duhet t\u00eb paguash 5 euro dikujt q\u00eb ka liruar nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb t\u00eb braktisur. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk do t\u00eb shkojm\u00eb m\u00eb n\u00eb Dh\u00ebrmi\u201d, \u2013 komenton nj\u00eb turiste britanike.<\/p>\n<p>Lianne M nga Holanda shprehet se plazhi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i bukur, por \u201cpothuajse t\u00eb gjith\u00eb beach club-et konkurrojn\u00eb se cili vendos muzik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Prandaj, \u00e7lodhja n\u00eb plazhin e Dh\u00ebrmiut \u00ebsht\u00eb e pamundur\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7mimet jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr arsye p\u00ebr kritik\u00eb. \u201cKush vjen n\u00eb Shqip\u00ebri me iden\u00eb e \u00e7mimeve t\u00eb ul\u00ebta duhet ta harroj\u00eb. 15 euro p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr plazhi. Mund t\u00eb mos duket shum\u00eb e lart\u00eb, por duhet t\u00eb ishte 5 euro.<\/p>\n<p>T\u00eb mos flasim p\u00ebr \u00e7mimet n\u00eb minimarkete: 4 euro\/kg p\u00ebr bananet dhe 4 euro p\u00ebr nj\u00eb akullore t\u00eb paketuar.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb dyfishi i \u00e7mimeve n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb larta\u201d, komentoi nj\u00eb pushues italian, Mario Bianchi pas nj\u00eb vizite n\u00eb plazhin e Drimadhes. Petr PetrK shprehet se teksa plazhet jan\u00eb pjesa e bukur e vendit ka nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq e bukur.<\/p>\n<p>\u201cRealitet i trishtuar jan\u00eb kantieret e nd\u00ebrtimit pas plazhit, nuk dua ta p\u00ebrfytyroj t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij vendi\u201d shprehet ai.<\/p>\n<p>Livadhi dhe Himara duket se jan\u00eb plazhet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb m\u00eb pak kritika n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon nisur k\u00ebtu edhe nga prania e plazhit publik n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, alternativave m\u00eb t\u00eb shumta t\u00eb pazareve n\u00eb qytet, si dhe \u00e7mimeve jo shum\u00eb t\u00eb ekzagjeruara t\u00eb shezloneve p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe mund\u00ebsin\u00eb e parkimit.<\/p>\n<p><strong>Durr\u00ebsi, pritshm\u00ebri t\u00eb ul\u00ebta, por vler\u00ebsimi pozitiv m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb platforma<\/strong><\/p>\n<p>Durr\u00ebsi q\u00eb mbetet aktualisht modeli m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm i turizmit n\u00eb vend duket se e reflekton k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb komentet q\u00eb merr nga turist\u00ebt individual\u00eb q\u00eb e vizitojn\u00eb.<\/p>\n<p>Qyteti dhe plazhet rrethues t\u00eb tij ndoshta nuk jan\u00eb m\u00eb idealet n\u00ebse krahasohen me Jugun por avantazhi i madh q\u00eb kan\u00eb \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb ranor\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr familjet me f\u00ebmij\u00eb, \u00e7mimet m\u00eb ekonomike, oferta e larmishme p\u00ebr aktivitetet q\u00eb mund t\u00eb zhvillosh.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebto i kan\u00eb siguruar qytetit nj\u00eb vler\u00ebsim me 4.1 nga 5 n\u00eb Google Review. Ndryshe nga sa ndodh me Jugun, ata q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb qytet nuk kan\u00eb prtishm\u00ebri shum\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr plazhin dhe ujin dhe gjithsesi nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre befasohen pozitivisht.<\/p>\n<p>Michele Braone komentoi pozitivisht p\u00ebrvoj\u00ebn e tij n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>\u201cSh\u00ebtitorja buz\u00eb detit \u00ebsht\u00eb e bukur, me shum\u00eb bare, restorante dhe ve\u00e7an\u00ebrisht tezga q\u00eb shesin suvenire t\u00eb \u00e7do lloji. Por m\u00eb s\u00eb shumti m\u00eb p\u00eblqyen spektaklet e shit\u00ebsit t\u00eb akullores, me kon\u00ebt q\u00eb fluturonin dhe zhdukeshin\u201d shprehet ai.<\/p>\n<p>Lenka Kov\u00e1\u010dov\u00e1, nj\u00eb tjet\u00ebr turiste, vler\u00ebson faktin q\u00eb ka nj\u00eb plazh publik dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb relativisht i past\u00ebr. \u201cDuhet t\u00eb paguash p\u00ebr shezlon\u00ebt, por ne nuk i p\u00ebrdor\u00ebm. Ka shum\u00eb bare dhe biznese t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Gjenden edhe karusela\u201d n\u00ebnvizoi ai. Berkin Tasgun vler\u00ebson se deti \u00ebsht\u00eb me r\u00ebr\u00eb, ndaj mund t\u00eb duket pak i pist\u00eb, por n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb krejt n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>\u201cPaguam 700 lek\u00eb (7 \u20ac) p\u00ebr dy shezlon\u00eb. Zgjodh\u00ebm t\u00eb blinim birra dhe snacks nga marketi dhe jo nga pronari i shezlon\u00ebve, gj\u00eb q\u00eb ishte nj\u00eb ide e mir\u00eb\u201d n\u00ebnvizoi ai. Por jo t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb par\u00eb kaq pozitivisht. Valiantsin Pcholkin e komenton si vendin m\u00eb t\u00eb pist\u00eb n\u00eb bot\u00eb ku i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb notoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb mbeturina\u201d shprehet ai. Ade P.O. q\u00eb vizitoi Durr\u00ebsin n\u00eb jav\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb korrikut vler\u00ebson se 90% e plazhit \u00ebsht\u00eb i mbushur me shezlon\u00eb dhe \u00e7adra me pages\u00eb, por ka tabela q\u00eb e tregojn\u00eb qart\u00eb se plazhi \u00ebsht\u00eb publik, dhe ka disa hap\u00ebsira t\u00eb vogla ku njer\u00ebzit ulen me peshqir\u00ebt e tyre n\u00eb tok\u00eb ose \u00e7adrat e sjella nga sht\u00ebpia.<\/p>\n<p>\u201cPlazhi me r\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb relativisht i past\u00ebr. Po b\u00ebhen p\u00ebrpjekje p\u00ebr mbledhjen e mbeturinave dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e past\u00ebrtis\u00eb. Uji \u00ebsht\u00eb relativisht i past\u00ebr, por \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me Mar Menorin dhe \u00ebsht\u00eb i cek\u00ebt pavar\u00ebsisht sa larg shkon.<\/p>\n<p>Nuk ka dallg\u00eb. Frekuentohet nga vendas dhe familje. Nuk ka dushe. Sh\u00ebtitorja \u00ebsht\u00eb plot me bare, restorante, dyqane. Pas or\u00ebs 18:00, atmosfera (dhe temperatura) \u00ebsht\u00eb m\u00eb e k\u00ebndshme\u201d shprehet ajo.<\/p>\n<p>Plazhi i Currilave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb q\u00eb ka hyr\u00eb pozitivisht n\u00eb vler\u00ebsimet e turist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt komentojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr familjar\u00ebt por duhet t\u00eb vini her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb gjeni parkim dhe shezlon\u00eb bosh.<\/p>\n<p>Krejt e kund\u00ebrta n\u00eb fakt duket se ndodh me Qerretin q\u00eb i takon Kavaj\u00ebs. Pavar\u00ebsisht sesa popullor \u00ebsht\u00eb ai, turist\u00ebt kritikojn\u00eb se uji \u00ebsht\u00eb i pis\u00ebt, dhe nuk ka dhoma zhveshjeje. Pavar\u00ebsisht standardit t\u00eb ul\u00ebt, t\u00eb pakt\u00ebn \u00e7mimet gjykohen se jan\u00eb t\u00eb arsyeshme.<\/p>\n<p>\u201cKalova nj\u00eb jav\u00eb me nj\u00eb grup miqsh. Standard shum\u00eb i ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb palma, nga ana tjet\u00ebr grumbuj mbeturinash, er\u00eb kanalizimesh, plazhi nuk pastrohet, nuk i kushtohet shum\u00eb v\u00ebmendje past\u00ebrtis\u00eb. Restorantet me \u00e7mime t\u00eb pranueshme.<\/p>\n<p>Dyqanet jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lira. Q\u00ebndruam n\u00eb nj\u00eb apartament, akomodimi ishte shum\u00eb i mir\u00eb, 50 euro nata p\u00ebr apartament p\u00ebr 2 persona\u201d vler\u00ebson \u00d2nika M\u00e0th\u00e8 n\u00eb Google Review.<\/p>\n<p>Pylli me pisha shihet si nj\u00eb avantazh. Miguel komenton se plazhet private jan\u00eb mir\u00eb, por publik\u00ebt t\u00eb pist\u00eb, dhe pylli me pisha pas tyre nuk mund t\u00eb ishte n\u00eb gjendje m\u00eb t\u00eb keqe. Mbeturinat jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara kudo.<\/p>\n<p>Kurse Oleh Us e krahason me Detin Azov, shum\u00eb i cek\u00ebt, uji \u00ebsht\u00eb i turbullt nga r\u00ebra.<\/p>\n<p>\u201cPor pozitiv \u00ebsht\u00eb fakti se ka nj\u00eb pyll halor aty pran\u00eb, q\u00eb krijon hije\u201d shprehet ai. .<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebngjini mes dy kontrasteve, Rana e Hedhun merr zemrat e t\u00eb huajve<\/strong><\/p>\n<p>Promovimi i turizmit n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb zakonisht ka si fjal\u00eb ky\u00e7e t\u00eb qen\u00ebt destinacion i lir\u00eb dhe si foto plazhet e Jugut ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb eksplorimi i t\u00eb huajve n\u00eb plazhet e Veriut t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt. Sigurisht prania e tyre nuk mungon por nuk \u00ebsht\u00eb aq e dukshme sa n\u00eb Sarand\u00eb, Vlor\u00eb apo Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kureshtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb zgjedhur Veriun kan\u00eb arritur t\u00eb shk\u00ebpusin t\u00eb pakt\u00ebn nga Sh\u00ebngjini \u201cdun\u00ebn\u201d e magjishme t\u00eb r\u00ebr\u00ebs e njohur si Rana e Hedhun.<\/p>\n<p>P\u00ebr pjes\u00ebn e Sh\u00ebngjinit kjo duket t\u00eb jet\u00eb pika m\u00eb e rekomanduar p\u00ebr t\u2019u vizituar sipas Google Review. Plazhi i qytetit kritikohet p\u00ebr shezlonet e shumt\u00eb, jo se tek Rana nuk ndodh di\u00e7ka e till\u00eb ama.<\/p>\n<p>\u201cPlazh ranor. Fatkeq\u00ebsisht uji \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i err\u00ebt dhe duket i ndotur. K\u00ebndsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u zhytur p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb si ndales\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs dhe kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha\u201d, \u2013 komenton Nadia p\u00ebr Sh\u00ebngjinin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb turist francez Val0u38 rekomandon q\u00eb kush do t\u00eb vizitoj\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb p\u00ebr plazh t\u00eb mos humbas\u00eb koh\u00eb n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>\u201cKa shum\u00eb plazhe t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb mira dhe jo shum\u00eb larg.<\/p>\n<p>Ky plazh \u00ebsht\u00eb plot me shezlon\u00eb shum\u00eb pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, e pamundur t\u00eb q\u00ebndrosh n\u00eb qet\u00ebsi, ndaj nuk u vendos\u00ebm fare aty, shum\u00eb i ngarkuar p\u00ebr ne. Gjithashtu shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parkosh\u201d komenton ai.<\/p>\n<p>Por krejt ndryshe nga plazhi i qytetit i nj\u00ebjti vizitor komenton se Rana e Hedhun \u00ebsht\u00eb mjaft interesante dhe mund t\u00eb kalosh gjith\u00eb dit\u00ebn aty.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb plazh shum\u00eb t\u00eb bukur me r\u00ebr\u00eb, shum\u00eb i madh, ideal p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt sepse deti \u00ebsht\u00eb i cek\u00ebt dhe ka parkim falas kudo.<\/p>\n<p>Ka disa bare, dhe mor\u00ebm me qira shezlon\u00eb e \u00e7ad\u00ebr. Na p\u00eblqeu shum\u00eb ky plazh, pasi \u00ebsht\u00eb i qet\u00eb dhe larg turmave t\u00eb plazhit t\u00eb Sh\u00ebngjinit, ku shezlon\u00ebt jan\u00eb ngjitur me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Ndodhet vet\u00ebm 5 km larg qytetit\u201d shprehet ai. Nj\u00eb tjet\u00ebr vizitor Christian Chelu vler\u00ebson pozitivisht k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb e bregdetit shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb dun\u00eb mahnit\u00ebse q\u00eb bashkohet papritur me detin. Fatkeq\u00ebsisht, vendasit hedhin mbeturina kudo dhe duket se nuk kan\u00eb asnj\u00eb problem t\u00eb rrin\u00eb t\u00eb rrethuar nga plehrat n\u00eb plazh\u201d, \u2013 shprehet ai.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb kantieret e nd\u00ebrtimit q\u00eb kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vend kudo n\u00ebp\u00ebr bregdet duket se edhe n\u00eb pjes\u00ebn e Ran\u00ebs s\u00eb Hedhur ekziston frika se mund t\u00eb nis\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet.<\/p>\n<p>\u201cPlazh publik, i gjithi p\u00ebr vete shpresoj t\u00eb mos fillojn\u00eb s\u00eb shpejti t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb resorte. Megjithat\u00eb, r\u00ebra ishte pak e pist\u00eb, me shum\u00eb mbeturina t\u00eb hedhura\u201d, n\u00ebnvizon nj\u00eb tjet\u00ebr pushues.<\/p>\n<p><strong>Velipoja m\u00eb pak e promovuar, por vler\u00ebsime pozitive<\/strong><\/p>\n<p>Plazhi i Velipoj\u00ebs mbetet ndoshta nd\u00ebr m\u00eb pak t\u00eb promovuarit por vler\u00ebsimet n\u00eb Google Review edhe pse t\u00eb pakta e cil\u00ebsojn\u00eb at\u00eb t\u00eb nj\u00eb niveli 4.5 nga 5.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat mjaft i mir\u00eb n\u00eb raport me gjith\u00eb plazhet e vendit por kjo m\u00eb s\u00eb shumti lidhet me faktin q\u00eb vizitor\u00ebt q\u00eb hyjn\u00eb online p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim jan\u00eb ende n\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>Gjithsesi komentet pozitive t\u00eb Velipoj\u00ebs nuk mungojn\u00eb dhe lidhen m\u00eb s\u00eb shumti me ngarkes\u00ebn m\u00eb t\u00eb pakt\u00eb q\u00eb ka rajoni me turist\u00eb, \u00e7mimet ekonomike ku mund t\u00eb gjesh shezlone mes 500-1000 lek\u00eb apo ushqimit me \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb hash n\u00eb restorante.<\/p>\n<p>Emil Haas komenton se plazhi \u00ebsht\u00eb me r\u00ebr\u00eb, i past\u00ebr dhe i qet\u00eb nd\u00ebrsa Shams Haque q\u00eb shoq\u00ebron komentin e tij me foto t\u00eb plazhit dhe ushqimit shprehet se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plazh i mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kaluar pushimet.<\/p>\n<p>Rritja e \u00e7mimeve n\u00eb struktura akomoduese n\u00eb Durr\u00ebs dhe n\u00eb Jugun e vendit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Velipoja dhe Sh\u00ebngjini t\u00eb jen\u00eb kryesisht destinacone edhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara se m\u00eb par\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs.\/ Monitor.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shqiperia-turistike-ne-syrin-e-botes-nga-kaosi-te-plehrat-dhe-shtrenjtimi-i-cmimeve\/\">Shqip\u00ebria turistike n\u00eb syrin e bot\u00ebs: Nga kaosi, te plehrat dhe shtrenjtimi i \u00e7mimeve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria vijon t\u00eb mbetet nj\u00eb destinacion me interes p\u00ebr t\u00eb huajt n\u00eb aspektin turistik, edhe pse ritmi i rritjes \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar n\u00eb raport me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. N\u00eb platforma t\u00eb udh\u00ebtimit b\u00ebhen \u00e7do dit\u00eb mij\u00ebra komente p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00eblqejn\u00eb apo jo vizitor\u00ebt, ku nuk mungojn\u00eb komentet pozitive dhe negative. Plazhet dhe bekimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32983","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32983","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32983"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32983\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32983"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32983"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32983"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}