{"id":32909,"date":"2025-07-26T14:00:37","date_gmt":"2025-07-26T14:00:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/26\/goditja-e-grupit-kriminal-spak-6-ton-droge-e-sekuestruar-16-persona-nen-hetim\/"},"modified":"2025-07-26T14:00:37","modified_gmt":"2025-07-26T14:00:37","slug":"goditja-e-grupit-kriminal-spak-6-ton-droge-e-sekuestruar-16-persona-nen-hetim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/26\/goditja-e-grupit-kriminal-spak-6-ton-droge-e-sekuestruar-16-persona-nen-hetim\/","title":{"rendered":"Goditja e grupit kriminal, SPAK: 6 ton drog\u00eb e sekuestruar, 16 persona n\u00ebn hetim"},"content":{"rendered":"<p>SPAK ka dal\u00eb me nj\u00eb njoftim zyrtar lidhur me goditjen e rrjetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, ku b\u00ebn me dije se u sekuestruan mbi 6 ton l\u00ebnd\u00eb narkotike me vler\u00eb 411 milion\u00eb euro dhe u mor\u00ebn n\u00ebn hetim 16 persona.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, persona n\u00ebn hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje jan\u00eb marr\u00eb fillimisht 9 shtetasit me iniciale: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P., t\u00eb dyshuar p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cTrafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d si dhe \u201cKryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb vijim t\u00eb hetimeve, gjat\u00eb muajit korrik 2025, jan\u00eb identifikuar dhe p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procedim edhe 6 persona t\u00eb tjer\u00eb, konkretisht shtetasit: Artur Hoxhosmani, Ermir Ndreaj,\u00a0Erion Alibej\u00a0(i arrestuar m\u00eb her\u00ebt), Plarent Dervishaj (i arrestuar m\u00eb her\u00ebt), Ilir LLoshi,\u00a0dhe shtetasi me iniciale\u00a0K. H, t\u00eb cil\u00ebt dyshohen se jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa episode t\u00eb trafikimit t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK,\u00a0Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ka\u00a0caktuar mas\u00ebn \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr 6 prej tyre, i cili m\u00eb pas u ekzekutua nga policia e shtetit.<\/p>\n<p>Nderkohe, nj\u00eb prej t\u00eb dyshuarve, shtetasi me iniciale D. P. (alias D. B., alias E. S.), \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, Gjat\u00eb ekzekutimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, n\u00eb banes\u00ebn e Artur Hoxhosmanit\u00a0u gjet\u00ebn dhe sekuestruan 3 arm\u00eb zjarri t\u00eb llojit pistolet\u00eb, t\u00eb mbajtura pa leje, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me thot\u00eb se grupi i strukturuar kriminal vepronte n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb organizimi t\u00eb sofistikuar kryesisht n\u00eb trafikimin e kokain\u00ebs nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian si dhe n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe.<\/p>\n<p>L\u00ebnda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta n\u00eb Kolumbi ose nga Ekuadori dhe transportohej me konteiner\u00eb detar\u00eb drejt porteve t\u00eb m\u00ebdha si Anversi n\u00eb Belgjik\u00eb dhe Rotterdami n\u00eb Holand\u00eb, apo n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore drejt Franc\u00ebs dhe p\u00ebrmes Kanalit p\u00ebr n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. N\u00eb disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe n\u00eb portet e Italis\u00eb dhe Spanj\u00ebs.<\/p>\n<p>Hetimi ka qen\u00eb kompleks dhe \u00ebsht\u00eb kryer nga dy prokuror\u00ebt Altin Dumani dhe Adnan Xholi, pas zb\u00ebrthimit t\u00eb komunikimeve n\u00eb aplikacionin e koduar \u201cSky Ecc\u201d.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e organizat\u00ebs kriminale e fshihnin kokain\u00ebn n\u00eb paleta me dru kur transportohej p\u00ebrmes Belgjik\u00eb e Franc\u00ebs, n\u00eb kuti me banane dhe n\u00eb thas\u00eb me kokrra kakaoje kur ngarkesa kalonte n\u00eb Rotterdam dhe zona t\u00eb tjera t\u00eb Holand\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb k\u00ebto momente jan\u00eb ekzekutuar 5 vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, dhe jan\u00eb realizuar kontrolle t\u00eb shumta, nga t\u00eb cilat nd\u00ebr t\u00eb tjera jan\u00eb sekuestruar sende dhe materialet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p><strong>Shuma monetare<\/strong>\u00a0n\u00eb total:<\/p>\n<p>Euro: 43,470 \u20ac<br \/>\nFranga zvicerane: 5,000 CHF<\/p>\n<p><strong>Automjete<\/strong>:<\/p>\n<p>3 automjete, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb Mercedes Benz AMG G63, nj\u00eb Volkswagen Golf 7a, dhe nj\u00eb Volkswagen Sharan.<\/p>\n<p><strong>Mjet lundrues<\/strong>:<\/p>\n<p>1 skaf luksoz i mark\u00ebs \u201cHull Works Sarock 40\u201d, prodhim i vitit 2025, i regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb subjekti tregtar.<\/p>\n<p><strong>Arm\u00eb zjarri<\/strong>:<\/p>\n<p>3 pistoleta, me kreh\u00ebr dhe fishek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ora t\u00eb luksit<\/strong>:<\/p>\n<p>1 or\u00eb Rolex, model 126613LN<br \/>\n1 or\u00eb Richard Mille, model Mclaren RM50-03\/68<\/p>\n<p><strong>Telefona celular\u00eb<\/strong>:<\/p>\n<p>16 aparate celular\u00eb, kryesisht t\u00eb mark\u00ebs iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive.<\/p>\n<p><strong>Karta bankare dhe dokumente financiare<\/strong>:<\/p>\n<p>19 karta bankare nd\u00ebrkomb\u00ebtare (Visa, Mastercard, American Express), t\u00eb l\u00ebshuara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave n\u00ebn hetim.<br \/>\nDokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari n\u00eb Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.<\/p>\n<p><strong>Pajisje elektronike<\/strong>:<\/p>\n<p>1 dron i mark\u00ebs DJI Mavic 2 Enterprise, me t\u00eb gjith\u00eb aksesor\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs.<br \/>\n8 hard disqe t\u00eb mark\u00ebs Hikvision, me kapacitet 6TB secili.<br \/>\n1 NVR Hikvision.<br \/>\n2 radio komunikimi Baofeng.<\/p>\n<p><strong>Dokumentacion identifikimi dhe pron\u00ebsie<\/strong>:<\/p>\n<p>Patent\u00eb dhe karta identiteti nga autoritete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gjermanis\u00eb, Italis\u00eb, Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar.<br \/>\nLeje drejtimi dhe dokumente lundrimi p\u00ebr mjetet lundruese.<br \/>\nCertifikata pron\u00ebsie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>NJOFTIMI I\u00a0SPAK<\/strong><\/p>\n<p>SPAK godet nj\u00eb rrjet nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge \u2013 mbi 6 ton l\u00ebnd\u00eb narkotike t\u00eb sekuestruara me vler\u00eb tregu prej 411 milion\u00eb eurosh, 16 persona n\u00ebn hetim<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (Prokuroria e Posa\u00e7me), me vendimin e dat\u00ebs 15.05.2024, ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 184\/1 i vitit 2021 dhe regjistrimin e procedimit penal nr. 184\/3 i vitit 2024, ndaj 9 (n\u00ebnt\u00eb) shtetasve t\u00eb dyshuar: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P., p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cTrafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d (neni 283\/a\/1 dhe neni 28\/4), \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d (neni 333\/a), si dhe \u201cKryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal\u201d (neni 334) t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb hetimeve, gjat\u00eb muajit korrik 2025, jan\u00eb identifikuar dhe p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procedim edhe 6 (gjasht\u00eb) persona t\u00eb tjer\u00eb: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., t\u00eb cil\u00ebt dyshohen se jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa episode t\u00eb trafikimit t\u00eb drog\u00ebs. Edhe k\u00ebta shtetas dyshohen p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat vepra penale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>K\u00ebto hetime jan\u00eb realizuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetet Evropiane t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Byron\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, si dhe gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb ekzekutimit me strukturat e hetimit n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal ndaj 7 (shtat\u00eb) personave n\u00eb hetim, k\u00ebrkes\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb miratuar nga Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posa\u00e7me) me vendimin nr. 77, dat\u00eb 25.07.2025, duke vendosur mas\u00ebn \u201carrest n\u00eb burg\u201d, bazuar n\u00eb nenin 238 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>Vendimi u ekzekutua menj\u00ebher\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. M\u00eb dat\u00eb 25.07.2025 u b\u00eb e mundur arrestimi i gjasht\u00eb personave n\u00eb hetim:<\/p>\n<p>A. H.<br \/>\nK. H.<br \/>\nE.N.<br \/>\nE. A.<br \/>\nP. D.<br \/>\nI. Ll.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb ekzekutimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, n\u00eb banes\u00ebn e shtetasit A. H. u gjet\u00ebn dhe sekuestruan 3 arm\u00eb zjarri t\u00eb llojit pistolet\u00eb, t\u00eb mbajtura pa leje, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej t\u00eb dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, dhe po punohet p\u00ebr lokalizimin dhe kapjen e tij n\u00eb bashk\u00ebpunim me Policin\u00eb e Shtetit dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. P\u00ebr interesat e hetimit,\u00a0 Prokuroria e Posa\u00e7me ka k\u00ebrkuar dhe marr\u00eb miratimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr kryerjen e kontrolleve n\u00eb banesa, automjete dhe persona.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me thot\u00eb se grupi i strukturuar kriminal vepronte n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb organizimi t\u00eb sofistikuar kryesisht n\u00eb trafikimin e kokain\u00ebs nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian si dhe n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe.<\/p>\n<p>L\u00ebnda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta n\u00eb Kolumbi ose nga Ekuadori dhe transportohej me konteiner\u00eb detar\u00eb drejt porteve t\u00eb m\u00ebdha si Anversi n\u00eb Belgjik\u00eb dhe Rotterdami n\u00eb Holand\u00eb, apo n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore drejt Franc\u00ebs dhe p\u00ebrmes Kanalit p\u00ebr n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. N\u00eb disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe n\u00eb portet e Italis\u00eb dhe Spanj\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb k\u00ebto momente jan\u00eb ekzekutuar 5 vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, dhe jan\u00eb realizuar kontrolle t\u00eb shumta, nga t\u00eb cilat nd\u00ebr t\u00eb tjera jan\u00eb sekuestruar sende dhe materialet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p><strong>Shuma monetare<\/strong>\u00a0n\u00eb total:<\/p>\n<p>Euro: 43,470 \u20ac<br \/>\nFranga zvicerane: 5,000 CHF<\/p>\n<p><strong>Automjete<\/strong>:<\/p>\n<p>3 automjete, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb Mercedes Benz AMG G63, nj\u00eb Volkswagen Golf 7a, dhe nj\u00eb Volkswagen Sharan.<\/p>\n<p><strong>Mjet lundrues<\/strong>:<\/p>\n<p>1 skaf luksoz i mark\u00ebs \u201cHull Works Sarock 40\u201d, prodhim i vitit 2025, i regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb subjekti tregtar.<\/p>\n<p><strong>Arm\u00eb zjarri<\/strong>:<\/p>\n<p>3 pistoleta, me kreh\u00ebr dhe fishek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ora t\u00eb luksit<\/strong>:<\/p>\n<p>1 or\u00eb Rolex, model 126613LN<br \/>\n1 or\u00eb Richard Mille, model Mclaren RM50-03\/68<\/p>\n<p><strong>Telefona celular\u00eb<\/strong>:<\/p>\n<p>16 aparate celular\u00eb, kryesisht t\u00eb mark\u00ebs iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive.<\/p>\n<p><strong>Karta bankare dhe dokumente financiare<\/strong>:<\/p>\n<p>19 karta bankare nd\u00ebrkomb\u00ebtare (Visa, Mastercard, American Express), t\u00eb l\u00ebshuara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave n\u00ebn hetim.<br \/>\nDokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari n\u00eb Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.<\/p>\n<p><strong>Pajisje elektronike<\/strong>:<\/p>\n<p>1 dron i mark\u00ebs DJI Mavic 2 Enterprise, me t\u00eb gjith\u00eb aksesor\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs.<br \/>\n8 hard disqe t\u00eb mark\u00ebs Hikvision, me kapacitet 6TB secili.<br \/>\n1 NVR Hikvision.<br \/>\n2 radio komunikimi Baofeng.<\/p>\n<p><strong>Dokumentacion identifikimi dhe pron\u00ebsie<\/strong>:<\/p>\n<p>Patent\u00eb dhe karta identiteti nga autoritete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gjermanis\u00eb, Italis\u00eb, Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar.<br \/>\nLeje drejtimi dhe dokumente lundrimi p\u00ebr mjetet lundruese.<br \/>\nCertifikata pron\u00ebsie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0Etj.<\/p>\n<p><strong>Episodet t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb informacionin hetimor t\u00eb mbledhur nga Prokuroria e Posa\u00e7me, aktiviteti i k\u00ebtij grupi t\u00eb strukturuar kriminal p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike \u00ebsht\u00eb konkretizuar p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb episodesh t\u00eb zhvilluara kryesisht gjat\u00eb periudh\u00ebs 2020\u20132021 n\u00eb disa shtete t\u00eb Bashkimit Evropian dhe Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p><strong>Episode t\u00eb sekuestrimi t\u00eb kokain\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><strong>Spanj\u00eb \u2013 shkurt 2020<\/strong><br \/>\nSekuestruar 400 kg.<br \/>\n<strong>Belgjik\u00eb \u2013 prill 2020<\/strong><br \/>\nSekuestruar 989.1 kg.<br \/>\n<strong>Kanali (Franc\u00eb \u2013 Mbret\u00ebri e Bashkuar) \u2013 prill 2020<\/strong><br \/>\nSekuestruar 250 kg n\u00eb nj\u00eb ngarkes\u00eb me destinacion Britanin\u00eb e Madhe.<br \/>\n<strong>Holand\u00eb \u2013 qershor 2020<\/strong><br \/>\nSekuestruar mbi 2000 kg kokain\u00eb. Vlera tregu e k\u00ebsaj sasie llogaritet mbi 151 milion\u00eb euro (Burimi:\u00a0<a href=\"https:\/\/www.ad.nl\/rotterdam\/douane-vindt-2020-kilo-cocaine-met-een-waarde-van-ruim-151-miljoen-euro-tussen-bananen\">https:\/\/www.ad.nl\/rotterdam\/douane-vindt-2020-kilo-cocaine-met-een-waarde-van-ruim-151-miljoen-euro-tussen-bananen<\/a>\u00a0)<br \/>\n<strong>Holand\u00eb \u2013 tetor 2020<\/strong><br \/>\nSekuestruar 1484.07 kg.<\/p>\n<p><strong>Episode t\u00eb sekuestrimit t\u00eb hashashit<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rimini, Itali \u2013 korrik 2020<\/strong><br \/>\nSekuestruar 275 kg.<br \/>\n<strong>Bari, Itali \u2013 mars 2021<\/strong><br \/>\nSekuestruar 400 kg.<br \/>\n<strong>Algeciras, Spanj\u00eb \u2013mars-shtator 2020<\/strong><\/p>\n<p>Sekuestruar rreth 1442 kg, ku 170 kg dyshohet se ishin p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb hetuarve.<\/p>\n<p><strong>Episode t\u00eb tjera<\/strong><\/p>\n<p><strong>Franc\u00eb \u2013 shkurt 2020<\/strong><br \/>\nSekuestruar nj\u00eb automjet dhe 72,000 euro cash.<\/p>\n<p><strong>Modus Operandi<\/strong><\/p>\n<p>Ky grup i strukturuar kriminal vepronte n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb organizimi t\u00eb sofistikuar kryesisht n\u00eb trafikimin e kokain\u00ebs nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian si dhe n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. \u00a0L\u00ebnda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejner\u00eb detar\u00eb drejt porteve t\u00eb m\u00ebdha si Anvers (Belgjik\u00eb), Rotterdam (Holand\u00eb), apo n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore drejt Franc\u00ebs dhe p\u00ebrmes Kanalit (Channel Tunnel) p\u00ebr n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. N\u00eb disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe n\u00eb portet e Italis\u00eb dhe Spanj\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, z. Altin Dumani dhe z. Adnan Xholi:<\/p>\n<p>\u201c<em>Struktura organizative e k\u00ebtij grupi kriminal, me shtrirje n\u00eb disa kontinente dhe me 16 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb identifikuar deri tani, d\u00ebshmon nivelin e lart\u00eb t\u00eb sofistikimit t\u00eb grupeve kriminale shqiptare, aft\u00ebsit\u00eb dhe shtrirjen e tyre n\u00eb tregje kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Transporti i drog\u00ebs karakterizohej nga metoda t\u00eb sofistikuara fshehjeje dhe nj\u00eb logjistik\u00eb e mir\u00eborganizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr fshehjen e drog\u00ebs p\u00ebrdoreshin m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, si p\u00ebr shembull fshehje n\u00eb paleta me dru (Belgjik\u00eb, Franc\u00eb), kuti me banane (Holand\u00eb) dhe thas\u00eb me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar k\u00ebshtu si mall tregtar p\u00ebr t\u00eb shmangur kontrollin doganor.<\/p>\n<p>Organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndar\u00eb n\u00eb role t\u00eb specializuara. N\u00eb krye k\u00ebtij grupi kriminal q\u00ebndronin drejtuesit dhe financuesit t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drog\u00eb, por gjithashtu koordinonin rrug\u00ebt, pik\u00ebt e kontaktit dhe operacionet logjistike. Ata ishin ideator\u00ebt, investitor\u00ebt dhe garantuesit e operacioneve, duke lidhur burimin e drog\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn Latine me tregjet evropiane p\u00ebrmes nj\u00eb zinxhiri t\u00eb sofistikuar nd\u00ebrmjet\u00ebsimi. Shumica e tyre jetonin midis vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian, Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe n\u00eb Dubai t\u00eb Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe.<\/p>\n<p>Posht\u00eb tyre vepronin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb q\u00eb siguronin logjistik\u00ebn dhe transportin. K\u00ebta persona gjenin kompani legjitime eksporti ose transporti, kontraktonin shofer\u00eb \u2013 shpesh shtetas rumun\u00eb \u2013 dhe p\u00ebrgatisnin ngarkesat duke i maskuar me mallra t\u00eb ligjsh\u00ebm si l\u00ebnd\u00eb drusore apo kakao. P\u00ebrmes tyre kalonin tonelata me l\u00ebnd\u00eb narkotike drejt porteve t\u00eb Belgjik\u00ebs, Holand\u00ebs apo kalimeve tok\u00ebsore drejt Franc\u00ebs dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar.<\/p>\n<p>N\u00eb terren, n\u00eb vendet e destinacionit, funksiononte nj\u00eb tjet\u00ebr hallk\u00eb e grupit \u2013 ajo e shp\u00ebrndarjes. K\u00ebtu p\u00ebrfshiheshin persona q\u00eb prisnin sasit\u00eb e drog\u00ebs, siguronin dor\u00ebzimin, dhe shp\u00ebrndanin l\u00ebnd\u00ebn narkotike sipas porosive lokale. K\u00ebta ishin krahu ekzekutiv i rrjetit n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe dhe Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>N\u00eb origjin\u00ebn e ngarkesave, n\u00eb vendet e Amerik\u00ebs Latine, q\u00ebndronin persona t\u00eb paidentifikuar q\u00eb sh\u00ebrbenin si pika kontakti. Ata ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sigurimin, ambalazhimin dhe d\u00ebrgimin e drog\u00ebs drejt porteve evropiane.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka mbahej n\u00eb kontroll n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb komunikimi t\u00eb koduar, aplikacionit Sky\/ECC. P\u00ebrdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, q\u00eb garantonin anonimitetin dhe shmangien e p\u00ebrgjimeve. Komunikimet p\u00ebrfshinin planet p\u00ebr dor\u00ebzime, paralajm\u00ebrime p\u00ebr kontrolle doganore dhe udh\u00ebzime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e reagimit n\u00eb rast sekuestrimesh. N\u00eb raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkat\u00ebrroheshin ose hidhnin p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin e kryerjes s\u00eb pagesave, grupi kishte zbatuar nj\u00eb metod\u00eb t\u00eb sofistikuar p\u00ebr t\u00eb shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal t\u00eb pages\u00ebs\u00a0<strong><em>Hawala<\/em><\/strong>. Ky mekaniz\u00ebm mund\u00ebsonte transferimin e shumave t\u00eb m\u00ebdha parash midis vendeve t\u00eb ndryshme pa kaluar p\u00ebrmes kanaleve financiare formale, duke shmangur k\u00ebshtu gjurm\u00ebt zyrtare t\u00eb transaksioneve. Kjo form\u00eb pagesash p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb fshehur origjin\u00ebn dhe destinacionin e t\u00eb ardhurave nga trafiku i drog\u00ebs. Verifikimi i shumave b\u00ebhej p\u00ebrmes kart\u00ebmonedhave t\u00eb koduara, ku ishin sh\u00ebnuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike q\u00eb funksiononin si \u201ctoken\u201d p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00ebrheqjen e sakt\u00eb t\u00eb shum\u00ebs n\u00eb pik\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Ky grup kriminal kishte gjithashtu akses n\u00eb infrastruktur\u00ebn doganore p\u00ebrmes lidhjeve me individ\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb porte apo agjenci kontrolli n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Bashkimit Evropian. Nga komunikimet del qart\u00eb q\u00eb sigurimi i bashk\u00ebpunimit me doganier\u00eb ose personel t\u00eb porteve shihej nga drejtuesit e k\u00ebtij grupi kriminal si faktor vendimtar p\u00ebr suksesin e kryerjes s\u00eb trafikut t\u00eb narkotik\u00ebve prej tyre.<\/p>\n<p><strong>Bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb hetim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, SPAK ka pasur nj\u00eb koordinim dhe bashk\u00ebpunim t\u00eb shk\u00eblqyer me EUROPOL, EUROJUST, agjencit\u00eb ligjzbatuese t\u00eb Amerik\u00ebs Latine, agjencit\u00eb partnere britanike dhe agjencit\u00eb ligjzbatuese t\u00eb vendeve t\u00eb BE dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia.\u00a0 Nj\u00eb koordinim mjaft cil\u00ebsor ka qen\u00eb edhe ai me agjencit\u00eb ligjzbatuese vendase.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes, z. Altin Dumani dhe z. Adnan Xholi, n\u00ebnvizojn\u00eb se:<\/p>\n<p>\u201c<em>Ky hetim i suksessh\u00ebm i drejtuar nga SPAK \u00ebsht\u00eb rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb nd\u00ebrinstitucional dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ve\u00e7an\u00ebrisht me EUROPOL, EUROJUST, agjencit\u00eb e shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, si dhe agjencit\u00eb ligjzbatuese partnere n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, t\u00eb cil\u00ebt ofruan mb\u00ebshtetje p\u00ebrmes nj\u00eb analize t\u00eb thelluar t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe zbatimit t\u00eb nj\u00eb koordinimi efektiv nd\u00ebrkomb\u00ebtar policor. Vlera e materialit t\u00eb zbuluar p\u00ebrmes analiz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb komunikimit t\u00eb dekriptuara nga Sky\/ECC ka qen\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar provat e mbledhura gjat\u00eb hetimit dhe mbetet ende e vlefshme p\u00ebr arritjen e rezultateve t\u00eb duhura hetimore. Ky informacion ka qen\u00eb thelb\u00ebsor n\u00eb identifikimin e veprave penale t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb t\u00eb dyshuarve, si dhe p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e rolit t\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/26\/goditja-e-grupit-kriminal-spak-6-ton-droge-e-sekuestruar-16-persona-nen-hetim\/\">Goditja e grupit kriminal, SPAK: 6 ton drog\u00eb e sekuestruar, 16 persona n\u00ebn hetim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK ka dal\u00eb me nj\u00eb njoftim zyrtar lidhur me goditjen e rrjetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, ku b\u00ebn me dije se u sekuestruan mbi 6 ton l\u00ebnd\u00eb narkotike me vler\u00eb 411 milion\u00eb euro dhe u mor\u00ebn n\u00ebn hetim 16 persona. Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, persona n\u00ebn hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje jan\u00eb marr\u00eb fillimisht 9 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32909","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32909","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32909"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32909\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}