{"id":32611,"date":"2025-07-24T12:23:43","date_gmt":"2025-07-24T12:23:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/24\/prokuroria-ish-nenkryetarja-adela-hysenaj-shfrytezoi-postin-ne-5-episode\/"},"modified":"2025-07-24T12:23:43","modified_gmt":"2025-07-24T12:23:43","slug":"prokuroria-ish-nenkryetarja-adela-hysenaj-shfrytezoi-postin-ne-5-episode","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/24\/prokuroria-ish-nenkryetarja-adela-hysenaj-shfrytezoi-postin-ne-5-episode\/","title":{"rendered":"Prokuroria: Ish-n\u00ebnkryetarja Adela Hysenaj shfryt\u00ebzoi postin n\u00eb 5 episode"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.68 t\u00eb vitit 2025 p\u00ebr veprat penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d dhe \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 245\/1 dhe 248 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Nga hetimet e deritanishme, ku jan\u00eb p\u00ebrdorur edhe metodat speciale t\u00eb hetimit, rezulton se:<\/p>\n<p>Personi n\u00ebn hetim A.H., me detyr\u00eb Drejtoresh\u00eb e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Taksave dhe Urbanistik\u00ebs n\u00eb Bashkin\u00eb Fier, duke shfryt\u00ebzuar pozicionin e saj, n\u00eb pes\u00eb episode, ka ushtruar ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm tek Drejtoresha e Drejtoris\u00eb s\u00eb Taksave dhe Tarifave Vendore t\u00eb Bashkis\u00eb Fier, me q\u00ebllim q\u00eb kjo e fundit t\u00eb l\u00ebshonte v\u00ebrtetime p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve dhe p\u00ebrllogaritje t\u00eb taksave e tarifave vendore n\u00ebn vler\u00ebn e p\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, personi n\u00ebn hetim A.H. nuk ka marr\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr vendosjen e pajisjes fiskale n\u00eb parkimet e Bashkis\u00eb Fier dhe si pasoj\u00eb e mosveprimeve t\u00eb saj, vlera e t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara p\u00ebr t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb paguar asnj\u00eb tatim \u00ebsht\u00eb 40.912.640 lek\u00eb dhe detyrimi tatimor i shmangur \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Personi n\u00ebn hetim A.C. me detyr\u00eb Drejtore e Drejtoris\u00eb s\u00eb Taksave dhe Tarifave Vendore n\u00eb Bashkin\u00eb Fier, ka l\u00ebshuar fatura t\u00eb taksave dhe tarifave mbi vler\u00ebn reale, p\u00ebr subjekte t\u00eb caktuara, vlera e t\u00eb cilave ka ndryshuar pas ankes\u00ebs s\u00eb subjekteve, n\u00eb disa raste duke u ulur tej parashikimeve t\u00eb vendimeve t\u00eb K\u00ebshilli Bashkiak Fier. Po ashtu, n\u00eb funksion t\u00eb detyr\u00ebs, personi n\u00ebn hetim nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb n\u00eb lidhje me fiskalizimin e pikave t\u00eb parkimit t\u00eb mjeteve t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb administrimin e Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Personi n\u00ebn hetim M.D., me detyr\u00eb Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Bashkis\u00eb Fier, ka ushtruar ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm tek personi n\u00ebn hetim A.C., me detyr\u00eb Drejtore e Drejtoris\u00eb s\u00eb Taksave dhe Tarifave Vendore n\u00eb Bashkin\u00eb Fier, p\u00ebr t\u2019i ulur vler\u00ebn e detyrimeve q\u00eb do t\u00eb paguante m\u00eb pas shtetasi A.M. subjekt privat.<\/p>\n<p>Personi n\u00ebn hetim V.\u00c7. me detyr\u00eb Drejtor i Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Kontrollit Tatimor Rajoni Jugor, me nj\u00eb urdh\u00ebrin t\u00eb nxjerr\u00eb prej tij n\u00eb muajin maj t\u00eb vitit 2024 ka detyruar inspektor\u00ebt tatimor\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb kontroll n\u00eb nj\u00eb subjekt tregtar, pa pasur m\u00eb par\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr pune nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve. Pas kryerjes s\u00eb kontrollit, personi n\u00ebn hetim nuk ka kryer procedur\u00ebn ligjore p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rikontroll n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. Rezulton gjithashtu se nga ana e personit n\u00ebn hetim nuk \u00ebsht\u00eb mbik\u00ebqyrur fushata sensibilizuese, pasi nuk \u00ebsht\u00eb kontrolluar asnj\u00eb subjekt tjet\u00ebr. Procedura e ndjekur n\u00eb kontrollin e vitit 2024 bie ndesh me procedur\u00ebn e ndjekur n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb veprimeve procedurale, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb e Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier ka paraqitur n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr caktimin e masave t\u00eb sigurimit ndaj personave n\u00ebn hetim A.H., A.C., M.D.,V.\u00c7.. Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb e Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier ka pranuar k\u00ebrkesat e Prokuroris\u00eb, duke vendosur:<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d ndaj personit n\u00ebn hetim A.H. e dyshuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d dhe \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 245\/1 dhe 248 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d dhe mas\u00ebn ndaluese \u201cPezullim i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d ndaj personit n\u00ebn hetim V.\u00c7., i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201cPezullim i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d ndaj personit n\u00ebn hetim A.C., e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs ndaluese \u201cPezullim i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d dhe mas\u00ebn e sigurimit personal \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d ndaj personit n\u00ebn hetim M.D. i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d e parashikuar nga neni 245\/1 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier, shpreh angazhimin e plot\u00eb dhe v\u00ebnien para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve shtet\u00ebror\u00eb ose n\u00eb sh\u00ebrbim publik q\u00eb kryejn\u00eb vepra penale kund\u00ebr veprimtaris\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/24\/prokuroria-ish-nenkryetarja-adela-hysenaj-shfrytezoi-postin-ne-5-episode\/\">Prokuroria: Ish-n\u00ebnkryetarja Adela Hysenaj shfryt\u00ebzoi postin n\u00eb 5 episode<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.68 t\u00eb vitit 2025 p\u00ebr veprat penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d dhe \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 245\/1 dhe 248 t\u00eb Kodit Penal. Nga hetimet e deritanishme, ku jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32611","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32611"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32611\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}