{"id":32922,"date":"2025-07-26T16:49:49","date_gmt":"2025-07-26T16:49:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/26\/bashkim-ulaj-rikthehet-tek-diga-e-liqenit-tani-me-kulle-58-kateshe-ngjitur-me-alban-eftimiun\/"},"modified":"2025-07-26T16:49:49","modified_gmt":"2025-07-26T16:49:49","slug":"bashkim-ulaj-rikthehet-tek-diga-e-liqenit-tani-me-kulle-58-kateshe-ngjitur-me-alban-eftimiun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/26\/bashkim-ulaj-rikthehet-tek-diga-e-liqenit-tani-me-kulle-58-kateshe-ngjitur-me-alban-eftimiun\/","title":{"rendered":"Bashkim Ulaj rikthehet tek Diga e Liqenit, tani me kull\u00eb 58-kat\u00ebshe, ngjitur me Alban Eftimiun"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit n\u00ebn drejtimin e Edi Ram\u00ebs ngul nj\u00eb kull\u00eb 58 kat\u00ebshe tek Diga e Liqenit Artificial t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 25 qershor 2025, m\u00ebsohet se n\u00eb mes t\u00eb 40 leje t\u00eb firmosura, objekti me lart\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ka marr\u00eb drit\u00eb jeshile i p\u00ebrket oligarkut Bashkim Ulaj.<\/p>\n<p>Vendimi titullohet \u201cNd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cStruktur\u00eb akomoduese me 58 kate mbi tok\u00eb dhe 6 kate n\u00ebntok\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Rrug\u00ebn \u201cLlazar Pulluqi\u201d, Bashkia Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAba Tower\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Kjo kompani ka si administratore Artila Ulajn, nd\u00ebrsa aksioner\u00ebt jan\u00eb \u201cAba Hospitality\u201d shpk dhe Bashkim Ulaj. Edhe \u201cAba Hospitality\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Bashkim Ulajt dhe e ka adres\u00ebn tek \u201cABA Business Center\u201d.<\/p>\n<p>Kulla e Bashkim Ulajt do t\u00eb ngrihet buz\u00eb dig\u00ebs s\u00eb Liqenit Artificial t\u00eb Tiran\u00ebs dhe do t\u00eb ket\u00eb pamje t\u00eb plot\u00eb mbi sip\u00ebrfaqen e tij.<\/p>\n\n<p><strong>Korrupsion dhe kulla<\/strong><\/p>\n<p>Bashkim Ulaj \u00ebsht\u00eb edhe pronar i Gener2 dhe merr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebrmes tenderave dhe koncesioneve. Koncesioni m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb Autosdrada me pages\u00eb Thuman\u00eb- Kashar, q\u00eb shkaktoi probleme sociale n\u00eb disa qytete dhe fshatra. Kruja dhe Fush\u00eb Kruja dol\u00ebn n\u00eb protesta se nuk kishin rrug\u00eb hyrjeje. Vora mbeti pa uj\u00eb nga prishja e burimit ujor n\u00eb Thuman\u00eb, prej nd\u00ebrtimeve t\u00eb kryera pran\u00eb puseve furnizuese dhe uj\u00ebsjell\u00ebsit.<\/p>\n<p>Probleme sociale ka shkaktuar pangop\u00ebsia e k\u00ebtij afaristi edhe n\u00eb vendlindjen e tij n\u00eb Tropoj\u00eb, ku ngriti nj\u00eb hidrocentral pavar\u00ebsisht protestave t\u00eb banor\u00ebve p\u00ebr prishjen e ekosistemit.<\/p>\n<p>Bashkim Ulaj \u00ebsht\u00eb denoncuar edhe n\u00eb SPAK p\u00ebr shkak t\u00eb uzurpimit t\u00eb pronave t\u00eb banor\u00ebve n\u00eb Velipoj\u00eb, ku ka nisur ngritjen e nj\u00eb resorti turistike, sigurisht me lejen e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e fshatit Rrjoll t\u00eb Velipoj\u00ebs zhvendos\u00ebn n\u00eb mars 2025, protest\u00ebn e tyre para SPAK, kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb resortit luksoz t\u00eb botuesit Bashkim Ulaj, t\u00eb cilin e akuzojn\u00eb se u ka grabitur pronat. Banor\u00ebt lajm\u00ebruan se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb kall\u00ebzimin e tyre, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr gjyqtar\u00eb e zyrtar\u00eb, q\u00eb sipas tyre jan\u00eb t\u00eb implikuar n\u00eb falsifikimin e dokumenteve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, mes protestave Ulajt iu dha edhe leja e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb TEC-i n\u00eb Rroskovec.<\/p>\n<p>Por Rama mbyll syt\u00eb para m\u00ebkateve t\u00eb Ulajt, sepse nd\u00ebrtues botuesi ka nj\u00eb televizion t\u00eb cilin e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsore, q\u00eb Dhimitraq Mili, drejtori i nd\u00ebrtimit t\u00eb objekteve private e publike n\u00eb kompanin\u00eb \u201cGener-2 Sh.p.k\u201d, \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar administrator i shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb po nd\u00ebrton \u201cDubain\u201d Durr\u00ebs me 15 mij\u00eb e 500 apartamente dhe 7 hotele e qendra tregtare.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar administrator m\u00eb 30 janar 2023, dit\u00ebn q\u00eb u krijua shoq\u00ebria \u201cDurr\u00ebs-Marina\u201d, me 33% pronare qeverin\u00eb shqiptare dhe 67% Mohamed Alabbar, me kompanin\u00eb offshore \u201cEagle Hills Real Estate Development\u201d.<\/p>\n<p>Sipas ekstraktit n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, drejtori Dhimtraq Mili i kompanis\u00eb s\u00eb oligarkut Bashkim Ulaj, do jet\u00eb administrator te kompania e kullave \u201cRama-Alabbar\u201d deri n\u00eb dat\u00ebn 30 janar 2026, me t\u00eb drejt\u00eb ri-em\u00ebrimi deri n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>Sipas informacioneve ende t\u00eb pakonfirmuara, Bashkim Ulaj, p\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtues te \u201cDubai\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb dhe investitor n\u00eb 20% t\u00eb projektit, ku sipas marr\u00ebveshjes, ka p\u00ebrfituar 20% t\u00eb apartamenteve q\u00eb jan\u00eb shitur n\u00eb aj\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>\u201cLufta\u201d e Ulajt n\u00eb gjykat\u00eb me Erion Veliajn <\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, kjo kull\u00eb i jepet Ulajt vjen n\u00eb mes t\u00eb pazareve q\u00eb po b\u00ebn Edi Rama duke shitur \u201clart\u00ebsin\u00eb\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, posht\u00eb dig\u00ebs se Liqenit \u00ebsht\u00eb hapur rruga p\u00ebr nd\u00ebrtime t\u00eb larta qysh para disa vitesh, nd\u00ebrsa diskutimet kan\u00eb lindur m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2015, nd\u00ebrtimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend u shpall i rreziksh\u00ebm nga Komiteti i Digave dhe Bashkia Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb thuhet se ky kompleks e ka marr\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit q\u00eb n\u00eb vitin 2014, kur Bashkia e Tiran\u00ebs drejtohej nga Lulzim Basha dhe leja ishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb \u201cGener 2\u201d. Por, nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, kur Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs e mori n\u00eb dor\u00eb Erion Veliaj leja u pezullua dhe \u00e7\u00ebshtja u zvarrit edhe n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Duket se kjo ka qen\u00eb periudha e negociatave dhe pazareve me Ulajn q\u00eb ky t\u00eb kalonte nga financues i Berish\u00ebs n\u00eb krahun e \u201cRilindjes\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, Bashkia Tiran\u00eb \u201cdenonconte\u201d konfliktin e hapur t\u00eb interesit q\u00eb, gjyqtar\u00eb t\u00eb caktuar p\u00ebr t\u00eb gjykuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb kishin me kompanin\u00eb Gener 2. \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Bashkia e Tiran\u00ebs ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb hapash ligjor\u00eb, t\u00eb cilat argumentojn\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb konflikti t\u00eb past\u00ebr interesi, por edhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb trup gjykues t\u00eb paansh\u00ebm, i cili duhet t\u00eb jap\u00eb drejt\u00ebsi, p\u00ebrndryshe rrezikon t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb Parkun e Liqenit Artificial t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d, shkruhej n\u00eb deklarat\u00ebn e asaj kohe n\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashkim Ulaj ka krijuar lidhje t\u00eb shumta me kompani dhe biznesmen\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb paraqiten aty ku nuk do t\u2019i dal\u00eb emri. Pasi ishte konsumuar publikisht me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Ulaj b\u00ebri sikur u t\u00ebrhoq dhe futi n\u00eb loj\u00eb dy kompani t\u00eb tjera. K\u00ebshtu, n\u00eb korrik 2023, Edi Rama dha lejen p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 5 kullave 17 kat\u00ebshe, sikur t\u00eb mos kishte pasur asnj\u00eb debat mbi k\u00ebt\u00eb objekt. Projekti ka sip\u00ebrfaqe totale nd\u00ebrtimi 228 mij\u00eb met\u00ebr katror\u00eb mbi tok\u00eb dhe 97 mij\u00eb met\u00ebr n\u00ebn tok\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit, trualli q\u00eb zhvillohet p\u00ebrmes k\u00ebtij projekti \u00ebsht\u00eb 32 mij\u00eb e 450 met\u00ebr katror\u00eb.<\/p>\n\n<p>Kompleksi do t\u00eb quhet \u201cTirana Lake\u201d dhe ka dy faza. Leja zhvilluese \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb \u201cBuilding Construction\u201d sh.p.k t\u00eb Ilir Merjas dhe dhe \u201cEldino\u201d sh.p.k. t\u00eb Gabriela Dinos.<\/p>\n<p><strong>Kul\u00eb me 40 apo apo 60 kate, nj\u00eb apo dy kulla?<\/strong><\/p>\n<p>Dy muaj m\u00eb pas, n\u00eb tetor 2023, Rama do t\u00eb jepte nj\u00eb tjet\u00ebr leje nd\u00ebrtimi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb, posht\u00eb dig\u00ebs s\u00eb Liqenit. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit miratoi lejen e zhvillimit p\u00ebr nj\u00eb kull\u00eb 40 kat\u00ebshe n\u00eb rrug\u00ebn Kristo Luarasi. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vendin ku dikur gjendej Universiteti Barleti. Kompania nd\u00ebrtuese e kull\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201cGreen Living\u201d, e cila zot\u00ebrohet respektivisht me 50 p\u00ebr qind nga Natasha Xai dhe Alban Efthimi.<\/p>\n<p>Ky i fundit \u00ebsht\u00eb mik i af\u00ebrt i kryeministrit Edi Rama, Alban Efthimi e nisi fillimisht karrier\u00ebn e biznesit me studion e tij Attelier 4. Kjo studio projektimi ka qen\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrfitueset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb fondeve publike n\u00eb fush\u00ebn e projektimit, aq sa gjurm\u00ebt e saj gjenden n\u00eb \u00e7do projekt madhor arkitekturor n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n<p>Aktualisht kompanit\u00eb e tij kan\u00eb nd\u00ebrtuar ose kan\u00eb n\u00eb proces nd\u00ebrtimi disa kulla dhe pallate n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb preferuara t\u00eb kryeqytetit, nga Blloku tek diga e Liqenit.<\/p>\n<p>Kjo n\u00eb foto \u00ebsht\u00eb kulla m\u00eb e fundit. Ajo do t\u00eb ngrihet n\u00eb fillim t\u00eb dig\u00ebs s\u00eb liqenit Artificial duke u ngjitur lart.<\/p>\n<p>Edhe pse leja e zhvillimit p\u00ebrmbante vet\u00ebm nj\u00eb kull\u00eb 40 kat\u00ebshe, n\u00eb publikimet fillimisht n\u00eb rrjetet sociale, duken dy nd\u00ebrtesa, sipas tij, me 40 dhe 60 kate.<br \/>\nAto do t\u00eb ken\u00eb edhe nj\u00eb ur\u00eb, e cila i lidh direkt me sh\u00ebtitoren e Liqenit, si\u00e7 duket n\u00eb foto.<\/p>\n<p>Eftimi ka mbajtur detyr\u00ebn e Drejtorit t\u00eb Planifikimit Urban t\u00eb Tiran\u00ebs, gjat\u00eb mandateve t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>Emri i tij ka qen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lakuarit gjat\u00eb nj\u00eb Komisioni Hetimor Parlamentar, t\u00eb zhvilluar n\u00eb vitin 2012, si nj\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrfituesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit nga Bashkia e Tiran\u00ebs gjat\u00eb drejtimit t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Raporti i ngusht\u00eb midis nd\u00ebrtuesit Alban Eftimi dhe Edi Ram\u00ebs vijoi ngusht\u00ebsisht edhe kur ky i fundit u zgjodh kryeminist\u00ebr, n\u00eb Shtator t\u00eb vitit 2013. Pas shum\u00eb kullash q\u00eb po nd\u00ebrtohen n\u00eb Tiran\u00eb q\u00ebndron pik\u00ebrisht Alban Eftimi.<\/p>\n<p>Pyetja, \u201c40 apo 60 kate?\u201d ka lidhje me \u201cgar\u00ebn\u201d mes oligark\u00ebve, cili e ka kull\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb tek Liqeni? Duke par\u00eb se konkurrenti Bashkim Ulaj k\u00ebrkonte leje p\u00ebr kull\u00eb 58 kate at\u00ebher\u00eb Alban Efthimiu i shtoi projektit ca kate t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/bashkim-ulaj-rikthehet-tek-diga-e-liqenit-tani-me-kulle-58-kateshe-ngjitur-me-alban-eftimiun\/\">Bashkim Ulaj rikthehet tek Diga e Liqenit, tani me kull\u00eb 58-kat\u00ebshe, ngjitur me Alban Eftimiun<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit n\u00ebn drejtimin e Edi Ram\u00ebs ngul nj\u00eb kull\u00eb 58 kat\u00ebshe tek Diga e Liqenit Artificial t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 25 qershor 2025, m\u00ebsohet se n\u00eb mes t\u00eb 40 leje t\u00eb firmosura, objekti me lart\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ka marr\u00eb drit\u00eb jeshile i p\u00ebrket oligarkut Bashkim Ulaj. Vendimi titullohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32922","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32922","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32922"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32922\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32922"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32922"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32922"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}