{"id":32675,"date":"2025-07-25T05:38:11","date_gmt":"2025-07-25T05:38:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/25\/sigurimi-i-detyrueshem-i-banesave-nga-termetet-si-do-te-funksionoje-skema\/"},"modified":"2025-07-25T05:38:11","modified_gmt":"2025-07-25T05:38:11","slug":"sigurimi-i-detyrueshem-i-banesave-nga-termetet-si-do-te-funksionoje-skema","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/25\/sigurimi-i-detyrueshem-i-banesave-nga-termetet-si-do-te-funksionoje-skema\/","title":{"rendered":"Sigurimi i detyruesh\u00ebm i banesave nga t\u00ebrmetet, si do t\u00eb funksionoj\u00eb skema"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare ka rikthyer p\u00ebr konsultim pas dy vitesh projektligjin p\u00ebr sigurimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb banesave nga t\u00ebrmetet. Varianti i ri i projektligjit nuk sjell ndryshime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb thelbin e konceptimit t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb sigurimit nga t\u00ebrmetet. Ai p\u00ebrcakton detyrimin p\u00ebr sigurimin e t\u00eb gjitha banesave n\u00eb vend, me pak p\u00ebrjashtime (psh. sht\u00ebpit\u00eb e nd\u00ebrtuara prej argjile, qerpi\u00e7i, kallami, etj apo nd\u00ebrtesave me vendndodhje t\u00eb l\u00ebvizshme apo t\u00eb p\u00ebrkohshme).<\/p>\n<p>Skema e sigurimit do t\u00eb administrohet nga nj\u00eb ent i posa\u00e7\u00ebm me kapital shtet\u00ebror q\u00eb do t\u00eb ngrihet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Fondi Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurimin e Detyruesh\u00ebm nga T\u00ebrmetet. Shuma e sigurimit do t\u00eb p\u00ebrcaktohet me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, nd\u00ebrsa primi i sigurimit q\u00eb do t\u00eb paguajn\u00eb pronar\u00ebt e banesave do t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga Fondi p\u00ebr t\u00ebrmetet, pas marrjes s\u00eb p\u00eblqimit nga ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat.<\/p>\n<p>P\u00ebr shtresat nevoj\u00eb, primi i sigurimit do t\u00eb financohet nga buxheti i shtetit. Ashti si n\u00eb variantin fillestar, projektligji i ri p\u00ebrcakton se subjektet q\u00eb nuk zbatojn\u00eb detyrimin p\u00ebr t\u00eb lidhur kontrat\u00eb sigurimi nga t\u00ebrmetet, nuk marrin sh\u00ebrbime kadastrale, nuk marrin sh\u00ebrbime nga e-Albania dhe as nga Qendra Komb\u00ebtare e Biznesit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ndryshimet e pakta krahasuar me variantin fillestar t\u00eb projektligjit \u00ebsht\u00eb ndryshimi i p\u00ebrcaktimeve lidhur me afatin maksimal p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin, q\u00eb n\u00eb variantin fillestar parashikohej t\u00eb ishte 9 muaj.<\/p>\n<p>N\u00eb projektligjin e ri, rregullat, afatet, kriteret dhe procedurat p\u00ebr pages\u00ebn e d\u00ebmeve t\u00eb shkaktuara nga ngjarjet e t\u00ebrmeteve p\u00ebrcaktohen me udh\u00ebzim ministrit t\u00eb Financave. Megjithat\u00eb, n\u00eb projektligj p\u00ebrcaktohet se d\u00ebmshp\u00ebrblimi n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtimit dhe mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimit, paguhet brenda tre muajve, duke filluar nga momenti i plot\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb dokumentacionit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb risi e projektligjit t\u00eb ri \u00ebsht\u00eb edhe sakt\u00ebsimi i rregullave t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimit n\u00eb rastin kur nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb i siguruar si me nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb detyrueshme ashtu edhe n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kontrate sigurimi vullnetare. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, pagesa e d\u00ebmshp\u00ebrblimit do t\u00eb b\u00ebhet sipas kushteve t\u00eb sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm. P\u00ebr shum\u00ebn e siguruar q\u00eb tejkalon vler\u00ebn e kontrat\u00ebs s\u00eb sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm, pagesa do t\u00eb b\u00ebhet sipas kontrat\u00ebs s\u00eb sigurimit vullnetar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ndryshim tjet\u00ebr n\u00eb projektligj \u00ebsht\u00eb heqja e parashikimit p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e menaxhimit t\u00eb fondit nga nj\u00eb operator nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb projektligjin e m\u00ebparsh\u00ebm, p\u00ebrcaktohej q\u00eb Fondi p\u00ebr Termetet mund t\u00eb delegonte menaxhimin dhe administrimin operacional pran\u00eb nj\u00eb Operatori Teknik Nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb versionin e ri t\u00eb projektligjit, ky p\u00ebrcaktim \u00ebsht\u00eb hequr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb projektligjin e m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebrcaktohej se menaxhimi i rrjetit t\u00eb shitjeve do t\u00eb b\u00ebhej nga nj\u00eb agjent i vet\u00ebm, i zgjedhur me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, n\u00eb variantin e ri parashikohet mund\u00ebsia q\u00eb agjent\u00ebt e shitjeve t\u00eb jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ministrave do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb p\u00ebrcakton agjentin\/agjent\u00ebt p\u00ebr menaxhimin e shitjeve, komisionet p\u00ebrkat\u00ebse dhe kushtet e bashk\u00ebpunimit me ta. Ky parashikim mund t\u00eb krijoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr kompanit\u00eb private t\u00eb sigurimeve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb veprojn\u00eb si agjente dhe t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga komisionet e shitjes.<\/p>\n<p>Projektligji i ri gjithashtu rishikon dispozitat q\u00eb parashikonin mbik\u00ebqyrjen e Fondit p\u00ebr Termetet nga Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes Financiare. N\u00eb variantin e ri, p\u00ebrcaktimet p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e AMF-jan\u00eb m\u00eb t\u00eb kufizuara, por nga ana tjet\u00ebr e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb evazive dhe m\u00eb pak t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se n\u00eb \u00e7\u2019mas\u00eb dhe me \u00e7far\u00eb instrumentesh AMF do ta mbik\u00ebqyr\u00eb k\u00ebt\u00eb fond.<\/p>\n<p>Projektligji i ri p\u00ebrcakton se AMF, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligji dhe p\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb e nevojshme n\u00eb zbatim t\u00eb legjislacionit p\u00ebr sigurimin dhe risigurimin n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, mbik\u00ebqyr Fondin p\u00ebr T\u00ebrmetet, n\u00eb drejtim t\u00eb unifikimit t\u00eb rregulloreve dhe standardizimit t\u00eb akteve rregullatore gjat\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij me k\u00ebt\u00eb ligj dhe ligjet e fush\u00ebs, t\u00eb transparenc\u00ebs ndaj publikut, t\u00eb zbatueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb termave dhe kushteve t\u00eb kontratave q\u00eb lidhen me t\u00eb siguruarit, si dhe t\u00eb monitorimit t\u00eb zbatueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb politikave t\u00eb investimeve, kur konstaton se nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me aktet rregullatore t\u00eb vendosura apo kur rrezikojn\u00eb pozicionin financiar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Gjithashtu, AMF mund t\u00eb nxjerr\u00eb rekomandime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb Fondit p\u00ebr T\u00ebrmetet.<\/p>\n<p><strong>Skema bazohet n\u00eb modelin turk, por me ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme<\/strong><\/p>\n<p>Projektligji i paraqitur nga qeveria shqiptare ngjason kryesisht n\u00eb modelin e adoptuar nga Turqia, ku kjo skem\u00eb u ngrit me konsulenc\u00ebn e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, Turqia e b\u00ebri sigurimin ndaj t\u00ebrmetit t\u00eb detyruesh\u00ebm m\u00eb ligj dhe p\u00ebr menaxhimin e k\u00ebsaj skeme u ngrit nj\u00eb ent i posa\u00e7\u00ebm shtet\u00ebror. Megjithat\u00eb, skema e aplikuar n\u00eb Turqi ka disa ndryshime thelb\u00ebsore nga ajo q\u00eb propozohet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Turqis\u00eb, detyrimi ligjor p\u00ebr sigurim ekziston vet\u00ebm p\u00ebr banesat urbane dhe jo p\u00ebr ato rurale. Gjithashtu, ligji p\u00ebrcakton qart\u00eb se skema nuk do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb sigurim at\u00eb kategori t\u00eb nd\u00ebrtimeve urbane q\u00eb nuk plot\u00ebson kriteret teknike p\u00ebr t\u2019u siguruar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, projektligji q\u00eb propozohet n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebrkon sigurimin e t\u00eb gjitha banesave urbane dhe rurale, me p\u00ebrjashtim t\u00eb nd\u00ebrtimeve prej qerpi\u00e7i dhe atyre t\u00eb l\u00ebvizshme. Kjo mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb ekspozim t\u00eb madh ndaj rrezikut financiar, sepse risiguruesit mund t\u00eb mos pranojn\u00eb t\u00eb risigurojn\u00eb ato objekte q\u00eb nuk plot\u00ebsojn\u00eb disa kritere minimale teknike.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Turqia ka t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb nj\u00eb ndarje t\u00eb primeve t\u00eb sigurimit n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb rrezikut. Territori i vendit \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb shtat\u00eb rajone dhe secili rajon ka nj\u00eb koeficient t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rreziku p\u00ebr llogaritjen e primit, p\u00ebr shkak se rreziku i aktivitetit sizmik \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm p\u00ebr pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit. Gjithashtu, skema parashikon koeficient\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrtimet me struktur\u00eb beton-arme dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimet e llojeve t\u00eb tjera. N\u00eb projektligjin shqiptar nuk propozohet asnj\u00eb diferencim i till\u00eb, megjith\u00ebse nuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb nj\u00eb diferencim t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb faz\u00ebn e p\u00ebrgatitjes s\u00eb akteve n\u00ebnligjore.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se Turqia, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri rreziku sizmik \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm n\u00eb zona t\u00eb ndryshme dhe nj\u00eb vler\u00ebsim i sakt\u00eb i primit t\u00eb rrezikut do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb diferencim t\u00eb k\u00ebtij lloji. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe llojet dhe standardet e nd\u00ebrtimeve jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndryshme, duke pasur parasysh edhe spektrin e gjer\u00eb t\u00eb detyrimit p\u00ebr sigurim. Nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb nj\u00ebqindvje\u00e7are n\u00eb fshat nuk ka t\u00eb nj\u00ebjtin rrezik shembjeje me nj\u00eb banes\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtohet sipas standardeve t\u00eb sotme.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, shembulli i Turqis\u00eb tregon edhe faktin q\u00eb arritja e nj\u00eb mbulimi i t\u00eb plot\u00eb me sigurimin e banesave, qoft\u00eb edhe me nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb detyrueshme, nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb fundit, nga Fondi turk p\u00ebr Sigurimin e T\u00ebrmeteve (DASK), pavar\u00ebsisht se sigurimi i banes\u00ebs n\u00eb zonat urbane \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm me ligj, shkalla e sigurimit t\u00eb banesave vler\u00ebsohet n\u00eb af\u00ebrsisht 57%.<\/p>\n<p><strong>T\u00ebrmetet e 2019, 93% e d\u00ebmeve u paguan brenda nj\u00eb viti<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 2019, nj\u00eb t\u00ebrmet shkat\u00ebrrues me magnitud\u00eb 6.4 ball\u00eb, goditi Shqip\u00ebrin\u00eb, duke prekur mbi 200,000 njer\u00ebz n\u00eb 11 bashki, p\u00ebrfshir\u00eb Tiran\u00ebn dhe Durr\u00ebsin, dhe duke shkaktuar nj\u00eb ndikim t\u00eb konsideruesh\u00ebm ekonomik t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb 7.5% t\u00eb produktit t\u00eb brendsh\u00ebm bruto.<\/p>\n<p>T\u00ebrmetet e shtatorit dhe n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2019 ishin edhe nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr tregun e sigurimeve n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb p\u00ebrballjen me d\u00ebmet nga katastrofat. Sipas informacioneve t\u00eb publikuara nga Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes Financiare, t\u00ebrmetet shkaktuan mbi 6200 d\u00ebme p\u00ebr tregun e sigurimeve n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjithmon\u00eb duke iu referuar t\u00eb dh\u00ebnave nga AMF, rreth 93% e d\u00ebmeve u shlyen brenda nj\u00eb viti, deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl u paguan gjat\u00eb vitit 2021. Vlera e p\u00ebrgjithshme e d\u00ebmeve t\u00eb lidhura me t\u00ebrmetet p\u00ebr kompanit\u00eb e sigurimeve vler\u00ebsohet se arriti n\u00eb rreth 40 milion\u00eb euro dhe n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe u pagua nga risiguruesit.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh se vlera e d\u00ebmeve t\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb n\u00ebntorit 2019 arriti n\u00eb af\u00ebrsisht nj\u00eb miliard euro, tregu i sigurimeve sigurisht q\u00eb pagoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb tyre, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt t\u00eb sigurimit t\u00eb banesave nga shqiptar\u00ebt. Megjithat\u00eb, tregu i sigurimeve arriti ti p\u00ebrgjigjej mir\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb shpejt\u00eb klient\u00ebve t\u00eb siguruar.<\/p>\n<p><strong>Primet e sigurimit vullnetar, 9 euro p\u00ebr frym\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga AMF, vitin e kaluar tregu i sigurimit t\u00eb pron\u00ebs nga katastrofat, i shprehur sipas primeve t\u00eb shkruara bruto, kishte vler\u00ebn e 2.2 miliard\u00eb lek\u00ebve ose af\u00ebrsisht 22.5 milion\u00eb eurove. E shprehur n\u00eb prime sigurimi p\u00ebr frym\u00eb, \u00e7do shqiptar shpenzon mesatarisht af\u00ebrsisht 9 euro n\u00eb vit p\u00ebr sigurimin e pron\u00ebs nga katastrofat.<\/p>\n<p>Primet e shkruara bruto sh\u00ebnuan nj\u00eb rritje me af\u00ebrsisht 4% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, por pesha e tyre specifike p\u00ebsoi nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb 9.8% t\u00eb primeve t\u00eb sigurimit t\u00eb Jo-Jet\u00ebs, nga 10% q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Shifrat e sigurimit jan\u00eb qart\u00ebsisht shum\u00eb modeste dhe n\u00eb pjes\u00ebn madhe vler\u00ebsohet se ky sigurimi \u00ebsht\u00eb faktikisht i detyruesh\u00ebm, sepse k\u00ebrkohet nga banka p\u00ebr sigurimin e pronave q\u00eb lihen si kolateral p\u00ebr kredit\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb siguruesve \u00ebsht\u00eb se ligji p\u00ebr sigurimin e detyruesh\u00ebm nga t\u00ebrmetet faktikisht do t\u00eb dekurajopj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr bler\u00eb produkte t\u00eb sigurimit vullnetar t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Ligji k\u00ebrkon q\u00eb sigurim t\u00eb detyruesh\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebr t\u00ebrmetet dhe n\u00eb teori kompanit\u00eb private t\u00eb sigurimeve mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb rrezikun nga katastrofat e tjera.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, siguruesit mendojn\u00eb se n\u00eb nj\u00eb vend ku kultura e sigurimit \u00ebsht\u00eb minimale, pothuajs\u00eb askush nuk do t\u00eb marr\u00eb iniciativ\u00ebn t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb sigurim t\u00eb dyt\u00eb nga katastrofat e tjera natyrore, ve\u00e7 t\u00ebrmeteve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sigurimi nga katastrofat e tjera natyrore do t\u00eb ngelet si nj\u00eb lloj produkti vet\u00ebm p\u00ebr kredimarr\u00ebsit e sektorit bankar, edhe m\u00eb shum\u00eb nga sa ndodh sot. Mund t\u00eb hipotizohet se t\u00eb gjith\u00eb huamarr\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb pron\u00eb si kolateral do t\u00eb detyrohen t\u00eb paguajn\u00eb \u00e7do vit dy sigurimeve p\u00ebr pron\u00ebn nj\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e detyrueshme shtet\u00ebrore dhe nj\u00eb q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019ua k\u00ebrkoj\u00eb banka.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria vler\u00ebsohet si nj\u00eb vend me ekspozim t\u00eb art\u00eb nga rrezikut t\u00eb katastrofave natyrore. Raporti i Rrezikut Bot\u00ebror 2021, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut t\u00eb Fatkeq\u00ebsive p\u00ebr 181 vende, bazuar n\u00eb kapacitetet p\u00ebrballuese, e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb par\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb vend t\u00eb 61, n\u00eb rang bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, humbjet e mundshme n\u00eb Shqip\u00ebri nga nj\u00eb fatkeq\u00ebsi natyrore me nj\u00eb periudh\u00eb kthimi 250-vje\u00e7are vler\u00ebsohen n\u00eb rreth 2.1 miliard\u00eb euro p\u00ebr t\u00ebrmetet dhe 1.2 miliard\u00eb euro p\u00ebr p\u00ebrmbytjet. Q\u00eb nga viti 1900, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb goditur nga dymb\u00ebdhjet\u00eb t\u00ebrmete me magnitud\u00eb mbi 6 ball\u00eb.\/ Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/25\/sigurimi-i-detyrueshem-i-banesave-nga-termetet-si-do-te-funksionoje-skema\/\">Sigurimi i detyruesh\u00ebm i banesave nga t\u00ebrmetet, si do t\u00eb funksionoj\u00eb skema<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare ka rikthyer p\u00ebr konsultim pas dy vitesh projektligjin p\u00ebr sigurimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb banesave nga t\u00ebrmetet. Varianti i ri i projektligjit nuk sjell ndryshime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb thelbin e konceptimit t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb sigurimit nga t\u00ebrmetet. Ai p\u00ebrcakton detyrimin p\u00ebr sigurimin e t\u00eb gjitha banesave n\u00eb vend, me pak p\u00ebrjashtime (psh. sht\u00ebpit\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32675","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32675","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32675"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32675\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32675"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32675"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32675"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}