{"id":32851,"date":"2025-07-26T09:49:17","date_gmt":"2025-07-26T09:49:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/26\/shqiperia-ne-flake-13-vatra-zjarri-ende-aktive-mbi-450-hektare-te-djegura-harta\/"},"modified":"2025-07-26T09:49:17","modified_gmt":"2025-07-26T09:49:17","slug":"shqiperia-ne-flake-13-vatra-zjarri-ende-aktive-mbi-450-hektare-te-djegura-harta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/26\/shqiperia-ne-flake-13-vatra-zjarri-ende-aktive-mbi-450-hektare-te-djegura-harta\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria n\u00eb flak\u00eb, 13 vatra zjarri ende aktive, mbi 450 hektar\u00eb t\u00eb djegura (Harta)"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Mbrojtjes njofton p\u00ebr situat\u00ebn e zjarreve n\u00eb vend, ku gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb regjistruar 29 vatra, nga t\u00eb cilat 13 mbeten ende aktive dhe 6 jan\u00eb n\u00eb monitorim t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Zjarret po p\u00ebrhapen n\u00eb disa qarqe t\u00eb vendit, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb alarm forcat operacionale q\u00eb po punojn\u00eb intensivisht p\u00ebr shuarjen e tyre, me mb\u00ebshtetje nga helikopter\u00eb dhe automjete zjarrfik\u00ebse. Situata mbetet e ndjeshme p\u00ebr shkak t\u00eb temperaturave t\u00eb larta dhe munges\u00ebs s\u00eb reshjeve, nd\u00ebrsa autoritetet apelojn\u00eb qytetar\u00ebt p\u00ebr kujdes maksimal dhe bashk\u00ebpunim n\u00eb parandalimin e zjarreve.<\/p>\n<p>Ja njoftimi i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes!<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb evidentuar 29 vatra zjarri, nga t\u00eb cilat 13 vatra jan\u00eb ende aktive dhe 6 vatra jan\u00eb n\u00eb monitorim.<br \/>\nVatrat jan\u00eb evidentuar n\u00eb bashkit\u00eb: Dib\u00ebr, Mat, Bulqiz\u00eb, Vlor\u00eb, Delvin\u00eb, Selenic\u00eb, Elbasan, Peqin, Dimal, Poli\u00e7an, Skrapar, Gjirokast\u00ebr, Kor\u00e7\u00eb, Devoll, Maliq, Pogradec, Tiran\u00eb, Fier e Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Aktualisht mbeten aktive k\u00ebto vatra zjarri, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar edhe puna e forcave operacionale:<br \/>\n\u2013 Qarku Vlor\u00eb. N\u00eb vendin e quajtur \u201cMaja e Palisk\u00ebs\u201d, mbi fshatin Dukat. N\u00eb perimetrin e djegur ka prezenc\u00eb t\u00eb vog\u00ebl tymi, pasi digjen trungje brenda tij dhe kjo vat\u00ebr mbahet n\u00eb monitorim. Sot po vazhdon puna p\u00ebr shuarjen e plot\u00eb t\u00eb zjarrit nga 7 efektiv\u00eb t\u00eb MZSH Vlor\u00eb dhe 4 forca t\u00eb pyjores.<br \/>\n\u2013 N\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e malit mbi fshatin Kalas\u00eb, nj\u00ebsia administrative Vergo, bashkia Delvin\u00eb, ka vazhduar puna p\u00ebr zjarrin e r\u00ebn\u00eb n\u00eb kullota. Dit\u00ebn e djeshme ka vijuar operacioni me t\u00eb gjitha strukturat, t\u00eb ndihmuar nga 60 efektiv\u00eb dhe 4 automjete zjarrfik\u00ebse t\u00eb FA-s\u00eb dhe gjithashtu jan\u00eb asistuar nga helikopter\u00eb t\u00eb FA-s\u00eb dhe ata Hungarez.Gjat\u00eb operacionit pati djegie Shefi Komisariatit Delvin\u00eb, Agim Troci, si dhe 5 persona pat\u00ebn probleme nga asfiksia. Zjarri vazhdon t\u00eb jet\u00eb aktiv dhe jan\u00eb p\u00ebrshkuar 10 banesa. Sot po vazhdon puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.<br \/>\n\u2013 Mbi fshatin Plo\u00e7, nj\u00ebsia administrative Sevaster, bashkia Selenic\u00eb vazhdon aktiv zjarri i r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe me shkurredhe ndodhet n\u00eb nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb gjat\u00eb shtrirje t\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb kodrat n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb fshatrave Velc \u2013 Ramic \u2013 Verbas \u2013 Matogjin t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb administrative Brataj. Ka prezenc\u00eb t\u00eb forcave operacionale, por p\u00ebr shkak t\u00eb terrenit nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb. K\u00ebrkohet nd\u00ebrhyrje nga ajri.<br \/>\n\u2013 Qarku Gjirokast\u00ebr. Zjarri i r\u00ebn\u00eb n\u00eb fshatin Fush\u00ebbardh\u00eb dhe pran\u00eb tunelit t\u00eb Sk\u00ebrfic\u00ebs, nj\u00ebsia administrative Cepo, i cili ka ardhur nga territori i bashkis\u00eb Delvin\u00eb, p\u00ebr shkak se ishte n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb madhe, forcat operacionale nuk mund\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb dit\u00ebn e djeshme dhe e mbajt\u00ebn situat\u00ebn n\u00eb monitorim. Sot po vazhdon puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale, pasi zjarri \u00ebsht\u00eb afruar pran\u00eb tunelit t\u00eb Sk\u00ebrfic\u00ebs.<br \/>\n\u2013 Qarku Dib\u00ebr. N\u00eb vendin e quajtur \u201cLiqeni i Luleve\u201d, pjes\u00eb e Parkut Komb\u00ebtar Lur\u00eb. Zjarri ka p\u00ebrshkuar mbi 350 ha sip\u00ebrfaqe. Sot po vazhdon puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.<br \/>\n\u2013 N\u00eb fshatin Zall Gjo\u00e7aj, nj\u00ebsia administrative Derjan, bashkia Mat, ka vazhduar puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit . N\u00eb terren operuan 16 forca vendore dhe 30 efektiv\u00eb nga FA, mb\u00ebshtetur edhe nga 2 helikopter\u00ebt Hungarez H225M. Dit\u00ebn e sotme zjarri zhvillohet n\u00eb nj\u00eb perimet\u00ebr me nj\u00eb shtrirje mbi 13 km, me zhvillime n\u00eb tre kahe. N\u00eb nj\u00ebrin kah po zhvillohet nga Masdeja, ku p\u00ebrfshin sip\u00ebrfaqe t\u00eb konsiderueshme n\u00eb pyje. N\u00eb nj\u00ebrin kah n\u00eb vendin e quajtur Qafa e Tolle, ku rrezikohet nj\u00eb banes\u00eb, si dhe n\u00eb vendin e quajtur Fush\u00eb Kuqe, ku rrezikohen tre banesa. Sot po vazhdon puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.<br \/>\n\u2013 N\u00eb fshatin Ul\u00ebz, vatra e zjarrit \u00ebsht\u00eb n\u00eb monitorim dhe drejt izolimit t\u00eb plot\u00eb. Sot jan\u00eb angazhuar mbi 15 forca operacionale, t\u00eb cilat po punojn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos lejohet zhvillimi i zjarrit n\u00eb vatra t\u00eb ndezura brenda vatr\u00ebs.<br \/>\n\u2013 Vazhdon aktive, por me zhvillime t\u00eb pakta, vatra e zjarrit t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb Livadhet e Peladhis\u00eb, e cila ka kaluar mbi fshatin Krajk\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb Bulqiz\u00eb. Zjarri ka p\u00ebrshkuar mbi 40 ha sip\u00ebrfaqe. Dit\u00ebn e djeshme jan\u00eb angazhuar n\u00eb operacion 16 forca t\u00eb bashkis\u00eb Bulqiz\u00eb dhe zjarri \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00ebn monitorim p\u00ebr t\u00eb ndaluar p\u00ebrhapjen e m\u00ebtejshme. Sot kjo vat\u00ebr po vendoset n\u00ebn kontroll nga 10 forca t\u00eb bashkis\u00eb.<br \/>\n\u2013 Qarku Elbasan. N\u00ebz on\u00ebn e Shmilit n\u00eb fshatin Lugaxhi, nj\u00ebsia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, ka vijuar puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit t\u00eb r\u00ebn\u00eb. N\u00eb terren u angazhuan rreth 50 forca, ku nga k\u00ebta 20 jan\u00eb forca ushtarake t\u00eb FA-s\u00eb dhe 30 forca jan\u00eb t\u00eb MZSH Elbasan, forca bashkiake dhe forca t\u00eb pyjores. Sot po vazhdon puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.<br \/>\n\u2013 Qarku Lezh\u00eb. N\u00eb zon\u00ebn e Shkopetit. Pjesa m\u00eb aktive e vatr\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb zon\u00ebn e kufirit ndar\u00ebs mes bashkive Kurbin-Mirdit\u00eb-Mat, mbi lart\u00ebsit\u00eb e fshatit Lurth. Dit\u00ebn e djeshme jan\u00eb angazhuar 39 forca vendore t\u00eb bashkive Kurbin e Mirdit\u00eb dhe 50 forca ushtarake t\u00eb ndihmuar edhe nga 2 helikopter\u00ebt Hungarez H225M. Nuk ka rrezik p\u00ebr banesat. Sot po vazhdon puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.<br \/>\n\u2013 Qarku Kor\u00e7\u00eb. N\u00eb fshatin Dishnic\u00eb. Vatra e zjarrit mbetet aktive, por me intensitet t\u00eb ul\u00ebt. Sot po vazhdon puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.<br \/>\n\u2013 Zjarri n\u00eb vendi i quajtur Qeramica nd\u00ebrmjet fshatrave Trestenik- Vishocic\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb Devoll, p\u00ebr shkak t\u00eb er\u00ebs rrezikon t\u00eb p\u00ebrhapet, pasi vendi ku \u00ebsht\u00eb kjo vat\u00ebr zjarri \u00ebsht\u00eb i veshur me barishte e shkurre. N\u00eb vendngjarje ndodhen forcat operacionale, q\u00eb po punojn\u00eb p\u00ebr neutralizimin e saj<br \/>\n\u2013 Vatra n\u00eb fshatin Strelc\u00eb, bashkia Maliq vijon n\u00eb drejtim t\u00eb Veriut. Vatrat e tjera jan\u00eb t\u00eb neutralizuara dhe po mbahen n\u00eb monitorim p\u00ebr t\u00eb mos lejuar riaktivizim.<br \/>\n\u2013 Po punohet p\u00ebr shuarjen e zjarrit n\u00eb fshatin Kri\u00e7kov\u00eb, nj\u00ebsia administrative Proptisht, bashkia Pogradec.<br \/>\n\u2013 Qarku Berat. N\u00eb fshatin Muzhak\u00eb. Terreni \u00ebsht\u00eb malor, pyll lisi dhe bim\u00ebsi t\u00eb dendur dhe v\u00ebshtir\u00ebson nd\u00ebrhyrjen e punonj\u00ebsve t\u00eb zjarrfik\u00ebses, por situata \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll.<br \/>\n\u2013 N\u00eb fshatin Konisbalt\u00eb, bashkia Dimal. Zjarri \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufi t\u00eb dy bashkive Dimal dhe Berat (n\u00eb fshatin Mbreshtan dhe Galin\u00eb). Gjat\u00eb nat\u00ebs zjarri ka p\u00ebrparuar n\u00eb drejtim t\u00eb fshatrave Mbjeshov\u00eb, dhe Bistrovic\u00eb. Dje \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb edhe me 1 helikopter Hungarez H225M. Sot po vazhdon puna p\u00ebr shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.<br \/>\n\u2013 N\u00eb fshatin Zg\u00ebrbon, bashkia Poli\u00e7an po vijon puna p\u00ebr shuarjen e flak\u00ebve nga forcat operacionale.<br \/>\n\u2013 Qarku Kuk\u00ebs, n\u00eb vendin e quajtur Gryka e Motin\u00ebs, mbi fshatin Dragobi, brenda Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Alpeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb terrenit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe larg\u00ebsis\u00eb, punonj\u00ebsit e AdZM-s\u00eb nuk kan\u00eb mundur t\u00eb izolojn\u00eb vatr\u00ebn e zjarrit. Dit\u00ebn e sotme jan\u00eb angazhuar 7 punonj\u00ebs t\u00eb AdZM Kuk\u00ebs, p\u00ebr shuarjen e zjarrit.<br \/>\n\u2013 N\u00eb Malin me Gropa, sakt\u00ebsisht n\u00eb vendin e quajtur Fusha e Stan\u00ebve, bashkia Tiran\u00eb, ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb nj\u00eb terren me barishte t\u00eb buta. Sip\u00ebrfaqja e djegur e raportuar \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 10 ha. Sot kjo vat\u00ebr zjarri vazhdon t\u00eb jet\u00eb aktive dhe po punohet me 30 forca operacionale MZSH dhe 11 forca AdZM.<\/p>\n<p>N\u00eb total nga zjarret jan\u00eb djegur mbi 450 hektar\u00eb sip\u00ebrfaqe me bim\u00ebsi, rr\u00ebnj\u00eb ullinj e pem\u00eb.<br \/>\nN\u00eb operacionet p\u00ebr shuarjen e zjarreve u angazhuan 45 automjete zjarrfik\u00ebse dhe 485 forca operacionale. Gjithashtu n\u00eb operacionet e dit\u00ebs s\u00eb djeshme mor\u00ebn pjes\u00eb, 140 efektiv\u00eb, 5 automjete zjarrfik\u00ebse dhe 2 Helikopter\u00eb nga Forcat e Armatosura e 2 helikopter\u00eb hungarez\u00eb.<\/p>\n<p>Nga parashikimet e Institutit t\u00eb Gjeoshkencave (IGJEO), sot nuk priten reshje shiu.<br \/>\nSa i p\u00ebrket zjarreve, sot pritet nivel rrezik \u201cI LART\u00cb\u201d n\u00eb t\u00eb gjitha qarqet. Nd\u00ebrsa temperaturat maksimale pritet t\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb 43 grad\u00eb celsius n\u00eb zonat e ul\u00ebta.<br \/>\nT\u00eb gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile jan\u00eb t\u00eb angahzuara n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit, n\u00eb ndjekje t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar nga zjarret. N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb me temperatura ekstreme, ftojm\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb tregojn\u00eb kujdes, t\u00eb shmangin ndezjen e zjarreve n\u00eb natyr\u00eb dhe t\u00eb njoftojn\u00eb autoritetet vendore n\u00eb rast t\u00eb konstatimit t\u00eb vatrave t\u00eb zjarrit.\u201d, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/26\/shqiperia-ne-flake-13-vatra-zjarri-ende-aktive-mbi-450-hektare-te-djegura-harta\/\">Shqip\u00ebria n\u00eb flak\u00eb, 13 vatra zjarri ende aktive, mbi 450 hektar\u00eb t\u00eb djegura (Harta)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Mbrojtjes njofton p\u00ebr situat\u00ebn e zjarreve n\u00eb vend, ku gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb regjistruar 29 vatra, nga t\u00eb cilat 13 mbeten ende aktive dhe 6 jan\u00eb n\u00eb monitorim t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Zjarret po p\u00ebrhapen n\u00eb disa qarqe t\u00eb vendit, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb alarm forcat operacionale q\u00eb po punojn\u00eb intensivisht p\u00ebr shuarjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32851","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32851","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32851"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32851\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32851"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32851"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32851"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}