{"id":32709,"date":"2025-07-25T09:54:05","date_gmt":"2025-07-25T09:54:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/25\/klp-nenshtrohet-ndaj-presionit-te-edi-rames-heq-nga-axhenda-ankesen-e-prokurores-qe-u-sulmua-per-kabinat-e-thethit\/"},"modified":"2025-07-25T09:54:05","modified_gmt":"2025-07-25T09:54:05","slug":"klp-nenshtrohet-ndaj-presionit-te-edi-rames-heq-nga-axhenda-ankesen-e-prokurores-qe-u-sulmua-per-kabinat-e-thethit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/25\/klp-nenshtrohet-ndaj-presionit-te-edi-rames-heq-nga-axhenda-ankesen-e-prokurores-qe-u-sulmua-per-kabinat-e-thethit\/","title":{"rendered":"KLP n\u00ebnshtrohet ndaj presionit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, heq nga axhenda ankes\u00ebn e prokurores q\u00eb u sulmua p\u00ebr kabinat e Thethit"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KLP ka shmangur n\u00eb dy mbledhjet plenare t\u00eb fundit, m\u00eb datat 11 dhe 16 korrik, t\u00eb shqyrtoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokurores s\u00eb Shkodr\u00ebs, Elsa Gjeli p\u00ebr ta mbrojtur ndaj sulmeve t\u00eb Kryeministrit Edi Rama ndaj saj, lidhur me mosfillimin e hetimit p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb kryer p\u00ebr nd\u00ebrtimet n\u00eb Theth, megjith\u00ebse ishte parashikuar t\u00eb trajtohej n\u00eb axhend\u00ebn e mbledhjes s\u00eb par\u00eb. Po ashtu nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar asgj\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje as p\u00ebr mbledhjen plenare q\u00eb u njoftua se do t\u00eb zhvillohet t\u00eb premten, m\u00eb 25 korrik.<\/p>\n<p>Pas publikimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Gjelit drejtuar KLP-s\u00eb m\u00eb 11 korrik, reagoi ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ulsi Manja, i cili tha se kishte b\u00ebr\u00eb ankim p\u00ebr fillim t\u00eb procedimit disiplinor ndaj prokurores.<\/p>\n<p>Kjo deklarat\u00eb e Manj\u00ebs drejtuar Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD, po p\u00ebrdoret nga KLP si nj\u00eb rrethan\u00eb ku po bazon hamend\u00ebsimin se, ndaj Gjelit mund t\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb t\u00eb ardhmen fillimi i procedimit disiplinor, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb justifikohet mosmbajtja e nj\u00eb q\u00ebndrimi p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e magjistrates p\u00ebr mbrojtje.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr mosmbajtjen e nj\u00eb q\u00ebndrimi lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e Gjelit, KLP i tha BIRN t\u00eb enjten se, n\u00eb referim t\u00eb shkres\u00ebs s\u00eb Manj\u00ebs, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ILD-s\u00eb t\u00eb filloj\u00eb procedur\u00ebn disiplinore lidhur me \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebrkat\u00ebse, \u00e7mon se \u201can\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb nuk mund t\u00eb mbajn\u00eb q\u00ebndrim, apo t\u00eb komentojn\u00eb mbi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje konkrete, e cila m\u00eb pas mund t\u00eb jet\u00eb objekt i nj\u00eb procedimi disiplinor, q\u00eb merret n\u00eb shqyrtim pik\u00ebrisht nga ky k\u00ebshill\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me faktin se ILD nuk ka njoftuar ende nisjen e ndonj\u00eb hetimi disiplinor apo k\u00ebrkimin e fillimit disiplinor ndaj Gjelit, KLP u shpreh se nuk dinin ende di\u00e7ka dhe se kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e ILD-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo n\u00ebse e b\u00ebn\u00eb, ne duhet t\u00eb p\u00ebrjashtohemi se i bie kemi mbajtur q\u00ebndrim\u201d, argumentoi kryetarja e KLP-s\u00eb, Mirela Bogdani lidhur me pyetjen q\u00eb BIRN i drejtoi, se nga e dinte KLP se n\u00eb t\u00eb ardhmen ILD do t\u00eb inicionte nj\u00eb procedim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebt n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb objekte t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb procedimeve disiplinore n\u00eb t\u00eb ardhmen, por n\u00eb raste t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb Gjelit, KLP ka mbajtur q\u00ebndrim duke i d\u00ebnuar sulmet nga politika e duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos ushtrohet trysni ndaj magjistrat\u00ebve dhe sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. E pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rethan\u00eb, kryetarja Bogdani shkroi p\u00ebrmes aplikacionit \u00cbhatsApp se \u201ckaq arrit\u00ebm sot\u201d.<\/p>\n<p>Prokurorja Elsa Gjeli i tha BIRN gjat\u00eb nj\u00eb bisede telefonike t\u00eb enjten, se nuk kishte ndonj\u00eb koment lidhur me mosmbajtjen e q\u00ebndrimit nga ana e KLP p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Prokurorja Elsa Gjeli u sulmua nga kryeministri Edi Rama m\u00eb 7 korrik, lidhur me nj\u00eb vendim mosfillimi t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje penale ndaj nj\u00eb nd\u00ebrtimi t\u00eb pretenduar pa leje n\u00eb fshatin Theth. Rama i referohej nj\u00eb serie kabinash pushimi t\u00eb nd\u00ebrtuara pran\u00eb kish\u00ebs s\u00eb fshatit n\u00eb Theth, p\u00ebr t\u00eb cilat tha se ishin vep\u00ebr e nj\u00eb individi t\u00eb \u201cparritsh\u00ebm nga krahu i ligjit.\u201d<\/p>\n<p>Kryeministri deklaroi at\u00ebher\u00eb se inspektoriati dhe policia e shtetit kishin konstatuar nd\u00ebrhyrje brutale, por prokuroria nuk kishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm personin p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Ram\u00ebs u kund\u00ebrshtua menj\u00ebher\u00eb nga Prokuroria e Shkodr\u00ebs, e cila n\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr k\u00ebto raste i doli n\u00eb mbrojtje prokurores dhe vuri n\u00eb dukje se, ishin institucionet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb qeveris\u00eb, Policia dhe Bashkia Shkod\u00ebr, q\u00eb e kishin referuar \u00e7\u00ebshtjen si kund\u00ebrvajtje dhe jo si vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, prokurorja Gjeli depozitoi n\u00eb KLP k\u00ebrkes\u00ebn kund\u00ebr deklaratave t\u00eb kryeministrit q\u00eb i cil\u00ebsoi si fyerje dhe diskreditim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb magjistratit. Sipas Gjelit, kryeministri e kishte ekspozuar ndaj nj\u00eb lin\u00e7imi t\u00eb pashembullt mediatik dhe duke minuar \u00e7do kuptim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb si nj\u00eb sistem i ndar\u00eb nga pushteti ekzekutiv.\/Birn.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/klp-nenshtrohet-ndaj-presionit-te-edi-rames-heq-nga-axhenda-ankesen-e-prokurores-qe-u-sulmua-per-kabinat-e-thethit\/\">KLP n\u00ebnshtrohet ndaj presionit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, heq nga axhenda ankes\u00ebn e prokurores q\u00eb u sulmua p\u00ebr kabinat e Thethit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KLP ka shmangur n\u00eb dy mbledhjet plenare t\u00eb fundit, m\u00eb datat 11 dhe 16 korrik, t\u00eb shqyrtoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokurores s\u00eb Shkodr\u00ebs, Elsa Gjeli p\u00ebr ta mbrojtur ndaj sulmeve t\u00eb Kryeministrit Edi Rama ndaj saj, lidhur me mosfillimin e hetimit p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb kryer p\u00ebr nd\u00ebrtimet n\u00eb Theth, megjith\u00ebse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32709","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32709","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32709"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32709\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32709"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32709"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32709"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}