{"id":32776,"date":"2025-07-25T15:57:05","date_gmt":"2025-07-25T15:57:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/25\/fillimi-i-luftes-se-ftohte-mes-dy-blloqeve-plani-i-stalinit-per-caktimin-e-kufijve-te-evropes-donte-te-copetonte-gjermanine-perplasja-mes-tre-udheheqesve\/"},"modified":"2025-07-25T15:57:05","modified_gmt":"2025-07-25T15:57:05","slug":"fillimi-i-luftes-se-ftohte-mes-dy-blloqeve-plani-i-stalinit-per-caktimin-e-kufijve-te-evropes-donte-te-copetonte-gjermanine-perplasja-mes-tre-udheheqesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/25\/fillimi-i-luftes-se-ftohte-mes-dy-blloqeve-plani-i-stalinit-per-caktimin-e-kufijve-te-evropes-donte-te-copetonte-gjermanine-perplasja-mes-tre-udheheqesve\/","title":{"rendered":"Fillimi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb mes dy blloqeve! Plani i Stalinit p\u00ebr caktimin e kufijve t\u00eb Evrop\u00ebs, donte t\u00eb cop\u00ebtonte Gjermanin\u00eb! P\u00ebrplasja mes tre udh\u00ebheq\u00ebsve"},"content":{"rendered":"<p>Para 80 vitesh, nga data 17 korrik deri me 2 gusht 1945, n\u00eb Potsdam t\u00eb Gjermanis\u00eb, u mblodh\u00ebn 3 t\u00eb M\u00ebdhenjt\u00eb fitues t\u00eb Koalicionit Antifashist, q\u00eb diskutuan e mor\u00ebn vendime p\u00ebr aktet politike, juridike, ushtarake e administrative ndaj Gjermanis\u00eb hitleriane t\u00eb mundur. P\u00ebr afro 3 jav\u00eb u ul\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb, Presidenti Truman, udh\u00ebheq\u00ebsi komunist Stalin dhe kryeministri britanik Churchill.<\/p>\n<p>Ambasadori Bashkim Zeneli \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d, b\u00ebn nj\u00eb pasqyrim shum\u00eb t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj Konference. Autori nuk ka munguar t\u00eb na jap\u00eb edhe nj\u00eb pamje n\u00eb detaje, historike, kulturore, sociale dhe ekonomike t\u00eb qytetit mij\u00ebra vje\u00e7ar t\u00eb Potsdamit.<\/p>\n<p>Nuk kan\u00eb shp\u00ebtuar pa u pasqyruar edhe detaje shum\u00eb interesante nga zhvillimi i mbledhjes, debate dhe batuta midis 3 Udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb M\u00ebdhenj. Por kjo Konferenc\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnonte edhe fillimin e nisjes s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb midis dy blloqeve, e cila do t\u00eb vazhdonte deri me shembjen e Murit te Berlinit, n\u00eb n\u00ebntor 1989\u2026..P\u00ebr t\u00eb nisur m\u00eb pas p\u00ebrs\u00ebri me agresionin ushtarak t\u00eb Rusis\u00eb ndaj Ukrain\u00ebs. Sot po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb plot rreziqe, t\u00eb pasigurt\u00eb, me k\u00ebrc\u00ebnime dhe luft\u00ebra. Paqja e siguria jan\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 maj 1945, vet\u00ebm pak dit\u00eb mbas fitores mbi nazifashizmin, presidenti amerikan Harry Truman, miratoi planin e hartuar nga shefat e shtabit t\u00eb ushtris\u00eb amerikane, t\u00eb 26 prillit, q\u00eb u konsiderua si direktiva YCS1067. N\u00eb thelb plani p\u00ebrmbante politik\u00ebn amerikane n\u00eb zon\u00ebn e pushtimit. Kjo direktiv\u00eb, s\u00eb pari, b\u00ebnte p\u00ebrgjegj\u00ebs udh\u00ebheqjen naziste q\u00eb shkat\u00ebrroi totalisht ekonomin\u00eb gjermane dhe e futi vendin n\u00eb nj\u00eb kaos t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. S\u00eb dyti, n\u00eb t\u00eb theksohej se \u201cGjermania nuk pushtohet p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb saj, por si nj\u00eb shtet i mundur armik\u201d, dhe s\u00eb treti, \u201cQ\u00ebllimi kryesor i aleat\u00ebve \u00ebsht\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb Gjermanin\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri paqen bot\u00ebrore\u201d Politika e shteteve fituese n\u00eb zonat e pushtimit, apo t\u00eb administruara prej tyre, kishte p\u00ebr q\u00ebllim: Demilitarizimin, denazistifikimin, decentralizimin dhe demokratizimin.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, n\u00eb janar 1946, ky q\u00ebndrim u shoq\u00ebrua edhe mbi baz\u00ebn e Protokollit t\u00eb Potsdamit, me direktivat dhe mekanizmat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr denazistifikimin e shoq\u00ebris\u00eb gjermane. Ato u p\u00ebrfshin\u00eb t\u00eb detajuara n\u00eb Direktiv\u00ebn N24 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Kontrollit t\u00eb aleat\u00ebve.<\/p>\n<p>Konferenca e Potsdamit u mbajt nga 17 korriku deri m\u00eb 2 gusht 1945. Koalicioni antifashist fitues do t\u00eb vendoste menj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Gjermanis\u00eb s\u00eb mundur. Potsdami \u00ebsht\u00eb kryeqyteti i Landit t\u00eb Brandenburgut, ku ndodhet edhe Berlini, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb Land m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Potsdami ishte vet\u00ebm disa kilometra nga Berlini. E kam vizituar me dhjet\u00ebra her\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet historik, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb shoq\u00ebrimit p\u00ebr interesin q\u00eb shfaqnin shum\u00eb miq t\u00eb mij\u00eb q\u00eb vinin nga Shqip\u00ebria n\u00eb Berlin. Por edhe delegacionet zyrtare tonat, p\u00ebrgjith\u00ebsisht kishin t\u00eb programuar nga protokolli i shtetit nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Ka pafund\u00ebsisht botime, libra, albume, dokumentar\u00eb q\u00eb flasin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet e sidomos p\u00ebr konferenc\u00ebn q\u00eb mori emrin e Potsdamit.Pa dyshim mrekullia e Potsdamit \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtjella dhe pallati si\u00e7 quhet, Sanssousi, rezidenca verore e princesh\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb kuror\u00ebs Cecilien Hof.<\/p>\n<p>Pallati \u00ebsht\u00eb skicuar nga Frederiku i Madh, me mjesht\u00ebr nd\u00ebrtimi Georg \u00cbenseslaus, n\u00eb nj\u00eb kod\u00ebr me vreshta t\u00eb pafundme, fillimisht si rezidenc\u00eb verore e m\u00eb von\u00eb edhe rezidenc\u00eb zyrtare shtet\u00ebrore. \u00cbsht\u00eb n\u00eb stilin e njohur rokoko dhe ka 322 dritare, nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb punuar vet\u00ebm me mermer t\u00eb zgjedhur, nj\u00eb bibliotek\u00eb t\u00eb famshme, salla koncertesh muzikore, galeri pikturash, disa salla ekspozitash, etj. Vet\u00eb Frederiku i Madh, tep\u00ebr i pasionuar pas artit, piktur\u00ebs, muzik\u00ebs, ka luajtur n\u00eb vitet 1750-1757 me orkestr\u00ebn e Potsdamit pjes\u00eb p\u00ebr flaut nga kompozitori i madh Menzel.<\/p>\n<p>Pallati ka nj\u00eb park shum\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebrpara, t\u00eb pafund, me nj\u00eb gjelb\u00ebrim t\u00eb rrall\u00eb. Aty ndodhet nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e vog\u00ebl po shum\u00eb e bukur, me nj\u00eb stil t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: sht\u00ebpia kineze e \u00e7ajit. Ajo u nd\u00ebrtua me porosi t\u00eb Frederikut t\u00eb Madh si nj\u00eb admirues i madh i mod\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme kineze.<\/p>\n<p>Ai e ktheu Potsdamin, n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb 17 dhe n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 18, edhe me porosit\u00eb dhe projektet q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr kulturore dhe artistike nga m\u00eb t\u00eb njohurat n\u00eb Evrop\u00eb. N\u00eb vitet 1735-1755, nd\u00ebrtoi nj\u00eb bashki plot solemnitet. Atij i p\u00ebrket edhe nd\u00ebrtimi i kish\u00ebs Nikolai, e p\u00ebruruar n\u00eb vitin 1837 e q\u00eb ishte nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukurat n\u00eb Evrop\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kish\u00eb u zbatua plot\u00ebsisht plani dhe arkitektura e miratuar nga Frederiku i Madh.<\/p>\n<p>Kush e ka vizituar qytetin e Potsdamit, pa asnj\u00eb dyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb mrekulluar nga monumentet e statujat aq t\u00eb bukura. Ato, n\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn, jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb pjes\u00ebn ku jetonte komuniteti holandez. E gjith\u00eb ajo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga Frederiku i par\u00eb \u00cbilhelm q\u00eb kishte jetuar n\u00eb Holand\u00eb nga viti 1705- 1710. Me kthimin e tij, solli me vete edhe projekte t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrtuese. P\u00ebrgjith\u00ebsisht qytetin dominojn\u00eb nd\u00ebrtime t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb stilit neo-gotik, me nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb madhe tregtare, q\u00eb u nd\u00ebrtua n\u00ebn shembullin e nj\u00eb sheshi t\u00eb njohur romak, n\u00eb vitin 1750. Potsdami, nga ato q\u00eb kam lexuar, p\u00ebrmendet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 993, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me nj\u00eb zhvillim t\u00eb vrullsh\u00ebm jo vet\u00ebm ekonomik dhe tregtar, por edhe kulturor e artistik. N\u00eb vitet 1650-1700 u b\u00eb nj\u00eb nga qendrat m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb Evrop\u00eb. Aty u organizua mbledhja e 3 fuqive t\u00eb m\u00ebdha, fituese t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr nazi-fashizmit. N\u00eb at\u00eb dhom\u00eb jo shum\u00eb t\u00eb madhe, ndodhet \u00e7do gj\u00eb si n\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb mbledhjes, edhe penat, edhe boja q\u00eb u hodh mbi at\u00eb marr\u00ebveshje, sigurisht historike, q\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb simbolizon mbarimin e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, fitoren e madhe t\u00eb popujve dhe vendeve t\u00eb koalicionit antifashist.<\/p>\n<p>Por n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, edhe me veprimet politike t\u00eb m\u00ebvonshme, Konferenca e Potsdamit sh\u00ebnon edhe fillimin e ndarjeve t\u00eb reja, nd\u00ebshkimin e merituar p\u00ebr Gjermanin\u00eb, por edhe ndarjen e pamerituar t\u00eb saj. N\u00eb vitet e m\u00ebvonshme, duket se Potsdami do t\u00eb ishte edhe pik\u00ebnisja e nj\u00eb ndarjeje t\u00eb madhe, t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb lodhshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr Gjermanin\u00eb, por edhe p\u00ebr Evrop\u00ebn. Aty duket se zuri fill edhe fillimi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, i ndarjes s\u00eb sistemeve, i demokracis\u00eb dhe diktatur\u00ebs. Aty z\u00eb fill edhe nd\u00ebrtimi i Murit fam\u00ebkeq t\u00eb Berlinit, q\u00eb u ngrit si nj\u00eb perde e hekurt q\u00eb fliste aq shum\u00eb p\u00ebr ndarjen, p\u00ebr p\u00ebrplasjen, p\u00ebr inatet, p\u00ebr m\u00ebrit\u00eb, p\u00ebr dramat, p\u00ebr lot\u00ebt, p\u00ebr vrasjet, deri n\u00eb shembjen e tij, pas 44 vjet\u00ebsh, po aty, fare af\u00ebr Potsdamit, n\u00eb Berlin. N\u00eb Potsdam ishte vendosur aleanca e fsheht\u00eb midis Rusis\u00eb dhe Prusis\u00eb. N\u00eb Potsdam ishte zhvilluar n\u00eb vitin 1933 konferenca q\u00eb pati si q\u00ebllim t\u00eb dokumentonte legjitimitetin e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb regjimit t\u00eb Hitlerit me historin\u00eb e Prusis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Potsdam u ul\u00ebn presidenti amerikan Truman, udh\u00ebheq\u00ebsi sovjetik Stalin dhe Kryeministri i Britanis\u00eb s\u00eb Madhe Churchill. Ndon\u00ebse ishte biseduar edhe n\u00eb takimet e m\u00ebparshme, aty u vendos edhe ndarja e Gjermanis\u00eb n\u00eb zonat e pushtimit. M\u00eb pas, k\u00ebtyre 3 zonave u bashkohet edhe Franca. Zona sovjetike do t\u00eb ishte n\u00eb pjes\u00ebn lindore, nga veriu n\u00eb jug, zona amerikane n\u00eb pjes\u00ebn qendrore e n\u00eb jug, zona franceze n\u00eb jug-per\u00ebndim dhe ajo britanike n\u00eb pjes\u00ebn veriper\u00ebndimore. Dhe po k\u00ebshtu, n\u00eb 4 sektor\u00eb u nda edhe Berlini dhe p\u00ebrs\u00ebri pjes\u00ebn e tij lindore e mor\u00ebn sovjetik\u00ebt, nj\u00eb territor gati-gati sa 3 aleat\u00ebt s\u00eb bashku. Secila fuqi do t\u00eb administronte n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e vet at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit q\u00eb i ishte dh\u00ebn\u00eb. Kjo ndarje natyrisht do t\u00eb p\u00ebrcaktonte q\u00eb n\u00eb fillim edhe rendin e ri politik t\u00eb pasluft\u00ebs, socializmin dhe kapitalizmin, diktatur\u00ebn dhe demokracin\u00eb. Lindja e Gjermanis\u00eb, e pushtuar e jo thjesht e administruar nga sovjetik\u00ebt, p\u00ebrjetoi p\u00ebr 45 vjet vendosjen e sistemit socialist dhe diktatur\u00ebn komuniste, si pjes\u00eb e nj\u00eb blloku t\u00eb t\u00ebr\u00eb lindor komunist t\u00eb pasluft\u00ebs. Nd\u00ebrsa n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Gjermanis\u00eb, ku ishin vendosur 3 fuqit\u00eb per\u00ebndimore, Franca, SHBA dhe Britania e Madhe nisi nd\u00ebrtimi demokracis\u00eb, i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, i ekonomis\u00eb s\u00eb tregut, i lirive dhe t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>\u201cAleat\u00ebt \u2013 thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e Konferenc\u00ebs, donin t\u2019i jepnin popullit gjerman mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb ri, n\u00eb paqe dhe n\u00eb liri\u201d. Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga Presidenti Truman, ishte vendosur n\u00eb Kaiserstrase 2, Kryeministri britanik Churchill kishte rezidenc\u00ebn n\u00eb Ringstrase 23. Ajo kishte qen\u00eb vila e ministrit nazist Funk. T\u00eb dy k\u00ebto rezidenca ishin jasht\u00eb Potsdamit, n\u00eb Babelsberg. Nga SHBA dhe B. Madhe ishin akredituar 150 gazetar\u00eb. Por edhe pas protestave t\u00eb shumta, ata nuk u lejuan t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e konferenc\u00ebs, por vet\u00ebm p\u00ebr pak minuta t\u00eb fillimit. Nd\u00ebrsa sovjetik\u00ebt e konsideronin veten si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre\u2026 Por edhe Presidenti Truman, po k\u00ebshtu e konsideronte veten. Stalini e konsideronte Potsdamin si pjes\u00eb t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb pushtimit. Vendi i mbledhjes ishte rrethuar nga forca t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ushtarake, me radh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb telash, por edhe me kulla vrojtimi. Sovjetik\u00ebt u drejtoheshin amerikan\u00ebve dhe britanik\u00ebve me . \u201cMir\u00eb se erdh\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb\u201d\u2026<\/p>\n<p>T\u00eb par\u00ebt n\u00eb Potsdam erdh\u00ebn Presidenti Truman dhe Kryeministri Churchill, nd\u00ebrsa Stalini erdhi 24 or\u00eb m\u00eb von\u00eb. Filluan edhe reagimet e para protokollare: \u201cAmerikan\u00ebt dhe britanik\u00ebt, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb note sovjetike, u k\u00ebshilluan miq\u00ebsisht q\u00eb t\u00eb mos i drejtoheshin udh\u00ebheq\u00ebsit sovjetik me \u201cMarshalli Stalin\u201d si\u00e7 ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Jalt\u00eb, por me titullin \u201cGjeneraliz\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do veprim, para, por edhe gjat\u00eb konferenc\u00ebs, sovjetik\u00ebt p\u00ebrpiqeshin ta tregonin veten si fitues t\u00eb vet\u00ebm ndaj Hitlerit, ndon\u00ebse pa asnj\u00eb diskutim, kishin luajtur rolin kryesor dhe kishin mbajtur pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb luft\u00ebs. Por k\u00ebto ishin shenja aspak t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb ardhmen e bashk\u00ebpunimit me aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb mbledhjes Stalini paraqiti nj\u00eb tablo t\u00eb humbjeve n\u00eb luft\u00eb. Ato ishin edhe tregues i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb \u201czot sht\u00ebpie\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, ndon\u00ebse faktet e paraqitura ishin trondit\u00ebse: \u201cP\u00ebrve\u00e7 21 milion\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve, n\u00eb Bashkimin Sovjetik ishin shkat\u00ebrruar plot\u00ebsisht dhe pjes\u00ebrisht 1710 qytete, midis t\u00eb cil\u00ebve Stalingradi, Sevastopoli, Kievi, Leningradi, Odesa, Minsku, Surolensku, etj., 70 mij\u00eb fshatra ishin shkrumbuar krejt\u00ebsisht, 30 milion\u00eb vet\u00eb kishin mbetur pa streh\u00eb, 64 mij\u00eb km hekurudh\u00eb, 815 fabrika, 13 mij\u00eb ura, nuk ekzistonin m\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Presidenti amerikan Truman q\u00eb aty u shfaq i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Bashkimin Sovjetik n\u00eb rind\u00ebrtimin evendit. Ai shpresonte se komunizmi, pas luft\u00ebs, do t\u00eb liberalizohej, n\u00eb kuptimin e nj\u00eb zhvillimi dhe se kushtet p\u00ebr paqe e qet\u00ebsi n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj, do t\u00eb afronin Bashkimin Sovjetik me demokracit\u00eb per\u00ebndimore, sidomos me SHBA.<\/p>\n<p>Por historia e m\u00ebvonshme tregoi qart\u00eb se Stalini vendosi ndryshe: vija p\u00ebr t\u00eb ardhmen e historis\u00eb s\u00eb vendeve dhe popujve do t\u00eb p\u00ebrcaktohej prej tij, nga nj\u00eb njeri i vet\u00ebm! Fitorja e luft\u00ebs kund\u00ebr nazifashizmit e kishte glorifikuar si kurrkush emrin dhe kultin e tij. Marshall\u00ebt dhe gjeneral\u00ebt heronj t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb madhe patriotike, u quajt\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb Stalinit, q\u00eb ishin rritur t\u00eb till\u00eb n\u00eb saj t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb ndritur t\u00eb Stalinit. Kjo frym\u00eb do t\u00eb dominonte punimet e konferenc\u00ebs, q\u00eb nisin n\u00eb 17 korrik 1945, n\u00eb or\u00ebn 17.00, n\u00eb at\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb rrumbullak\u00ebt.<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb, para mbylljes s\u00eb punimeve t\u00eb para, Presidenti amerikan Truman njoftohet nga Ministri i tij i luft\u00ebs Henry Stimson, se \u201cF\u00ebmija kishte lindur i sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe mjek\u00ebt ishin shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur\u201d. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr prov\u00ebn me sukses t\u00eb bomb\u00ebs atomike n\u00eb Sierra t\u00eb Ne\u00eb Mexico\u201d. Ky lajm e g\u00ebzon pa mas\u00eb Presidentin amerikan Truman, por ai i deklaron bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij se: \u201cDo t\u00eb pres\u00eb deri m\u00eb 24 korrik dhe pastaj do t\u2019i them Stalinit se prodhuam nj\u00eb bomb\u00eb me fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d.\/Panorama<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/fillimi-i-luftes-se-ftohte-mes-dy-blloqeve-plani-i-stalinit-per-caktimin-e-kufijve-te-evropes-donte-te-copetonte-gjermanine-perplasja-mes-tre-udheheqesve\/\">Fillimi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb mes dy blloqeve! Plani i Stalinit p\u00ebr caktimin e kufijve t\u00eb Evrop\u00ebs, donte t\u00eb cop\u00ebtonte Gjermanin\u00eb! P\u00ebrplasja mes tre udh\u00ebheq\u00ebsve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para 80 vitesh, nga data 17 korrik deri me 2 gusht 1945, n\u00eb Potsdam t\u00eb Gjermanis\u00eb, u mblodh\u00ebn 3 t\u00eb M\u00ebdhenjt\u00eb fitues t\u00eb Koalicionit Antifashist, q\u00eb diskutuan e mor\u00ebn vendime p\u00ebr aktet politike, juridike, ushtarake e administrative ndaj Gjermanis\u00eb hitleriane t\u00eb mundur. P\u00ebr afro 3 jav\u00eb u ul\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb, Presidenti Truman, udh\u00ebheq\u00ebsi komunist [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32776","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32776","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32776"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32776\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}