{"id":32694,"date":"2025-07-25T08:49:33","date_gmt":"2025-07-25T08:49:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/25\/mero-baze-dosja-e-ceket-dhe-gjyqi-popullor-ndaj-veliaj\/"},"modified":"2025-07-25T08:49:33","modified_gmt":"2025-07-25T08:49:33","slug":"mero-baze-dosja-e-ceket-dhe-gjyqi-popullor-ndaj-veliaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/25\/mero-baze-dosja-e-ceket-dhe-gjyqi-popullor-ndaj-veliaj\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Dosja e cek\u00ebt dhe gjyqi popullor ndaj Veliaj"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar skem\u00ebn g\u00ebbelsiane t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb SPAK q\u00eb merren me propagand\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar d\u00ebshtimet e tyre, shikoni se \u00e7far\u00eb po ndodh me inskenimin e gjyqit popullor ndaj Veliajt, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb gjykimi t\u00eb drejt\u00eb dhe dinjitoz q\u00eb meriton \u00e7do qytetar i Shqip\u00ebris\u00eb i marr\u00eb i pandehur.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb akuzave \u00ebsht\u00eb Ajola Xoxe, gruaja e Erion Veliaj, e cila p\u00ebrve\u00e7 biznesit t\u00eb saj si avokate, nga e cila ka t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, ka drejtuar edhe nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb artit, kryesisht n\u00eb v\u00ebnien n\u00eb sken\u00eb t\u00eb disa operave apo ekspozita pikturash. Veprimtari t\u00eb tilla natyrisht sponsorizohen nga donator\u00eb, dhe mes donator\u00ebve t\u00eb saj jan\u00eb edhe institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe biznese shqiptare.<\/p>\n<p>Deri tani jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb pandehur 7 biznesmen\u00eb dhe 7 t\u00eb af\u00ebrm apo bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb saj, si dhe 16 kompani, pse kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me t\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e donacioneve p\u00ebr artin.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe akuzat jan\u00eb nga m\u00eb banalet, deri tek spekulime flagrante me vet\u00ebdije p\u00ebr t\u00eb rritur numrin e t\u00eb marr\u00ebve t\u00eb pandehur, q\u00eb t\u00eb krijohet ideja se kan\u00eb zbuluar nj\u00eb grup t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo veprimtari, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn maksimumi mund t\u00eb ket\u00eb shkelje t\u00eb disiplin\u00ebs fiskale apo kund\u00ebrvajtje administrative n\u00eb raportet mes donator\u00ebve dhe OJQ-s\u00eb, nuk ka asnj\u00eb lidhje me Erion Veliajn dhe postin e tij si kryetar bashkie, p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb burri i Ajola Xoxes.<\/p>\n<p>Pra, nuk kemi ndonj\u00eb hetim p\u00ebr Erion Veliajn, nuk kemi ndonj\u00eb hetim p\u00ebr pun\u00ebn e tij si kryetar bashkie, por nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb lidhur veprimtarin\u00eb e nj\u00eb OJQ-je t\u00eb gruas s\u00eb tij q\u00eb ka ndihmuar artin n\u00eb kryeqytet, qoft\u00eb edhe me probleme fiskale, me postin e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb akuz\u00eb, as t\u00eb sajuar, q\u00eb Veliaj \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb keqp\u00ebrdorim t\u00eb buxhetit t\u00eb bashkis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb OJQ apo t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb raporte financiare me pun\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Erion Veliaj ka 7 muaj n\u00eb paraburgim, n\u00eb kushte t\u00eb pabarabarta me \u00e7do t\u00eb burgosur tjet\u00ebr, me diskriminim t\u00eb qart\u00eb jo vet\u00ebm nga SPAK, por edhe nga strukturat e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb merren me burgjet, dhe me nj\u00eb sjellje lin\u00e7uese ndaj tij, edhe kur ka nevoja bazike si\u00e7 jan\u00eb problemet sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Arsyetimi p\u00ebrse e kan\u00eb mbajtur n\u00eb burg ka ndryshuar nga nj\u00eb shkall\u00eb gjykate n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb i than\u00eb se rrezikon t\u00eb prish\u00eb provat, se \u00ebsht\u00eb kryetar bashkie dhe mund t\u00eb arratiset. N\u00eb Apel e harruan k\u00ebt\u00eb dhe than\u00eb se \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb keq n\u00eb qeli dhe ka folur n\u00eb telefon me botues e gazetar\u00eb duke shar\u00eb prokuror\u00eb. Kur u publikuan p\u00ebrgjimet, u pa q\u00eb ishin g\u00ebnjeshtra, por g\u00ebnjeshtrat q\u00eb mbush\u00ebn portalet b\u00ebn\u00eb pun\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb nuk ishte nevoj\u00eb p\u00ebr g\u00ebnjeshtra t\u00eb reja, se ishte n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb historin\u00eb e jurisprudenc\u00ebs n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb shtet i s\u00eb drejt\u00ebs, kur nj\u00eb kryetar bashkie n\u00eb detyr\u00eb arrestohet pa akuz\u00eb dhe mbahet n\u00eb burg, p\u00ebr akuza q\u00eb u ngrihen 14 bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb gruas dhe 16 kompanive, p\u00ebr nj\u00eb veprimtari e cila nuk ka asnj\u00eb lidhje me detyr\u00ebn e tij, por q\u00eb ata jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb justifikuar nd\u00ebshkimin, kan\u00eb krijuar nj\u00eb roman policor pa asnj\u00eb mb\u00ebshtetje me fakte, por vet\u00ebm me supozime prokuror\u00ebsh. N\u00ebse merr deklaratat e pasurive t\u00eb vet\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb Veliajt, raste t\u00eb ngjashme kan\u00eb vet\u00eb prokuror\u00ebt, her\u00eb si k\u00ebrkues leje p\u00ebr maman\u00eb, her\u00eb duke jetuar te sht\u00ebpia e vjehrrit, ata nuk i quajn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e prind\u00ebrve apo t\u00eb vjehrrit si sht\u00ebpi faktike t\u00eb tyre, kurse Veliajt ia quajn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e pushimit t\u00eb vjehrrit sht\u00ebpi faktike t\u00eb tij pse ka shkuar t\u00eb takoj\u00eb djalin tek gjyshi.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb panorama e dosjes s\u00eb tij n\u00eb vija t\u00eb trasha.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbuluar k\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim, prokuror\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb medias n\u00eb SPAK, q\u00eb p\u00ebrdorin \u201cgazetar\u00ebt\u201d e tyre p\u00ebr propagand\u00eb, kan\u00eb filluar sot gjyqin popullor ndaj Veliajt n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen nga fakti q\u00eb ende nuk gjejn\u00eb lidhje mes arrestimit paraprak t\u00eb Veliajt dhe \u201cfakteve\u201d t\u00eb zbuluara nga hetimet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka 24 or\u00eb q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb se Veliaj pi 30 kg raki n\u00eb qeli, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sendet q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb qelin\u00eb e Veliajt kontrollohen sikur shkojn\u00eb n\u00eb qelin\u00eb e nj\u00eb terroristi. Ulsi Manja ushtron \u00e7do jav\u00eb rregullisht kontrolle n\u00eb or\u00ebn 12 t\u00eb nat\u00ebs dhe pastaj e justifikon tek Edi Rama se kishte informacione se ai fliste me dik\u00eb n\u00eb telefon, por nuk e kap\u00ebn dot k\u00ebt\u00eb radh\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj vazhdon trilleri i nj\u00eb \u201ct\u00eb penduari\u201d t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga punonj\u00ebset e Xoxes, e cila gjith\u00e7ka \u00e7far\u00eb mund t\u00eb tregoj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Ajola ka prer\u00eb fatur\u00eb apo nuk ka prer\u00eb fatur\u00eb. Por askush nuk e p\u00ebrmend se \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb flasin p\u00ebr Erion Veliaj nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo s\u2019ka qen\u00eb as punonj\u00ebse bashkie e as ka lidhje me Veliajn.<\/p>\n<p>M\u00eb tej vazhdojn\u00eb spekulimet duke nxjerr\u00eb p\u00ebrgjime nga dosja, si i ka dh\u00ebn\u00eb telefonin polici, \u00e7far\u00eb pask\u00eb d\u00ebgjuar polici nga biseda telefonike, e k\u00ebshtu me radh\u00eb duke vazhduar telenovel\u00ebn e zakonshme q\u00eb t\u00eb justifikojn\u00eb d\u00ebshtimin.<\/p>\n<p>N\u00eb finale kemi nj\u00eb kryetar bashkie q\u00eb \u00ebsht\u00eb arrestuar prej shtat\u00eb muajsh pa akuz\u00eb, dhe tani q\u00eb kemi dosjen n\u00eb dor\u00eb, duket qart\u00eb se ai mbahet n\u00eb burg p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb burgut dhe t\u00eb marr\u00eb t\u00eb pandehur, edhe pse nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me nj\u00ebri-tjetrin dhe vet\u00eb ata nuk kan\u00eb asnj\u00eb raport as me Veliajn dhe as mes nj\u00ebri-tjetrit. Jan\u00eb thjesht njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb nj\u00eb OJQ arti me gruan e tij.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim, pasojat e t\u00eb cilit do t\u00eb kuptohen m\u00eb pas, kur procesi gjyq\u00ebsor t\u00eb nis\u00eb, ku skenat do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten sa her\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb gjykatat e kontrolluara nga SPAK p\u00ebr t\u2019u demontuar pastaj n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe Strasburg.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebher\u00eb, Veliaj do t\u00eb duhet t\u00eb vuaj\u00eb nj\u00eb burg pa d\u00ebnim, p\u00ebr nj\u00eb dosje hetimore q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar te veprimtaria e nj\u00eb organizate jofitimprur\u00ebse t\u00eb gruas s\u00eb tij dhe donator\u00ebve t\u00eb saj, q\u00eb nuk i kan\u00eb shkaktuar asnj\u00eb d\u00ebm Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7se kan\u00eb gjall\u00ebruar jet\u00ebn artistike t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>E di q\u00eb pas disa vitesh t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb tregojn\u00eb me gisht prokuror\u00ebt e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, por kjo do t\u00eb jet\u00eb thjesht pjes\u00eb e bilancit t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi. Tani q\u00eb duhet folur dhe duhet th\u00ebn\u00eb publikisht e v\u00ebrteta, t\u00eb gjith\u00eb po b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e kan\u00eb mendjen. Madje kjo i ka dh\u00ebn\u00eb shansin Sali Berish\u00ebs t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb diversion sikur mbron Veliajn, por q\u00eb n\u00eb fakt mbron tez\u00ebn e tij t\u00eb vjet\u00ebr kund\u00ebr SPAK, i cili fatkeq\u00ebsisht i jep prova p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb favor t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. E ka b\u00ebr\u00eb qysh n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>Vet\u00eb prokuror\u00ebt e SPAK duket q\u00eb jan\u00eb n\u00eb siklet nga cekt\u00ebsia e akuzave dhe sajimi i nj\u00eb romani policor p\u00ebr t\u00eb justifikuar arrestimin paraprak t\u00eb nj\u00eb kryetari bashkie t\u00eb zgjedhur tre her\u00eb n\u00eb kryeqytet, dhe do ishin leht\u00ebsuar shum\u00eb sikur qeveria t\u00eb kishte l\u00ebvizur gur\u00ebt dhe ta lironte Veliajn n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb, pasi k\u00ebshtu edhe ata do ishin heronj me alibi, dhe qeveria do njollosej si shp\u00ebtimtare e Veliajt.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, vet\u00eb qeveria ka pritur q\u00eb Gjykata e Lart\u00eb ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb vet\u00eb, me shpres\u00eb q\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb dukeshin heronj t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb Veliajt pa l\u00ebvizur gishtin nga vendi, dhe t\u2019i tregonin SPAK vendin, se kishin me vete Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Por meq\u00eb kjo nuk ndodhi, tani SPAK \u00ebsht\u00eb n\u00eb hall t\u00eb justifikoj\u00eb marr\u00ebzin\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, dhe qeveria n\u00eb hall t\u00eb justifikoj\u00eb dor\u00ebzimin e kok\u00ebs s\u00eb Erion Veliajt n\u00eb sini, me shpres\u00eb se k\u00ebshtu lumturohen ca njer\u00ebz brenda pushtetit dhe vet\u00eb pushteti duket parimor n\u00eb syt\u00eb e atyre q\u00eb mendojn\u00eb se drejt\u00ebsia e re po funksionon.<\/p>\n<p>Dhe derisa t\u00eb konsumohet gjith\u00eb procesi ligjor, kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebnte G\u00ebbelsi, kur justifikonte krimet me propagand\u00eb.\/TemA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/mero-baze-dosja-e-ceket-dhe-gjyqi-popullor-ndaj-veliaj\/\">Mero Baze: Dosja e cek\u00ebt dhe gjyqi popullor ndaj Veliaj<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar skem\u00ebn g\u00ebbelsiane t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb SPAK q\u00eb merren me propagand\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar d\u00ebshtimet e tyre, shikoni se \u00e7far\u00eb po ndodh me inskenimin e gjyqit popullor ndaj Veliajt, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb gjykimi t\u00eb drejt\u00eb dhe dinjitoz q\u00eb meriton \u00e7do qytetar i Shqip\u00ebris\u00eb i marr\u00eb i pandehur. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb akuzave \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32694","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32694","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32694"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32694\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}