{"id":32976,"date":"2025-07-27T08:53:03","date_gmt":"2025-07-27T08:53:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/27\/a-po-prodhon-rusia-me-shume-arme-se-nato-ja\/"},"modified":"2025-07-27T08:53:03","modified_gmt":"2025-07-27T08:53:03","slug":"a-po-prodhon-rusia-me-shume-arme-se-nato-ja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/27\/a-po-prodhon-rusia-me-shume-arme-se-nato-ja\/","title":{"rendered":"A po prodhon Rusia m\u00eb shum\u00eb arm\u00eb se NATO-ja?"},"content":{"rendered":"<p>Rusia tani \u201cpo prodhon tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb municion brenda tre muajsh sesa e gjith\u00eb NATO-ja gjat\u00eb nj\u00eb viti\u201d, deklaroi s\u00eb fundi sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Mark Rutte, p\u00ebr New York Times.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb (REL) dhe Conflict Intelligence Team (CIT), analizuan prodhimin e arm\u00ebve ruse dhe per\u00ebndimore p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse Rusia v\u00ebrtet ka nj\u00eb ep\u00ebrsi kaq t\u00eb madhe t\u00eb prodhimit ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe aleat\u00ebve t\u00eb tij \u2013 dhe n\u00eb cilat kategori arm\u00ebsh \u2013 artileri, municion, tanke, aeroplan\u00eb, raketa, dron\u00eb dhe mbrojtje ajrore \u2013 secila pal\u00eb ka ep\u00ebrsi.<\/p>\n<p>Fakt apo ekzagjerim? Prodhimi i municioneve p\u00ebr artileri t\u00eb NATO-s dhe Rusis\u00eb.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Rutte pretendon se Rusia po e tejkalon NATO-n sa i p\u00ebrket prodhimit t\u00eb artileris\u00eb. N\u00eb prill, gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr CBS, ai tha se Rusia \u201cpo prodhon kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb shum\u00eb municion sesa e gjith\u00eb NATO-ja prodhon p\u00ebr nj\u00eb vit\u201d. Zyrtar\u00ebt ukrainas dhe per\u00ebndimor\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se Rusia kishte prodhuar rreth 2-2.3 milion\u00eb municione p\u00ebr artileri m\u00eb 2024, nj\u00eb rritje krahasuar me rreth 1.25 milion\u00eb t\u00eb prodhuara m\u00eb 2022, teksa Moska po investon shum\u00eb n\u00eb zgjerimin e kapaciteteve t\u00eb saj prodhuese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, SHBA-ja planifikon t\u00eb rris\u00eb prodhimin e predhave 155-milimet\u00ebrshe n\u00eb 1.2 milion n\u00eb vit deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025, teksa Evropa prodhon pothuajse t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr \u2013 vet\u00ebm n\u00eb fabrik\u00ebn Rheinmetall n\u00eb Gjermani planifikohen t\u00eb prodhohen deri n\u00eb 700.000 n\u00eb vit \u2013 sipas vler\u00ebsimeve konservatore.<\/p>\n<p>Prodhimi aktual n\u00eb SHBA i predhave \u00ebsht\u00eb 40.000 n\u00eb muaj, apo pak m\u00eb pak se gjysm\u00eb milioni n\u00eb vit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb total, SHBA-ja dhe BE-ja kan\u00eb prodhuar rreth 1.7 milion predha k\u00ebt\u00eb vit. P\u00ebr t\u00eb prodhuar tri her\u00eb m\u00eb shum\u00eb brenda tre muajve, ashtu si\u00e7 tha Rutte, fabrikat e Rusis\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb prodhonin nj\u00eb sasi masive prej 20.5 milion\u00eb predhash k\u00ebt\u00eb vit. Sipas analiz\u00ebs s\u00eb CIT-it, zgjerimet e fabrikave n\u00eb Bijsk, Kazan dhe vende t\u00eb tjera mund t\u2019i lejojn\u00eb Rusis\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb rreth 4 milion\u00eb predha 152-milimetr\u00ebshe dhe 122-milimetr\u00ebshe n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Predhat kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr arm\u00eb<\/p>\n<p>Rusia vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtetet shum\u00eb n\u00eb rezervat e saj t\u00eb sistemeve t\u00eb artileris\u00eb t\u00eb epok\u00ebs sovjetike p\u00ebr predhat q\u00eb prodhon, nd\u00ebrsa numri i obus\u00ebve q\u00eb ka prodhuar ka r\u00ebn\u00eb nga rreth 12.000 m\u00eb 2022 n\u00eb mbi 6.000 n\u00eb mesin e vitit 2024. Sipas analist\u00ebve t\u00eb CIT-it, Rusia prodhon m\u00eb pak se 100 obus\u00eb vet\u00ebl\u00ebviz\u00ebs n\u00eb vit t\u00eb llojeve Msta-S, Giatsint-K dhe Malva.<\/p>\n<p>NATO ka ep\u00ebrsi t\u00eb qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt: Franca planifikon t\u00eb prodhoj\u00eb 144 sisteme t\u00eb artileris\u00eb CAESAR n\u00eb vitin 2025, nd\u00ebrsa Polonia do t\u00eb dyfishoj\u00eb prodhimin e AHS Krab n\u00eb 100 nj\u00ebsi n\u00eb vit. Sllovakia pritet t\u00eb prodhoj\u00eb 40 obus\u00eb Zuzana, nd\u00ebrsa SHBA-ja prodhon \u00e7do vit 216 tuba topash p\u00ebr arm\u00ebt M777.<\/p>\n<p>Arm\u00ebt e r\u00ebnda<\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt ku Rusia me gjas\u00eb ka ep\u00ebrsi jan\u00eb tanket. Sikurse artileria, shumica e prodhimit t\u00eb saj t\u00eb tankeve vjen nga riparimi dhe modernizimi i tankeve sovjetike q\u00eb ka n\u00eb stoqe. Kjo p\u00ebrb\u00ebn shumic\u00ebn e rreth 1.500 tankeve q\u00eb, sipas Christopher Cavoli, ish-komandant i lart\u00eb i NATO-s p\u00ebr Evrop\u00ebn, pritet q\u00eb Rusia t\u2019ia jap\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb saj m\u00eb 2025.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Rusia ka rritur ndjesh\u00ebm prodhimin \u201cnga e para\u201d t\u00eb tankut t\u00eb saj modern T-90M, duke prodhuar rreth 280 n\u00eb vit. Shumica e shteteve n\u00eb Evrop\u00eb, nd\u00ebrkaq, prodhojn\u00eb shum\u00eb pak tanke. Franca nuk ka prodhuar asnj\u00eb tank Leclerc q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, nd\u00ebrsa Britania ka porositur 148 tanke t\u00eb reja Challenger 3, q\u00eb pritet t\u2019i dor\u00ebzohen deri n\u00eb vitin 2030. Gjermania b\u00ebn p\u00ebrjashtim, pasi prodhon 50 tanke Leopard 2A8 n\u00eb vit.  SHBA-ja 109 tanke M1A2 Abrams n\u00eb vit \u2013 ushtria thot\u00eb se kjo shif\u00ebr mund t\u00eb rritet deri n\u00eb 420 n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme \u2013 dhe po ashtu modernizon deri n\u00eb 200 modele m\u00eb t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>Ep\u00ebrsia ajrore<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Rusia prodhon m\u00eb shum\u00eb tanke, SHBA-ja dhe BE-ja ia kalojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr kat\u00ebr her\u00eb Mosk\u00ebs sa i p\u00ebrket prodhimit t\u00eb aeroplan\u00ebve luftarak\u00eb. Rusia vler\u00ebsohet se mund t\u00eb prodhoj\u00eb 50-60 aeroplan\u00eb luftarak\u00eb n\u00eb vit, p\u00ebrfshir\u00eb aeroplan\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb ndryshme sikurse Su-57 dhe bombardues strategjik\u00eb sikurse Tu-160M2. Pavar\u00ebsisht sanksioneve, shteti po prodhon m\u00eb shum\u00eb aeroplan\u00eb se para se t\u00eb niste pushtimin e Ukrain\u00ebs \u2013 n\u00eb vitin 2018, ushtria ruse kishte pranuar vet\u00ebm 36 aeroplan\u00eb t\u00eb rinj luftarak\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, prodhimi i NATO-s \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb. Kompania amerikane Lockheed Martin do t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb mbi 170 aeroplan\u00eb luftarak\u00eb F-35 k\u00ebt\u00eb vit, p\u00ebrve\u00e7 dhjet\u00ebra aeroplan\u00ebve Rafale (Franca), Eurofighter Typhoon (konsorciumi evropian) dhe Gripen (Suedia) q\u00eb prodhohen nga vendet e BE-s\u00eb dhe aleat\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Mbrojtja ajrore<\/p>\n<p>Teksa Rusia l\u00ebshon bresh\u00ebri raketash n\u00eb Ukrain\u00eb, dhe dron\u00ebt ukrainas godasin thell\u00eb brenda Rusis\u00eb, prodhimi i sistemeve t\u00eb mbrojtjes ajrore \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes. Sipas Military Balance, nj\u00eb vler\u00ebsim vjetor i kapaciteteve ushtarake n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, kishte 248 bateri S-400 n\u00eb vitin 2024 dhe ka shtuar edhe 18 t\u00eb tjera n\u00eb vitin 2025, q\u00eb n\u00ebnkupton nj\u00eb kapacitet prodhimi prej rreth 36 sistemesh n\u00eb vit. Prodhimi i sistemeve t\u00eb tjera, si Tor, Buk dhe Pantsir, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>Raytheon prodhon rreth 12 sisteme t\u00eb mbrojtjes nga raketat Patriot n\u00eb vit, nd\u00ebrsa kompania gjermane Diehl planifikon t\u00eb prodhoj\u00eb tet\u00eb sisteme IRIS-T n\u00eb vitin 2025, si dhe 800 deri n\u00eb 1.000 raketa p\u00ebr to \u00e7do vit. NATO gjithashtu prodhon sistemin NASAMS, i zhvilluar nga Norvegjia dhe SHBA-ja, i cili mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb raketat AIM-120 AMRAAM ose AIM-9X. SHBA-ja prodhon 1.200 p\u00ebrkat\u00ebsisht 2.500 nj\u00ebsi t\u00eb secil\u00ebs raket\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mungesa e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb plota e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet qart\u00eb se sa sisteme dhe raketa t\u00eb mbrojtjes ajrore prodhojn\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se, me Ukrain\u00ebn dhe Rusin\u00eb q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb goditje nga dron\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, normat aktuale t\u00eb prodhimit nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbrojtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive nga nj\u00eb prej tipareve m\u00eb t\u00eb reja dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb k\u00ebsaj lufte: dron\u00ebt godit\u00ebs t\u00eb prodhuar n\u00eb mas\u00eb dhe me kosto t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Lufta e dron\u00ebve<\/p>\n<p>Sipas Ukrain\u00ebs, Rusia prodhon \u00e7do muaj af\u00ebr 5.000 dron\u00eb me rreze t\u00eb gjat\u00eb veprimi t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme, apo 60.000 n\u00eb vit. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen dron\u00ebt sulmues Geran-2 (versioni rus i dron\u00ebve Shahed t\u00eb Iranit) dhe Gerbera, nj\u00eb dron q\u00eb nuk ka municion dhe p\u00ebrdoret si dron mashtrues me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbingarkoj\u00eb sistemet ukrainase t\u00eb mbrojtjes ajrore.<\/p>\n<p>NATO-ja aktualisht nuk prodhon asnj\u00eb dron t\u00eb krahasuesh\u00ebm me k\u00ebta dron\u00eb t\u00eb lir\u00eb kamikaz\u00eb, nd\u00ebrkaq SHBA-ja ka zgjedhur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb fluturake pa pilot shum\u00eb m\u00eb t\u00eb kushtuesh\u00ebm, sikurse Reaper dhe Global Hawk<\/p>\n<p>Rusia po ashtu prodhon mbi 200 raketa lundruese dhe balistike n\u00eb muaj, sipas agjencis\u00eb s\u00eb inteligjenc\u00ebs ushtarake t\u00eb Ukrain\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb prodhimi vjetor t\u00eb arrij\u00eb nga 2.400 deri n\u00eb 3.000 raketa. SHBA-ja, nd\u00ebrkaq, vler\u00ebsohet se prodhon 700 raketa lundruese t\u00eb llojit JASSM dhe 500 raketa balistike ATACMS n\u00eb vit. Kjo b\u00ebn q\u00eb Rusia t\u00eb ket\u00eb ep\u00ebrsi sa i p\u00ebrket dron\u00ebve kamikaz\u00eb dhe lundrues.<\/p>\n<p>N\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb lufte mes Rusis\u00eb dhe NATO-s, mbrojtja ajrore e NATO-s do t\u00eb ishte n\u00eb nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb neutralizuar k\u00ebrc\u00ebnimin nga dron\u00ebt, krahasuar me mbrojtjen ajrore t\u00eb Ukrain\u00ebs, e cila ka vuajtur nga mungesa e aeroplan\u00ebve luftarak\u00eb q\u00eb nga fillimi i pushtimit, than\u00eb analist\u00ebt nga CIT.<\/p>\n<p>Teksa Rusia ka p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb prodhimin e raketave, mbrojtja e saj ajrore, q\u00eb shpesh ka v\u00ebshtir\u00ebsi edhe kund\u00ebr dron\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb ukrainas, ka gjasa t\u00eb ket\u00eb probleme serioze p\u00ebr t\u00eb mbrojtur hap\u00ebsir\u00ebn ajrore t\u00eb vendit nga raketat e NATO-s.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/a-po-prodhon-rusia-me-shume-arme-se-nato-ja\/\">A po prodhon Rusia m\u00eb shum\u00eb arm\u00eb se NATO-ja?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rusia tani \u201cpo prodhon tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb municion brenda tre muajsh sesa e gjith\u00eb NATO-ja gjat\u00eb nj\u00eb viti\u201d, deklaroi s\u00eb fundi sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Mark Rutte, p\u00ebr New York Times. Radio Evropa e Lir\u00eb (REL) dhe Conflict Intelligence Team (CIT), analizuan prodhimin e arm\u00ebve ruse dhe per\u00ebndimore p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse Rusia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32976","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32976","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32976"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32976\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32976"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32976"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32976"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}