{"id":32977,"date":"2025-07-27T08:53:04","date_gmt":"2025-07-27T08:53:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/27\/cfare-do-te-thote-njohja-e-palestines-nga-franca\/"},"modified":"2025-07-27T08:53:04","modified_gmt":"2025-07-27T08:53:04","slug":"cfare-do-te-thote-njohja-e-palestines-nga-franca","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/27\/cfare-do-te-thote-njohja-e-palestines-nga-franca\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb njohja e Palestin\u00ebs nga Franca?"},"content":{"rendered":"<p>Emmanuel Macron e njoftoi vendimin von\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb X (24.07). N\u00eb nj\u00eb postim t\u00eb gjat\u00eb, presidenti francez deklaroi se vendi i tij do ta njihte shtetin palestinez. Njohja zyrtare, tha Macron, do t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb shtator n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb.   Macron e sheh k\u00ebt\u00eb hap si reagim ndaj situat\u00ebs gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar n\u00eb Gaza,  ndaj pamjeve dhe raportimeve t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb uritur dhe ndaj thirrjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe dramatike nga organizata t\u00eb shumta ndihme. \u201cNe kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, lirimin e t\u00eb gjith\u00eb pengjeve dhe ndihm\u00eb humanitare masive p\u00ebr popullin e Gaz\u00ebs\u201d, shkruan Macron. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ai b\u00ebn thirrje p\u00ebr \u201cdemilitarizimin e Hamasit\u201d  dhe t\u00eb gjith\u00eb shtetit palestinez, pasi t\u00eb njihet nga Franca, i cili duhet ta \u201cnjoh\u00eb plot\u00ebsisht Izraelin\u201d. Kjo, tha ai, do t\u00eb kontribuonte n\u00eb sigurin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb rajon. Nuk ka alternativ\u00eb.<\/p>\n<p>Njoftim i m\u00ebparsh\u00ebm<\/p>\n<p>Presidenti francez kishte premtuar edhe m\u00eb par\u00eb njohjen e Palestin\u00ebs, por m\u00eb pas e kishte shtyr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Fillimisht ai donte ta njoftonte k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb OKB-s\u00eb mbi zgjidhjen me dy shtete n\u00eb Nju Jork \u2013 por p\u00ebr shkak t\u00eb sulmit izraelit ndaj Iranit, kjo konferenc\u00eb u shty nga qershori n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji.<br \/>\nMacron tani e rindez debatin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb bllokuar mbi zgjidhjen me dy shtete. Franca ndjek shembullin e vendeve t\u00eb tjera evropiane si Spanja, Irlanda dhe Norvegjia, t\u00eb cilat gjithashtu e kan\u00eb njohur koh\u00ebt e fundit Palestin\u00ebn. Nj\u00eb total prej 147 shtetesh e kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb hap. Njohja nga Parisi do t\u00eb kishte r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare: Franca do t\u00eb ishte shteti i par\u00eb i G7 q\u00eb do t\u00eb njihte Palestin\u00ebn \u2013 dhe an\u00ebtari i par\u00eb per\u00ebndimor i p\u00ebrhersh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Njoftimi i presidentit francez motivohet edhe nga politika e brendshme. Kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb e kan\u00eb akuzuar prej koh\u00ebsh se ka vepruar me shum\u00eb hezitim n\u00eb konfliktin e Lindjes s\u00eb Mesme dhe se nuk ka arritur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Tani Macron sheh nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta profilizuar Franc\u00ebn si nj\u00eb aktore t\u00eb pavarur n\u00eb konfliktin e Lindjes s\u00eb Mesme. Ato pjes\u00eb t\u00eb publikut francez q\u00eb prej koh\u00ebsh kan\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb rol m\u00eb aktiv evropian n\u00eb Lindjen e Mesme e mir\u00ebpresin veprimin e presidentit t\u00eb tyre. Duhet th\u00ebn\u00eb se v\u00ebshtir\u00eb se ka nj\u00eb vend n\u00eb Evrop\u00eb ku konflikti i Lindjes s\u00eb Mesme \u00ebsht\u00eb aq polarizues sa \u00ebsht\u00eb n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>Kritika t\u00eb ashpra nga Izraeli, vler\u00ebsime nga bota arabe, po per\u00ebndimi?<\/p>\n<p>Reagimet nga Izraeli pas njoftimit nuk vonuan. Kryeministri Benjamin Netanyahu e d\u00ebnoi ashp\u00ebr vendimin e Macron, duke th\u00ebn\u00eb se ai \u201cshp\u00ebrblente terrorizmin\u201d dhe \u201crrezikonte krijimin e nj\u00eb shteti tjet\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues iranian, ashtu si\u00e7 ishte b\u00ebr\u00eb Gaza si  e till\u00eb\u201d. Nj\u00eb shtet palestinez n\u00eb k\u00ebto kushte, tha Netanyahu, \u201cdo t\u00eb ishte nj\u00eb platform\u00eb startimi p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e Izraelit\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00eb organizata terroriste e Hamasit e mir\u00ebpriti vendimin e Macronit si nj\u00eb \u201chap n\u00eb drejtimin e duhur\u201d, edhe pse sigurisht nuk do t\u00eb ishte dakord me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr \u201c\u00e7militarizimin\u201d. Vler\u00ebsime erdh\u00ebn edhe nga bota arabe, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Arabia Saudite, Ministria e Jashtme saudite e mir\u00ebpriti pozitivisht njoftimin e Macronit.<\/p>\n<p>\u201cDuke njohur Palestin\u00ebn, Franca do t\u00eb inkurajoj\u00eb ose edhe do t\u00eb ushtroj\u00eb presion mbi shtetet e tjera q\u00eb t\u00eb ndjekin shembullin e saj, qoft\u00eb Belgjika, Danimarka apo Luksemburgu. Apo edhe Britania e Madhe, Australia apo Kanadaja\u201d, u shpreh p\u00ebr DW Hugh Lovatt, ekspert i Lindjes s\u00eb Mesme n\u00eb K\u00ebshillin Evropian p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb. Kryeministri britanik Keir Starmer shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb e tij ndaj nj\u00eb iniciative t\u00eb re evropiane p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs n\u00eb Gaza, por mbetet i kujdessh\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e njohjes s\u00eb Palestin\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi politik i Berlinit zyrtar ndaj iniciativ\u00ebs s\u00eb Macronit ka qen\u00eb gjithashtu i kujdessh\u00ebm dhe i baraspeshuar. Gjermania ende nuk e njeh Palestin\u00ebn, ajo ruan q\u00ebndrimin e saj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, se nj\u00eb hap i till\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmerret vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrputhje me negociatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por iniciativa e Franc\u00ebs e vendos Berlinin n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: Nga nj\u00ebra an\u00eb, Gjermania k\u00ebrkon unitet evropian, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr, Gjermania \u00ebsht\u00eb partnerja m\u00eb e ngusht\u00eb e Izraelit n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, Shtetet e Bashkuara mbajt\u00ebn qart\u00eb an\u00ebn e Izraelit dhe e kritikuan ashp\u00ebr njoftimin e presidentit francez. Sekretari i Shtetit i SHBA-s\u00eb, Marco Rubio, postoi n\u00eb X se vendimi \u201ci sh\u00ebrben vet\u00ebm propagand\u00ebs s\u00eb Hamasit\u201d dhe \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb shuplak\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb p\u00ebr viktimat e 7 tetorit\u201d. M\u00eb 7 tetor 2023 Hamasi kreu nj\u00eb sulmi terrorist t\u00eb papar\u00eb ndaj Izraelit, ku u vran\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1,200 vet\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb se 250 t\u00eb tjer\u00eb u mor\u00ebn peng. Ky sulm ishte shkaku i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn aktuale n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb pasojat praktike t\u00eb njohjes s\u00eb shtetit palestinez nga Franca?<\/p>\n<p>Vendimi i Macron \u00ebsht\u00eb kryesisht simbolik, pasi ai nuk ka ndonj\u00eb pasoj\u00eb konkrete sipas ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebrtej asaj t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies dypal\u00ebshe midis Franc\u00ebs dhe nj\u00eb shteti palestinez. Por Franca mund t\u00eb krijoj\u00eb ose thelloj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me Autoritetin Palestinez n\u00eb t\u00eb ardhmen \u2013 p\u00ebr shembull, p\u00ebrmes ambasadave, marr\u00ebveshjeve tregtare ose programeve t\u00eb ndihm\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dihet thjesht njohja e shtetit palestinez nuk ka gjasa t\u00eb ndryshoj\u00eb situat\u00ebn n\u00eb terren p\u00ebr momentin,, pasi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mbeten t\u00eb pazgjidhura, si psh: kufijt\u00eb brenda t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb njihej nj\u00eb shtet palestinez. \u00cbsht\u00eb gjithashtu e paqart\u00eb se si ideja e Macron p\u00ebr nj\u00eb \u201cshtet t\u00eb \u00e7militarizuar\u201d q\u00eb do t\u00eb njihet nga Izraeli mund t\u00eb pajtohet me idet\u00eb e qeveris\u00eb izraelite, por edhe t\u00eb Hamasit.\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/cfare-do-te-thote-njohja-e-palestines-nga-franca\/\">\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb njohja e Palestin\u00ebs nga Franca?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emmanuel Macron e njoftoi vendimin von\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb X (24.07). N\u00eb nj\u00eb postim t\u00eb gjat\u00eb, presidenti francez deklaroi se vendi i tij do ta njihte shtetin palestinez. Njohja zyrtare, tha Macron, do t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb shtator n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb. Macron e sheh k\u00ebt\u00eb hap si reagim ndaj situat\u00ebs gjithnj\u00eb e m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32977","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32977","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32977"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32977\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32977"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32977"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32977"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}